Nazim Salihu, producent i emisionit televiziv “Noli Show” do të mbajë detyrën e Këshillitarit të kryetarit të Vatrës për Kulturën dhe Artin deri më 26 Shkurt 2026. Nazim Salihu – Noli, gazetari dhe përkthyesi nga Lipjani i Kosovës që flet 7 gjuhë të huaja është vatran aktiv në ngjarjet kulturore e artistike të komunitetit shqiptar në mërgatën e Amerikës. Z.Salihu ka ndjekur nga afër çdo aktivitet të Vatrës dhe ka bërë ekspozim të shkëlqyer në media të trashëgimisë kombëtare e kulturore shekullore të Vatrës e Diellit. Gjatë takimit me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, u dakordësua roli aktiv dhe menaxhues i z.Salihu për koordinimin e aktiviteteve kulturore e artistike ku Vatra ka rol parësor si organizata udhëheqëse e veprimtarisë patriotike e kulturore në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.