VATRA- MBËSHTETJE TELEVIZIONIT KULTURA SHQIPTARE NË 20 VJETOR/
Të Mërkurën me 11 tetor 2017, u mblodh Kryesia e Federatës së Vatrës nën drejtimin e Kryetarit z. Dritan Mishto.Mori pjesë edhe z. Adem Belliu, pronar i Televizionit Kultura Shqiptare.Një ndër pikat e këtij takimi ishte mbështetja që Federata Vatra i jep Televizionit Kultura Shqiptare në 20 Vjetorin e themelimit.
Belliu e njohu Kryesinë e Vatrës me programin e festimeve të 20 vjetorit, të Televizionit, ekrani i të cilit ka qenë nëj dritare të hapur edhe për Vatrën e vatranët, për degët e vatrës në Florida si: Jacksonville, Tampa Clearwater, Werchester-MA, Queens, NY, qendër etj. Anëtarët e kryesisë shprehën solidaritetin për t’i dhënë mbështetje dhe për t’u bërë pjesë e festës. Kjo ftesë u drejtohet të gjithë vatranëve që të bëhen pjesë e mbrëmjes gala që do të organizohet me 29 tetor. Festa fillon që me 5.00 pm.
Kryesia e Vatrës diskutoi edhe për veprimtaritë e tjera të komunitetit shqiptar, përfshi edhe Festën e Flamurit, 105 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.
Kryesia e Vatrës diskutoi edhe për veprimtaritë e tjera të komunitetit shqiptar, përfshi edhe Festën e Flamurit.Federata Vatra në vijim të traditës së saj 105 vjecare do ta organizojë festimin me 26 Nëntor 2017. Në këtë mbledhje të Kryesisë u zgjodh Komisioni që do të organizojë festën e Flamurit. Kryetar u zgjodh anëtari i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar I saj, z. Marjan Cubi. Komisionit iu ngarkua detyra e kontaktimit me organizatat e tjera ët komunitetit për të bashkëvepruar në këtë festë që duhet të bashkojë të gjithë bashkatdhetarët nën drejtimin e Vatrës, e cila e ka kryesuar këtë festë për 104 vite, po kjo do të ndodhë edhe në 105 vjetor.
Kryesia u bën thirrje degëve të Vatrës nëpër shtete të ndryshme të Amerikës së Veriut dhe në Kanada, që të marrin masa organizative për ta festuar me madhështi Festën e Flamurit dhe të ftojnë që të bashkohen me vatranët edhe organizatat e tjera ët komunitetit.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë u diskutua edhe për cështje organizative, si regjistrimi i degëve dhe shtimi i anëtarësisë.
Një pikë e veçantë e rendit të ditës ishte edhe diskutimi i zhvillimeve në komunitet, si dhe zhvillimet e fundit në Ballkan e më gjërë dhe qëndrimet e Vatrës.
Anetari i kryesise së Vatrës dr. Skender Murtezani, per shkak te pjesemarrjes se tij të parë në kryesinë, bëri betimin per detyren e anetarit te kryesise dhe kredencialet e tij u pranuan.
Degeve do tu jepen detaje teknike per vendimet e marra.
(Fotot nga takimi i se Merkures, 11 Tenor 2017)