
Sot, në 25-vjetorin e tragjedisë së 11 Shtatorit 2001, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” dhe Gazeta “Dielli” përulen me nderim, lutje dhe respekt të thellë para kujtimit të mijëra njerëzve të pafajshëm që humbën jetën në sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Vatra”, “Dielli” mbarë vatranët e shqiptaro-amerikanët përkujtojnë me lutje, nderim e respekt bashkatdhetarët tanë Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj që humbën jetën tragjikisht në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001. Në këtë ditë trishtimi e dhimbjeje, përkujtojmë me përulje e përshpirtshmëri viktimat e familjet e tyre dhe lutet që shpirtrat e tyre të jetojnë përgjithmonë në mbretërinë e qiellit.
Tragjedia e 11 Shtatorit përkujtohet si një moment që dëshmoi forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit amerikan përballë terrorizmit, të keqes, dhunës, errësirës e shkatërrimit.
Vepra dhe sakrifica e shqiptaro-amerikanëve nuk do të harrohet kurrë dhe do të jetë një përkujtim i gjallë në jetën tonë. 25 vite më parë bota ndryshoi rrënjësisht ku terrori dhe e keqja sulmoi paqen, qytetërimin dhe lirinë. Çdo jetë e humbur përfaqësoi jo vetëm një shpirt, por një histori, një sakrificë, një ëndërr, një dëshirë, një liri, një dashuri.
E keqja do të mundet përgjithmonë.
Amerika nuk do të gjunjëzohet kurrë.
Në lutje dhe pranë jush
Me respekt
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha