
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKWS “VATRA” NDERON PAS VDEKJES TELEKRONISTIN, GAZETARIN MARK DUKAJ
Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” nderon pas vdekjes tragjike gazetarin , fotografin dhe operatorin shqiptaro-amerikan Mark Dukaj.


Nga Lek Gjoka/

Me 19 Shtator vdiq tragjikisht nga stuhia tropikale Imelda në Texas gazetari, fotografi dhe operatori Mark Dukaj, pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan në Jacksonville, Florida. Si të gjithë shqiptarët, kudo në botë, që u tronditen kur mësuan ketë lajm tragjik, edhe vatranët, kudo në Amerikë e Kanada, u tronditen pa masë.

Mark Dukaj si një malesor Kelmendi, siç theksoi në ceremoninë mortore, prifti shqiptar i komunitetit katolik shqiptar në Jacksonville Dom Govani, një nder krahinat me patriotike shqiptare ashtu edhe në gjakun e Markut pulesonte dashuria e madhe për kombin shqiptar ishte e madhe,- ai nuk qëndroi kurrë në heshtje por kontriboi për bashkimin e diasporës shqiptare të Amerikës. Edhe në Federatën Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” Marku me kameren e tij dhe me fjalën e zjarrtë dha një kontribut të çmuar.

Ai punoi me mish e me shpirtë dhe i qendroi pranë z. Adriatik Spahiu që ditën e pare të themelimit të degës së Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”Vatra në Jacksonville Florida . Jepte ide dhe mendime të çmuara se si shqiptarët në Florida për të bashkimin e komunitetit pa dallime fetare, politike apo krahinore. Humbja e Markut është një humbje e madhe si për familjen ashtu edhe për Vatranët dhe shqiptarët në Jacksonville, ku Marku kishte përkthyer me qindra e qindra herë për bashkatdhetarët nëpër zyra shtetërore, emigracion, spitale apo marrjen e patentës së shoferit. Me të mesuar lajmin nga njerzit si dhe nga televizionët lokalë në Jacksonville Florida ku Marku kishte dhanë kontribut të çmuar për disa vite si fotograf, operator dhe gazetar kronike Vatranët u bashkuan me dhimbjen e madhe që pllakosi familjen Duka ka ikja e tij tragjike ka lenë jetim dy vajzat Noren e Lizën dhe djalin e vetem Kelmen të pagëzuar me emrin e krahinës trime nga i ndjeri Mark Dukaj vinte. Gjithashtu edhe diten e varrimit me 29 Shtator 2019 prezenca e anetarve të Vatrës ishte e madhe. Ata jo vetëm kryen homazhe, por i qëndruan afër familjes për ta ndihmuar dhe për t’ia lehtësuar dhimbjen. Përveç kurorave me lule nga familja vendosen kurorat e tyre edhe dega e Federatës Pan Shqiptare Vatra në Jacksonville Florida me kryetar z. Adriatik Spahiu, dega e Vatrës në Michigan me kryetar z. Mondi Rakaj , Dega në Tampa me kryetar z. Tasim Ruko si dhe dega e Vatrës në Fort Lauderdale me kryetar z. Kolec Ndoja . Gjithashtu mjaft anëtar të Federatës Pan Shqiptare Vatra kanë dhe një kontribut të çmuar financiare në fondacionin e hapur për ceremoninë e dhenies së lamtumirës së fundit z . Mark Dukaj. Z. Mark Dukaj ka marre pjesë edhe në konfercat vjetore të Vatrës të Nju Jork dukë kontribuar pa pushim për forcimin e kësaj Federate, pjesë e trashëgimisë së Kombit Shqiptar përmbi një shekull. Ndaj për kontributin e çmuar me propozimin të nënkryetarit të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës” Vatra” z. Adriatik Spahiu, Kryetari i Federatës, z. Dritan Misho, e nderoi me “MIRENJOHJE” pas vdekjes z. Mark Dukaj me motivacionin e meposhtëm : Federata Pan Shqiptare e Amerikës Vatra vlereson Z.Mark Dukaj pas vdekjes me : ” Mirënjohjen për kontribut të çmuar në kulturen shqiptare të diasporës së Amerikës si dhe për ndihmen e mbeshtetjen e vazhdushme të Federates Pan Shqiptare të Amerikës” Vatra”.