








Dritan Haxhia
New York 10 Mars 2024/








Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” mori pjesë në përkujtimin e 25 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”. Me datën 10 Mars në Regency Hotel në Yankers, New York, Shoqata Atlantiku së bashku me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në nderim të Epopesë së UÇK-së dhe 25 Vjetorit të themelimit të Batalionit Atlantiku organizuan një bashkëbisedim me pjësmarrsit, duke përkujtuar me nderim, përulje, respekt e mirënjohje të thellë heronjtë e dëshmorët e kombit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Sot u përkujtuan ngjarje dhe histori që nga dita e parë e organizimit të Batalionit Atlantiku, po në këto ambjente ku ishin mbledhur sot pas shumë vitesh.
Përpara këtij takimi, të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyçi ku u vunë buqeta me lule në nderim dhe lavdi të heronjvë të rëne për çlirimin e Kosovës martire.
Në këtë përvjetor jubilar, përshendeti dhe kryetari i Federatës Vatra z.Elmi Berisha ku ndër të tjera shprehu minjohjen e përjetshme për UÇK-në, dhe dëshmorët e lavdishëm të kësaj epopeje historike kombëtare.
Në këtë takimim përkujtimor morën pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, famijarë të dëshmorëve, heronjve, kontribues, përfaqësues diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Uashington dhe New York, bamirës, si dhe gazetarë. Gjithashtu të pranishëm ishin prindërit e tre vellezërve Bytyçi e personalitete shqiptaro-amerikane.