
VATRA, në vazhdën e misionit të saj për të promovuar kulturën dhe artin shqiptar në Diasporë, mbështet me krenari Festivalin e Filmit Shqiptar 2025, organizuar nga Fan S. Noli Library & Cultural Center.
Ky festival është një homazh për zërat dhe vizionin e kineastëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora – një përpjekje për të treguar historitë tona, përmes ekranit të madh, me forcë artistike dhe identitet kombëtar.
Gala Event – 21 Qershor, Leo’s Restaurant, Braintree
Një mbrëmje elegante me të ftuar specialë Ermira Babaliu & DJ Jani – një moment për të festuar artin dhe për të mbështetur të ardhmen e trashëgimisë sonë kulturore.
VATRA fton komunitetin shqiptar në Massachusetts të bashkohet dhe të japë mbështetjen për këtë festival që nderon rrënjët tona dhe fuqizon të ardhmen tonë.
Të interesuarit për mbështetje apo sponsorizim mund të kontaktojnë:
fannoliculturalcenter@gmail.com | 508-612-3821 | Jona Cumani
St. George Albanian Orthodox Cathedral Boston