Rezolutë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, drejtuar qeverisë së SHBA, Anglisë, Francës, Italisë dhe Japonisë
Boston, më 4 janar 1919
Delegatët e Federatës Pan – Shqipëtare të Amerikës VATRA, të mbledhur në Kuvënt të Pazakontë në Winthrop Hall, Boston, vëndosnë me 4 Jenar (1919) t’u bëjnë një thirrje Guvernave t’Amerikës dhe të Fuqive Aliate për rivendosjen e independencës mbretërore të Shqipërisë. Për ndreqjen e kufive me një mënyrë që të hyjnë brenda krahinat fjesht e kryesisht shqipëtare të cilat u çkëputnë padrejtësisht prej Konferencës së Londrës më 1913; fjala vjen Malësit’ e Hotit, Grudës, Plavës, Jakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Dibrës, Strugës, Ohrisë, Manastirit, Kosturit, dhe Krahinën e Çamërisë me qytetet e Prevezës dhe Janinës. Për një Plebeshit në viset e përmendura më sipër, i cili të bëhet pas zaptimit të këtyre vendeve prej ushtrisë Amerikane që kështu të shigurohet çfaqja e lirë e dëshirave të ndenjësve. Për qasjen e delegatëve Shqipëtarë në Kongres të Paqes për të shtruar dëshirat dhe kërkimet e kombit shqipëtar para se të vendoset fati i Shqipërisë.”
Delegatët e atij kuvëndi me rëndësi, duke nisur nga Dega Nr. 1, Boston, Mass., dhe gjër të Dega Nr. 70, Barberton, Ohio, qenë këta:
Vasil Naso, Loni Kristo, Lazar Selenica, Kosta Issak, Ilo Pano, Pandi Vodica, Stathi Suli, Foqion Postoli, Paskal Aleksi, Arif Hiqmeti, Guri Filip, Muke Permeti, Vasil Bradvica, MIhal Kosmo, Kostaq Lepcishti, George Luarasi, Evan Elia, George Konda, Luka Trebicka, Xhevad Harxhi, Shaban Halil, Kosta Progri, Dhimitri Sido, Shefqet Frashëri, Thimi Hondro, Ligor Panajoti, Koço Grameno, Sulejman Hysen, Sotir Treska, Kost Hotova, Reis Asllan, Dr. Kondi, George Qafzezi, Ibrahim Bitincka, Kosta Pano, Qani Shehu, Luka Lasko, Hysen Leskoviku, Xhafer Starja, Isuf Malëshova, Anastas Pandeli, Nasi Aristidhi, Abas Kamneica, Sinan Lekdushi, Dennis J. Kambury dhe Isuf Vincani.
Refat Gurrazezi, Historia e Federatës “Vatra”, Globus R., Tiranë, 2006, f. 96-97.