
DEGA E PARË E VATRËS U KRIJUA NË BOSTON ME 12 MAJ 1912, KRYETAR KRISTO KIRKA/
Fotografia e parë shoqëruse e kësja kronike historike prezanton degën e Parë të Vatrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po si u krijua dega e parë e Vatrës dhe të tjerat që e pasuan?

Projekti i krijimit të degëve të Vatrës u bë menjëherë pas mbledhjes themeluse të 28 Prillit 1912.
Dega e parë u krijua me 12 Maj 1912, u themelua në qytetin e Bostonit, dhe mbante NR.1, pasi që aty nisi numerimi i degëve, nga 1-86. Ishte dega e parë e Vatrës. Mbledhja u organizua nga Imzot Fan S. Nolit, që ishte edhe Chairman i asaj mbledhje themeluse.
Takimi u organizua në Phoenix Hall, 724 Washington Street. Takimin e hapi me Lutje Imzot Fan S Noli. Folën edhe Faik Konica dhe Kristo Floqi.Kryetari j ri Kristo Kirka, falenderoi për besimin që iu dha për të drejtuar të parën degë të Federatës.

Mbledhja themeluse e degës NR.1 zgjodhi këtë Pleqësi: Kryetar Z. Kristo Kirka, (ishte edhe menaxheri I parë i Gazetës Dielli pas themelimit të Federatës.). Arkëtar i parë i degës u zgjodh Kristo Aristidi, Sekretar z. Elia Zografi, Pleq- Kosta Ratska, Efthim Natsi, Nikolla Caknaqi dhe Petro Lazar.
Degët e tjera do të hapeshin më pas sipas një kalendari të detajuar dhe u caktuan personat përgjegjës. JA KALENDARI I THEMELIMIT TË TYRE:
1-FAN S. NOLI
Imzot Fan S. Noli do të ishte përgjegjës dhe organizator për krijimin e dëgëve Federale në :
- Dega Nr 1 Boston, 12 Maj 192
- Brockton, Mass, të Dielën me 19 Maj 1912,
- Dega e Natick, Mass, e Dielë 9 qershor, 1912,
- Dega në Cochituate, Mass, e Dielë 16 qershor 1912.
2-FAIK KONITZA: Do të ishte përgjgjës dhe organizator për degët:

- Worcester, Mass, të Dielën me 19 Maj 1912
- Lynn, Mass, të Dielë 26 Maj 1912
- Manchester, N.H, të Dielë 2 Qershor
- Central Falls. Rohd Island, të Dielë, 9 Qershor 1912
- Southbridge Mass, të Dielë, 16 Qershor 1912.
3- EDITORI I DIELLIT, KRISTO FLOQI

U ngarkuar si organizator dhe përgjegjës për degët Federale të Vatrës :
I-Milford dhe South Framingham, Mass, qendra do të vendosej ku të regjistroheshin më shumë anëtarë, data 19 Maj 1912
II Marlboro dhe Hudson, Mass, të Dielën me 26 Maj 1912(edhe për këtu qendra do të vendosej pas regjistrimit të anëtarëve. Më shumë u regjistruan në Marlboro.
III- Dega në Taunton , të dielën me 2 Qershor.
!V- Dega në New Bedford Mass, të Dielën 9 qershor.
V-Bidford dhe Saco.Me,të dielën 16 Qershor, qendra u vendos në Bidford.
- Lewiston, Sanford dhe Augusta Me, të Dielë me 23 Qershor (dega u vendos që ta kishte qendrën në Lewiston.
- Concord, Franklin dhe Penacook, N.H, të Dielën me 30 Qershor.
Rubrika VATRA-NJE FOTOGRAFI-NJE HISTORI, Vijon
Përgatiti: Dalip Greca