




Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të jetë pjesë e veprimtarive përkujtimore dhe nderuse për viktimat e komunizmit, që këtë vit u kushtohet revoltave antikomuniste të Spacit dhe Qafë Barit, dëshmorëve martirë antikomunistë që humbën jetën në komunizëm, ish të përndjekurëve që vuajtën në diktaturën komuniste shqiptare. Veprimtari organizohet nga Shqiptarët e Amerikës, nen kryesimin e z. Pellumb Lamaj, në bashkëpunim me Fondacionin për Viktimat e Komunizmit në Washington D.C.
Përvjetorët e këtyre revoltave Vatra i ka organizuar edhe në mjediset e saj në bashkëpunim me të përndjekurit politikë, ndërkohë që ka ndërtuar një platformë të saj për denoncimin e krimeve të komunizmit dhe njohjen e brezit të ri me këto krime.
Në këtë veprimtari do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto me bashkëpunëtorë. Vatra u bën thirrje vatranëv, që së bashku me familjet,degëve të Vatrës, që të bëhen pjesë e këtij manifestimi përkujtimor, jo vetëm në shenjë respekti për dëshmorët e këtyre protestave, por edhe si sinjal për shtetin amerikan për harresën e krimeve nga qeveria dhe klasa politike shqiptare.
Veprimtari organizohet ditën e Hënë, 20 Maj 2019, duke filluar që nga Ora 10 e mëngjesit, pranë Memorialit kushtuar viktimave të Komunizmit, që ndodhet në kryqëzimin e Massachusetts dhe New Jersey ave në Washington DC.
Vatra e ka obligim nderimin dhe perkujtesen ndaj ish te perndjekureve nga martiret e saj qe u masakruan,u pushkatuan, u burgosen, u internuan nga diktatura komunist;
KUJTESA VATRANE PER MARTIRET E ANTIDIKTATURE:
Koco Kota(ish kryetar i Vatres) – vdiq nga torturat e regjimit komunist ne burgun politik te Burrelit
Aqif Permeti(Komandant i Trupave vullnetare te Vatres, ish menaxher i Diellit) –– pushkatuar nga regjimi komunist.
Kole Tromara(Ish kryetar i Vatres) –pushkatuar nga regjimi komunist
Bahri Omari,(ish editor i Diellit) pushkatuar nga diktatura
Kristo Kirka(ish kryetar i besa-Besen, Menaxher i Diellit, nenkryetar i Vatres, deputet ne Parlament, nenprefekt ne Himare e Bilisht, kryetar Bashkie ne Korce) – vdiq ne burgun politik te Burrelit.
Aqile Tasi- ish Kryetar i Vatres dhe editor i Diellit, u masakrua ne burgun politik te Burrelit
Kole Rrodhja – vdiq ne burgun politik te Burrelit
Ali Kuci – vdiq nga torturat gjate procesit te hetuesise
Faslli Frasheri- pushkatuar nga regjimi komunist
Kristo Floqi- i burgosur nga regjimi komunist
Andon Frasheri- diplomuar ne Universitetin e Havardit –i burgosur nga regjimi komunist
Halit Qytetza – burgosur nga regjimi komunist etj….