
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të promovojë më 5 Prill 2022 në selinë qendrore librin “NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË” me autorë Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj. Promovimi bëhet në nder të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së. Përulemi para luftëtarëve të lirisë.-Në shenjë respekti e falënderimi për NATO-n dhe Amerikën.-Gjenocidi serb ishte i tmerrshëm i vazhdueshëm dhe i planifikuar nga shteti kriminal serb bashkë me Akademinë e shkencave dhe Kishën ortodokse serbe.-Serbia është bombarduar dhe dëbuar nga Kosova, por nuk është dënuar për gjenocid. Kriminelët e luftës shëtiten të lirë nëpër Serbi dhe udhëheqin me Serbinë.-Nuk ka forcë që mund t’a detyron popullin shqiptar të bëj kompromise, pa pëlqimin e tij, me lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës” janë disa prej mesazheve kryesore të librit.Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar që të marrë pjesë.