
E nderuar familja Malota
I dashur miku ynë i shtrenjtë Besim
Me dhimbje e keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta tokësore të Nanës suaj të dashur, të shtrenjtë e të paharruar Manike Koci Malota.
Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e Nanës së dashur e të paharruar Manike.
Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen e trishtimin për humbjen e njeriut tuaj të zemrës, Nanës së pazëvendësueshme. Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush, familjes e farefisit Malota, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, zie e lamtumire. Nana Manike pushoftë në paqen e përjetshme. Lusim Zotin për shpirtin e saj.
I pikëlluar
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Dr.Elmi BERISHA