
I dashur miku ynë i shtrenjtë Harry
E nderuar familja Bajraktari e Milicaj
Me dhimbje të madhe e keqardhje të thellë mësova lajmin e largimit nga jeta të bashkëshortes suaj të shtrenjtë e të paharruar Lisa Bajraktari Milicaj. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e bashkëshortes suaj të dashur e të shtrenjtë.
Zoti ju dhashtë forcë e kurajë për të përballuar dhimbjen dhe vuajtjen për humbjen e Lisës, njeriut tuaj të çmuar të zemrës.
Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush, familjes, farefisit, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, zie e lamtumire pa kthim. Në këto çaste të vështira për ju të gjithë, lutemi me shpirt që Zoti t’ju japë fuqi e ngushëllim për ta përballuar këtë dhimbje, ndërsa kujtimi dhe mirësia e Lisës të mbeten përherë të gjalla në jetën dhe zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën shumë.
Qoftë i përjetshëm nderimi dhe kujtimi i saj!
Shpirti i saj u bëftë dritë në Parajsë.
I pikëlluar thellë
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Dr.Elmi BERISHA