
E nderuar familja Marku – Preka
Fort i dashur e i nderuar miku ynë i çmuar Paulin
Me keqardhje të thellë e dhimbje të madhe mësova lajmin e largimit të parakohshëm nga jeta tokësore të motrës suaj të dashur e të pa harruar Zamira Marku – Preka në moshën 39 vjeçare. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjelli ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e motrës suaj të shtrenjtë Zamira Marku – Preka.
Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar pikëllimin e dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut tuaj të zemrës. Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Marku e Preka, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto ditë të vështira trishtimi, zie, lamtumire e dhimbje të pafundme.
Jeni në lutjet dhe mendimet tona.
Zamira pushoftë në paqe e përjetësi. Qoftë ëngjëll mbrojtës në qiell për 3 vajzat e saj të vogla. Parajsa qoftë banesa e saj e përjetshme.
I pikëlluar
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Dr.Elmi BERISHA