
Ramazan Çeka/
Themelimi i “Vatra Mëmëdheu – New Jersey” është një testament i pashuar i shpirtit atdhetar dhe i dashurisë për kombin, që shqiptarët e Amerikës e kanë ruajtur si një flakadan brez pas brezi. Ky akt historik nuk është thjesht një ngjarje, por një angazhim solemn për të mbajtur të ndezur pishtarin e Vatrës, ashtu si dikur Noli e Konica, ashtu si dikur burrat e mëdhenj të kombit që besuan se shqiptaria në diasporë nuk është vetëm një identitet, por një mision!
Në këtë sofër të re atdhetarie, Vatra vazhdon të mbetet oxhaku i kombit, ku digjet dashuria për Atdheun dhe ku farkëtohet e ardhmja e shqiptarizmës në botë.
Bashkimi i patriotëve në New Jersey dëshmon se gjaku nuk bëhet ujë, se amaneti i të parëve ruhet me nder dhe se shqiptari, kudo që ndodhet, e di se rrënjët e tij janë të lashta dhe të shenjta si vetë flamuri kuq e zi.
Le të jetë ky themelim një burim drite dhe force për brezat që vijnë! Le të ngrihet lart zëri i Vatrës, për të bashkuar shqiptarët, për të mbrojtur të drejtën kombëtare dhe për të përjetësuar lavdinë e një kombi të pathyeshëm!
Rroftë Vatra! Rroftë Shqiptaria! ![]()
![]()
Shkodër – Mars 2025