
Të dashur bashkombas të besimit Islam
Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë e shenjtë është festa e dashurisë, bindjes, sakrificës për Zotin dhe njëri-tjetrin. Lutemi për paqen në botë dhe begati e prosperitet për kombin tonë. Kjo festë e shenjtë në besimin Islam është një shenjë përshpirtshmërie dhe devotshmërie ndaj Zotit tonë fuqiplotë për të mirat që na ka dhënë dhe sprovat që na ka vënë. Kjo festë na fton të gjithë neve për vepra të mira dhe dedikimin e veçantë ndaj Krijuesit të gjithësisë. Vëllezër e motra shqiptarë, uroj ta kaloni bukur dhe gëzuar me familjen, të dashurit dhe miqtë tuaj këtë festë të madhe. Sonte më shumë se kurrë duhet të mendojmë për të sëmurët, të varfërit, të braktisurit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë, për ndihmën e vëmëndjen tonë, për dashurinë tonë. Kjo festë e madhe le të na afrojë sa më shumë me Zotin me njëri-tjetrin dhe kombin tonë.
Bekime, lumturi dhe shëndet në familjet tuaja të shenjta e vatrat tuaja të shtrenjta.
Me respekt e gëzim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA