Nga Korca – Beqir SINA
Të dielen (10 Korrik 2922) në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë u shfaq premiera “Vatrani i Harruar” e shkruar nga Teodor Laço dhe vënë në skenë nga Milto Kutali, e cila është një hymn jo vetëm për Korçën dhe korçarët, por kombin shqiptar.
Video: Vatrani i Harruar – @BSINA
“VATRANI I HARRUAR” është shfaqja më e re që ngjitet në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi”. Vërtetësia historike dhe interpretimi mjeshtëror artistik i aktivitetit dhe veprës madhore të “Vatranit” Thoma Nasi.
Diten e djele ne mbremje “kumtin” e kesaj shfaqje e dha me nje “parahyrje” nga shkallet e Teatrit “A.Z. Cajupi” , banda muzikore e qytetit, e cila zgjoi kersherin e koracarve ne zemer te qytetit. Nderkohe, qe ne nje salle te mbushur plot me artedashesit korcar, mes tyre dhe personalitete te artit, kultures, dhe fushave te tjera te ketij qyteti prisnin per te pare shfaqjen “Vatrani i harruar”.
Korça, e atdhedashurise, qyteti i dashurisë dhe serenatave të përjetshme, solli me kete rast ne qytetin e tyre mbas afro nje shekulli Thoma Nasin, ate atdhetarin dardhar i cili krijoi bandën e parë muzikore me emrin e madh “Vatra” në Korçë, teksa ai e la Amerikën me familjen e tij për Shqipërinë.
Më 1925 atij iu ngarkua nga Mbreti Zog pasi ai i dha nje “torbe” me flori të organizonte krijimin e bandës muzikore , zhvillimin e jetës muzikore dhe sistemimin e edukimit muzikor në vend, duke krijuar kështu edhe te paren bande muzikore mbas shpalljes se pavaresise se Shqiperise.
Naltemadheria e tij, Zogu i I, i tha Thoma Nasit ne ate kohe se : ” Ai komb qe ka hymnin e tij pa Banden muzikore – nuk mund te jet komb”. Andaj po ti jap keto florinje, qe kjo bande te quhet “Banda Presidenciale Shqiptare”
Mirjana Deti, bashkëshortja e Teodor Laços, ishte në Korçë, se bashku me djalin e saj Pandi Laco, dhe ishte narratore e kesaj shfaqje.
Ajo tha se Thoma Nasi mbasi krijoje kete bande muzikore u largua nga Shqipëria më 1926 dhe u vendos sërish në ShBA, ku vazhdoi të punonte si dirigjent i orkestrave frymore të kishave ortodokse shqiptare në Massachusets.
Për këtë ai eshte sot nje nder figurat me markante te artit dhe kultures i cili erdhi ne Shqiperi nga kolonit e para shqiptare ne Amerike, që ishin mbledhur në atē kohë përrreth Federates Pan-Shqiptare Vatra.
Ne shfaqjen e shkelqyer per me shume se nji ore ne qender te saj ishte i vendosur Thoma Nasi, nderkohe qe per rreth tij levizin nen interpretimin e shkelqyer aktorët, duke luajtur figura te nderuara te kombit tone, si Fan Noli apo Ahmet Zogu. Figura keto qe bene histori, por dhe djem korcare si , Kristaq Antoniu, Papahristo, Mihal Ciko, dhe vlonjati Ali Asllani etj… figura keto qe sakrifikuan gjithcka per emancipimin dhe edukimin kulturor e patriotik jo vetem te Korces , por edhe te kombit shqiptar !
Vepra erdhi në dy mbrëmje mes korriku në skenën e Korçës me interpretimin e aktorëve Kristian Koroveshi, Dasara Xhangolli, Miriana Deti, Guri Koço, Ligoraq Riza, Franc Bregu, Xhuliano Brisku, Mateus Frroku, Barjam Dosti, Kristi Baçe dhe Barius Hoxhalli.
Skenografia në vepër është e Beqo Nanaj.
Dhe me një gërshetim të shkëlqyeshëm me pjesëmarrjen e korit “Lyra” dhe Bandës së Qytetit, të përgatitura dhe drejtuara nga mjeshtri Pandi Bello.
Artedashesit korcar duartrokiten disa here lojen e shkelqyer te aktorve dhe interpretim korit te famshem “Lyra” me diregjent mjeshtrin Pandi Bello.
Shfaqja “lundroje” gajtë 90 minutave mes emocioneve te bukura qe sollen nepermjet interpretimit te tyre te mrekullueshme aktoret e talentuar te kesaj trupe : Kristian Koroveshi, Dasara Xhangolli, Miriana Deti, Guri Koco, Ligoraq Riza, Franc Bregu, Xhuliano Brisku, Mateus Frroku, Barjam Dosti, Kristi Baçe, Bario Hoxhalli.
“Vatrani i harruar”, shkruar nga Teodor Laço dhe vene ne skene me plot mjeshteri nga Milto Kutali, duket se ri-solli kete vere para ketij publiku artedashes korcar edhe nje here veprimtarinë e shquar te disa figurave me eminente shqiptare te asaj kohe si Fan Noli, Ahmet Zogu, Mihal Ciko, figura të cilët sakrifikuan aq shume për emancipimin dhe zhvillimin kulturor e patriotik të vendit.
Vepra në teatrin Andon Zako Çajupi
Vepra teatrore u shfaq në datat 10 dhe 11 korrik në qytetin e Korçës dhe sipas regjisorit të njohur Milto Kutali edhe vetë autori kishte shprehur dëshirën, që të ishte në skenën e këtij teatri:
“Si regjisor kjo vepër mbyll këtë sezon aktivitetin tim artistik. Vepra është shkruar nga Teodor Laço, që kishte dëshirën ta vinte në skenë teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës”, tregoi regjisori Milto Kutali.
Thoma Nasi emigrant në Amerikë mblodhi instrumentistë dhe krijoi më 1917 bandën muzikore shqiptaro-amerikane “Vatra”.
Në ngjarjet e veprës, regjisori Kutali tregon se vite më parë një grup shqiptarësh lanë Amerikën dhe erdhën në Shqipëri dhe iu bashkuan Luftës së Vlorës, ku lindi dhe kënga “Vlora- Vlora” me tekst të Ali Asllanit dhe me muzikë të Thoma Nasit.
“Sigurisht gjithë vepra i kushtohet këtij aktiviteti të bandës dhe shoqërisë së arteve të bukura, që filloi aktivitetin e vet në Korçë edhe me personalitete të tjera artistike si Mihal Ciko, Vangjush Mio, Sokrat Mio. Më pas aktiviteti i tyre u shtri edhe në Tiranë dhe personazhe në këtë vepër janë edhe personalitete të politikës si Fan Noli, Ahmet Zogu”, tregoj ai.
Sakaq, ai qe na solli nepermjet kesaj drame, ate “famemadhen” Vatra nepermjet figurave me te pikasuar te saj si Noli, dhe Konica, regjisori i shfaqjes, Milto Kutali, tha se vepra të tilla duhet të vendosen me shpesh në skenë, për të dëshmuar sakrificat që atdhetaret kanë bërë ndër vite për vatanin.
“Vij nga Gjirokastra, edhe aty u vu në skenë vepër kombëtare. Dhe, mendoj që ishte momenti i duhur të vihej kjo vepër në skenë, sepse unë mendo je sot me shume se kurrë mjedisi social shqiptar duhet të kthehet në idealizmi”, tha Kutali.
Regjisori Milto Kutali tregoi se me këtë shfaqje është bërë një vepër, që ka rëndësi dhe për vlerat historike.
“Ngjarjet e veprës janë 100 vjet më parë, por gjithçka i kushtohet 110- vjetorit të bandës muzikore “Vatra” dhe aktivitetit të Thoma Nasit dhe të tjerëve. “Vatrani i harruar” është një vepër, që ka shumë vlera dokumentare edhe historike, padyshim dhe për të evidentuar dhe për ti dhënë një vlerë të duhur kontributit të artistëve edhe në lëvizje të tilla shumë të rëndësishme siç ishin ato kohëra të vështira për Shqipërinë”, na tha regjisori i njohur Milto Kutali për këtë vepër, që shënoi premierën në skenën teatrore. Vepra
Ne qender te kesaj shfaqje eshte vene figura atdhetare e vatranit Thoma Nasit, dardharit i cili krijoi bandën “Vatra” në Korçë dhe la Amerikën për Shqipërinë, nen interetimin e Kristian Koroveshi, i cili ishte aktori kryesor.
“Një vepër historike që është përgjegjësi në të njëjtën kohë jo vetëm e pikëpamjes profesionale por edhe historike dokumentare. Është fat dhe privilegji shtohet, do i kthehem vetes nesër dhe do them” oh kam luajtur Thoma Nasin”, jam përpjekur të shkoj deri në figurë në një qyteti që unë e dua shumë, jam vet nga Korça”, u shpreh ai.
“Është një vepër që meriton shumë kujdes në rrafshin historik në ardhë të parë dhe në përgatitjen profesionale për të sjellë të gjallë personazhe të cilët janë të njohur për historiografinë shqiptare. Kjo është një vepër me rëndësi dhe për banorët e Korçës pasi i bën jehonë disa veteranëve të periudhës pas 1920, të cilët lanë Amerikën për të ardhur në atdhe. Vepra ka një refleksion të shkëlqyer me kohën që ne jetojmë, për t’i dhënë një hop cilësor dhe lëvizjes kulturore në Korçë’- tha regjisori Milto Kutali.
Pandi Laço i biri i shkrimtarit të njohur Teodor Laço tregoi rëndësinë që kjo vepër kishte për babain e tij, ndërkohë nuk fshehu emocionet e marra. “Sigurisht që ardhja e Vatranit Thoma Nasi është subjekt për film në Hollyëood, që të lërë luksin e Amerikës dhe të vijnë luftojë në Vlorë të ngrejë moralin e luftëtarëve në 1920 është subjekt filmi. Është një vepër e tim eti dhe për një arsye gati kapricoze u zbulua”, theksoi Laço.
Jeta kulturore dhe artistike e Korçës u zhvillua rreth viteve 1920 e mori hov për të mos u ndalur me dhjetëra banda muzikore.
Ilir Jano në statusin e tij në fb shënoi:
Mirenjohje zotit Teodor Laço per dramen e tij “Vatrani i Harruar”. Ne menyre kaq koncize, kaq fisnike, kaq artistike vjen jeta dhe vepra e njerit prej korcareve patriote te shekullit te kaluar, qe luftoi e mbrojti dinjitetin shqiptar, jo me arme, po me muzike, me kulture, me mendesi perparimtare, me ideale fisnike, per ta pare vatanin te barabarte me kombet e tjera europiane.
Me kastën e përzgjedhur të aktorëve dhe këngëtarëve, si Kristian Koroveshi, Dasara Xhangoli, Franc Bregu etj. Shfaqja “Vatrani i Harruar” u mirëprit nga publiku korçar i cili e përcolli me emocione dhe duartrokitje.
“Vatrani i harruar” ishte shfaqja më e re që ngjitet në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi”. Vërtetësia historike, por dhe interpretimi mjeshtëror artistik i kësaj vepre madhore, e shkruar nga Teodor Laço dhe e vënë në skenë nga Milto Kutali, mbetet si një himn jo vetëm për Korçën dhe korçarët, por për të gjithë shqiptarët”.