DEKLARATA NE RTK-“E kam ndjerë veten krenar. Kam dashtë të bëja edhe ma tepër, por nuk dija si, si mund të bëja më tepër. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë./
Vatrani Leka Buçaj, i biri i Kryetarit të Vatrës, ishte me një nga ekipet qe fluturuan me aeroplanet e NATO-s në bombardimet e Serbisë/
Prishtinë, 24 mars 2015 – Nën komandën e Wesley Clark ka qenë edhe vatrani Leka Buçaj. Ai në një deklaratë dhënë për RTK-në ka rrëfyer pasionin e tij që kishte për te qene pjese e clirimit te Kosoves.“E kam ndjerë veten krenar. Kam dashtë të bëja edhe ma tepër, por nuk dija si, si mund të bëja më tepër. Çdo dy ditë ishim nëpër fluturime nja 10-12 orë. Atëherë u kthefshim për nja 7-8 orë pushonim, atëherë prapë në ajër. Por, thash, si mund të marr pjesë edhe ma fort….synoja që vetë të bija poshtë dhe t’u ndihmoja diqysh populates”, ka rrëfyer Buçaj.
Ai ka thënë se ka qene e papërshkrueshme ndjenja e nisjes në luftë me NATO-n, për ta çliruar Kosovën.B.S.
Marjan Cubi says
I nderuar dhe I dashur Lek Bucaj.
Kam menduar qe nifemi gjate kohe me juve dhe me mbare familjen e juaj nuk paskemi qene mjafte te njohur se nuk e kam ditur se njeriu shume respektuar edhe si person edhe si familje paska qene ne misionin ne te madhe per Kosoven dhe Popullin Shqipetare, Une nuke dije mjafte me te pergezuar apo me te falimenduar nga zemra qe e keni kryar kete veper Madheshtore. Prandaj edhe pse me vones dua te shprehi kenaqesin time per juve dhe familjen e juaj. une I kame admiruar edhe Amerikanet dhe ato bukuroshet qe e kane rrezikuar Jeten per Kosoven dhe Kombin Shqipetar dhe duhet ta dijesh se krenar jame me juve dhe me te gjithe ata e kryan misionin Amerikano-Shqipetar.
Leka Bucaj says
Nji saktësim nga “Piloti…”:
Po, asht e vërtetë se kam qenë nen komandën e gjeneralit Wesley Clak dhe kam fluturue mbi Kosovën gjatë bombardimevet, si pjesë e personelit ajror, por nuk kam qenë pilot. Aeroplani në të cilin kam fluturue (jo si pilot), nuk ka lëshue bomba, por ka pasë nji tjeter funksion (Inteligence), edhe ai me shumë randësi per bombardimet, tue qëndrue 12 orë në ajr në ditë.
Gazetari që e kishte marrë vesh se kam fluturue mbi Kosovë gjatë bombardimevet, më pyeti në se isha krenar, dhe u pergjigja se po, pa u kujtue me i thanë se nuk isha pilot. As ai nuk ka pasë faj, pse natyrisht me fluturimin mbi Kosovë në kohën e bombardimevet, mendja të shkon te piloti dhe te
bombat.
Kërkoj ndjesë per keqkuptimin.
Rrnoftë Kosova e lirë! Rrnoftë Amerika!
Leka
Nue Kola says
Ztr Lekë a jeni Kosovar dhe nese po a mos jeni nga Budisalci i KLines, se jan disa Bucaj qe jetojne atje qe jan pikerisht nga Budisalci, edhe vete miss new york mu duk qe e pashe me nji Daniell Bucaj ne foto, i ndjere tash por qe ka qene nga Budisalci. me sa di une Bucaj ka edhe ne Tropoje