Vetëvendosje vlerëson se të vetmit njerëz që duhet të largohen dhe ta lëshojnë Kosovën janë qeveritarët. Ata kanë improvizuar një autobus prej letre, ku i kanë vendosur fotografitë e krerëve të shtetit dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. VV e ka parkuar “autobusin” në Sheshin “Skënderbeu” para objektit të Qeverisë.
Deputeti i këtij subjekti politik, Faton Topalli tha se janë pikërisht ata qeveritarët aktual ata që për 15 vjet e kanë sjellë qytetarin në gjendjen që është tani. “Të dhënat zyrtare për azil në Austri thonë se në muajin qershor të vitit 2014 në atë shtet kërkuan azil 40 qytetarë nga Kosova, në muajin korrik 41, ndërsa në dhjetor, menjëherë pas themelimit të qeverisë, ky numër u shtua në 784. Vetëm në Gjermani deri më 31 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare gjermane, kanë kërkuar azil 6.908 qytetarë nga Kosova”, tha para mediave deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Amerika says
Shqip · Privatësia · Kushtet e përdorimit · Biskotat ·
Më shumë
Facebook © 2015
Agim Hamiti
4 orë ·
KUR I JEP RAST ARMIKUT SHEKULLOR…
Përveç vuajtjeve të shumta e të shumëllojshme që u duhet të përballojnë në udhëtimin e vështirë të eksodit të sforcuar, familjet kosovare durojnë edhe poshtërimet e policisë serbe duke kaluar nëpër tokën e atyre:
« Hë, po tani kush po ju përzë: Serbia apo Kosova?» – kjo është shprehja që dëgjojnë më shpesh prej policëve serbë kosovarët e dëshpëruar në ikje.
Është një e vërtetë e dhimbshme që armiku ua përplas kosovarëve në fytyrat e tyre të pikëlluara, tek po i kthejnë krahët «Republikës së Kosovës», aq shumë të ëndërruar prej brezash…
Mjerisht, ky krim mban vulën e politikanëve të Prishtinës, që po e çqeverisin Kosovën prej këtij fillimshekulli. Këtë herë policët e dhunshëm serbë janë spekatorë shumë të kënaqur të dramës kosovarte, jo aktorë të drejtpërdrejt të saj. Një aforizëm thotë:
« Kur e vret armikun nuk do të thotë se e ke mposhtur. Vetëm kur atë e gjunjëzon, mund të krenohesh se e ke mposhtur».
Po, Serbia sot ka të drejtë morale të krenohet se, pas më se një shekulli duke i vrarë kosovarët trima pa i mposhtur dot kurrë, sot i shikon ata të mposhtur nga vetvetja, nga bijtë e tyre të pabesë – shërbëtorë të armikut. Nesër në Bruksel Isa Mustafa do të rifillojë dialogun misterioz me kryeministrin serb, Vuçiç, të nisur prej kohësh nga Thaçi, i cili nga ana e tij do të bisedojë me ministrin e punëve të jashtme serbe, Daçiç («mikun» e tij të vjetër).
Mos u dëshpëroni, Vëllezër Kosovarë, se ne gjallesat e «Shqipërisë amë» jetojmë edhe më të poshtëruar nga ju prej kohësh: neve na duhet të respektojmë edhe sot «Heroin e Popullit» Diktatorin-agjent Enver Hoxha, i cili shkatërroi atdheun e tij, ia dorëzoi Kosovën Titos dhe bashkëpunoi me të gjysmë shekulli për të shtypur paraardhësit tuaj. I kemi plagët të përbashkëta dhe po bashkërisht duhet të përpiqemi t’ua gjejmë ilaçin e duhur.