Këshilli Kombëtar i Librit shpall vitin e De Radës/
Nga Nikolla Lena/Tirane, 7 Mars- Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, u mblodh sot në takimin e parë Këshilli Kombëtar i Librit, në përbërje të të cilit janë: Ministrja Kumbaro Furxhi, me përfaqësuesit e propozuar: Shaban Sinani, Persida Asllani, Brikena Çabej, Eda Derhemi, kryetari i Shoqates-Petrit Ymeri, Arlinda Dudaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti. Mbledhja u zhvillua në mungesë të dy anëtarëve: Shaban Sinani dhe Persida Asllani.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit u organizua për: Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare; Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave U përkrah ideja e shpalljes së vitit të De Radës, me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe pergatitjes se veprës nga studiues dhe autorët arbëreshë.
Fakulteti Filologjisë, departamenti i gjuhës shqipe, përfaqësuar nga Dhurata Shehri kërkoi që edhe aktivitetet e organizuara nga departamenti të përfshihen në këtë veprimtari, kushtuar personalitetit të letrave shqipe.
Anëtarët e Këshillit diskutuan dhe shfaqën interesimin e tyre nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonisë në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në nder të De Radës në këto treva. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”
Ministria e Kulturës Kumbaro propozoj krijimin e Komitetit per mbarevajtjen e aktiviteteve kushtuar këtij viti i cili do të ketë detyrën t’i konceptojë dhe t’i ndjekë në bashkëpunim me të tjerë aktore të kultures”