Dielli Sport- Kategoria Superiore-Shqiperi-
Vllaznia në krye, Kukësi në fund, “Tërmet” në Laç-
Nga Alban Kolonjari-
Vllaznia e drejtuar nga trajneri gjerman Thomas Brdariç, është e vetmja skuadër që ka realizuar dy fitore në dy javët e para të Kategorisë Superiore. Një start mbresëlënës i skuadrës shkodrane që ka befasuar me rezultatet e arritura (Vllaznia-Apolonia 2-0, Skënderbeu-Vllaznia 0-2). “Ne dhamë maksimumin dhe jemi të kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje. Ne nuk i kemi vënë objektiva vetes, por do ti marrim ndeshjet me radhë dhe të shpresojmë të ecim kështu”, u shpreh gjermani Thomas Brdariç. Dilaver në të 33′ dhe Da Silva në të 42′ ishin autorët e golave për kuqeblutë të cilët e dominun lojën. Vllaznia duket se e ka gjetur “bomberin” e saj. Pesë gola në tre ndeshje për sulmuesin Haris Dilaver (3 në Kupë dhe 2 në kampionat). “Alarm bardhekuq”, për Skënderbeun. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj nuk bindi në lojë dhe nga specialistët shikohet si një skuadër “kandidate” që do të luftojë për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Këmbanat e alarmit kanë rënë edhe për skuadrën e Kukësit. Skuadra që këtë sezon drejtohet nga Skënder Gega është ndërtuar për të synuar titullin kampion. Kuksianët janë e vetmja skuadër që nuk kanë shijuar asnjë pikë dhe nuk kanë shënuar asnjë gol këtë fillim kampionati. Në javën e parë kuksianët humbën 2-0, përballë kampiones në fuqi Tiranës, ndërsa në javën e dytë sërisht 0-2 por përballë Partizanit. “Besoja se mund të merrnim një rezultat pozitiv, por nuk ia dolëm. Janë dy humbje në dy javët e para, që natyrisht djegin, por unë punoj me skuadrën dhe ia njoh cilësitë, ndaj besoj se mund të rikuperojmë në sfidat e tjera”, u shpreh tranjeri Gega pas ndeshjes. Legjenda e kuqe, Partizani që këtë sezon drejtohet nga Ilir Daja realizoi fitoren e parë, përbllë rivalëve kuksianë. “E nisëm shumë keq ndeshjen. Në pjesën e dytë luajti mirë i gjithë ekipi, veçanërisht pjesa e sipërme e skuadrës, pasi edhe Bardhi e Mala kishin detyra që të mbronin duke bërë presing lart. Kemi problem me organizimin e lojës, por këta lojtarë kemi në dispozicion duke qenë se merkatoja ka qenë e bllokuar”, u shpreh tranjeri Daja. Teuta duket se ja ka marrë dorën Tiranës. Djemt e detit fituan 0-1 përblla kampioneve. Takimi Tirana-Teuta 0-1 () u zhvullua në qytetin e Pogradecit pasi stadiumi “Selman Stërmasi” po rregullon fushën e blertë. Teuta i bërri presing lart Tiranës, duke mos lejuar bardheblutë të dalin në lojën e tyre. Pas pësimit të golit, Tirana mori kontrollin e lojës luajti me tre mbrojtës duke i dhënë përparësi mesfushë dhe sulmit por nuk arriti të shënonte.” Duhet të mësojmë shumë nga kjo humbje. Pësuam gol në goditje standarde, dhe nuk ishim shumë të përqendruar. Ka edhe 34 ndeshje për t’u luajtur, ndaj nuk ka vend për alarm, por mendoj se do të jetë një kampionat shumë i fortë”, u shpreh tekniku kampion në fuqi Egbo. Por a është Teuta një “mace e zezë” për Tiranën? Në pesë ndeshjet e fundit durrsakët kanë fituar kundër Tiranës duke i rrëmbyer jo vetëm fitoren por Kupën dhe Super Kupën e Shqipërisë. Tekniku i Teutës Edi Marti shprehet:” Kemi në skuadër lojtarë që mund të synojnë titullin dhe jemi gati të bëjmë maksimumin për këtë objektiv. Kemi ruajtur boshtin e skuadrës së sezonit të kaluar dhe kemi sjellë edhe futbollistë të tjerë cilësorë, duke shtuar alternativat, dhe rivalitetin në grup”. “Tërmet” tek Laçi pas barazimit 1-1 me Kastriotin në fushën e kurbinasve. Skuadra e Laçit ishte duke udhëhequr 1-0 deri në minutën e 92, kur sulmuesi më përvojë i Kastriotit Sebio Plaku barazon 1-1. Krutanët luajtën me 10 lojtarë për afro 30 minuta, pas daljes me karton të kuq të Rezit. Rezulati 1-1 (por edhe barazimi i dytë në dy javët e para) duket se nuk i ka pëlqyer presidentin Laska, që mësohet se ka debatuar fort me teknikun shkodran të Laçit Armando Cungu që është larguar nga stadiumi pa dhënë asnjë intevistë për gazetarët e parnishëm. Kjo “krisje” mendohet se ka sjellur edhe fundin e bashkëpunimit midis tranjerit Cungut dhe presidentit Laska. Pas përfaqësimit dinjitoz në eliminatoret e Europa Leagë, shpalli kandidaturën për fitimin titullin kampion, duke u bazuar edhe në merkaton e zhvilluar. Por sezoni 2020-2021 nuk ka nisur aspak mirë për kurbinasit që kanë arritur dy barazime 2-2 në Ballsh dhe 1-1 në fushën e tyre me krutanët. Në derbin e Mallakastrës Apolonia barazoi 2-2 me Bylisin. Firakët ishin në avantazh 2-0 por nuk arritën të siguroinin fitoren.
Kukësi-Partizani 0-2
Tirana-Teuta 0-1
Skënderbeu-Vllaznia 0-2
Apolonia-Bylis 2-2
Laçi-Kastrioti 1-1
Vllaznia 6 pikë
Kastrioti 4
Teuta 4
Partizani 3
Tirana 3
Bylis 2
Laçi 2
Apolonia 1
Skënderbeu 1
Kukësi 0