Dr. Dritan Demiraj/
Të nderuar bashkëkombas që jetoni në SHBA! Të nderuar vëllezër dhe motra!
Sot fillon dita e rregjistrimit të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë këtu për zgjedhjet e datës 11 maj 2025. Dita e votimeve është dita në të cilën sejcili prej nesh ka përgjegjësinë e madhe për të votuar për të ardhmen e Shqipërisë gjatë katër viteve të ardhshme. Si asnjëherë tjetër, diaspora në këto votime ka një rol dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatet e saj më të mirë.
Krejt ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, diaspora ka mundësi që të krijojë kushtet nëpërmjet votimit të kandidatëve të saj më të mirë, që në drejtim të vendit të zgjedhë një forcë politike të përgjegjshme, forcë e cila mbështet profesionistët, njerëzit që nuk kanë vjedhur, njerëzit që duan Kombin, flamurin, familjen, librat duke bashkëpunuar ngushtë me forcën politike e cila kërkon me sinqeritet partneritet dhe jo gallate sa për të kaluar radhën me profesionistët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në diasporën Shqiptaro-Amerikane.
Numri shume i madh i Shqipetareve qe jetojne jashte duhet te ndergjegjesohet se forca dhe vota e saj nuk jane per shitje siç ka ndodhur keto 30 vite, por per ndryshimin e e madh qe kerkon koha.
Qe nga dita e sotme personalisht do te angazhohem cdo dite qe te ndergjegjesojme dhjetera mijera Shqiptare qe fillimisht te rregjistrohen dhe me pas te bashkohemi me nje oferte cilesore te maksimalizojme peshen dhe rendesine e votes tone, te cilen askush nuk ka as para aq me teper as moral ta bleje ne Shqiperi.
Se fundi, ju ftoj qe te gjithe se bashku te injorojme me perbuzje plotesisht cdo ‘personalitet humorist’ qe vjen nga politika e vjeter dhe ‘dordolecet’ e politikes se re, te cilet kujtojne se kane zgjuarsi te manipulojne voten e diaspores me programet e tyre qesharake, pa degjuar oferten e tyre per perfaqesuesit e diaspores ne qeverine e ardhshme.
Vota jone ka peshe me shume se asnjehere dhe kete peshe duhet ta shfrytezojme me zgjuarsi, njelloj si orteku ‘Trump’ per te cilen ne menyre te veçante Detroit Diaspora ka nje merite te madhe gje te cilen vete presidenti Trump e ka deklaruar dhe vleresuar ne TV.
Te gjithe ata qe kane FB ta ndajne ne sa me shume shtete kete mesazh, megjithese do vijojme intensivisht gjate javeve ne vazhdim me intervista politike ne TV dhe portalet tona.