
Presidentja e Republikës së Kosovës Shkëlqesia e Saj Vjosa Osmani Sadriu ka njoftuar se për shkak të vrasjes së policit shqiptar Afrim Bunjaku në veri të Kosovës ka anulluar takimin e programuar për në orën 11.30 në Federatën Vatra.
Për shkak të rrethanave të reja të sigurisë kombëtare Presidentja Osmani ka udhëtuar menjëherë për Kosovë duke anulluar të gjitha aktivitetet e programuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditët në vazhdim.
Vatra dhe komuniteti shqiptaro-amerikan shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës në krye të detyrës së policit shqiptar Afrim Bunjaku dhe dënon me forcë sulmin terrorist serb mbi forcat e policisë së Kosovës.