Nga Ilir Levonja/
Për dy ditë me radhë e ngritëm në kupë të qiellit Dritëroin. Tashmë do na duhen edhe dy ditë të tjera ta përflasim. Për dy ditë dominoi entuziazmi i një humbjeje të madhe. Një keqardhje gati kolektive, aq sa edhe homazhet e prillit 1985. Kur e qamë në masë atë, baba Enverin. Gjjeninë e krimit dhe diktaturës së proletariatit. Homazhet ku garuam se kush qante më fort. Dhe gati 80% të objekteve, rrugëve, maleve, pjesë të qiellit etj…, i dhamë emrin e tij. I konkuruam ato ditë. Me sukses të plotë. Aq sa një vdektari komshi, Enveri i pati shprehur keqardhjen që nuk vrau ca më shumë.
Tjetri kishte ngritur supet, mirëpo bac Enveri kishte këmbëngulur:-Po ore po, shqiptarit lëroju nënën që të të dojë. Nuk e shikon, kanë 3 ditë që më qajnë.Ne ia kaluam me sukses ditëve të prillit 1985. Edhe pse në krijimitarinë e tij, amanetet poetike e përbuznin këtë masturbim kolektiv. Për dy ditë i harruam shumë e shumë probleme. Si Eskobarin e Delvinës që peshkonte me jahte luksoze. Edhe pse policia e Greqisë, Interpoli, Apo DEA, policia speciale e Departamentit amerikan që lufton tregun e drogave të rënda. E harruam se si një gazetar bëhet miliarder për dy ditë. U çamë më dysh me luftën pakompromis të një ambasadori kundër korrupsionit dhe reformave. Pasi ne na mjaftojnë birrat. Po çfarë dy ditë…, filluan që më parë me ato fotot ku shfaqej një Dritëro i ligur. Që dukej sheshit që po shuhej. Mirëpo ne nuk na duhet kjo. Rëndësi ka të tregojmë që jemi pranë tij. Pa e vënë re se ajo bjerrje njeriu, stononte me kostumet e sejmenëve të lajkave. Me qeshjet fallco dhe me diçiturat të menduara si të goditura. Një fatkeqësi dhe kafshëri njerëzore që nuk e di se cila dherishte trualli a soj uji na e ngjiz ne shqiptarëve. Këtë etje për tu dukur.Tashmë ka nisur përbaltja. Dhe më e keqja është tek adresimi i akuzave për firma vrasjesh. Mohimin e një realiteti letrar më të gjerë. Atë të cilin realizmi socialist e varrosi sikur të mos kishte ekzistuar. Më e keqja është akoma, kur lufta bëhet brenda llojit. Ku për një inat a qejfmbetje kohe. Dikush na del viktimë e dikush xhelati..Kjo strategji, kjo lëvizje. A ky lloj intrigimi ka nxjerrë kaq e aq disedentë. Edhe pse ata ishin viktima të luftës brenda llojit. Jo të një disidence. Po e theksoj, luftës brenda llojit. Një modë e shëmtuar kjo disidenca brenda bllokut dhe nomeklaturës. Brenda koridoreve të një akademie arti apo shkencas. Brenda redaksive dhe studiove të prodhimit të filmit.
Aq sa shqiptarët edhe pse kanë kaluar 27 vite demokraci, ngritën vetëm një komision. Dhe dënuan vetëm një grua si Nexhmije Hoxha. Dhe këtë për filxhan kafesh. Jo krime kundër njerëzimit. Madje vazhdojnë me mburrje me teoritë e atyre që hanë paçe e pilaf në mëngjes, se, po luftojnë komunizmin duke e demaskuar keq. Me epitete si zonja e zezë etj. Përmes këtyre paçepilafistave ose xhonkomunistat e rinj. Këtyre xhonkomunistave me këto komisione treçerekshekullore, gjoja hetimi për korrupsion në administratë. Dhe që vrapojnë të hedhin karafila po njësoj, mbi Dritëroin, Lasgushin, Fishtën, Koliqin, Camajn etj. Por vetëm pas vdekjes ama. Ndërsa paralelisht shtyjnë urat e tyre në vazhdimin e luftës frontale mes disidentëve të njëjtit lloj.
Ku i bën karshillëk kohës me një provincializëm uni një bir oborri. Dhe shqiptarët magjepsen duke besuar se po ndertojnë demokracinë. Jo, jo aspak! Demokraci po ndërtojnë rumunët që nuk po lëvizin nga sheshi. Pasi nuk e pranojnë fakti edhe kështu edhe ashtu.Dritëroi vdiq komunist me mëkatet e kohës. Dhe të tiat bashkë. Për aq sa i takon në atë bashkëstrategji të luftës së klasave apo të tjera. Dhe do pranonte me qejf dënimin. Atë dënim të cilin Lasgush Poradeci i madh e përfshinte nën përemrin Ne, poetët jemi fajtorë. Ia ka thënë Ismailit, e keni tek Ftesë në Studio.Komunist vdiq edhe Petro Marko. Fashist Gabriele D’Annunzio në Itali. Socialist Pablo Neruda në Kili etj.Ashtu si edhe plot zëra të tjerë tek ne me bindje krahësh. Fitimtarësh dhe të mundurish.Po si i bëhet halli që në atë aparat shfarosje, dosjexhinjsh, kapterrash, sekretarësh, prokurorësh. Që edhe sot e kësaj dite flasin se gjithçka e kanë bërë konform ligjeve të shtetit, Kushtetutës së vendit. Nga ai aparat kërkash që kanë yshtur një politikë denigrimi shqiptari karshi shqiptarit. Dhe fërkojnë duart kur bijtë e nomeklaturës merren me firot e Agollit. Me mëkatet e artistëve midis njëri-tjetrit. Dhe përballë ne që harbojmë si të dehur seksualisht. E harrojmë mëkatet apo shfarosjen e klerit katolik. Pikërisht prej këtyre baballarëve të sejmenëve që ne sot i votojmë. Këtyre që i hedhin karafila poetit mëkatar. Pastaj shkojnë e dalin studiove, fitimtarë.Dhe me të drejtë. Shfarosja e katoliçizmit nuk ka marrë as sot shpagim. Kushedi, edhe atje poshtë. Ose në botën matanë, Enveri u zgërdhihet klerikëve, françeskanëve të Shkodër loce. Se bukur fort, i ka futur në një amulli si ajo e kohës, kur gjysma donin Dovletin . Dhe gjysma mëvetësinë.
Fane says
Z Levonia,pamvarsish qellimit qe thoni ju Shkrimtarit Agolli ju be nje
ceremony dinjetoze qe e meritonte.
Pamvasisht se ka qenee ne kupol,ai nuke ka manifastuar Driteromadhin.
Ne nje rajon la darken qeveritare de shkoj ne nje fshat malore.
Kfitare bash me fshatare e Cobden.??????
Ai Ishta masovik,,ne klubin e shkrimtarve i caktuan nje tavolin.
Kasha per ti dhene nje mesazh nga jasht shtetit ne doer.E mora
ne telefon e I thash.dua
tu dorzoj nje letter ju personalisht,kur Jeni ne zyre??
Takohemi tek klubi I
lidhjes skriimtarve ne ora 7 tha Z.Agolli.uUne vajta ne 7 pa pes pyeta ne bank,nuk ka
Arthur por ka njoftuaar vjen nje shok atje uleni te me presin(jemi e fikkim pluralizmit
mesazh te till Para per president in,rtv shqiptar).
Ata me propozuan te ulem..jo thrash po dal tek portal.Dolan po bisedont
me dias shke,por une Desha t’. I a je’ja kur te Ishte vetem.U nda me Ta dhe
than hajde te ulem
Kamarjeri j a beri me dore per ne nje tavolin me buqet me lule.
Mau aty nuke me njfte avec 3-4 vet,ata I vune lulet per nderim
poetic Dritero.
I tha kamarjerit ato lutet I dergo ne ate tavolinen ne oshe se
kame dhe nje bised me kete shokun nga large.
Une nuke kisha agje me biseduar,sepse u be me die object ,h
ade kete thonin.
Mirpo Agolli I falenderonte e hecte .Dua te theme Ishta shume
I thjesht dhe I komunikushem.
Z.levonja Agolli Merton respected…infinito,,
Vdekja eshte e dhimbshme,Familja
miqet ,shokert,bashppuntoret,davollinjet,
,lexusit,ddashamirsit
Nuke duet shqetsuar ne kete raster..
Vdiq lidrji kubanez antikomunistet bene telegram,
Vet Fidel Kastro kishte lene Porosi asnje memorial
per mua shtatore,
busted apo emertime????.
Ceremonin e ka detyre familja ,shteti,kisha,xhamija.etj
Si do qecte nete lejeni trupin -shpirtin te preheat ne paqe
e qetsi.
Leni te lira ngushllimet,mos u nxitoni.
Disa gjera I keni te drejta,por nuke duhet shoqqerure(perdoret vdakja) me vdekjen.
Deshem ne, apo nuke deshem, gjth lindja ka Patur artiste,
,sshkrimtare te shquarpor I .nderojn e i fespekton populli.
Kaq per mirkuptim.
Fane
Bep Pjetri says
As kam lexua dhe nuk do lexoj prej Tiranës ma nji shkrim si zotni Ilir Levonjës. Kryevepër! Nuk ka çka shtoj, por T’lumt se ky shkrim asht tanë oksigjenë, për të cilën ka shum nevoj çdo njeri e sidomos shqiptari.
” E harrojmë mëkatet apo shfarosjen e klerit katolik. ….Enveri u zgërdhihet klerikëve, françeskanëve të Shkodër loce. Se bukur fort, i ka futur në një amulli si ajo e kohës, kur gjysma donin Dovletin . Dhe gjysma mëvetësinë.” Kjo asht nga ana e juej – Homazh, Nder për 50 vjetorin e Martirizimit të Klerit Katolik, kundra dijetarve, etërve të kulturës gjigande europjane, asaj greke-romake,…e gjitha e vume në dobi të kombit shqiptar!
Kur do të hapet qiella për me kalzua se Pse gjithë kjo urrejtje e bandës enveriste-ramiziste-nexhmijiste antinjerzore e Tiranës ndaj Fesë kristjane, veçanrisht ndaj katolicizmit, që kontriboi me dashni e përkushtim deri me Martirizim për Kulturën e Gjuhës, Folklores – Psihika e Kombit(At Gj.Fishta)..luftës me pushkë krah patriotve Dedë Gjo’Luli, Isa Boletinit, L.Gurakuqit, I.Qemalit. Vunë ma parë Atdheun e mandej Besimin. Edhe pa e ditun Martirët Katolikë se nuk do pendoheshin xhelatët, që fmijt e tyne bastardhë sundojnë me grabitje, me urrejtje si prindt e tyne të vdekun gjithsesi i kanë Falë para torturave makabre dhe plutonit të plumbave të pakursyem!
E vetmja libër që nuk u lejue me u botue n’Shqipni, por u botue n’Kroaci asht libri “Një monument Mbi Dhe” i Fritz Kolë Radovanit sepse i bani anatomin Gjenocidit n’Shkodër.
Katolikët nuk duen aspak hakmarrje, se nuk e kanë në genë dhe në kulturën e tyne shekullore.
Të jam Mirnjohës përjet për kët të Vërtetë, që edhe sot e mbajnë nen hekra bandat e krerve të partive kryesore, qeveritë ,,e djathta,, dhe të majta!