Mbajtja e arkivave mbyllur ka kontribuar në mohimin e gjërave që kanë ndodhur gjatë komunizmit, tha Gentiana Sula, Drejtoreshë e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo tha se mos hapja e arkivave u ka mohuar njerëzve të drejtën për njohur të vërtetën.
Në Uashington, fillojnë të martën aktivitetet tri ditore për nderimin e viktimave të komunizmit. Këtë vit mbushen 100 vjet nga revolucioni bolshevik që solli vendosjen e diktaturës komuniste, duke shkaktuar rreth 100 milionë viktima në mbarë botën.
Shqipëria është një prej vendeve që ka vuajtur rreth 50 vjet nën këtë sistem, duke u izoluar nga bota e jashtme dhe duke përjetuar shumë trauma të brendshme. Sot, mbi 25 vjet pas përmbysjes së sistemit, shumë plagë të së kaluarës ende janë të pambyllura.
Vendi në disa raste e gjen veten në një kontradiktë, me brezat e rinj, që shpesh nuk e kuptojnë se si ka funksionuar jeta në komunizëm dhe brezat e vjetër, ku një pjesë ende kanë nostalgji, apo të tjerë që ende nuk janë shkëputur dot nga mentaliteti i së kaluarësShqipëria vlerësohet nga shumë ekspertë se ende nuk e ka përfunduar periudhën e tranzicionit nga diktatura në demokraci. Një prej institucioneve, synimi i të cilit është të mbyllë deri diku plagët e së kaluarës përmes transparencs është ai i Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Gentiana Sula, drejtoreshë e tij dhe Simon Mirakaj, anëtar i institucionit, ndodhen këto ditë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetet për të nderuar viktimat e komunizmit. Në intervistën për Zërin e Amerikës ata folën për sfidat dhe vështirësitë e familjeve të viktimave të komunizmit në Shqipëri.
Ne veprimtarite qe u zhvilluan ne Washington ne nderim te viktimave te komunizmit(100 Vjetori i revolucionit te Tetorit) moren pjese edhe Drejtoresha e Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, anetari i ketij autoriteti z. Simon Mirakaj, ambasadorja e Shqiperise ne Washington Floreta Faber,Ministri Keshilltar ne Ambasaden shqiptare ne Washington, shkrimtari i perndjekur politik Visar Zhiti, zv. Kryetari i Federates Vatra Agim Rexhaj me zonjen Laura, ish kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj me zonjen Nikoleta, Pellumb Lamaj, Lek Mirakaj,qe provuan ferrin e burgjeve komuniste, Presidenti i Fondit te Studenteve Mithat Gashi me zonjen Mereme, nga dega e Vatres Washington: anetaret e Keshillit te Federates Vatra: Armin Zotaj, Eduard Buçaj, Merita B McCormack, Çezar Ndreu, Mimoza Dajci, kryetare e Organizates se Gruas Shpresë & Paqe (The Women’s Organization Hope& Peace), nga Shqiperia Shkrimtarja Lindita Komani e te tjere.