Nga Albano Kolonjari.
Brazil!
Majlinda Kelmendi u shpall Kampione Bote ne peshen 52 kilogram ne sportin e xhodos. Kampionati Boteror i xhudos po zhvillohet ne kryeqytetin Brazilian, Rio De Janeiro. Ne takimin final Kelmendi fitoi perballe xhudistes braziliane Erika Miranda. Rruga per ne finale nuk ishte e lehte per Kelmendin pasi ajo dyluftoi me disa sportiste te njohura ne kete sport. Shorti fillimisht e vendosi Kelmendin ne grupin A. Ne grup ajo eleminoi portugezen Joana Ramos, francezen Priscilla Gneto, dhe gjermanen Mareen Kraeh, duke zene vendin e pare ne grup. Ne gjysem finale kosovarja dyluftoi me japonezen Yuki Hashimoto duke e dominuar takimin dhe eleminuar ate. Ne takimin final Majlinda Kelmendi u ndesh me xhudisten vendase dhe kampionen ne fuqi ne Brazil, Erika Miranda, duke triumfuar ndaj saj dhe fituar medaljne e arte ne peshen 52 kg. Majlinda kelmendi eshte sportistja me e njohur ne viset shqiptare ne kete sport. Pak kohe me pare ajo fitoi medaljen e arte ne turneun shume te njohur te xhudos”World Master”, qe u zhvilluan ne Rusi.