


“Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”
Takimi i radhës i Organizatës “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” në metropolin e Chicago-s, do të ishte vazhdimim i misionit të saj humanitar, ndërkaq më i zgjeruar, i mirëpritur nga të gjithë, biletat prenotuese për “Mbrëmjen Galá”, mbaruan menjëherë.
U mblodhën shumë shqiptaro-amerikanë, jo vetëm nga Illinois-i, por edhe nga shtete të tjera të SHBA-së, Florida, Pensilvania, Michigani dhe Milwaukee, Philadelfia, etj, si dhe miq të tyre, qytetarë amerikanë. Udhëtuan madje deri dhe nëkatër-pesë orë vetëm për t’u bashkuar në mbështetje të një kauze të mrekullueshme!
* * *
Në çdo maj, që është dhe muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, Organizta “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, bën takimin vjetor, një veprimtari sensibilizuese për të rritur vëmendjen dhe ndërgjegjësimin ndaj çështjeve të shëndetit mendor brenda komunitetit shqiptaro-amerikan në Çikago dhe kalohet më tej në ndihmën konkrete në njerëzit në Shqipëri, ku mundet dhe nevoja është më e madhe..
Motoja e Organizatës nuk është thjesht një “event” apo disa radhazi, por një lëvizje, një kujtesë se kur bashkohemi, krijojmë ndryshime që jehojnë përtej sallës dhe takimeve. Sepse shëndeti mendor ka rëndësi të madhe dhe shërimi fillon kur shfaqemi për njëri-tjetrin, në çdo cep të komunitetit tonë.
“Le të vazhdojmë të shfaqemi, le të vazhdojmë të kujdesemi, le të vazhdojmë të bëjmë një ndryshim së bashku” – thotë Dr. Sonila Sejdarasi, themeluesja dhe presidentja e Organizatës “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë”, e vetmaj si e tillë në diasporën shqiptare..
“Këtë vit, – vazhdon ajo, – u tejkaluan pritshmëritë tona, falë një mbështetjeje të madhe si nga shqiptaro-amerikanët ashtu edhe nga aleatët nga të gjitha sferat e jetës. Së bashku, ne po ndërtojmë ura dhe po nxisim mirëkuptimin”
TAKIMI DHE TË PRANISHMIT
“Mbrëmja Galá” u mbajt në sallën e madhe të restaurantit në Glenview “Cafe Lucci”, ku pronari shqiptar Bashkim Arifi kishte përgatitur gjithçka duke u mbështetur prej tij e gjith:e kjo mbr:emje.
Shumë të rinj shqiptar:e, të lindur në SHBA ose të integruar më së miri me familjet e tyre në vendin kampion të lirisë, demokracisë dhe mirëqenies, veteranë të patriotizmit shqiptar, intelektualë, të profesioneve të ndryshme, mjekë, inxhinierë, artistë, etj. u mblodhën dhe “qenkemi nga të gjitha trevat shqiptare”, po i thoshin njëri-tjetri, teksa takoheshin apo prezantoheshin.
Ja, disa:
– Liridona Ashiku, profesore në “Noterdame university”, vjen nga Maqedonia… – Kristen Anderson, avokate në Chicago dhe psikologe me bashkëshortin e saj gjygjtar ne Chicago. amerikane. – Dr. Lilia Berkovich & Dr. Deahdra Bower, psikologe ne Chicago. – Dr. Kate & Adam – doktore dhe pronaret e “businesit Synergy, Spine & performance”, mbështet;ese e komunitetit. – Lekë Brisku, i pari Xhakon shqiptar në Illinois, me bashkëshorten Blandina, – Dr. Luan Elezi & Lulja Elezi -presidentia e Shoqates “Uskana” – Ada Hoti, avokate dhe pjestare e shoqates “Albanian-American Community of Illinois” – Dr. Petrit Ndrio me bashkshorten, suportues i CFA. – Dr. Psikiatër, “Fondator and CEO at Advancet Behavioral Health Services”. – Erla Teli anetarja e AANO – Albanian-American National Organization në Chicago. – Kladi Bekoli, businesmen nga Michigani… – Dori – pronarja e Molly’s cupcakes, ëmbelsirave në Chicago. – Dr. Alba Pergjika. – Hebreja shqiptaro-amerikane, Anna Kohen dhe stafi i saj i shoqates AANO në Florida dhanë mbështetjen e tyre nga larg. Infermiere, police shqiptare, etj. E bukura ishin fëmijët, zërat e tyre, lodrat dhe miqësitë
Ndërsa të Ftuar Nderi ishin: – Aktori i njohur Jim Belushi – Nik Vangjeli- businesman, shoku dhe mbështetës i komunitetit shqiptar ne Chicago. – Shkrimtari Visar Zhiti me bashkëshorten Eda.
ANKANDI I HESHTUR
E papritura ishte dhe shpallja e “Ankandit të heshtur”, ku në tryezat rresht ishin vendosur artikuj me vlerë, Memorialet e Blues Brodher, të dhuruara nga Jem Belushi, një qeleshe shqiptare me autografin e këngëtares Rita Ora, libra-dhuratë në shqip dhe nga anglisht nga Visar Zhiti, bileta bejsbolli të Cubs-ave, “përvoja mirëqenieje”, “pushime dhe më shumë”, vere, restorante të njohura në Chicago Tavern on Rush, Gibson Greek island, etj.
Mbrëmjen e hapi gazetarja televizive Eva Dori. Organizata “Care for Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” na kujton që kemi patur një Nënë Terezë, Ësht:e nder t;e cësh n;e gjurmët e saj…
Kurse Dr. Sonila Sejdaras, pasi falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, por mbi t:e gjitha për bashkimin, s;ebashku mund të b;ejm;e më shumë dhe më mire duke ngjallur shpresë dhe dhembshuri. Të trajtojm:e veten dhe të mbështesim drejtpërdrejt burimet e shëndetit mendor për familjet shqiptare në nevojë.
Folën dhe Brikena e Bashkimi, ndërkohë “ankandi i heshtur” zhvillohej…
Donacionet dhe fitimet do të kalonin të gjitha si ndihmë për nevojtarët në Shqipëri. Pas Korçës, Shoqata “Care for Albania” këtë radhë kishte zgjedhur Shkodrën, që është “Korça e Veriut siç është dhe Korça – Shkodra e Jugut” – u përsërit kjo thënie e Visar Zhitit.
Do të mbështet “Shtëpia e Fëmijëve”, që të mos ndjehen jetimë. Vitin e ardshëm do të kalohet në ndihmë të Kosovës.
Punohet vullnetarisht, pa u lodhur. “Misioni ynë është, – shkruan në dosjet e veta Organizata ‘Care for Albania’, – për të fuqizuar ata që janë në nevojë dhe për të nxitur qëndrueshmërinë brenda komunitetit tonë… Ne shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe inkurajuar – mirësia juaj nxit angazhimin tonë ndaj kësaj kauze!”
E mbështetur në traditën e mirë shqiptaro-amerikane “Care fot Albania/ Kujdesu për Shqipërinë” po bëhet dhe vetë pjesë e kësaj traditë…
“Care for Albania Team”
ALBUMI I VEPRIMTARISË