
– Exit Poll III i Notos: PS dhe PD-LSI ndahen me 70 mandate, vendimtar mandati i PSD-së së Tom Doshit-
Shqipëria mbylli votimet për zgjedhjen e Kuvendit të ri dhe mazhorancës qeverisëse. Sipas të dhënave të KQZ që pasurohen orë pas ore, deri në orën 20:00 pjesëmarrja në votime ka qenë 48.59%. Në total janë 5199 Qendra Votimi.
Në mbyllje të votimit, Celibashi tha se ky proces zgjedhor u kateraktertizua nga qetësia, suiguria dhe integriteti i tij si proces.
Celibashi: Nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime. Në përgjithësi procesi i votimit ishte në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ lidhur me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik. U realizua në një kohë mjaft të shkurtër, pa një rast të dytë.
Janë më pak se 200 Qendra Votimi që është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Por në vlerësimin tim ky projekt mund të konsiderohet me sukses të plotë dhe meritën e ka nënkomisionerja Pelinku që ka udhëhequr këtë proces dhe e falenderoj.
***.
Exit Poll III i Notos: PS dhe PD-LSI ndahen me 70 mandate, vendimtar mandati i PSD-së së Tom Doshit
Duket se opozita dhe PS janë shumë afër me vota dhe mandate sipas të dhënave të Exit Poll-it III të Antonio Notos në RTV Ora, kur janë përpunuar 100% e të dhënave. Kampioni për Exit-Poll është 30 mijë vota.
Sipas këtyre të dhënave, PS rezulton me 44.5-48.5% (46%), ose 68-72 mandate, me një mesatare prej 70 mandatesh.
Ndërkohë, PD-AN merr 42-46% të votave (44%), ose 64-68 mandate, me një mesatare prej 66 mandate.
Nga ana tjetër, LSI merr 4-8% (6%) të votave në rang kombëtar, ose 2-5 mandate, me një mesatare pre 3.5 mandate në gjithë vendin.
PSD e Tom Doshit sipas Exit Pollit të Notos merr 0-2% të votave (1%), ose 1-2 mandate, me një mesatare prej 1.5 mandate.
Po në këtë përqindje është edhe Nisma Thurje, por që sipas Exit Pollit të Notos nuk arrin të marrë një mandat.