
Dielli
Komisioni Përgatitor për Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA shpalli të hapur zyrtarisht fushatën për Kryetar të Vatrës dhe caktoi datën 26 Shkurt 2022 si datë në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme për kryetarin e Vatrës dhe organet drejtuese të Federatës Vatra. Komisioni Përgatitor Zgjedhor me përbërje: Besim Malota -Kryesues, Armin Zotaj- Anëtar, Bashkim Musabelliu- Anëtar, Elton Mara – anëtar, Mondi Rakaj – Anëtar, caktoi datën 20 Janar 2022 si datën e fundit në të cilën Komisioni Përgatitor Zgjedhor do të pranojë kandidaturat dhe platformat e kandidatëve për Kryetar të Federatës Vatra. Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të zhvillohet në New York. Zgjedhjet mbahen konform Kanunores në fuqi të Vatrës që daton që nga viti 1926. Të gjitha vendimet e Komisionit Përgatitor Zgjedhor do të botohen në gazetën Dielli në Print dhe në platformën Online të gazetës Dielli.