Përgatiti:Albano Kolonjari, Xhaka nuk do të jetë …/
Tatistika: 22 takime. Zvicra një fitore, pesë barazime, 16 fitore për Spanjën. Golavarazhi 18-48 për Spanjën.
- Takimi luhet në Saint Petersburg Stadium, St Petersburg. Ora 12:00 PM.
Referee ,Michael Oliver (ENG), Assistant referees, Stuart Burt (ENG), Simon Bennett (ENG), Fourth officiac, Ovidiu Haţegan (ROU)
“Çfarë ndeshje! Çfarë mbrëmje futbolli”, tha portieri Yann Sommer pasi priti penalltinë e Kylian Mbappé, duke i dhënë mundësinë Zvicrës të eleminonte Francën. Kjo ishte fitorja e tyre e parë në një turne nokaut që nga Kupa Botërore FIFA 1938, dhe nata më e madhe në historinë e futbollit zviceran kishte për protagonist tranjerin Vladimir Petković i cili kishte kërkuar falje për performancën e skuadrës së tij pas humbjes me Italinë 3-0. .Spanja luajti me ” zjarrin” në raundin e 16-të, duke dhënë mundësinë skuadrës kroate që nga një epërsi 3-1, 90-të minutat e takimit të perfundonin 3-3. Por në kohë shtesë spanjollët shënuan dy herë duke fituar 5-3. Skuadra e Luis Enrique filloi fazën e grupeve me dy barazime, më pas ata hynë në histori, duke u bërë skuadra e parë që shënon pesë gola në 2 ndeshjet të njëpasnjëshme gjatë finaleve të EURO-së 2020. “Besimi po ndërtohet dhe Spanja mund tja dali”, thotë Sergio Busquets i cili ka deshire të kujtojë se kur Spanja u takua për herë të fundit me Zvicrën në një turne, ata humbën 1-0 në hapjen e Kupës së Botës.
Vladimir Petković, trajner i Zvicrës: “Ndeshja kundër Francës ishte shumë emocionuese. Të gjithë lojtarët e mi dhanë 120%. Ishte ndoshta një nga lojërat më të mira të ekipit tim ndonjëherë. Do të na duhet një paraqitje e ngjashme kundër Spanjës në çerekfinale.”
Granit Xhaka, kapiten i Zvicrës: “Të gjithë mund të jenë shumë, shumë krenarë. Ne bëmë histori kundër Francës. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Ne mund të ëndërrojmë. Jemi akoma në turne. Ne e njohim Spanjën , kemi luajtur kundër tyre disa muaj më parë, por na duhet i njëjti karakter, e njëjta frymë luftarake që kemi treguar kundër Francës “.
Luis Enrique, trajner i Spanjës: “Unë jam gati për ndeshje si [fitorja 5-3 kundër Kroacisë] nëse kemi një tjetër – por nuk jam i sigurt nëse familja ime ose tifozët ndihen të njëjtën gjë! Ne nuk do të luajmë futboll mbrojtës. Ne vetëm do te mbrohemi duke u përpjekur të zotërojmë topin dhe të luajmë shpejt”.
Ferran Torres, Spanjë: “Njerëzit thanë që Spanja nuk mund të shënonte, por unë kurrë nuk e mendova atë. Kur punon shumë, merr shpërblime. Nuk më intereson kush luajmë në çerekfinale. Do të shkojmë në çdo lojë duke besuar se varemi vetem nga vetja jonë”-
Ja si mund te luajne skuadrat.
Switzerland: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović
I skualifikuar: Xhaka
Mungon ne ndeshjen tjeter nese merr te verdhe: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär
Spain: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres
I skualifikuar: none
Mungon ne ndeshjen tjeter nese merr te verdhe: Jordi Alba, Busquets, Pau Torres, Rodri