– LE JOURNAL (1901) / DEKLARATË ZYRTARE : “ISMAIL QEMALI DËNOHET ME VDEKJE NË MUNGESË.”/
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2019/
“Le Journal” ka botuar, të premten e 14 qershorit 1901, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dënimin me vdekje në mungesë ndaj Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :Ismail Qemal Beu Dënim me vdekje për ish-këshilltarin shtetëror
“Konstandinopojë, nëpërmjet Sofjes, 13 qershor. – Një deklaratë zyrtare njofton dënimin me vdekje në mungesë, të Ismail Qemal beut. Bëhet fjalë për ish-këshilltar shtetëror, Vali i Tripolit të Barbarisë, autor i botimeve fyese kundër Sulltanit.”…..