Sherbimet funerale do te kryehen te Dielen me 8 Mars, nga ora 11-14.00 ne Shtepine Mortore qe ndodhet ne adresen:
Morton Funeral Home
663 Grandview
Ridgewood , NY 11 385.
Sipas amanetit të tij, trupi i Prof. Mentor Përmetit, do të prehet në Shqipëri.
Në datën 5 Mars 2015, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare, Profesor Mentor Përmeti, ish antar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, drejtues i lartë në disa institucione të sistemit të bujqësisë.
Mentor Përmeti, lindi në Tiranë, më 20 dhjetor 1920. Ka mbaruar Gjimnazin e Tiranës, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Sofjes, Bullgari në degën e Agronomisë. Fillimisht ka punuar si seleksioner për bimët foragjere dhe më vonë ka punuar me seleksionimin e bimës së grurit. Në vitin 1991, në strukturën e mbjelljeve të grurit, kultivarët e krijuar nga prof. Përmeti, zinin gati 60 për qind të sipërfaqes së mbjelljeve në shkallë vëndi.
Profesor Mentor Përmeti, e nisi punën si bashkëpuntor shkencor në Stacionin e Kërkimeve Bujqësore, Laprakë në vitin 1951. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë, deri edhe me detyrën e zëvëndësministrit . Në fundvitet ’50, drejtoi disa vite Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë, më vonë kreu detyrën e rektorit dhe pedagogut në ish Institutin e Lartë Shtetror të Bujësisë (sot Universiteti Bujqësor). Ka punuar disa vite në Ndërmarjen Bujqësore të Sukthit, në NB ”29 Nëntori ‘’ në Lushnjë. Nga viti 1978 deri në vitin 1981, punon për të dytën herë si drejtor i IKB Lushnjë. Më vonë punoi në Komitetin e Shkencës dhe Teknikës, në Institutin e Kërkimeve Biologjike, në Akademinë e Shkencave, etj. Kudo ku ka punuar, është dalluar për përkushtim, për njohuri të thella shkencore e praktike, i papërtuar dhe krijues, duke udhëhequr me shëmbullin personal. Kurdoherë ka qënë novator, dhe i papajtueshëm me mendimet konservatore.Të gjithë ata që kanë punuar me prof. Mentor Përmetin, ruajnë kujtimet më të mira për të si drejtues, si koleg dhe shok e mik besnik.
Profesor Mentor Përmeti, ishte ndër tre ‘’Kandidatët e Shkencave të Bujqësisë”, të parë në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu ka qënë kryeredaktori i parë i ‘’Buletinit të Shkencave Bujqësore’’, me fillesë vitin 1962. Është bashkëautor në ‘’Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (Akademia e Shkencave, 1985). Në fushën e botimeve, është nga të parët për numrin e tyre, autor i mbi 40 tituj librash, broshurash, tekste mësimore, pa llogaritur artikujt shkencorë e problemorë në shtypin e kohës. Ka hartuar me dhjetra kumtesa e referate, të mbajtura brenda e jashtë vëndit. Duhet theksuar se ai ka drejtuar me kompetencë Konferencën Kombëtare të Shkencave të Bujqësisë në vitin 1975 dhe ka punuar për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botimi i vitit 2007. Ka udhhequr me dhjetra studentë në mbrojtje diplomash si dhe shumë specialitë të instutucioneve shkencore apo të prodhimit, për marjen e titujve shkencorë.
Profesor Mentor Përmeti, ka qënë antar i Akademisë së Shkencave, ishte ndër tre specialistët më të përgatitur e me meritokraci, krahas, profesorëve, Hysen Laçej e Teki Tartari. Ai ka dhënë ndihmesë e ka bashkpunuar edhe me Akademinë e Shkencave të Kosovës, dhe Akademitë e tjera në trevat shqiptare. shqiptar.
Kudo në Atdheun tonë gjen gjurëm të punës së tij shkencore, siç i gjen ato në çdo ferëm dhe në arsimin bujqësor shqiptar. Trashigimia e tij arsimore – shkencore do të mbetet në themel të zhvillimit të ardhshëm bujqësor- mjedisor të vëndit e rajonit.
Për punë të mirë, është dekoruar disa herë me medalje e Urdhra Pune si dhe me Urdhërin ‘’Mjeshtër i Madh’’ si dhe ‘’Qytetar Nderi i Përmetit’’.
Vitet e fundi të jetës së tij, i ka kaluar në emigracion, në Amerikë, bashkë me vajzën, Mirën, dhëndrin Gëzim Gjyrezi dhe me mbesën e nipin, etj, e ku asnjëherë nuk i kanë munguar dashuria dhe shërbimi, pas gjëndjes së rënduar me shëndetin.
Kujtimi i Profesor Mëntor Përmetit, do të mbetet i paharruar, në kujtesën e brezit me të cilin punoi, të kolegëve e tij, të bashkëpuntorëve shkencorë si dhe studentëve që e patën pranë. Po ashtu ai do të kujtohet edhe nga punonjësit e prodhimit bujqësor, nga fermerët, me të cilët ka ndarë kudo e kurdoherë gëzimet e shqetësimet. Profesor Mentor Përmeti, do të mbetet një mësues i madh. Nga jeta e puna e tij do të kenë çfarë të mësojnë edhe brezi i ri, sidomos ata që do të kenë fatin të vazhdojnë rrugën në fushën e bujqësisë. Sipas amanetit të tij, trupi i Prof. Mentor Përmetit, do të prehet në Shqipëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! I qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë ! U prehtë në paqe e qetësi!
Sherbimet funerale do te kryehen te Dielen me 8 Mars, nga ora 11-14.00 ne Funeral Home qe ndodhet ne adresen:
Morton Funeral Home
663 Grandview
Ridgewood , NY 11 385.
Sipas amanetit të tij, trupi i Prof. Mentor Përmetit, do të prehet në Shqipëri.
Telefoni i familjes: Tel 17187302407.
Llazar says
I perjetshem kujtimi i tij. Nje shqiptar i madh dhe shkenctar i palodhur me shume ndihmesa ne fushen e bujqesise shqiptare, qe e cuan ate ne rezultate madheshtore. ardhte dheu i lehte ne Shqiperine meme!
Shukri says
Prof. dr. Shukri Fetahu
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Bul. “Bill Clinton” n.n. 10000 Prishtinë, Kosovë
shfetahu@hotmail.com & shukri.fetahu@uni-pr.edu
Prishtinë: 15 mars 2015.
AKADEMIK MENTOR PERMETI, KOLOSI I SHKENCËS BUJQËSORE SHQIPTARE
Akademik, Muzafer Korkuti, Kryetar
Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Prof. Dr. Fatos Harizaj, Rektor
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Prof. Dr. Ardian Maçi-Dekan i FBM
Prof. dr. Fetah Elezi
Të dashur familjar të akademik Mentor Permeti,
Të dashur koleg të akademik Mentor Permeti,
Të dashur miq,
Motra e vëllezër,
“Gjurmëve të shkencëtarit mund të ecë gjithkush, por jo edhe gjurmëve të fatit të tij”
Me hidhërim e pranova njoftimin për ndarje nga jeta të Akademik Mentor Permeti, një nga baballarët e shkencës bujqësore shqiptare, një thesar i jashtëzakonshëm, me botime, tituj shkencorë, bibliografi, leksione e tekste mësimore, seleksionues dhe krijues i disa kultivarëve të grurit, kontribute këto që kanë vlerë shekullore!
Në këso raste, nuk mund të shkruhet kjo letër pa pjesën e ndjenjave shpirtërore e mbushur me dhimbje dhe boshllëk, kur një shkencëtar i tillë ndahet nga jeta. Vendin e tij vakant, askush nuk mund të plotësoj, koha mund të ndryshojë shumë gjëra, por jo edhe kujtimin për Akademik Mentor Permeti.
VULLNETI I ZOTIT DHE FATI NJERIUT !
Mentor Përmeti, në mozaikun e shumtë të shkencëtareve shqiptarë, zë një vend të merituar dhe të nderuar, është një nga baballarët, themeluesi i shkencës në Shqipëri. Në institucionet dhe shkencën shqiptare, ai ka merita të veçanta: specialist, lektor, gjenetist, seleksionues, profesor, akademik, por edhe drejtor, kryeredaktor, zëvendësministër, rektor etj.
o Jeta duket e çuditshme, Perëndia falë personalitete me vizione dhe kontribute të veçanta, sikur Akademik Mentor Permeti, të cilit kurrë nuk mund t’i themi lamtumirë, por vetëm t’i shprehim falënderim dhe të ruajmë kujtimin me respektin më të thellë njerëzor dhe të sinqertë, për kontributet e tij dhënë shkencës dhe mendimit shkencor shqiptar. Akademiku, si i tillë ishte dhe do të mbetet pjesë e krenarisë dhe trashëgimisë kombëtare.
Të dashur motra e vëllezër,
o Largimi nga jeta e Akademik Mentor Përmetit, pa dyshim për gjithë ne, është humbje e një shkencëtari me vizione të qarta zhvillimore, themelues i institucioneve dhe një nga baballarët shkencës bujqësore shqiptare .
o Ndarja e tij nga jeta, është një humbje e pa kompensim për familjen dhe familjarët e tij, miqtë, kolegët, dhe shkencën shqiptare në të cilën ai la një gjurmë të pashlyeshme.
o Akademik Përmeti, edhe pse fizikisht largohet nga jeta, është e pamundur të largohet nga memoria e mijëra studentëve, pedagogëve dhe personelit të Universitetit Bujqësor e më gjerë për shekullin që po jetojmë.
o Gjatë karrierës së tij të gjatë, Profesor Mentori, dha një kontribut të shquar në themelimin dhe avancimin e shkencës shqiptare në veçanti asaj bujqësore. Si një dijetar dhe me fuqi intelektuale të jashtëzakonshme, kishte ndikim të madh në avancimin e shkencave bujqësore, por edhe ngritjen e kapaciteteve intelektuale të qindra profesionistëve të lëmit bujqësor. Me largimin e tij nga jeta, shkenca Shqiptare në Shqipëri, mbeti pa kolosin e një epoke që do të shënohet me emrin dhe punën e tij.
o Trashëgimia e tij dëshmon për personalitetin autentik dhe të paimitueshëm, që do të mbahet në mend si një intelektual i cili nuk e kurseu as veten as të tjerët, për avancim të punës akademike e shkencore dhe profesionale në Shqipëri.
o Profesor Permeti, do të vazhdojë të jetoj gjatë me idetë, mendjen, produktet e tij shkencore dhe intelektuale, por edhe mendimet e tij në fushën e bujqësisë, do të jetë pjesë e tryezave të debatit, për të sotmen dhe të nesërmen e veprimtarisë dhe ecurisë së shkencës bujqësore në veçanti gjenetikës së bimëve dhe seleksionimit të bimëve.
o Në mozaikun e shumtë të shkencëtareve shqiptarë, zë një vend të merituar dhe të nderuar është një nga baballarët, themeluesi i shkencës së Shqipërisë. Trashëgimia e Akademik, Mentor Permeti, si intelektual dhe shkencëtar i rrallë me vlera të larta shkencore e profesionale, do të jetë model frymëzimi për brezat e ardhshëm të shkencëtarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë.
Motra e vëllezër,
Në pa mundësi të prezencës në Tiranë, me rastin e homazheve për Akademik Mentor Përmeti, me anë të kësaj letre më lejoni të ju shprehi ngushëllimet më të thella njerëzore, për familjen dhe familjarët, kolegët e akademikut, ish studentët dhe miqtë e tij në mbarë botën.
Zoti e bekoftë shpirtin e madh të Mentor Përmetit, i cili shpirt gjithmonë ishte në funksion të mirëqenës dhe shkencës shqiptare!