

Boston, MA. 18 mars 2025/
“Kjo është dita që e bëri Zoti; Le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të” (Psalmi 117:24)
Fort Lumturia Juaj, Kryepeshkop i Zgjedhur, Vëlla i ynë i dashur dhe Bashkëmeshëtar në Krishtin Zotin tonë,
Në përfundimin e Liturgjisë Hyjnore Hierarkike të së dielës së kaluar në Kapelën e Shkollës së Teologjisë Orthodhokse të Kryqit të Shenjtë në Brookline, Massachusetts, morëm lajmin e gëzueshëm për zgjedhjen tuaj në Fronin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Që kur lajmi i madh u bë i ditur në mbarë botën, zemrat dhe mendjet tona janë mbushur me shumë gëzim dhe lumturi shpirtërore, duke falënderuar Zotin tonë Jesu Krisht, Kryepriftin dhe Atin e Tij të përjetshëm që dërgoi Ngushëllimtarin e Tij, mbi anëtarët e nderuar të Sinodit të Shenjtë, duke u dhënë atyre Providencën Hyjnore për t’ju zgjedhur juve si pasardhës i denjë i paraardhësve tuaj.
Fortlumturia Juaj! Roli që do të merrni dhe Froni në të cilin do të ngjiteni, do të sjellë ajër të freskët, do të fillojë një epokë e re, do të forcojë dhe ripërtërijë marrëdhëniet e vjetra dhe tradicionale, ndërsa do të krijojë miqësi të reja, do të sjellë shpresa dhe pritshmëri të reja që do të vijnë me shumë sfida të kësaj bote të trazuar, por ne jemi të bindur se Shpirti i Shenjtë dhe Hyjnor, Këshilltari i Madh, Shpirti i së Vërtetës, i Cili buron prej Atit, do t’ju drejtojë me mençuri në udhëheqjen tuaj, duke lundruar anijen e Besimit tonë të të parëve në këtë det të stuhishëm, me trimëri, shoqëri dhe guxim, duke e drejtuar atë drejt horizonteve të reja të limanit të Shpëtimit tonë.
Me shpresën e sinqertë se do të takohemi në një të ardhme të afërt, lutemi që Perëndia i Tërëfuqishëm t’ju japë shumë shëndet dhe forcë për të barituar grigjën tuaj dhe, në emër të klerit tonë dhe të gjithë popullit besimtar të Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikave, ju urojmë një shërbesë Kryebaritore të frytshme, të bekuar dhe të suksesshme për shumë vite.
Duke ju përqafuar vëllazërisht, ju themi me gëzim: AXIOS! I DENJË!
Në dashurinë e Krishtit dhe të Mëmëdheut tonë të përbashkët, mbetemi përherë i juaji, Vëllai i juaj Bashkëmeshëtar
† THEOFANI
i Filomilisë dhe Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikave