Ne foto: Shkoder 2 Prill…/
Nga Fritz RADOVANI/ Ju lutem mos më keqkuptoni! Kur turpi hahet me bukë ai asht ushqim…
Edhe gushakuqët kanë ditën e tyne nr. 41 në listë. Ata ua kanë marrë ditën e pranverës dallëndyshave, jo me forcë por me “vullnetin” e tyne, tue e festue até në ditët e para të stinës së verës, pikrisht në një nga datat ma të pritëshme per ndrrimin e qeverisjes, me 23 Qershor 2013.
Po, dallëndyshat çka u bane? – Flitet se kanë ikë dikund ma larg se në Misir… Thonë se u ka mbetë “hatri” që komunistët nga inati me Filip Shiroken, ua kanë flliq Shkodren…
Nuk kanë faj fare! Filloi në Prill të 1913 me hanger pare tradhëtije Esad Pashë Toptani, dhe u bane plot 100 vjet, me 22 Prill 2013 që nipat e sternipat e tradhëtarit (nuk po i shkruej të gjithë, se kam frikë se po harroj ndonjë…) erdhen prap, me lidhë miqësi me pushtuesit e vjeter…
Me i pyet kush, po shka po bani kështu? Të gjithë “njëzëri” pergjegjin: “Po pse, iu bënë juve shkodrianëve pershtypje kjo, a nuk jemi me fëtyrë nga Europa?” Në të vertetë nuk kanë faj, u asht ba fëtyra … tash 72 vjet tue i premtue Popullit Shqiptar, se “do hajmë me lugë ari!”.
Po lugët e arit ku janë? – Sternipi nuk i zen me gojë, ka frikë se i duhet me i shkri per me zevendsue lingotat që ka vjedhë gjyshi në thesarin e Bankës Shtetit Shqiptar… Po edhe me kenë, neser me ia kthye gjykata Pallatin e Brigadave apo të mbretit (nuk po dij i kujt asht, se nuk po dij as kush ka pague me e ba…), me shka do të hanë qeveritarët tanë, ata nuk perdorin pirunjë, se hanë me gishta kur shkojnë në “Konferencen Islamike”, po lugë e thika i kanë edhe nder zyre.
PPSh na la një trashigimi me na pasë lakmi edhe vendet tjera të “Konferencës Islamike”.
Kush nuk asht trashigimtar në Shqipni?! Cili mret, president, kryeminister, minister i mbrendshem apo bodigard i tyne, nuk ka “tapi” per të gjitha institucionet shtetnore dhe ata “private” kur ua venë synin ata, a “nuk janë të tyne” tue fillue nga Presidenti?…
Të flasim “drejtë” dhe troç: – Kush e ndertoi burgun e Burrelit, Gjinokastres, Tiranës apo të Shkodres? – Populli a qeveritarët? – Sikur Ahmet Zogu, mos të ndertonte “burgun e Burrelit” a do ti vente kush bustin e tij në Burrel… – Nuk besoj!
Po sikur, Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Koçi Xoxe, të mos hapnin në 1946 në Shkoder, 26 hetuesi, burgje e podrume torturash, a do të ishin “heronjë populli” këta barbar?
– As këte nuk e besoj! Prandej, edhe kerkohet rivendosja e tyne nder sheshe!
Po sikur, të mos hapnin kampet e interrnimit dhe të shfarosjes apo fermat famkëqija, dhe shfrytzimin e minjerave me të burgosun, mese ata do të joshnin bankat Islamike e Perëndimore?
Po pse, budallenjë janë turqit, që mbajnë “peng” qeverinë shqiptare tash 100 vjet me “veqilat” e tyne, tue ua krijue të gjitha kushtet e sigurisë, madje edhe tue i quejtë “pashallarë’, “hoxhallarë, shehjlerë apo haxhi – ibriklerë…” të tyne, dhe tue “garantue” per ta? …
Janë ba plot 21 vjet që Shqiptarët vazhdojnë me votue per “trashigimtarët” që jo vetem i vodhën dhe i plaçkitën, po edhe i masakruen dhe i vranë tue i dhunue si asnjë pushtues tjeter…
Të gjithë pa pikë turpi në se nuk kishin teserat e PPSh, ishin bashkpuntorë të atij sigurimi që ka ushtrue dhunen dhe Gjenocidin ma barbar të Shek. XX në Shqipninë Martire! Autorët e këtij Gjenocidi jo vetem nuk u dënuen gjatë qeverisjes 21 vjeçare, gjoja “demokratike”, po edhe u asht dhanë mundsia me zhdukë edhe “dosje” e dokumenta të krimeve të tyne mizore.
Tue fillue nga Presidentët, Kuvendi Popullor i Haxhiqamilistëve dhe qeveritarët anadollakë që edhe pse ndonjë thotë se jam “kaurr”, ashtu mund të jetë, “po katolik kurrë”! Me respektue të gjitha “titujt e dekoratat” që janë dhanë nga qendra vrastare e atij “Kuvendi barbarësh”, kjo nuk i lejohet as Muslimanëve, as Bektashijëve, as Ortodoksëve dhe as Katolikëve Shqiptarë të vertetë!
Ata që vazhdojnë rrugen e kriminelëve të vitit 1944, janë kriminelë pasues ma të poshter!
Të bash thirrje me votue per këta dhe të votosh si asht votue, asht tri herë tradhëti:
- Kundrejt Gjakut Martirëve të Atdheut.
- Kundrejt Vorrezave të zhdukuna nder kampe shfarosje e interrnimi.
- Kundrejt Rinisë Shqiptare, që do të konsiderohet trashigimtare e një vendi pa Histori.
E ndoshta, krimi ndaj Rinisë Shqiptare asht ma i madhi, mbasi do të vertetojnë të gjitha ato shpifje e poshtersi per të cilat, nder shekuj na kanë veshë okupatorët e komshijtë dashakëqijë.
Të votosh per tradhëtarët e Atdheut që kanë shitë Trojet tona, kanë dhunue Flamurin e Atij Gjergj Kastriotit që shpetoi Europen nga barbarizmi anadollak, kanë nenshkrue marrveshje pushtimi dhe zaptimi nga jugosllavët, grekët, turqit apo rusët e kinezët, pa perjashtue tryezat e flliquna të Italisë, në vitin 1991 në Venecia…apo në ….asht Tradhëti Kombtare dhe asgja ma pak.
E ku, thoni ju, se duhet perdorë fjala “turp”?
Melbourne, 28 qershor 2013.
Pershendetje z.Franz Radovani! Un kam pas privilegjin te njoh ty qysh kur ti ishe I ri,(vishe pe vizite ne Lezhe te prof.Nush Radovani),gjithashtu te kam pas si perkthyes ne Ambasaden Amerikane ne Beograd.Ta di per nder te madh kur ne menyr perfekte ma perktheve pergjigjen kur intervistuesi Amerikan me bani: “Cka t’ka ba ty personalisht qeveria Komuniste Shqiptare” ….Pergjigjja jeme ishte..”M’ka zhgul nga shpirti rinin,un prej fmi u bana burr pa pas rini”.Dhe per at perkthim original ta di per nder dhe sta harroj kurr.Un ne realitet ti kam lexu te tana shkrimet e tuja dhe te admiroj shum.Te uroj nga zemra tana te mirat e ksaj Bote.Me rrespekt Gim Pergega, Philadelphia USA.