
Nga Dr. Bledar Kurti/
37 vjeçar, i shuar nga jeta në të njëjtën moshë me mjeshtrin e Rilindjes, Raphael-in, Vincent van Gogh, simbol i post-impresionizmit, meteori i artit botëror, gjatë jetës nuk arriti të kishte famën dhe njohjen që meritonte. Nga mbi 900 vepra ai shiti vetëm një tablo, 𝑉𝑟𝑒𝑠ℎ𝑡𝑎𝑡 𝑒 𝐾𝑢𝑞𝑒 𝑛𝑒̈ 𝐴𝑟𝑙, e cila gjendet në Muzeun Pushkin në Moskë. Sot, veprat e tij janë më të shikuarat, admiruarat, e vlerësuarat në mbarë botën dhe tablotë luledielli vazhdojnë të mahnitin njerëzimin me trishtimin e tyre hyjnor, të cilat reflektojnë gjendjen vdekatare të njeriut, të sjellë në jetë nga Hyji përmes diellit, drita jonë e përjetshme, e të dhuruar ndaj nesh përmes artit.
Vincent van Gogh vdiq më 29 korrik 1890 e u varros të nesërmen. Emile Bernard, një piktor impresionist dhe mik i Van Gogh në një letër të tij e përshkruan kështu varrimin:
“Në dhomën ku ishte vendosur trupi i tij, të gjitha pikturat e tij të fundit ishin varur në mure si një aureolë për të, dhe madhështia e gjeniut që rrezatonte prej tyre e bënte atë vdekje edhe më të dhimbshme për ne artistët që ishin aty. Arkivoli ishte i mbuluar me një rrobë të thjeshtë të bardhë dhe mbi të kishte shumë lule, luledielli që ai i donte aq shumë, gjeogjina të verdha, e lloj-lloj lulesh të verdha gjendeshin kudo. Ajo ishte ngjyra e tij e preferuar, simbol i dritës që ai ëndërronte, si në zemrat e njerëzve, si dhe në veprat e artit. Pranë tij në dysheme, përballë arkivolit, ishte kavaleti, stoli portativ, dhe penelët e tij.”
Shkrim shterues mbi veprat dhe jetën e Van Gogh ![]()