Nga GËZIM LLOJDIA/
“100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare” ka qenë idea i ekspozitës që u çel në ambientet e Muzeut të Pavarësisë në qytetin qytetin e flamurit në Vlorës .Fullani i dhuron Muzeut të Pavarësisë një çift monedha relikt. Ekspozita e cila qëndroi e hapur përmbante material për historinë e monedhës e cila u ekspozua .Krahas materiali shoqërues: BSH sjell një material të pasur lidhur për monedhat e shtypura si dhe simbolikën që ato paraqesin.
Banka e Shqipërisë është krenare te kremtoje 100 vjetorin e shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, duke shtypur një sen prej tre monedhash përkujtimore me tematike “100 vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.Thuhet në këtë material të BSH .Sipas këtij institucioni kjo seri vjen ne nderim dhe përkujtim te gjithë frymëzimit dhe përpjekjes intelektuale, rilindase, shtet-formuese, qe vulosi historinë e shqiptareve. Me 28 nëntor 1912, u mblodh Kuvendi kombëtar i Vlorës me delegate nga mbare trevat shqiptare, i cili mori vendimin për shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë.
Kështu, ne këtë date te shënuar nga te gjithë përfaqësuesit e trevave mbarëshqiptare, u firmos Akti i Shpalljes se Pavarësisë, ne te cilin nderte tjera shkruhej “… Shqipëria me sot te behet me vehte, e lire, e mosvarme …”.Firmosja e Aktit te Shpalljes se Pavarësisë nga te gjithë pjesëmarrësit ne Kuvendin e Vlorës u shoqërua edhe me formimin e një Qeverie te Përkohshme, me ne krye Ismail Qemal Vloren (Ismail Qemali) dhe menjëherë pas kësaj, ne ballkonin e ndërtesës ku u mbajt kuvendi, u valëvit flamuri kombëtar. Flamuri kuq e zi, ne emër te te gjithë delegateve dhe popullsisë shqiptare, u ngrit edhe ne shume qytete te tjera te Shqipërisë, për te ripohuar edhe njëherë dëshirën dhe vendimin e shpalljes se Shqipërisë shtet te pavarur!
Ne kuadrin e 1 OO-vjetorit te shpalljes se Pavarësisë, Banka e Shqipërisë ne vitin 2012 i kushtoi vëmendjen e merituar kësaj ngjarjeje te rëndësishme te historisë se vendit. Ajo miratoi shtypjen e monedhave përkujtimore për qëllime numizmatike, te cilat ne pamjet e tyre paraqesin simbolet e kësaj ngjarjeje: portretin e Ismail Qemalit, Aktin e Shpalljes se Pavarësisë, shqiponjën e flamurit qe u ngrit ne Vlore .
MONEDHE ARI 200 LEKE
Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore, ne 28 nëntor 1912. Nen te është shkruar vlera emërore 200 Leke. Te dyja se bashku japin idene sikur janë mbështetur mbi kangjellat e ballkonit te ndërtesës ku ka qëndruar Qeveria e Ismail Qemalit dhe sot shërben si Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Mbi kokën e shqiponjës janë shkruar fjalet “100 VJET PAVARESI” e mbi to, gjendet një motiv, stilizim i xhufkave (thekeve) qe rrethonin flamurin si kornize.Ne pamjen e pasme, ne qendër te monedhës është vendosur portreti i Ismail Qemalit, poshtë portretit emri i tij. Ne te dyja shpatullat e portretit qëndrojnë vitet 1912 dhe 2012, viti i ngritjes se flamurit ne Vlore dhe ai qe shënon 1 00- vjetorin e pavarësisë. Si një aureole, mbi koke shkruhen me germa kapitale fjalet “SHQIPERI – ALBANIA” e mbi to gjendet i përsëritur, motiv i stilizuar i xhufkave (thekeve), qe rrethonin flamurin si kornize.
MONEDHE ARGJENDI 100 LEKE
Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore. Nen te është shkruar ne reliev vlera emërore 100 Leke. Ka te shkruar ne hark sipër “28 nëntor 1912” dhe ne hark poshtë “100 VJET PAVARESI”, te vendosura ne drejtim vertikal. Ne një rreth imagjinar janë vendosur 100 yje te vegjël qe mbyllin realizimin e vizatimit. Ne pamjen e pasme, monedha ndahet ne dy rrathë. Ne pjesën qendrore te saj ka te vendosur Aktin e Pavarësisë. Ne rrethin e dyte ka te shkruar ne hark sipër “SHQIPERI – ALBANIA 2012” dhe ne hark poshtë “AKTI I SHPALLJES SE PAVARESISE”. Ne një rreth janë vendosur 100 yje te vegjël qe mbyllin realizimin e vizatimit.
MONEDHE NE METAL TE THJESHTE 50 LEKE
Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore, e vendosur ne marrëdhënie te drejtpërdrejtë me një element bashkëkohor. Vitet 1 912-201 2 vijnë te shkruara ne formën e numrave dixhitale, për te sjelle ne te tashmen rendësin e kësaj ngjarjeje te madhe. Ne hark sipër është shkruar “100 VJET PAVARESI” dhe ne hark poshtë, vlera emërore e monedhës 50 Leke. Ne te dyja anët ne hark te monedhës është vendosur shqiponja. Ne pamjen e pasme te monedhës, zë vend skulptura simbolike me dy duar te bashkuara fort me njëra-tjetrën, e cila është përdorur me qellim pergimin e mesazhit te mevetesise dhe shkëputjes nga varësia nder vite nga shtetet e tjera. Ne ane te veprës është vendosur titulli i skulpturës “Besëlidhja”, si dhe është shkruar dhe emri i skulptorit te kësaj vepre, Asim Lokaj. Ne harkun sipër shkruhet “SHQIPERI -ALBANIA” ndërsa ne hark poshtë është vendosur viti jubilar i kësaj ngjarjeje te rëndësishme historike, për mbare shqiptaret, viti 201 2. Ne te dyja anët, ne hark te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore.
SPECIFIKIMET TEKNIKE
1. Monedha 200 Leke me tematike “1 OO-vjetori i shpalljes1 se Pavarësisë”.
Vlera emërore 200 Leke
Materiali Ar
Pastërtia 917/1000
Pesha 7 5.50 gr
Diametri 25.45 mm
Forma e dhembezuar
Tirazhi 1.000 (nje mije) cope
Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori Petraq Papa.
2. Monedha 100 Leke me tematike “100-vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.
Vlera emërore 100 Leke
Materiali Argjend
Pastërtia 925 / 1000
Pesha 30 gr
Diametri 38 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 1.000 (nje mije) cope
Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori
Orgest Tafa
3. Monedha 50 Leke me tematike “100-vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.
Vlera emërore 50 Leke
Materiali CuNiZn
Ngjyra e verdhe
Pesha 12 gr
Diametri 27.25 mm
Forma e dhëmbëzuar
Tirazhi 10.000 (dhjetemije) cope
Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori
Gentjan Gjikopulli