NGA DALIP GRECA/
* Historia e Shkencëtares 26 vjecare,Detina Zalli,që kapërceu racizmin e bashkemoshaterve angleze ne shkollen publike si një e fëmije emigrantësh dhe ngjiti shkallët e dijes me një shpejtësi të pazakontë./
* Si nisi ëndrra e Harvardit, si një lojë dhe u kthye në një garë të ethshme, ku ajo u shpall fituese mes një grupi të madh nga e gjithë bota, që e kërkonte atë vend?/
* Dy motrat binjake, doktore të Shkencave, Detina në degën e biologjisë molekulare, ndërsa Argita në atë të Imunologjisë/
*Në shtator shkencëtarja e re do të nisë të provojë edhe një fushë të re, atë të pedagoges. Ajo do t’u japë studentëve të mjekësisë lëndën “Facial Anatomy Development and Genetics”.
Nga Detina Zalli pata marrë një përshëndetje me shkrim kur ajo pat ardhë në Universitetin emërmadh të Harvardit në Boston për doktoraturën në Biologji molekulare. Ndërmjetëse e lidhjes ishte Aurora Karameti Ndrio, vajze nga Lushnaj, e bija e Zoi Ndrios. Deti, sic e thërrasin shkurt, më shkruante se do të vinte në Nju Jork dhe se mund të takoheshim.Takimi i atëhershëm nuk u realizua, edhe për shkak të shëndetit tim.Prezantimi i Detinës ishte fare i shkurtër:”Edhe unë si ju jam nga Lushnja. Në fakt babai im është nga Bubullima e Lushnjës, por unë kam lindur në Patos-Fier dhe jam larguar andej në vitin 1999 së bashku me prindërit dhe motrën binjake, Argitën. Jam përzgjedhur përmes konkursit që të realizoj doktoraturën për Biologji Molekulare në Harvard”.
Kur mësova nga Vera Mjeku se Detina Zalli ishte përzgjedhur si një nga kandidatet e Albanian-American Success sotories”, natyrisht që më erdhi mire dhe mendova se ishte koha për të shkruar për të.U lidha me Detinën për të mësuar historinë e jetës së saj për t’ua përcjell lexuesëve bashkombas. Lexojeni, ia vlen. Është një histori me të papritura, tamam si në përralla. Familja Zalli është nisur si qindra e mijëra familje të tjera shqiptare në rrugët e panjohura dhe pa destinacion të paracaktuar të refugjatëve.
***
Histori e dy motrave binjake nga qyteti i Fierit është sa e vecantë aq dhe me të papritura. Janë fëmijë të prindërve emigrantë që ia nisën aventurës drejt shtetit britanik me para të marra borxh dhe në një rrugë me shumë të papritura.Iu premtua rrugëtimi me avion, por përfunduan si thasë sipër një mauneje.
Ishte vitit 1999. Qëndrimi në Fier ishte bërë i pamundur. Prindërit vendosën që të emigronin. Po ku? Aso kohe flitej shumë për Anglinë e cila krahas Amerikës ishte një nga mbështetëset potenciale të luftës në Kosovë. Vetë kryeministri Tony Blair qe shprehur se “ duhet të korrigjojmë historinë në marrdhëniet e Evropës me kombin shqiptar.”
… Dhe familja Zalli vendosi që të nisej drejt Anglisë. Grupet e “bizneshit” të trafikut kishin krijuar zinxhirin e zgjatur që niste nga Shqipëria dhe kalonte nëpër shtete të Evropës, e zgjatej deri në Anglinë e largët. Duheshin para. Shumicën e shumës familaj Zalli u detyrua që t’i merrte borxh. U premtuan për të shkuar në Londër shumë shpejt me aeroplan, por pastaj përfunduan sipër një mauneje, ilegalisht.Pas një udhëtimi raskapitës prej 8 ditësh e tetë netësh arritën.
-Kur e kujtoj atë udhëtim, më dridhet trupi, shprehet Detina në një rrëfim për gazetën Dielli.
Ajo dhe motra binajke, Argita, ishin fëmijë 11 vjecarë dhe rrugëtimi i vështirë në një makinë të mbuluar ku të zihej fryma ishte një aventurë e dhimbshme, por kishet dhe më keq. Qindra e mijëra familje kishin udhëtuar në kushte më më vështira, madje jo pak patën humbur dhe jetën.(Lexojeni te plote ne Diellin e printuar)
Cdo shqiptar I sukseshem I ben nder atdheut te vet dhe inkurajon te tjeret te behen te sukseshem. Nderime dhe respect per zonjen Zalli.
Urime kësaj shkencëtareje të re shqiptare.Sa mirë bën miku im që i publikon këtë elitë të re shqiptare.Të fala L.S.
Racizmi nuk eshte penges per shqiptaret qe shkojne ne shkollat publike te cilat jane te mbushura me emigrant nga e gjithe bota.Mesazhi duhet te jete “puna sistematike e palodhur jep rezulate “.Dalip Greca duhet te shkruaj nje artikull per Selim Shkelqimin qe mbaroj gjimnazin Lushnjes me rezultate te mira dhe arriti te shkoje ne shkolle te larte, panvaresisht racizmit te eger te bashkemoshatareve dhe mesuesve te tij…….
Hej demokracia shqiptare per fjalen e lire, do ta botoni komentin tim apo do ti beni editim………..