
(26 nëntor 1880-26 nëntor 2024).
NGA NDUE BACAJ
Kongresi I Berlinit dhe fuqitë e mëdha Europiane kishin vendosur, me pa të drejtë të zgjeronin me troje etnike shqiptare, principatën e ardhacakëve të Malit të Zi, të zbritur sëvoni nga Uralet. Meqense projektet e para të kongresit të Berlinit dhe fuqive të mëdha të Europës dështuan në dorzimin Plavës e Gucisë, si dhe të Hotit e Grudës e më gjërë, për shkak të mbrojtjes heroike që u bënë shqiptarët trojeve tyre. Në këto kushta ata vendosen që në vend të këtyre trojeve, Malit të Zi t’i japin Ulqinin, Ulqinin historik të banuar prej mijëra vitesh nga banorët autokton Iliro-Shqiptar. Mjerisht edhe pushtuesi shekullor turko-osman u ishte bashkuar këtyre vendimeve të padrejta të fuqive të mëdha, të cilët sëbashku kishin vendosur dorzimin e Ulqinit duke përdorur edhe forcat e tyre ushtarake kundër mbrojtësve shqiptar të trojeve të tyre. Shqiptarët e Ulqinit, Shkodres, Malësisë Madhe e më gjërë nuk ishin dakord me këto vendime famëkëqia antishqiptare, të atyre që kishin forcën, por kurr të drejten. Për t’i dalur para kësaj fatkeqësie kombëtare, shqiptarët që me 10 qershor 1878 kishin organizuar e themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila do të merrte trajtat e një qeverie mbarëkombëtare shqiptare,si dhe kishte themeluar degët e saja thuajse në të gjitha trojet etnike shqiptare, por edhe kishte bërë organizime ushtarake në mbrojtje me psuhkë të këtyre trojeve. Kjo mbrojtje me armë ishte shoqërar gjithnjë edhe me protesta, kërkesa e memorandume (lokale e kombëtare) që u drejtoheshin kongresit të Berlinit e fuqive të mëdha Europiane, por ato gjithnjë jo vetëm heshtnin por, Fuqitë e Mëdha që nga qershori i vitit 1880 i kishin kërkuar Portës së Lartë t’i dorzonte Ulqinin Malit të Zi, duke përdorur edhe armët kundër shqiptarëve. Madje e kërcënuan se do të zhvillonin një demostratë detare në bregdetin shqiptar. Nga ana tjetër, Lidhja Shqiptare dhe kuvendet e saj i kishin përsëritë disa herë Portës së Lartë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur Ulqinin. E ndodhur në një presion të dyfishtë, Porta e Lartë në fillim bëri përpjekje duke pëdorur të hollat, premtimet dhe kërcënimet, për t’i bindur shqiptarët që të hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur, por nuk ia arriti qëllimit. Duke iu përgjigjur thirrjes së Lidhjes , forcat vullnetare, nën drejtimin e Isuf Sokolit, Haxhi Mehmet Becit, Mehmet Gjylit etjerë, rrethuan Ulqinin, e shtinë në dorë atë dhe deklaruan se do ta mbronin deri në fund. Ushtria osmane u detyrua të largohej nga Ulqini… (Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.107, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994).
Për të perkujtuar sado pak ditët fatkëqia që para 144 viteve fuqitë e mëdha Europiane me Malin e Zi, pushtuan e na grabitën me forcën e armëve Ulqinin, mendova të kujtoj së pari luftën me pendë të trimave mbrojtës të Ulqinit, e pastaj luftën me armë, siç u a kishin bërë të ditur fuqive të mëdha Europiane në protestat, kërkesat e memorandumet e tyre…
“LUFTA ME PENDË” NË MBROJTJE TË ULQINIT!
15 SHTATOR 1880 KOMITETI I LIDHJES SHQIPTARE NË ULQIN:
Protestë Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër, kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për t’ia lëshuar Malit të Zi, qytetin e Ulqinit. Komiteti Deklaron se populli do t’a mbrojë atdheun e vet me luftë deri në vdekje. Në këtë protestë ndër të tjera shkruhet: “… Me hillërim mësuam se është vendosur që t’i jepet Malit të Zi atdheu ynë i shtrenjtë, qyteti i Ulqinit dhe se lidhur me këtë, në ditët e ardhshme do të vijë në ujrat e Ulqinit flota e Fuqive të Mëdha europiane për të pushtuar qytetin e Ulqinit dhe për t’ua dorzuar malazezve. Por popullsia e vuajtur , e cila prej kaq shekujsh ka qenë në sundimin e shtetit Osman dhe që ndryshon prej malazezve nga mënyra e jetesës, nga veshjet, nga gjuha, zakonet dhe besimi, e gjitha, në mënyrë të njëzëshme, preferon më mirë të zhduket duke u flijuar se sa t’i nështrohet administrates barbare të Malit të Zi… Prandaj në rast se Brenda kufijve tanë ndodhë ndonjë konflikt midis ushtrisë sonë që është grumbulluar dhe ushtrisë të Malit të Zi, atëherë përgjigjësia do të bjerë mbi ata që janë shkaktarë, mbi malazeztë. Ju lutemi me lotë në sy që të zgjidhet kjo çeshtje drejt dhe sa më parë, duke na lënë (njohur) të drejtat tona të lashta dhe shpresojmë se të gjithë ne nga shteti juaj me rastin e paraqitjes së kësaj proteste… Më 3 shtator të vitit 1296 (15 shtator 1880).
Nënshkruajnë Protesten: Myderizi i qytetit të Ulqinit-Salih Efendi, Komandanti i ushtrisë së Lidhjes së Ulqinit-Mehmet, Kryetari i Lidhjes së Ulqinit-Qerim, antarë…. Kasem, Selim…, Nga paria e Ulqinit…., Jusuf Rexhep, Ahmet, Mustafa. Nga personeli i administrates së qytetit: …. Sulejman, Ali Abdi, ….. Mustafa, Mahmud, Osman, Osman, B.H. F.C.,… G.N., C.P… (HHStA, PA, Mali i Zi, çeshtja e Gucisë,XVII/40, shtojcë e informacionit të konsullit austro-hungarez në Shkodër nr.105, date 19 shtator 1880; AIH, mf. A-741, f. 94; Xh.Belegu, v.p. f.121-122, përkthyer nga orgjinali turqisht. Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 , fq.113, perg.nga Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, botim i Akademise se Shkencave…Instituti i Historisë).
Përsëri rreth një muaj para pushtimit të Ulqinit nga ushtritë e fuqive të mëdha dhe me ndihmen e perandorisë pushtuese turke-osmane, Komiteti i Lidhjes të Ulqinit u drejton një Protestë konsujve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, kundër vendimit të qeverisë osmane për të derguar forca ushtarake për dorzimin me dhunë të Ulqinit, Malit të Zi. Komiteti deklaron se popullsia do ta mbrojë me luftë atdheun e saj. (Më hollësisht shih: Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 , fq.117). Me 16 nëntor 1880 Komiteti i Lidhjes së Prizrenit për mbrojtjen e Ulqinit, (11 ditë para pushtimit të Ulqinit), u drejton një Protestë konsujve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, kundër masave ushtarake të Dervish pashës për t’ua dorzuar me dhunë Ulqinin Malazezëve. Gjithshtu Komiteti deklaron se popullsia do ta kundërshtojë atë me luftë deri në vdekje. Në këtë Protestë thuhet: “Edhe në një rast të më parshëm ju kemi paraqitur dhe kumtuar çeshtjen se në bazë të beslidhjes së lidhur ndërmjet nesh , muslimanëve dhe jomuslimanëve, do të kundërshtojmë cilindo që të vijë për t’u dorzuar malazezëve atdheun tonë të dashur, qytetin e Ulqini, dhe do të luftojmë derisa të shuhemi të gjithë me gra e fëmijë. Këtë herë shkelqësia e tij Dervish pasha me një numër të madh batalionesh po marshon kundër nesh, dhe, duke mbyllur të gjitha rrugët midis Ulqinit dhe Shkodrës, ka ndaluar qarkullimin e udhëtarëve dhe i ka kthyer ata prapa. Në qoftëse Dervish pasha vihet në lëvizje me batalionet e ushtrisë perandorake që ka në dispozicion dhe sulmon kufijët e Ulqinit për t’ia dorzuar atë malazezve, është e kuptueshme se ne do të ngrihemi patjetër dhe me ndihmën e Zotit do ta dëbojmë dhe do ta ndëshkojmë atë me luftë. Gjithashtu parashikohet se ndalimi i kalimit të udhëtarëve nëpër rrugët që ai ka mbyllur, do të ketë si pasojë gjëra të papërshtatshme dhe do të krijojë situatë të vështira deri në luftime me armë. Prandaj ne e lajmruam zyrtarisht shkelqësinë e tij se për këto arësye përgjigjësia dhe mëkati në këtë botë dhe në atë të përtjemen do të bjerë mbi atë. Këto po jua njoftojmë edhe shkelqësive tuaja me qellim që të jeni dëshmitarë në rast nevoje. Kjo protestë dërgohet në emër të Komitetit të Lidhjes së Ulqinit (vula), 16 nëntor 1880 (4 teshrini sani 1296). (HHStA, PA, Mali i Zi, çeshtja e Gucisë, nëntor 1880, XVII/43, shtojcë e informacionit të konsullit austro-hungarez në Shkodër Lipih nr.137, date 19 nëntor 1880; AIH, mf. A-742, f.112-114. Përkthyer nga orgjinali turqisht. Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878 – 1912 , fq.118). Përpara se të kujtoj pak nga historia e betejave luftarake të shqiptarëve në mbrojtje të trojeve të tyre etnike nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mendova të citoj dy personalitete britanike, se si ata e konsiderojnë krijiminin e një Shqipërie të bashkueme e të pavarun në vitet e Lidhjes së Prizrenit: Ambasadori britanik në Stambollë, Lord Goshen, i shkruante ministrit të jashtëm në Londër: “Po të krijohet një Shqipni e pavarun atëherë ndonjë fuqi europiane, nuk do të ketë arësye mjaft të fortë me okupua tokat në rast se shkatërrohet perandoria otomane. Me krijimin e një Shqipnie të bashkueme , Gadishulli i Ballkanit do të jetë në duart e popujve që e banojnë atje…. Në përfundim mund të them se një komb shqiptar i bashkuem dhe i lirë do të paksojë për së tepërmi mundësinë e ndërhyrjes së Europës në punët e shteteve të Ballkanit”… Po ky ambasador (Lord Goshen) i shkruante përsëri ministrit të jashtëm, Lord Granville në Londër në vitin 1880: “Shqiptarët, një racë e vjetër që dallohen nga çdo pikpamje prej racave fqinje, kanë vezhgue me pezmatim se si gadishulli Ballkanik është nda pjesë-pjesë në mes të popujve që e banojnë…. Nga ana tjetër shqiptarët kanë konstatue me dëshprim se parimi i të drejtës të vetvendosjes të kombësive nuk është zbatue me rastin e tyne. Të drejtat e tyne janë marrë nëpër këmbë. Tokat e banueme nga shqiptarët i janë dhurua Malit të Zi që ka Rusinë si mbrojtëse, dhe Greqisë që perkrahet nga Britania e Madhe dhe nga Franca. Duhet evitue tash e mbrapa çdo masë që mund të pengojë formimin e një province shqiptare të vetqeverisun..”… (Tajar Zavalani, Histori e Shqipnisë, fq.176-177, botues Phoenix-shtëpia e librit, botim i dytë 1998, me reference të njerrë prej librit të J.Swire “ALBANIA, The Rise of a Kindom”).
PAK NGA LUFTA ME ARMË PËR MBROJTEN E ULQINIT
Fuqitë e Mëdha për me gjetë një zgjidhje tjetër ngarkuan kryekonsullin e Austrohungarisë dhe konsullin e Anglisë në Shkodër, për të caktuar një krahinë tjetër në vend të Hotit e Grudës. Këta dy përfaqësues mbas vezhgimeve e bisedimeve që bënë , mbetën dakord që në vend të Grudës e të Hotit t’i japin Malit të Zi, Ulqinin me rrethet deri në Bunë!. Në rast kundështimi prej shqiptarëve, me i ndihmua Malit të Zi me disa anije luftarake… Dega e Lidhjes së Prizrenit në Shkodër u zotua për mbrojtjen e Ulqinit, ku përveç forcave të veta u dergoi telegrame Durrësit, Tiranës, Kavajës për me çua fuqi ushtarake në mbrojtje të Ulqinit, gjithashtu dha kushtrimin edhe në Malësi. Meqense në mes antarëve të Degës së Lidhjes në Shkodër kishte ndryshime mendimesh përsa i përket mbrojtjes të Ulqinit me pushkë, pjesa më luftarake kërkonin me u qëndrua vendimeve të marrura për mos dorzimin e asnjë pëllëmbe vend nga tokat shqiptare. Në këtë mosmarrveshje u zhvillua një mbledhje në shtëpinë e Haxhi Nag Drishtit në lagjen Dudas. Në këtë mbledhje u vendos përsëritja e besës së dhanë për mbrojtjen e trojeve shqiptare…. Mbasi Hodo Begu nuk u lejua nga turqit për të qenë komandant i forcave vullnetare të Ulqinit, Dega e Lidhjes zgjodhi në vendin e tij Jusuf agë Sokolin. Ky u vu në krye të 300 shkodranëve, me të cilët u bashkuen rreth 300 luftëtarë ulqinakë me prijës Haxhi Mehmet Becin, Haxhi Bet Gjylin e ndonjë tjetër, të cilët e mbajtën këtë fuqi luftëtarësh me shpenzimet e veta. Fuqia shkodrane shtohej për ditë, shkuan atje edhe Bektash agë Kazazi, Himë Kastrati, Abdyl Hoti, Pjetër Çeka, Gjon Deda etjerë… Edhe Prizreni i njoftoi Degës së Shkodres telegraisht se po i dërgonte 1200 vetë, kurse në realitet ata nuk qenë më tepër se 280 vetë. Kur turqit u informuan mirë mbi dërgimin e një flote luftarake ndër ujrat e Ulqinit nga pushtetet e Mëdha , i dhanë një rëndësi të veçantë çeshtjes. Për me bindë shqiptarët se ajo do të përdorte forcën në rast kundështimi, dërgoi një Komisar të naltë, një pashë. Për këtë mision u zgjodhë Marshalli Riza Pasha, i cili solli me vete 2000 ushtarë e 900 rekrutë. (Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet, fq.431-434-435, vëll.I. Shkoder -1998).
Por me gjithë keto masa mbrojtësit e Ulqinit nuk po tërhiqeshin, madje ata po shtoheshin dita ditës, nga qindra në mijëra vullnetarë, jo vetëm nga Ulqini me rrethinat , por edhe nga Shkodra, Malësia dhe trojet të tjera etnike shqiptare. Në këto kushte Fuqitë e Mëdha Europiane e humbën durimin dhe në fillim të shtatorit , sipas marrveshjes që kishin, luftanijet e tyre u mblodhen në Raguzë. Austria dhe Anglia dërguan nga katër luftanije, Franca tri, Italia tri, Gjermania një e Rusia dy luftanije. Kjo fuqi detare u vu nën komanden e admiralit anglez Seymur. Flota me 20 shtator 1880 arriti në Ulqin, këtu qëndroi dy muaj pa ba asnjë veprim. Gjatë kësaj kohe Porta e Lartë kishte zevendësua edhe Riza Pashën me marshallin Dervish Pasha që kishte në dispozicion 21 batalione me 10.000 ushtarë… Dervish Pasha erdhi në Shkodër me 3 nëntor 1880, dhe të nesërmen takoi trupin kosullor. Ndërsa mbas dy ditëve që erdhi thirri Këshillin e Degës së Lidhjes dhe disa nga të parisë së vendit. Dervishi në tavolinen e tij , kishte vendosë dy revole, me të cilat mendonte ta trembte parinë e Shkodrës… Ndërsa po i kërcnonte të ftuemit për mos dorzimin e Ulqinit , njëri nga antarët e komisionit, Selim Efendi Çoba sillet dhe i thotë: “Pasha, në qoftëse keni ardhë me u vra me ne , as na nuk jemi pa gja në brez po qe se dëshironi provohena; prandaj të lutem , mbaje pak gojen e të merremi vesh pa u zemrue”. Pas këtyre fjalëve burrnore Pasha e ndryshoi bisedën dhe taktin e të folunit. Me 12 nentor (1880) përsëri Pasha, e thirri parinë e vendit, perveç këtyre ai ftoi edhe nëpunësit dhe oficerët që të bashkëpunojnë për përfundimin e dorzimit të Ulqinit Malit të Zi. Mirpo Paria nuk iu pergjigj aspak asaj thirrje. Dervish pasha si e pa se nuk ishte e mundur me bindë shqiptarët shpalli shtetrrethimin dhe ngriti gjyqin ushtarak. Mbas kësaj shpallje 360 tetovas , që kishin ardhë për mbrojtje e Ulqinit , hapen fjalën që po niseshin për në vendin e tyre, por në anën tjetër gjetën mënyrën dhe shkuan në Ulqin… Dervish Pasha mori masa pergaditore ushtarake për me shkua në Ulqin. Ai urdhëroi të ndreqen anijet për të transportuar trupat e ushtrisë dhe ndërtoi një urë druri për me kalua topat. Me 21 nentor u nis edhe ai vet në Ulqin…. Me 22 nentor, Dervish Pasha dha urdhër të marshonte ushtria për në Ulqin… Shqiptarëve, mbrojtës të Ulqinit u mungonin mjetet e nevojshme për luftë. Atyre u mungonin topat, armët shumica i kishin “kapaklije”, barotin e kishin me pakicë e të keq…. Osman Pasha i dha urdhër ushtrisë të sulmonte , në fillim kjo ushtri u thye, por arriti ndihma tjetër dhe ushtria turke vazhdoi mësymjen. Mbas një luftimi të rreptë mes palëve, llogoret e shqiptarëve u prishen nga të shtënat e artilerisë turke. Shqiptarët , kur e panë se nuk mund t’i bënin ballë fuqisë së ushtrisë turke (dhe asaj të fuqive të Mëdha) u tërhoqën… Me gjithë qëndresën heroike të mbi 3 mijë mbrojtësve vullnetarë shqiptar të Ulqinit, forcat turko-osmane që kishin epërsi të madhe ushtarake, dhe mbeshtetjen e forcave të Fuqive të Mëdha , hynë në Ulqin dhe ua dorzuan malazezëve me 26 nëntor 1880. Dervish Pasha ia dorzoi Ulqinin Bozha Petroviqit, komandantit malaze, i cili me 28 nëntor (1880) në mengjez hyri personalisht në qytetin e Ulqinit. Në këtë luftë shqiptarët lanë dhjetra të vrarë e të plagosur. Edhe Jusuf Agë Sokoli i plagosur në këtë luftë, sapo u suell në Shkodër vdiq… Dervish Pasha , mbasi e kreu misionin e dorzimit të Ulqinit Malit të Zi, u kthye në Shkodër dhe filloi të përndjekë nismëtarët e luftës mbrojtëse të trojeve etnike shqiptare. Nga këta patriot shqiptar arriti të arrestoi Daut Boriçin, Hodo Begun, Jusuf Krajën….. Cufën, Fetah Çelen , Prekë Pashen etjerë, të cilët i internoi në Turqi… (Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet, fq.437-439, vëll.I. Shkoder -1998. Histori e Popullit Shqiptar, për shkollat e mesme, Hartuar nën drejtimin e Innstitutit të historisë të Akademisë së shkencave të Rep.Shqipërisë, fq.108, viti i parë i botimit “Eurorilindja”, Tiranë 1994).
Kështu pra , para 144 viteve (26 nëntor 1880) fuqitë e mëdha Europiane na grabiten Ulqinin (si dhe troje të tjera etnike shqiptare) për t’ia dhënë principatës së vogël të Malit të Zi. Në të vertet fuqitë e mëdha tjetersuan troje etnike shqiptare në favor fqinjëve, por nuk munden e as nuk do të arrijnë kurrë të tjetrersojnë autoktoninë etnike Iliroro-Shqiptare të kë tyre trojeve, në favor të ardhacakëve sllav…