Nga Berati për Diellin – Sulo Gozhina /
KUÇOVË – 150 puntore të fasonerisë “Edjana”, Kuçovë kanë përshkuar 16 kilometra rrugë në këmbë për të protestuar për pagën e luftës në institucionin e Tatim-Taksave në Berat. Punëtorët kanë bër 16 km rrugë në këmbë vajtje – ardhje, duke nisur udhëtimin e tyre në orët e para të mëngjesit (05.00), nga Kuçova, për të kapur orarin zyrtar të institucionit tatim-taksave që ndodhet në Berat.Duke kaluar rrugë e mbi rrugë në asfalt e në rrugë dytësore edhe në grupe për të mos rënë në sy nga policia puntoret kanë mbritur rreth orës 8.30 minuta në hyrje të lagjes muzeale Mangalem, ku dhe janë ndaluar nga policia Berat me arsyen se kanë shkelur ligjin për grumbullime jashtë lejimit për arsye të Covid-19, si dhe orarin e daljes sepse ora shënonte 8:30 minuta dhe ato nuk kanë mundësin e kthimit në Kuçovë brenda fashës të lejuar. Ndërsa kanë ndaluar në mes të rrugëtimit të tyre punëtorët protestueset kanë pritur orarin për të vijuar drejt zyrave të tatim taksave.
Pas mbritjes në institucionin e tatimmeve, një përfaqësi e tyre janë pritur nga drejtori zëdhënsi i drejtorit Stavri Ceca, i cili i ka sqaruar me detaje se çfarë duhet të ndjekin si procedure, duke i drejtuar për zgjidhjen e këtij problemi në Zyrën e Punës në qytetit ku dhe banojnë. Elidona Kurti përfaqësuesja e punonjëseve tha për median e shkruar dhe atë vizive se fasoneria ku ato janë të punësuara prej 12 vjetësh më 9 mars kanë ndaluar punën edhe për arsye të mungesës të lëndës së pare, që u vjen nga Italia, por se edhe nga kjo diatë sipas tyre është ndalur edhe puna për arsye të covid-19. Ndaj ato kërkojnë për këtë arsye pagën e luftës, sipas saj shumë prej punëtoreve janë kryefamiljare dhe se kanë detyrime jo vetëm për rritjen e fëmijëve por shumica prej tyre kanë detyrime për pagesën e faturave të energjisë, ujit , si dhe shumica këstet e kredisë, pale shërbimit tek prindërit dhe mbajtjen me ushqime familjen e plot problem të tjera. Ndërsa punonjëset nga ana e tyre pohojnë se do të vijojnë protestën pasi kanë dy muaj pa paga dhe se të drejtën do ta kërkojnë e do të protestojnë me të gjitha format e lejuara deri në zgjidhjen e këtij problemi. Pasi deri tani askush nuk po interesohet për ne kemi apo s’kemi bukë për fëmijët tanë, kemi apo skanë, detyrime keto familje, një zot e di si do vej ky halli ynë, se qeverria deri tani asgjë nuk ka bërë për ne puntoret. Punonjëset janë rikthyer sërisht në këmbë për në qytetin ku dhe banojën në Kuçovë, ku një pjesë të rrugës janë shoqëruar edhe nga gazetarët e medias vizive dhe asaj të shkruar.