Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasador Blerim Reka mbajti një ligjeratë para studentëve të NY Law School në New York për ti njohur me rrugëtimin, sukseset dhe sfidat e shtetit e qytetarëve të Kosovës. Në faqen zyrtare Ambasador Reka shkroi: “Ne vigjile të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në NY Law School, në ligjeratën e moderuar nga profesoresha e njohur e së drejtes ndërkombëtare Ruti Teitel, u fola studentëve për rrugëtimin e Kosovës, nga lufta çlirimtare në shtet funksional.
Pas një shekulli kolonizim, aparthejd e gjenocid të Serbisë kundër popullit shqiptar, sot Republika e Kosovës është rrëfim i sukseshëm i shtet-ndërtimit demokratik, vendi më pro-amerikan dhe modeli më i avancuar kushtetues për mbrojtjen e pakicave”.