Fatkeqësisht, ne radhen e viktimave, edhe një 40 vjeçar shqiptar në Bronx, Albert Marku, ka vdekur gjate aksidentit me motorçikletë/
NEW YORK CITY : Policia tha se po heton vendin e ngjarjes , ku një grua 50 – vjeçare është goditur dhe vrarë nga një motoçiklist në kryqëzimin të rrugës së “rrezikëshme” e ashtuquajtur Bulevardit Kuinsit në kryeqëzim me 58- St në Sunnyside , Queens , të shtunën. Motoçiklisti që goditi gruan vdiq edhe vetë .
Ishte kjo pjesë e raportit të policisë njujorkeze vetëm për ditën e djeshme ku gjatë veta kanë gjetur vdekjen nga aksidentet e kësaj nate si shka i aksidenteve me motorçikleta. Në raport mëtej theksohet se po këtë natë të “përgjakëshme” edhe një motoçiklist tjetër një 31 – vjeçar dhe një kalimtar 78 -vjeçare, grua, e cila thuhet po ecte në të kundër të dritës, ishin në mesin e katër njerëzve të vrarë në aksidentet e të shtunës, thotë raporti i policës dhe dëshmitarët . Mirpo në raportin e mëngjesit të policisë njujorkeze, thuhet se “kjo natë ishte nata e aksidenteve me motorçikleta”. Sepse, sipas, saj kan qenë dhe tre të tjerë në të njëjtën natë që kan pësuar aksidente me vdekje në Queens.
Dhe katër prej tyre po në të njëjtin rrugë, të thirrur këtu edhe si “The Boulevard of Death” and “The Boulevard of Broken Bones” – “Bulevardi i Vdekjes” dhe “Bulevardi kockave të thyera” në Queens në lagjen Sunnyside. Poliicia thotë se në orën 16:30 , sipas dëshmitarëve dhe autoritetetet e ruajtjes së rendit një motoçiklist përfundoi i përplasur jashtë rruge.
Ishte pikërishtë Darien Baker , një 31 vjeçar nga Yonkers New York , i cili ngiste një motor Suzuki 2013 ngjyrë të zezë dhe bardhë kur u përplas me një grua, e cila priste të kalonte në kryqëzimin në 58 Street.
Baker humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe dhe u përplas në një pemë , tha një dëshmitarë .
” Ai erdhi shumë afër në anën e gardhit -. Dhe pastaj ai e goditi gardhin dhe u përplas në pemë dhe fluturoi si me “katapultë” jashtë motorit , “tha Catherine Geoffroy , 33 vjeçarja, nga Montreali , e cila ishte duke shitur pemët e Krishtlindjeve në afërsi të vendin e ngjarjes .
Poliicia deklaroi se Baker dhe gruaja vdiqën nga traumat të rënda në qendrën spitalore Elmhurst Medical Center , thanë autoritetet .
Raporti i policisë për këtë natë “që përgjaku” rrugët e Nju Jorkut, tha se do të ishte fatkeq edhe për një 40 vjeçar shqiptar. Policia, thotë se jo më pak se një gjysmë ore, më herët se të merrte njoftimet mibi aksidenetet e më sipërme në Bronx , një 40 – vjeçar i quajtur Albert Marku, mbeti i vdekur nga aksidenti me motorçikletë
Ai vdiq thotë policia – kur motori i tij tipit Honda goditi një veturë gri Toyota Corolla e vitit 2007 në segmentin e rrugës Williamsbridge Road në Neill Ave.
Marku , një banor i qyteti të Bronxit , u deklarua e vdekur në Spitalin Jacobi . Shoferi i automjetit tha policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes , duke thënë se ai ” nuk kishte fajë rreth vdekjes së motoristit” .
Viktima Albert Marku, 40-vjeçar, është i lindur në Bronx. Një ambulancë u thirr në vendngjarje por kur mbërriti në spital, dhe mjekët konstatuan se viktima kishte vdekur.
Aksidenti ndodhi në orën 4 të mbasdites, në 21 janar, në Williamsbridge Road, të lagjes së njohur Morris Park, ku jetojnë e punojnë shumë shqiptarë.
Sipas policisë (e cituar nga media lokale Televizioni NY1 dhe Brox News 12) motori i tipit Honda po shkonte lëvizte drejt jugut në Williamsbridge, kur u godit nga një makinë e tipit “2007 Toyota Corolla”, ngjyrë gri, që po përpiqej të kthehej majtas në Neill Avenue.
Shoferi i makinës nuk u largua nga skena e aksidentit, por qendroi për t’u intervistuar nga policia theksojnë mediat lokale duke shtuar se rasti është duke u hetuar por për momentin shoferi nuk është arrestuar.
Raporti i policisë u mbyll me vdekjen tragjike të një burri 51 – vjeçar në qytetin e Bruklinit kur ai u godit dhe mbeti i vdekur nga një veturë ngjyrë të zezë në lagjen East PKWY në Rockaway Ave. në orën 09:23 , tha policia . Policia tha se kur vajti në vend ngjarje shoferi qe larguar dhe ata po kërkojnë atë ./Beqir SINA/