Radio-Kosova e Lirë, sot më 4 janar 2019 e shënon 20-vjetorin jubilar me një program artistik e kulturor/
- KORRESPONDENTI I DIELLIT,- Behlul Jashari: Në këtë Jubile të 20-vjetorit të Radios Kosova e Lirë, shumë urime edhe për shumë suksese/

Në 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të Programit, drejtoria e Radios-Kosova e lirë, sot më 4 janar 2019, ky institucion përkujton përvjetorin jubilar me një program artistik e kulturor. Fillimisht në orën 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, mbahet pjesa foljore e manifestimit dhe përurohet libri dokumentar: “20 vjet zëri i lirisë”.
Me këtë rast përurohet edhe kënga për Radion Kosova e Lirë orkestruar nga Edmond Zhulali, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur, Mrika Trumshi.
Në orën 13.00 shfaqet pjesa e parë e filmit dokumentar: “Zëri i fitores” prodhim i TV-Diellit.
Në këtë përvjetor jubilar janë ftuar të marrin pjesë, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, ish gazetarë e operatorë, bashkëpunëtorë të Radios, dëgjues të saj dhe qytetarë liridashës
Radio-Kosova e Lirë mirëpret të gjithë ata që kanë interesim për ta përcjellë këtë aktivitet në përvjetorin e saj jubilar, në shënim të 20-vjetorit të fillimit të transmetimit të programit.
Me rastin e këtij shënimi jubilar, drejtori, Ahmet Qeriqi ka thënë se Radio Kosova e Lirë ka kryer një mision historik gjatë kohës së luftës, por edhe pas luftës ajo i mbeti besnike vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe vlerave kombëtare përgjithësisht.
***
Behlul Jashari: Në këtë Jubile të 20-vjetorit të Radios Kosova e Lirë, shumë urime edhe për shumë suksese/
Behlul Jashari: Në këtë Jubile të 20 vjetorit të Radios Kosova e Lirë, shumë urime edhe për shumë suksese. Gjatë luftës ju dëgjoja edhe në Prishtinë Po ju dërgoi lajmin e para 20 viteve për fillimin e transmetimeve tuaja që e kam raportuar si korrespondent në Kosovë i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë (ATSH) që sot e gjej në anglisht
Punë të mbarë e gjithë të mirat
Behlul Jashari
Prishtinë, 4 Janar 2019
***
Selaudin Sela: Radio Kosova e Lirë, për mua si shqiptar, lindur e rritur në Amerikë ishte zëri i kushtrimit dhe i shpresës për liri
Në urimin e tij drejtuar Radios-Kosova e Lirë në këtë përvjetor jubilar, luftëtari i lirisë nga “ish-Batalioni Atlantiku”, Selaudin Sela ka shkruar: Për shkak të obligimeve që i kam këto ditë, nuk mundem të marr pjesë në festën e 20 vjetorit të Radios Kosova e lirë. Prandaj, po ua dërgoj këtë letër urimi. Radio Kosova e Lirë, për mua si një shqiptar i lindur edhe I rritur në Amerikë ishte zëri i kushtrimit dhe i shpresës për liri. E vetmja radio që doli nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila përcillte mesazhin tek ne se lufta për liri po forcohet dhe shpërndahet anekënd Kosovës. Për ne ishte frymëmarrje e për armikun ishte helm. E vetmja radio që edhe sot 20 vite pas luftës nuk ka ndryshuar politikën redaktuese për një frymë të shqiptarizmës, për një frymë puro shqiptare enveriane , Adem-Jashariane dhe nuk pranoi të nënshtrohet nga asnjë sundues i huaj apo vendor. Radio Kosova e Lirë nuk bëri kurrë kompromis me politikën nënshtruese dhe vazhdoi në luftë rrugën e lirisë, e në liri eci në rrugën e mbrojtjes së vlerave të luftë.
U përkujtuan dëshmorët, iu dha hapësirë veprimtarëve antijugosllav, shtresës së ish të burgosurve politik dhe ishte gjithmonë krah i djathtë i simbolit të rezistencës Adem Demaçi.
Radio Kosova e Lirë u bë pjesë e familjeve të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Kosovës. Vazhdoi të mbetet zëri i veteranëve të luftës dhe i gjithë atyre që ëndërr e kanë bashkimin kombëtar.
Puna e palodhëshme e stafit të Radios Kosova e Lirë është vështirë të përshkruhet me fjalë. Vetëmohimi i tyre dhe ndërgjegjja e profesionalizmi i tyre ka një emër, ata quhen Idealistë të kohës moderne.
Edhe unë në Amerikë si shumë shqiptarë që jetojnë këtu, bashkë me familjen time e dëgjojmë rregullisht këtë zë çlirimtar të idealistëve.
Jam shumë i lumtur që kontributi im herë pas here në Radion Kosova e Lirë po shkon në vendin e duhur dhe në frymën e duhur të shqiptarizmës.
Ju uroj ditëlindjen e 20’-të, Për gjithë çka këtu me keni, dhe ju dëshiroj suksese në punën tuaj të shenjtë!
Me Respekt
Selaudin Sela, New York
***
SHVL-UÇK: 20 vjet nga emërimi dhe zëri i bukur i kushtrimit që rrezatoi në etër, ai zë që ngohte zemrën e çdo atdhetari
Kryetari i Shoqatës Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Daim Hiseni, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Radios Kosova e Lirë ka dërguar një telegram urimi me përshëndetje të përzemërta e vëllazërore për stafin e luftës dhe gazetarët e Radios Kosova e Lirë në këtë vit jubilar, me rastin e 20 vjetorit nga koha kur zëri i kushtrimit rrezatoi në eter dhe ishte një që preku zemrën e çdo atdhetari me informimin e denjë të një politike redaktuese në frymën kombëtare dhe punën e ndershme të stafit profesional. Sot ajo aspiratë u bë realitet në Kosovën e lirë dhe sovrane. Pa dyshim, se meritë për këtë të arritur, është edhe Radio- Kosova e Lirë ka shkruar kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Daim Hiseni.
***
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar drejtuesit e Radios Kosova e Lirë me rastin e 20-vjetorit të themelimit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar drejtuesit dhe punëtorët e radios ‘Kosova e Lirë’ dhe agjencisë ‘KosovaPress’ me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Ai ka thënë se 20 vite më parë hapja e këtyre dy mediumeve ka ngrohur zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. “Edhe minus 17 gradë celsius shkoi temperatura e ultë para 20 dimrave. Mirëpo, në datën 4 janar 1999 seç na i ngrohu zemrat e mendjet themelimi i Radios ‘Kosova e Lirë’ dhe i agjencisë së lajmeve ‘KosovaPress’. Në njërën anë, shqiptarët por edhe të huajt mund të merrnin informacion të dorës së parë nga zonat e luftimeve. Në anën tjetër, UÇK-ja po forcohej me një shtyllë të re përgjatë ngritjes së saj”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.
***
ARKIV
“Free Kosova” radio broadcasts in FM 100-104 MHz
PRISHTINE, Jan 5 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Radio Free Kosova which started broadcasting on Monday on decision of the General Staff of the Kosova Liberation Army (KLA) from free territories can be listened every day at 15.55 p.m. at FM 100-104 MHz, “Kosova today” newspaper published in Prishtina reported.
Another daily “Koha Ditore” quoting a KLA source saying that “the frequencies cannot be made public but it is sure that it has 100 km wave- length.”
The same source said that this radio can be clearly listened in Prishtina, Mitrovica, Vushtri, Drenice, Malisheve and surroundings, Peje and central Kosova.
“The radio is broadcasting a few-hour daily program now,” Koha Ditore quoted the KLA source as saying. /dast/ak/
Albanian Telegraphic Agency
Edhe dy lajme tjera në kohë lufte në Kosovë, të 5 Janar 1999:
[21] US mediator meets Kosova leader
PRISHTINE, Jan 5 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the US mediator on Kosova Christopher Hill met on Tuesday noon with President of Kosova Ibrahim Rugova.
The same source said that the talks focused on developments in Kosova and need to speed up the political process on a solution to Kosova issue.
President Rugova said to Ambassador Hill that the situation in Kosova was worse and urged intensification of efforts to stop Serb violence in Kosova. /dast/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[01] Two Albanians killed in vicinity of Vitia
PRISHTINE, Jan. 5 – ATA correspondent Behlul Jashari reports that two Albanians were killed on Monday midnight in the vicinity of the city of Vitise, Kosova.
The youths Bekim Miftari, aged 26, and Qerim Rrahmani, 33, were killed in their work place, in a service, the Council for the Human Rights in Vitia, announced. This source does not yet have information on the killing circumstances. /I.Pu/A.A/
Albanian Telegraphic Agency