• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

Dibrani që do të rikandidojë për në Kongresin Amerikan

January 27, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shqiptarët që jetojnë në ishullin e Staten Island, një nga lagjet e bukura të Nju Jorkut e cila laget nga të katër anët me ujërat e Oqeanit Atllantik, u mblodhën sot në orën katër mbasdite për të mbështetur z.Emin Egriu, kandidat për në Kongresin Amerikan. Bashkatdhetarët shqiptarë, ku shumica e tyre ishin nga Dibra ndiheshin krenarë për patriotin e tyre z.Emin Egriu që ka kurajon qytetare dhe punon me shpirt për të arritur qëllimin e tij final.  Kishin ardhur dhe bashkëqytetarë të tij që jetojnë në Dibër si mësuesi veteran Petrit Damani dhe që e njihnin nga afër familjen e nderuar Egriu.  Kryetari i shoqatës “Dibra” z.Musa Pacuku i uroi pranë kamerave të TV Alba Life z.Egriu suksese dhe tha se ne do t’i qëndrojmë pranë deri në fitore.  Fjalë miradie folën dhe zotërinjtë si Ylber Pilku, Haxhi Maqellara, Përparim Papraniku, Dashnor Miftari, Bajram Doka, Lavdrim Cami, e shumë të tjerë që ndodheshin në këtë mbasdite.

Kandidati për në Kongresin Amerikan z.Emin Egriu ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe i falënderoi që kishin ardhur për ta mbështetur.  Z.Egriu tha se nuk ka më mirë që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një shqiptar, dhe të dëgjohet zëri juaj.  Unë jetoj në Bufalo, në një komunitet të varfër, ndaj dhe kjo më shtyn për të luftuar dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.  Unë jam njeri i ndershëm, jam rritur në familje me tradita të mrekullueshme, të gjitha këto virtyte më japin guximin që të kandidoj dhe shpresoj shumë se do të fitojë.

Vëllai i Eminit, Naxhi Egriu është dëshmor.  Ai iu bashkua forcave të UCK-s për të cliruar Kosovën nga bisha serbe.  Ne duhet të jemi të bashkuar si Diasporë, ta dëgjojme dhe repsektojmë njeri-tjetrin, se vetëm kështu do të realizojmë ëndrrat tona shekullore vazhdoi ai.

Z.Egriu është një biznesmen i suksesshëm dhe gjatë 30 viteve të punës së tij ka hapur 2500 vende pune, në të cilat 95% e biznesit vazhdon të ekzistojë akoma.  Ka punuar me grupe njerëzish me besime të ndryshme fetare për ta bërë Bufalon vend më të mirë për të jetuar.

Z.Egriu do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij në 29 Janar, 2014.

TV Alba Life së shpejti do të transmetojë intervistën me Z.Emin Egriu dhe fragmente nga tubimi i organizuar me shqiptarët për mbështetjen e tij si kandidat për në Kongresin Amerikan.

 

26 Janar, 2014

Staten Island, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: dibrani, emin Egriu, per Kongresin Amerikan, qe do te kendidoje

SHTETI I RI, GJENERATA E RE

January 27, 2014 by dgreca

Delegacioni nga Kosova në vizitë në SHBA/

New York City, 26 Janar 2014.Që nga dita e mërkurë (22 Janar 2014), në Shtetet e Bashkuara po qëndron për vizitë zyrtare një delegacion shoqërisë civile, nën ombrellën e Qendrës së Kosovës për Politika Publike, në përmbërje prej z. Burim Korqa (Qendra e Kosovës për Përkrahje të Biznesit-KCBS), z. Sherif Sherifi (avokat, Forumi i Profesionistëve të Rinj), dhe z. Xhevat Latifi (Agjensia e Lajmeve XLPress.tv), i udhëhequr nga profesori Faton Bislimi, drejtor menaxhues pranë QKPP.

Në ditën e pare të qëndrimit në SHBA, delegacioni pati një vizitë të ngjeshur me takime në Boston, njërën prej qendrave kryesore akademike të SHBA-ve, ku edhe jetojnë e veprojnë një numër i madh i shqiptaro-amerikanëve, që nga koha e Fan S. Nolit. Në takim me At Arthur Liolin, famulltar i Kishës Ortodokse SHqiptare në SHBA “Shën Gjergji”, u bisedua për rendësinë që ka patur dhe vazhdon ta ketë diaspora shqiptare në SHBA, e vecanërisht ajo në Boston. Sipas At Liolin, “mesazhi i Fan Nolit, misioni i tij, dhe ëndërra e tij për një Shqipëri të lire, e një popull shqiptar të bashkuar, vazhdon edhe sot. Tani, barra bije mbi ju, gjeneratat e reja, për të përmbyllur këtë mission kombëtar përmes krijimit të mundësisë për anëtarësim të Shqipërisë e KOsovës në familjen e madhe të BE-së, si dhe barazisë për shqiptarët në vendet tjera fqinje në Ballkan.” Nga delegacioni i QKPP, roli që komuniteti shqiptaro-amerikan ka luajtur në të mire të kauzes kombëtare shqiptare u konsiderua i  pazëvendësueshëm.

Anëtarët e delegacionit gjatë ditës morën pjesë edhe në një seminar akademik në Universitetin e Harvardit, dhe paten rastin të japin kontributin e tyre permes pjesëmarrjes në séancen e diskutimeve. Në mbrëmje, ata u takuan me përfaqësues të Profesionistëve të Rinj SHqiptaro-AMerikan në Boston. “Eshtë kënaqësi e vërtetë të diskutojmë me kolegët tanë nga Kosova për cështjet që na preokuptojnë të gjithëve. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe besojmë mund të japim edhe ne kontributin tone,” ka thenë Faton Limani, student në Harvard University dhe aktivist në kuadër të grupit të Profesionistëve të Rinj Shqiptaro-Amerikan ne Boston.

Gjatë ditës së premte, delegacioni pati një vizitë në Washington, DC, ku Bislimi u ftua për një intervistë në Zërin e Amerikës (VOA), gjatë së cilës u diskutua roli që shoqëria civile ka në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, dhe rendësinë e vizitës së delegacionit në fjalë në SHBA. Në Washington, delegacioni pati edhe takime tjera dhe vizita në Capitol Hill.

Kurse, gjatë qëndrimit në New York City, delegacioni pati një drake pune me përfaqësuesit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, kongresistin Joe DioGuardi, znj. Shirley Cloyes, si dhe z. Arslan Cekaj e z. Gjergj Dedvukaj (anëtarë të Bordit të LQSHA-së). Gjatë këtij takimi, u diskutua për punën e madhe që lobi shqiptar në SHBA ka bërë për Kosovën dhe rolin e vecantë që SHBA-të vazhdojnë ta kenë vis-à-vis zhvillimi të mëtutjeshëm të Kosovës. “Janë pikërisht njerzit si ju që duhet të punojnë në vazhdimësi për të cuar përpara Kosovën. Ne i ndihmuam Kosovës për t’u cliruar e për t’u pavarësuar, dhe do të na keni pranë edhe për t’u bërë shtet i zhvilluar në Ballkan. Nuk ka përfaqësues më të mire në këtë kohë për Kosovën sesa njerzit e ri, profesionistë, e të përkushtuar për vendin dhe shtetin e tyre. Andaj, ju inkurajoj të vazhdoni me punën tuaj dhe ju premtoj se dyertë në SHBA do të t’I keni gjithëherë të hapura,” është shprehur kongresisti Joe DioGuardi, president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ndërsa, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (27 janar) në selinë e OKB-së në New York, delegacioni nga Kosova do të ketë nderin  që të jetë pjesëmarrës në të gjitha ceremonitë e kësaj dite, duke përfshirë ketu edhe pjesëmarrjen në pjesën e ceremoniesë gjatë së cilës të pranishmëve do t’iu drejtohet Sekretari Gjeneral i OKB-së, z. Ban Ki Moon, si dhe regjisori i mirënjohur Steven Spielberg. E vecanta e kësaj ceremonie do të jetë edhe një session I posaqëm I saj që I dedikohet rolit të shiqptarëve në shpëtimin e hebrejëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të cilin, një fjalë rasti do ta ketë edhe Ambasadori I Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha.

“Ne jemi të përkushtuar që të bëjmë gjithëcka që mundemi që ta realizojmë deri në fund procesin e krijimin të një shteti te zhvilluar e të bazuar në ligj. Kjo vizitë i ka shërbyer këtij qëllimi dhe na ka krijuar lidhje e mundësi të reja për bashkëpunim me kolegë nga SHBA-të,” ka thenë avokati Sherif Sherifi, duke përmbledhur shkurtimisht rendësinë e vizitës.

Kurse, Burim Korqa, duke iu referuar nevojës për zhvillim ekonomik, ka thenë se “vizita na mundësoi të kemi disa takime edhe me përfaqësues të bizneseve në Washington, me të cilat ne besojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellur projekte zhvillimore në vendin tone.”

“Kosova ka potencial për zhvilim, sepse ka edhe resurse të mira njerzore përveq atyre natyrore. Roli ynë duhet të jetë në vijë me nevojat zhvillimore të vendit tone. Mediet janë pasqyrues I ngjarjeve në një vend—qofshin ato të mira apo ajo. Ne duhet të punojmë që shembullin e suksesit të institucioneve simotra në SHBA si dhe përvojën që përfituam këto ditë ta sjellim në vendin tone,” ka shtuar Xhevat Latifi.

Në fund, Faton Bislimi ka theksuar se qëllimi i  vizitës ishte vazhdimësi e punës së njerëzve të vullnetit të mire, për të ndihmuar procesin e shtetndërimit në Kosovë. “Miqësia e popullit shqiptar me atë amerikan në përgjithësi, e miqësia e Kosovës me SHBA-të në vecanti, janë shtyllë kryesore mbi të cilën duhet të ndërtohet vizioni për shtetin e ri të Kosovës. Përkundër sfidave e barrierave, ne duhet të ecim tutje. Gjeneratat e reja të vendit tone do të kthejnë në realitet ëndërrat e paraardhësve, rrugë kjo e cila kalon permes SHBA-ve” ka thenë Bislimi.

Filed Under: Featured Tagged With: Delegacioni nga Kosova, gjenerata e re, në vizitë në SHBA, Shteti i ri

Ilirët dhe mohimi i vetvetës!

January 27, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i  afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh  se pse i gjithë ky mohim i vetëvetës .  ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjt natën se nuk duhet , mos i  numroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin.Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijës , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia  e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!

Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për biblotekë ilire. ”..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrin e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit qe ishte ne duart e Dalmatëve. Pasi që merr Salonin i vijn edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit. Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.” (biblioteka Atrium Libertatis)

Por kur i kishin librat ,pse mos ta kishin shkencën ?  E kuptueshme se shkenca pa libra nuk bëhët . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilre e tashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?

Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire , fosilet e s kaluarës  mbetën. Deshëm apo  jo  , ato flasin dhe neve na duhet t  iu japim gjuhën.

Në vitin 2012 u zbulua një qendër historike në bregorën Greda , mbi qytetëzen Çitluk (BeH).Ky është një simbol i gdhendur që shihet nga largë ,Svastika  e gdhendur në maje të sheshtë të një daljeje gëlqerore që ofon pamje fantastike në lindje dhe jug lindje. Më  poshtë  nga ky shkëmb i gdhendur është një rrafshim i qëllimshëm mirë i pastruar që përdorej për ceremonitë fetare parahistorike.

Shkëmbi me svastiken e gdhendur është i vendosur mu në mes të dy  ndërtimeve para- ilire dhe në afërsi të tyre nuk ka mbetje tjera historike ; dhe arkeologët vijnë në përfundim se aty ishte një vend i lashtë i kultit të adhurimit të Diellit në rritje.,mu përshkak të pozitës dhe formës që e ka ky shkëmb prej nga më së miri shifet lindja dhe rritja e diellit

Sipas artefakteve të gjetura në ato dy ndërtimet para-ilire ,del që aty ishte një observator parahistorik – i kohës së Bronzit, dhe me studimet e më tutjeshme do të vërtetohen dhe jipen më shumë njohuri  për këtë vendgjetje arkeologjike në pjesën jugore të Bosnës.

Kurse në majën perëndimore të Gadishullit Peljeshac (në Dalmacinë e Jugut) është rrafshnalta e quajtur Nakovana Në shpellën e gjetur aty u gjetë edhe vend qëndrimi i astrologëve .

Sipas arkeologëve ne e dijmë që Nakovano ishte e banuar që në 8000 vjetëshin e fundit. Shpella e famëshme Spila dhe gjetjet arkeologjike vërtetojnë që njeriu i këtyre anëve ishte i kohës së Neolitit dhe se nuk ishte vetëm si  bujku i parë në Europë por edhe njeriu i detit i lidhur me largësi të medha detare- ishujt e veriut të Sicilisë.

Gjatë mileniumit të katërt para Krishtit popujt që këtu jetonin e kishin ngritur një nivel të lartë të jetës dhe se poçaria ishte njohur nga historianët si Kultura Nakovane.Më vonë

Nakovano ishte edhe qendër Ilirësh në Dalmacinë e jugut nga ku Mbretëresha Teuta e kontrollonte mbretërinë e saj.

Po jo vetëm  në Çitluk dhe  në Nakovano por edhe  në  Kokino kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit , ky vend edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino

Kush e thot që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike , mjeksore ,anije ndërtimtarije; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i  farkonin monedhat  dhe shpatat.

Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor  dhe me … me …? Por  ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre  e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe autozhbërjes.

Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë  deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeoelogjik që daton  që nga Koha e Bronzit . Vendzbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejtë lindjes.

A ishin ato vende ashtu të paprekura  nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare verehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga  qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori  daton që viti 1800 paraKrishtit. .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër  apo aty në vend zbuluan material tëçmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të guarve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.

Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë du mijëvjeqarëve prK si Observetor , me të cilën shihet kulura e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .

Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia  e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!

25.01.14 Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, Iliret, mohimi i vetevetes

KRYENGRITJA DIBRANE ANTISERBE E VITIT 1920

January 27, 2014 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

  Në ditët e brame të Luftës së Parë Botërore,territoret shqiptare këndej dhe andej kufijve politik të vitit 1913,ishin shndrruar në shesh betejash midis forcate ushtarake të Fuqive Qendrrore nga njëra anë dhe atyre të Antantës nga ana tjetër.Ky  duel forcash,ndonëse do të shkretonte vendin përreth, gjithsesi do të mbante të ndezur shqiptarizmin e popullit tonë,kufijtë e të cilit gjithmonë ndodheshin të rrezikuar.Largimi i pushtuesve bullgarë nga Dibra u shoqërua nga pushtimi i këtyre trevave prej aradhës serbe të Ohrit si edhe me rikthimin e “Dekret ligjit për sigurinë publike në krahinat e çliruara” ose e thënë më shqip,në instalimin e një dhune e terrori të pushtuesve tashmë serb, të cilët kinse ushtria serbe  paska dëbuar Bullgarinë,në fakt veç bëhej ndrimi i pushtuesve.

Në fund të vitit 1918,qeveria shqiptare ishte pothuajse inekzistente.Ate e patën kapluar njëmijë e një halle dhe duke u mbështetur vetëm tek ndihma e Italisë,kjo qeveri,nuk po shihte ende kërcnimin e hapur që vinte prej Beogradit.Pas tërheqjes së trupave Francese nga  Maqedonia shqiptare  si edhe atyre të Austrohungarisë prej veriut të Shqipërisë,Aradha e Ohrit,në marshimin  e saj, e mbajti frymën në Tiranë e Durrës pa asnjë pengesë.Ishin pikërisht marrvehsjet e Fuqive të Mëdha,ato që realizuan tërheqjen e trupave serbe nga Shqipëria por jo nga Dibra ku Aradha e Ohrit kishte synime të qarta,për mos t’i lëshuar kurrë këto territore.Duke shfrytëzuar sidomos varfërinë që pat pllakosur në Dibër,në vitet 1918-1919,komanda e lartë ushtarake e Aradhës së Ohrit mundi të rekrutojë në këtë trevë,në verën e vitit 1919,rreth dy mijë xhandarë,të cilët për të mbajtur gjallë familjet u rreshtuan në formacionet luftarake.Propaganda serbe në Dibër,ngulmonte të theksonte se ky kontigjent po përgaditej për të shkuar në Durrës dhe për të luftuar Italinë e cila qe shtruar këmbëkryq në shettin amë.Për më tej,Beogradi pat emëruar në krye të këtyre trupave  Esat Pashë Toptanin i cili premtonte se me rrëzimin e qeverisë shqiptare në Durrës,do të ish ai që do të merrte në duar frenat dhe do të çonte begati në Dibër.Por paria dibrane,me mençurinë që e ka karakterizuar në çdo moment, e pat kuptuar se inkursioni i dibranëve në Durrës e Vlorë,nuk kish të bënte me çlirimin e viseve shqiptare prej Italisë,por me zavendësimin e një pushtuesi prej një pushtuesi tjetër.Për më tej historia e largët dhe e afërt e dibranëve me serbët nuk njihte ndonjë flirt që kish dalë me sukses,përkundrazi kontradikta e mosmarrveshjeve që ua patën lënë vendin betejave të përgjakura,në këtë kuadër atdhetarët e Dibrës,nuk vonuan që kinse për tu rreshtuar në formacionet e ushtrisë së Esat Pashës,të organizohen dhe të lishin besën për të luftuar kundër okupacionit serb.Për më tej,në këto masa organizative patriotët dibranë krijuan lidhje edhe me trevat e tjera,të cilat vuanin sundimin  e ri serb,kështu,në një letër që Hysni Curri i dërgonte prefekturës jugosllave në Gjakovë,në dhjetorin e vitit 1919,i kërkonte pos të tjerave ; “Shqiptarët nuk po e shofin  me sy të mirë ushtrinë dhe okupacionin e Jugosllavisë,këtej kufirit të Londonit.Na kena nevojë me u forcue në malësi të Gjakovës,të Hasit,të Lumës e të Dibrës së Vogël,për me i ba ballë armikut… Pra shqiptarët nuk mundën me marrë masa  kunder anmikut të madh të tyre (italianëve-shënimi im E.SH)para se me u largue ushtria e Jugosllavisë andej vijës së kufinit të caktuem të Londonit.Ju lutem që të largoni në vijë të kufinit të caktuem të Londonit.Me këtë short,shqiptarët s’kishin me pasë frikë nga ushtria e Jugosllavisë,por kishin me pasë shpinën të nxehtë,për me i ba ballë anmikut të madh e me i lirue vendet e pushtueme të vijës së kufinit të Londonit”.(Arkivi Qendror i shetit –Tiranë.Fondi”Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”dos.13fl.1).

Lëvizja e armatosur që kish misur të organizohej në Dibër e rrethina të saj,njohu impulse të reja në qershorin e vitit 1920,atëherë kur shqiptarët brenda shtetit të tyre,të udhëhequr nga qeveria e re,dalë prej kuvendit historik të Lushnjës,hodhën në det mijëra ushtarë italianë,duke dëshmuar atdhetarizmin e flaktë të tyre.Jehona e epopesë së Vlorës,shërbeu tek e mbramja për t’u rrëfyer popullit dibran se me armiqtë shekullorë më shumë se fjalët,vlejnë grykat e pushkëve.Përmes tyre mund të vinte qetësia dhe paqja e përjetshme.Historiografia serbe,përmes autorit të saj Mihajlo Vojvodiç na bën me dije se në fundin e qershorit të vitit 1920,nënprefekti i rrethit të Dibrës,njoftonte autoritete pushtuese serbe se nëpër xhamitë po tubohen shumë shqiptarë të cilët për një kryengritje masive,është kjo arsyeja që armata e Shkupit,ndërmori inkursionin militar për ruajtjen e “kufijve perëndimorë”,përndryshe mbajtjen nën dhunë e terror të trevës së Dibrës,në të dy anët e Drinit,përkitazi,në të dy anët e kufirit politik të Shqipërisë të vendosur më 1913.

Largimi i turpshëm i mijëra ushtarëve Italinë nga brigjet shqiptare, e detyrojnë Romën në gushtin e vitit 1920,të nënshkruajë një traktat me qevrinë shqiptare,me ç’rast njihte sovranitetin e kufijve shqiptarë,të vendosur në Londrën e 1913-ës.Përballë këtij fakti,qarqet zyrtare të Beogradit shoven u angazhuan së tepërmi për të ndërtuar një politikë sa më “afruese” me qeverinë shqiptare,ku nuk munguan edhe premtimet për të rishikuar ndonjë konflikt të vjetër.Por qeveria shqiptare,mbajti një qëndrim tejet korrekt duke kërkuar disa herë zyrtarisht,nga beogradi që ky të tërhiqte edhe ushtrinë e fundit prej tokave shqiptare brenda kufijve politikë.Për më tej,kjo qeveri pat dërguar në Beograd edhe protesta të ashpra për dhunën dhe terrorin e egër serbomalazeze dhe sllavomaqedonas,të ushtruar mbi Kosovën.Mal të Zi e Maqedoninë shqiptare.Këtare protestave dhe qëndrimit korrekt të qeverisë shqiptare,Beogradi iu përgjigj me një disponim të dukshëm antishqiptar në këto treva,si edhe në organizimin e trupave të Aramtës së Shkupit për të depërtuar në thellësi të kufijve brenda Shqipërisë.Kjo u pa qartë në organizimin e këtyre forcave si edhe boritë e shtypit shoven të Beogradit,që u frynin sa të mundnin luftërave të përgjakshme për të realizuar ëndrrën e kahershme të “starasërbisë”.Është kjo arsyeja që atdhetarët dibranë,të tubuar në Arras,në gushtin e vitit 1920,duke përshëndetur Vlorën heroike,ishin të një mendjeje se pat ardhur ora e madhe të lidhin besën dhe të luftonin në krejt Dibrën për të mos pasë më,këmbë shkjau në tokat shqiptare. Kuvendi i Arrasit,do të shënonte fillimin e një kryengritjeje të madhe antiserbe në Dibër e rrethinë.Aty pos të tjerave u vendos që ;

“ 1- Zgjidhja e një komiteti luftarak

  2- Organizimi dhe bashkërendimi mes fshatrave e krahinave për veprime të përbashkëta,të njëkohshme,të kryengritësve popullorë kundër garnizoneve serbe të përqendruar në tërë trevën e Dibrës.

 3- Vënien e të gjithë kryengritësve dhe udhëheqësve në një komandë unike.

 4- Hyrjen në lidhje me përfaqsuesit e Kosovës për t’i dhënë kryengritjes ndërkrahinore,po kështu dhe me qarqet politke politke maqedonase që kërkonin mëvetsinë e Maqedonisë.

 5- Furnizimi me ushqim të forcave kryengritëse nga vetë fshatrat

 6- Shtabi luftarak i udhëheqësve popullorë,brenda 2-3 ditëve zgjidhi një sërë detyrsh me karakter ushtarak,politik dhe ekonomik”.(“Dibra dhe etnokultura e saj”Vëllimi parë, 1995, faqe 340 ).

Në verën e vitit 1920,në trevën e Dibrës ishin të përqëndruara një sasi e madhe trupash të ushtrisë pushtuese të rregullta serbe.Rreth 12 batalione këmbësorie,sihin të përforcuar me armë të fuqishme artilerie,me armatim tjetër modern si edhe reparte speciale të kalorsisë,të cilët ndikonin së tepërmi me shpejtësinë e lëvizjes taktike.Burimet serbe na bëjnë gjithashtu me dije se trupat e tyre ishin të vendosura në dy skalione dhe formacione të specializuara të tyre (në përbërje të të cilave ka pasur kriminelë ordinerë),herëpashere kanë kryer mizori të egra për të trembur popullin dibran.Duke qenë në dijeni të këtyre formacioneve kriminele,komiteti ushtarak dibran i dalë prej kuvendit të Arrasit,që përpara se të fillonte kryengritja e armatosur,mori masa për largimin e fshehtë të popullatës,në zonat e dislokuara prej ushtrisë serbe,duke shmangur në këtë mënyrë ndonjë katastrofë të mundshme.Atdhetarët dibran,Elez Isufi,Sufë Xhelili,Ramiz Dibra,Jashar Erebara, Ramiz Daci etj,pos të tjerave krijuan lidhje të ngushtë edhe me qeverinë shqiptare të asaj kohe.Në funksionin e Ministrit të Mbrendshëm,Ahmet Zogu,grumbulloi disa qindra xhandarë dhe oficerë të suhtrisë sonë kombëtare,të cilët u dërguan të luftojnë në front,krah për krah,trupave vullnetare dibrane.Ndërkaq,një tjetër ndihmesë që qeveria shqiptare u dha kryengritësve,është padyshim edhe çuarja atje e një sasie të konsiderueshme armatimi dhe municioni,me ç’rast u dha zemër dibranëve.

Sipas të dhënave burimore,kryengritja dibrane filloi në mëngjezin e datës 15 gusht 1920,24 orë përpara sulmit,shtabi kryengritës dibran,pati dërguar lajm në komandën ushtarake  të forcave serbe në vendin e quajtur Llasen,ku e njoftonin ate komandë se mbrenda 24 orëve duhej me doemos të linte pozicionet dhe së bashku me trupat,të kalonte,atanë kufijve të Shqipërisë së vitit 1913. Komanda serbe,ndonëse kishte dijeni rreth përgaditjes së një lëvizjeje popullore,nuk parashihte rreziqe duke menduar se reparti i forcave të saj me ato shqiptare,ishte gati 4 me 1 ,përballë këtij reparti,ekspertët e komandës ushtarake serbe në Llasen,parapanë si mjet më me avantazh për ta,fillimin  evetjës.Nga ana e vet,komanda ushtarake e kryengritësve dibranë duke llogaritur me gjakftohtësi të gjitha rrethanat,mundi të organizojë disa luftime model ku ndërthureshin elementët e Luftës Popullore me trimërinë tradicionale dibrane.Ata në mënyrë prefekte planifikuan të parin sulm në garnizonin e shumbatit ku ishin përqendruar forcat kryesore serbe dhe ku pozicioni gjeografik i favorizonte së tepërmi ata.Duke vendosur përballë garnizonit të shumbatit,kryngritësit më të armatosur,të komanduar prej Sufë Xhelilit,shtabi dibran kërkonte goditjen e fuqishme dhe të menjëhershme,me çrast rrugëkalimet e mundshme të forcave serbe të ushtrisë së rregullt kontrolloheshin rreptësisht prej kryengritësve të tjerëNdër masat e marra prej kryengritësve,ishte endhe largimi i banorëve të fshatrave ; Shumbat,Kala e Dodës,Maranicë,llasen dhe Okshtun,të cilët përbëheshin më së shumti prej grave dhe fëmijëve të cilët nuk mund të bënin rezistencë të armatosur.Kur në agun e 15 gushtit u dha kushtrimi “O burra mbi shkja !” kryengritësit dibran ç’prej 15 – 70 vjeç,u derdhën në sulm të paparë ndaj hordhive të beogradit.Stuhia dibrane e mpleksur me shiun dhe mjegullën e maleve,i gjeti në befasi trupat serbe që gjithsesi nuk besonin të sulmoheshin në front dhe nga të gjitha krahët.Por mençuria e luftëtarëve dibranë kish bërë të veten.Ata ishin të bindur se vetëm kështu,në kohë të keqe,në mënyrë të beftë dhe në sulm nga të katër anët,mund të shpornin prej trojeve të tyre,armikun shekullorë.Ndaj dhe u nisën të paepur drejt sakrificës sublime,në emër të lirisë së shenjtë të trojeve atërore. Kryengritësit e fshatit Çidhën,me të dëgjuar të shtënën e parë të pushkës ( ashtu ka qenë dhënë porosia nga komanda dibrane) u hodhën përmes tymit e armëve dhe mjegullës,nëpër valët e lumit Drin.Kjo manovër e guximshme,bëri që trupat serbe anës Drinit të lënë menjëherë pozicionet e tyre dhe të largohen për në Fushë-Çidhën. Por edhe aty,brenda 3-4 orëve,mbërriti stuhia e kryengritësve dibrnë,nën thirrjet që ngrohnin gjokset,luftëtarët dibranë të fshatit Çidhën rreth 70-80 vetë,mundën të zbrapsin dy kompani të ushtrisë së rregullt serbe të armatosur më së miri dhe të ndihmuar edhe nga topat e artilerisë së lehtë,më tej,këta trima vëhen nën komandën e Sufë Xhelilit dhe mësyjnë pozicionet e reja të serbëve në vijën : Kodra e Ostushit – Selbanter.

Po në agun e 15 gushtit,u sulmua në mënyrë të menjëhershme vendkomanda e trupave të ushtrisë serbe,në vendin e quajtur Llasen.Disa qindra kryengritës të fshatrave të Melanit,Dohoshishtit, Dovolanit,Grevës  etj,iu afruan vendkomandës serbe në 200- 300 metra dhe duke përfituar nga shiu dhe terreni,mundën të organizojnë një sulm rrufe për 40-50 metar.Kaq është dashur që një pjesë e kryengritësve të zënë pozicionet e fortifikuara të trupave serbe,për të vijuar më tej përleshjen deri në orët e vona të asaj nate.Shtabi serb,ndonëse dispononte të gjitha armët dhe mjetet,nuk mundi t’i bëjë ballë kryengritësve dibranë.Duke patur në dispozicion trupa dhe mjete speciale në natën e 15-16 gushtit,ai mundi të organizonte një koridor tërheqjeje duke lënë mbrapa dhjetra të vrarë e të plagosur,si edhe një sasi të konsiderueshme të municionit luftarak. Ndërkaq,në agun e 15 gushtit 1920,kryengritësit e Bulqizës dhe ata të Streblevës,u bashkuan me rreth 250 ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,në krye të të cilave ishin atdhetarët dibranë Shevki Shatku dhe Hysni Dema.Vija tokësore Bulqizë-Zerqan, e cila ishte fortifikuar prej trupave serbe,në orën 8të të mëngjezit ishte pothuaj në duart e kryengritësve.Ata nën thirjen karakteristike,ndoqën këmba-këmbës armikun duke i hequr atij mundësinë për t’u organizuar.Të nesërmen,”forcat serbe të detyruara u tërhoqën prej kufirit politik të vitit 1913”(Gazeta “Zëri i Ri” Tiranë,9 shtatorë 1920).

Në këto luftime do të shkëlqente edhe një herë trimëria dhe mençuria e legjendës së Maleve të Dibrës burri Elez Isufi.Ky vetë,në krye të 300 kryengritësve do të ndiqte hipur në kalë krejt luftimet dhe saora gjendej në situatën më të vështirë për miqtë e vet.U jepte zemër atyre jo me fjalë por duke u dalë përparra serbëve me trupat e veta dhe duke luftuar si rrallëkush në ato vise.

Në mesnatën e datës 16-17 gusht 1920,trupat serbe ishin larguar pothuaj plotësisht prej kufijve të shettit amë duke lënë pas disa qindra ushtarë të vrarë dhe të plagosur.Nuk munguan edhe 70-80 robër serb,të rënë në duart e kryengritësve,por falë dinjitetit të kryngritësve dibranë,ata u trajtuan konform ligjeve të luftës moderne.Pjesa më e madhe e ushtrisë serbe, e cila u largua nëpërmjet Grykës së Radikës,u ndoq prej Elez Isufit me trimat e vet deri në afërsi të Mavrovës i ndihmuar në këtë rast edhe prej banorëve të Maqedonisë shqiptare.Është e ndryshme që në këtë betejë të lavdishme 48 orëshe të luftëtarëve dibranë,te kishte edhe humbje nga ana e kryengritësve shqiptarë.

“Dibranët që flijuan jetën për mbrojtjen e trojeve të veta ishin . Osman Paci,Halil Gjoci,Adem Hoxha (nga Fushë – Çidhna),Halil losha,Mevlude Murraku,Shaban Doda,Dali Koka,Abaz Daloshi (nga Kalja e Dodës),Tahir e Adem Duriçi (nga Vajkali-Bulqizë) Halil Hyseni,Abdylla Cara,Murat Hyseni(nga Reçi) Demir e Bajram Lleshi (nga Kastrioti) Majune Noka (nga Grykë-Noka) Xhemail Kanxha e Vehbi Bala (nga Trebishti),Osman Met’hasan dhe Sherig Bali (nga Sokodalli),Allaman Zeneli (nga Kovashica),Ismail Bodurri (nga Okshatina),Alush Bunguri (ng Greva),Allamn Salkurti (nga Rashnopoja),Rushit Spata (nga Blliçja) Shaban Cami (nga Viçishta),Ali Topa (nga Blliceti)”.

( “ Dibra dhe etnokultura e saj ” – Tetovë më 1995 , faqe 343 ).

Në mbrëmjen e datës 17 gusht 1920,ndërsa populli kish përcjellë me dhimbje bijët e vet të rënë në fushëbetejë,në qytetin e çliruar të Peshkopisë valonte flamuri kuqezi i Skënderbeut.Kryengritësit dibranë,në bashkëpunim të ngushtë edhe me trupat e ushtrisë kombëtare shqiptare,në ish gazermat serbe,ngritën xhandarmërinë duke vendosur kudo rendin dhe qetësinë.Ndërkaq me porosi të trimit Elez Isufi,rreth 600-700 kryengritës,nuk u lejuan të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre.”Kohë për të festuar nuk kemi,ishte shprehur plaku i mençur prej sllove,por kohë për të ruajtur kufijtë tanë do ti kemi gjithmonë”.Dhe mençuria e trimit Elez Isufi,nuk vonoi të dilte në dritë.

Dokumente të servirura prej historianëve serb,na bëjnë me dije kryengritja dibrane 48 orëshe,ku u npërkëmb lavdia e ushtrisë disa mijëshe serbe,çoi tërmet në qaqet politike të beogradit.Dhjetra telegrame të fshehta,dërguar prej beogradi në Shkup,provojnë egërsinë e qarqeve shoveniste serbe,për të mos u ndalur për asnjë çast në synimet e tyre për copëtimin  e trojeve shqiptare dhe daljen në ujërat e Adriatikut.Elaboratet famkeqe të inicuar në beograd,do të sendërtoheshin përmes mijëra ushtarëve të sjellë  prej serbie që do të derdhnin gjakun për lavdinë e mbretit të tyre shizofren.Jo shumë por vetëm 10 ditë pas stuhisë së kryengritjes dibrane,në kufijtë e shtetit amë shqiptarë,në ato kufijë të cunguar prej diplomacisë evropiane,u shfaqën plot 17 mijë trupa serbe të armatosura deri në dhëmbë dhe të mbështetur prej reparteve të artilerisë së rëndë.

Në mëngjezin e 27 gushtit,në frontin prej 90 kilometrash,prej veriut të Kalasë së Dodës e deri në fshatin më jugorë të Gollobordës,artileria serbe hodhi me tonelata të tëra predhash duke dashur t’i kthejë pozicionet e luftëtarëve dibranë dhe krejt vijën kufitare me Shqipërinë,në tokë të djegur plotësisht.Menjëherë pas ndalimit të zjarrit të artilerisë,mbi 15 mijë forca serbe u derdhën përgjatë vijës Kala e Dodës-Gollobordë duke u ndeshur dhëmb për dhëmbe me forcat e pakta të kryengritësve dibranë.Në mjaft vende si në Kala të Dodës,Lumë,Grame dhe Bllate,kur kryengritësve dibranë iu mbaruan fishekët,luftuan trup me trup me forcat pushtuese suhtarake serbe duke shpërfilluar me këtë rast edhe vdekjen e sigurtë.Natyrsht qëndresa e dibranëve (rreth 1200 vetë) kundër hordhive serbe nuk do të ishte fort e gjatë dhe efikase.Por burrat e Dibrës e kryen këtë akt të pashoq heroizmi për t’u treguar serbëve se për të kaluar kufijtë e Shqipërisë,duhej të kalonin së pari mbi trupat e tyre të përgjakur.Nga ana tjetër,qëndresa e kryengritësve dibrane,i shërbeu edhe lëvizjes së popullatës së Dibrës,për në thellësi të shetit amë,për t’i shpëtuar dhunës dhe masakrave të ideuara në beograd.Ishin me mijëra dibranë që lanë trojet e veta stërgjyshore,për t’u shmangur barbarizmave serbe.Por pati edhe të tjerë që nuk u larguan dot.Jetët e tyre të pafajshme i mori plumbi apo bajoneta e ushtarit serb,i cili ndjente krenari për barbarizmin që kryente ndaj fqinjit të vet shekullorë.Sipas të dhënave arkivore,në muajt gusht-shtatorë 1920,trupat serbe në Dibër e rrethina “… kanë djegur 6603 shtëpi,113 mullinj,101 dyqane dhe magazina,50 xhami,18 manastire,kanë vrarë në mënyrë barbare 238 vetë,38 familje janë therrur,kanë pushkatuar 200 të tjerë kanë hedhur në zjarr të gjallë 300 vetë,prej të cilëve 146 gra e 91 fëmijë”. ( Arkivi Qendror i shtetit Tiranë , fondi 251 , dosja 50 , fleta 18 – 21 ).

  Ndonëse e shtypur në këtë mënyrë barbare,kryengritja e gushtit në Dibër,kundër qëndrimeve aneksioniste serbe,pati vlerat e veta të pakontestueshme.Së pari,vlen të thuhet se ndonëse elementët përçarëse të Dibrës,bënë ç’ishte e mundur të mos arrihej bashkimi ky u arrit plotësisht.Dhe jo vetëm kaq,por bashkimi i gjithë prijësve dibranë,çoi për të parën herë,në krijimin e një shtabi luftarak unik,i cili drejtoi me zotësi luftarake por edhe mençuri krejt kryengritjen.Në këtë kryengritje,u vu re gjithashtu,një kombinim i përpiktë i luftimeve të Vullnetarëve popullorë në pozicionet e para luftarake,me veprimet e çetave që ndodheshin në pozicionet e dyta ose të quajtura ndryshe,pozicione ndihmëse.Ky fakt,po bindëte jo vetëm fqinjët tanë,por krejt evropën se kur bëhet fjala për lirinë e kombit të vet,shqiptarët vështirë t’i dallosh nga mosha,krahina feja apo gjinia.Tek e mbramja,kjo kryengritje në Dibër u ka shërbyer së tepërmi edhe shqiptarëve të jugut të shtetit amë të cilët të kërcënuar prej ushtrive greke,kanë marë zemër dhe mbrojtjen e çdo pëllëmbe të trevave shqiptare.Parë në këtë rrafsh,kryengritja dibrane vlen të shihet si pararendëse e asaj lëvizje të madhe kombëtare për të ruajtur së paku sovranitetin e kufijve shqiptarë të vitit 1913 të Londrës famëkeqe.

Bern-Zvicër

 

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Shehu, kryengritja dibrane

SHËN KOZMAI, PROFETI ANTISHQIPTAR

January 27, 2014 by dgreca

NGA RASIM BEBO/CHIKAGO/

Para se të vijmë te Shën Kozmai, të shohim se Krishterimi është vendosur nga perandorë Romake me prejardhje iliro-shqiptare.  Perandori i Romës Kostandini i Madh (306-337) iliriani shqiptar nga Kosova, nxori urdhëresën e famshme për ndalimin e përndjekjeve  të të krishterëve në vitin (311 e. j.) dhe dy vjet më pas (313), urdhëresën tjetër për pranimin  e   Krishterimit  si feja zyrtare e Perandorisë Romake, këto përmenden si  “Edikt, ose Dekret i Milanit”. Në vitin 325 ai thirri Këshillin e Krishterë të Nikesë, ku morën pjese 318 peshkopë. Vuri themelet e supermacisë spirituale të kishës katolike, në botën perëndimore dhe Ortodoksinë, në botën lindore. (E. Jackues, “Shqiptaret”, bot. 1995, f. 152).  (T. Zavalani, “Histori…” bot. 1998, f. 56).     

Grekët flisnin dhe mburreshin me ëndrrat për Greqinë ,greko bizantine. Ndërsa Historiani Robert Angeli ua hedh poshtë duke u thënë: “Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht HELLAS kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830, të erës sonë.  Më parë, dhe sidomos gjatë Perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur  as Hellas, as Graecia,  as Perandori  Greke ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine dhe kurrë nuk ka pasur perandorë bizantinë të cilësuar  grekë. Grekët  sot që në krye deri ne fund të veprave të tyre kanë mashtruar…”.  (Enigma), bot. 1991,  f. 182).  

Të mësojmë,  se si rrjedhojë e këtij sistemi të veçantë “qeverisë brenda qeverisë”.    E. J. citon Sevasti Qiriazi Dako, shpjegon: “Mund të duket e çuditshme, rezultati imediat i pushtimit turk më 1453 ishte në dobi të patrikanës  bizantine. Mehmeti i II, pushtuesi i Kostandinopojës, duke shfrytëzuar urrejtjen midis Papës dhe Patriarkut, u ngazëllye nga fakti se mund ta bënte Kishën ortodokse të Lindjes që ta konsideronte atë si bamirës dhe mbrojtës të sajin. Ai i dha Patrik Genadit gradën e pashait dhe nxori një dekret që e njihte atë dhe pasuesit e tij, si krerë shpirtërorë dhe civile të të gjitha bashkësive  ortodokse.  Juridiksioni i tij përfshinte të gjithë greket, shqiptarët, bullgarët, rumunët dhe sllavët. Me fjalë të tjera, ky dekret perandorak  e shndërroi  Kishën Ortodokse të Lindjes në një shtet brenda shtetit. Ai e vuri atë nën kontrollin e plotë të grekëve që banonin në Fanar. Që prej asaj kohe, forcat e kishës përdoreshin si armë politike në shërbim të “Idesë së madhe” greke d.m.th. helenizimit të kombeve të tjera të Ballkanit.                                         

Për të arritur këtë qëllim, fanarjotët shpallën gjuhën greke të plotfuqishme. Alfabeti grek, librat greke, shkollat greke, kishat greke u bënë tipar zotërues të jetës intelektuale të popujve të krishterë të Ballkanit, deri në fillim të shek XX.  Despotizmi shpirtëror i Patrikanës ishte më i keq se tirania politike e turqve. Ata që guxonin të ngrinin krye, braktiseshin , mallkoheshin, shkishëroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke, si kryengritës rebelë kundra qeverisë. Autoritetet turke bashkëpunonin haptas me peshkopët grekë për shtypjen e shpirtit kombëtar të shqiptarëve. (E. jacques, “Shqiptarët”, bot. 1995, f. 232).       

Sejdi Kondi shkruan:  “…Për mua, misioni juaj gjatë vitve 1768-1774 nuk duhet konsideruar i mbyllur. Unë do ta quaj atë thjesht fazën e parë…-Tamam – tha Kozma Etoliani që shtoi. – Ne ato vite të vështira ne predikuam paqen,urtësinë dhe qetësinë. – Pra bëmë një rrugë e dy punë – vijoi Sofroni (Patriku i Fanarit). – Kryem edhe detyrimin tonë ndaj helenizimit, por i bëmë qejfin edhe Sulltanit fuqiplotë. – Pikërisht, pikërisht, e  mbështeti Kozma Etoliani. – Kurse tani, në vitin 1775, misioni i juaj do njohë fazën e tij të dytë. Natyrisht, kjo do të jetë faza më e rëndësishme, më e shenjtë. –Perëndisë i qofshim falë! –U shpreh Kozma Etoliani.-Faza e re, -rimori fjalën Patriarku – do t’i shërbejë qytetërimit të mëtejshëm, vetëm mes përhapjes së gjerë të kulturës sonë heleno-bizantine. Që do të vijë mes hapjes së shkollave të reja greke atje dhe ndalimit të gjuhës shqipe, -nuk duroi pa folur Kozma Etoliani … Veç, do qe një mrekulli sikur të siguronim një ferman të dytë prej Sulltanit, -shtoi Kozmai. –Fermani i parë më ka skaduar. Ai më pati ndihmuar shumë. Më ka shpëtuar prej telasheve të shumta. S’është e lehtë të punosh nën hundën e agallarëve apo të bejlerëve shqiptarë. Shumë e drejtë u shpreh Sofroni … –Fermani i ri është siguruar, -u shpreh paksa euforik Patriku. –Vërtet?! – u befasua i gëzuar Kozma Etoliani. –Vërtet, -foli Patriku Sofron. –Fermani i ri u sigurua. Patriku kërkoi që t’i sillnin fermanin dhe urdhëresën e inspektorit të përgjithshëm. Njëri prej tyre pruri shkresat. Osmanishtja e tyre mëse kaligrafike,vula në fund e artë. Patriku  foli duke iu drejtuar priftërinjve: -Miku i nderuar, tok me të vëllanë e tij do të darkojë me mua sonte. Të përgatitet gjithçka… (“Djaj ne veladon”, bot. prill 2011, f. 14-15).                                                                      

Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779,Patrikana Ekunemike dërgoi në vendin tonë Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet në Malin e Shënjtë, Athos. Ai vinte në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin, që të krishterët e ortodoksë shqiptarë t’i kthente në grekë. Kërkonte të përbuzej e të braktisej shqipja dhe në vend të saj të flitej dhe të shkruhej vetëm greqishtja. Historianë grekë si K. Amantos, M.B. Sakelariou, Vasil Krapsiti etj., Shën Kozmanë e quajnë  “Shpëtimtarë të etnisë greke”  “Apostull i krishterimit” Kudo ku shkonte ai në Epir vendoste kryqe dhe ishte luftëtar i flakët i fesë së krishtere dhe i helenizimit. Ai predikonte në Paramithi:  “Le t’i  shmangemi, vëllezërit e mi, mendjemadhësisë që është krijesa e parë e shejtanit dhe rruga që të çon në katastrofë, prandaj duhet të jemi kokulur;  kokultësia është  rruga e engjëjve, ajo të çon në parajsë.       

Suljotët u tronditen kur dëgjuan këto fjalë të tij, madje disa u egërsuan. Atëherë Kozmai u tha: “Më vjen keq për ju, për kryelartësinë që kini”. Dhe duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të ashpra: “këmba ime këtu nuk do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që bëni, do të shpërbëheni.        ” 

Lind pyetja: cili është krishterimi i Shën Kozmait?  “I shenjtë”,Shënjtor shpallet një person që i qëndron besnik mësimeve të Krishtit dhe kishës së tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale. Shenjtorit i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohet kisha, mund t’i ekspozohet trupi në altar etj.  Ndërsa, më tej foli kështu Shën Kozmai:  “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha e jone është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha e jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do të flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të më thotë këtu. Unë do t’i marr  atij të gjitha mëkatet në qafë time, që nga dita e lindjes së tij, deri më sot…”  Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët të mësonin greqisht, se kisha greke nuk mund të bëhet kurrë shqiptare. Sa në kundërshtim bien këto fjalë me Jezu Krishtin, i cili çoi apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të krishtere në popujt e ndryshëm të globit, Por në asnjë mënyrë  që këta popuj të ktheheshin në grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve:  “Shkoni e bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të birit e të shpirtit të Shënjtë”. Pra,Krishterimi i Shën Kozmait nuk është krishterimi i Jezu Krishtit, po një krishterim i sajuar nga Patrikana e Stambollit … Ky lloj antikrishterimi, që flet në emër të krishterimit, ka si Ungjill shovenizmin grek. Shën Kozmai gënjen kur thotë se “raca shqiptare është greke”.       

Antropologu  me famë Pitardi, e hedh poshtë këtë version të grekëve.  Shën Kozmai  këshllon të krishterët “që të mos preferojnë pazarët e çifutëve”  ose “Mos pini raki të prodhuar  në fabrikat e Evropës. Sepse në atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute.” 

Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje këshilloi beratasit që të bëjnë Pazar të shtunën (sepse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, të mos bëjë Pazar të dielën te çifutët. Kështu që  Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t’u ndërrojë beratasve edhe ditën e pazarit.  Zhan Klod Faveirial, shkruan: “… dy fjalë për murgun Kozma, roli i të cilit ka qënë tepër  rrënimtarë për kombin shqiptar dhe vllah. Murg i Malit Atos, Kozma, lindi në Etoli, dhe u vra i ngulur në hu, më 24 gusht  1779 me urdhër të Kurt pashë Beratit … për faktin, se ky ishte një agjent politik i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte Ungjillin po kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek  të gjithë vllehët dhe shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. (“Historia e Shqipërisë”, bot. 2004, f. 389).                                 Nga Kozma Etolani, për gjuhën vllahe, citojmë: “Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit përdor gjuhën vllahe” (arkivi qendror i shtetit rumun).                         

Dr. Vakalopulos, në “historinë e helenizimit të ri” shprehet për Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizimin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare (greke – Sh. D.), veçanërisht në Shqipërinë Jugore dhe Epir”. Me të drejtë rilindësit tanë lëshuan thirrjen patetike: “Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione Albanese”, viti 1897, nr. 9, f. 4, dhe më` tej, shkruan për figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: “Prifti duhet të jetë sjellës i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu në Shqipëri, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot dhe më tiran se vetë pushtuesit.  Ai është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Prifti është një dhelpër greke. Edhe pushkët vrasëse kane zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit”.              

Por kur merr vesh se Peshkopi Janullatos është  anëtar nderi i shoqatës “Miqtë e Shën Kozmait” dhe se ky “Shenjtor” bën pjesë ne kalendarin KOASH. Vlen të mbahet mend shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, i cili e quan Shën Kozmanë “Dishepull të vërtetë të Krishtit” Dhe Sot Janullatosi po sfidon  Atdheun tonë,  duke e ndërtuar kisha greke në emër të antishqiptarit Shën Kozma. Ky është një emisar politik i shovinizmit grek, erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar totalisht ortodoksit shqiptare. (Gazeta “BOTA SOT” 22-12-2013). Tani qarqet nacionale  klerike greke vendosën të shpallin “luftën e shenjtë” për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait. Akademiku Kristo Frashëri, për “Shenjtorin” e lartpërmendur nga historianët e sotëm grek e quan “Flamurtar i flaket i helenizimit”.  Studjuesi Pëllumb Xhufi, Shën Kozmanë e quan antishqiptar. Duke qënë i tillë, këshilli bashkiak i Tiranës, përpara se ta zgjidhte A. Janullatos qytetar nderi të Tiranës, duhej t’i kërkonte atij që të mohonte e të dënonte veprimtarinë antishqiptare të Shën Kozmait, si kusht për dhënien e titullit “qytetar nderi i Tiranës”, propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte që popullsia e Epirit të kthehej nga shqiptarë në greke. (Enc. “Pirsos”, vell. II,  f. 915).                                           Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të këtij prelati të kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në vendin tonë i kampingjeve të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të helenizimit. Vlen të përmendet se 24 gushti vitit 1996, në të cilin u mblodhën me joshje alla greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga Saranda deri në Shkodër në një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas, ishin të ftuar edhe të rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë nga kisha ortodokse dhe at Kalevi. “Këto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi ne fjalimin e tij, janë punishte shpirtërore”  kupto: punishte  shpirtërore për të shkatëruar kombin shqiptar, (SH. D)  Sherif Delvina: Duhet vënë në dukje fjalët e Sebastianos, për Shën Kozmanë i cili tha: “Kisha dhe kombi ynë po nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse ai ishte jo vetëm një misionar por edhe apostull kombëtar i Greqisë”  

Ish kryeministri i Greqisë, Georges Papandreu, ka folur më 12 qershor 1960: “Pretendimet tona për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura”. Por edhe ne u themi hajdeni ta merreni,  se kufiri atëherë do të vendoset në jug të Prevezës, në kufirin Natyral të Shqipërisë…                  

Ish mohuesi i kombit tonë Fatos Nano ka thënë: se rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Greqia. Për figurën e Janullatosit pohon: “Unë nuk mund të mendoj që të ketë ndonjë njeri, i cili të ketë kontribuar më shumë për rilindjen e Shqipërisë si komb i lirë evropian”.  Ndërsa më 11 shtator 1998 F. Nano që nga Lisbona, ku merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare deklaroi se Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. Ndërsa Azem Hajdari nga Tirana iu përgjigj:  Fatos Nano mos të vijë në Shqipëri. Në këtë kohë, në shtator të vitit 1998 kanë ndodhur dy vrasje, në mbrëmje të territ, vrasje pas shpine, vrasje tinëzare, te dy kanë qenë atdhedashës të flaktë shqiptarë, njeri pishtar i demokracisë,  tjetri strateg i luftës për liri. Azem Hajdari u vra më 12 shtator, kurse Ahmet Krasniqi më 21 shtator të vitit 1998.              

Janullatosi ka lënë trashëgimtarë të fronit.  Peshkopin e Beratit Injatos, e dorëzoi më19 korrik 1998.  Sipas studjuesit Sejdi Kondi, vazhdon:  “Kozma Etolianit ia dua kokën të kripur. Këtu në Berat jo në Stamboll. Ke plot dy javë kohë për këtë punë. Përndryshe në tepsi do të jetë koka e jote. … –Ik tani! –u shpreh sypërdhe Kurt Pasha. –Kaq kisha për të thënë.  Në manastirin e Ardenicës, atje do shtrinte kockat. Ishte vërtetë i lodhur. E kur nuk kishte bërë as plot tri ditë që pushonte atje, kur bam e bam porta e madhe e manastirit. Ndjeu një si të ngjethur në shtat. S’i pëlqyen të trokiturat. Nuk ndodheshin atje as shoqëruesit murgj. Patën shkuar në Fier për t’u furnizuar me ushqime. Nuk më pëlqyen këto të trokitura uratë,  -u shpreh Kozma Etoliani, duke shikuar thellë në sy priftin e manastirit. –Si batare pushkësh më ranë në vesh. – Atëherë mos e hapim derën imzot? Mund të jenë njerëz të ligj.  Kozma Etoliani qëndroi. Hezitoi një çast. Pastaj u shpreh:  Hape biri im hape!  -tha. –Fati im është shkruar: Le të bëhet çfarë është thënë nga Perëndia.  –Kozma Etoliani e njohu në çast. Ferid Aga bëri para. U shpreh. -Përshëndetje hirësi!  Na e bëni hallall shqetësimin. Megjithëse shpresoj që të keni pushuar ca. Në kemi gati një javë që po ju presim.  -Urdhëroni bijtë e mi, -tha Kozma Etoliani. –Çfarë mund të bëj për ju?  Me se mundem t’u ndihmoj? Më thoni! -Duke i vërtitur syrin e shëndoshë priftit të manastirit, Ferid agai foli: -Ne jemi vendas hirësi. Prej një fshati këtu pranë Kolkondas ia thonë. Ndoshta ju ia keni dëgjuar emrin.  –Po, po posi, -bëri Kozma Etoliani. –E di, edi. Në mos gaboj, ai është poshtë në fushë. Buzë Semanit apo jo?  -Pikërisht, -vijoi trukun Ferid agai. Ju e ditkeni shumë mirë hirësi, megjithëse nuk keni qenë asnjëherë në fshatin tonë.  –Do e bëjë mbarë Perëndia që të vijmë edhe atje. Përse jo?!  – Po ne për këtë punë jemi këtu hirësi, tha Ferid agai. –Na ka dërguar fshati. Duam edhe ne të kemi një shkollë për fëmijët tanë siç e kane edhe fshatrat e tjera fqinje.  Koka e priftit të manastirit u var mbi gjoks. Ndjeu gjëmën. Por nuk kish kurajo të ngrinte as sytë e jo më të fliste Kozma Etoloini tha:  -Po mirë atherë. Më prisni nesër. Do të jemi në fshatin tuaj që herët në mëngjes. Besoj se jemi dakort?  -Po përse nesër hirësi?!  -Pyeti si me keqardhje Ferid Aga.  –Sonte është më mirë. Nuk ka arsye përse të vonohemi.  Fshati po ju pret. Madje ne kemi hapur dhe gropën, pra themelin e shkollës sonë. Fëmijët po ju presin. Kozma Etoliani u vu në mëdyshje. Në fakt do qe nisur, nuk do e kish zgjatur, nuk do e kish bërë dy, po të mos i kishte kallur datën fytyra e atij njeriu. Kërkoi sytë e priftit të manastirit, por ato iu vodhën. Qenë gremisur mbi kalldrëm.-Më mirë nesër në mëngjes,  – tha misionari. –Sonte është ca vonë. Aksham hesapi. Ferid agait  iu sos durimi. Boll e ledhatoi këtë plak. Po lozte me kokën e tija. Nuk bëhej shaka me Kurt Pashën. Ai kërkonte në tepsi o kokën e tij, o atë të Kozma Etoliani.  Në çast çorri maskën e mashtrimit. Bërtiti:  -Mjaft me fjalë. Mos e zgjat më! Eja me ne dhe pikë! Vibroi ajri. Kozma Etolianit iu ngjeth prapë trupi. Kurse ne timpan të veshit e flladiti lehte thënia e Ali Pashës.  “Xhaxha! Bëj kujdes! Kurt Pasha është ujk i vjetër! Është i lig. Ruhu!  Ai nuk të do si unë”.  

Më falni, – foli duke pyetur me kurajo. –Cili jeni juve zotëri që po më flisni kështu? A mund të më thoni? Për më tepër që unë nuk ju njoh hiç.            

– Unë jam xhebraili, – reagoi duke pështyrë cigaren Ferid agai. – Jam krye polici i Kurt Pashës.  -Kuptove tani?…  

 Kozma Etoliani mbeti. E vështroi atë njeri të frikshëm në syrin e vetëm. U përpoq të ruante qetësin duke thënë.                                                            

Nuk po kuptoj se çfarë kërkoni nga unë. Pak më parë thatë se jeni prej  fshatit Kalkondas e se doni të ndërtoni si fqinjët tuaj shkollën e re? Kurse tani….  Duke përfituar prej një pauze të shkurtër, prifti i manastirit u bë i gjallë. Ai foli buzagaz, duke iu drejtuar si  hafijeve epo ashtu edhe misionarit helen.  – Po urdhëroni, urdhëroni brenda zotërinj! Një kafe, një çaj. Ose më mirë një ujë të ftohtë. Bën zagushi e madhe.                        

– Ti mos u përzie! Rri urtë e mbaj vendin tënd!  – ngriti sërish zërin Ferid aga. 

– Apo do t’i bësh shoqëri mikut tënd?  

– Prifti sus.                                        

– Kurse ti,  – iu drejtua Kozma Etolianit – ec përpara!  Kështu siç je. Kam urdhër të prerë nga Pashai. Dëgjon!  Luaj vendit!  

 – Po përse duhet të vi me ju?! – u përpoq të qëndronte Kozma Etoliani.  – Ju po më mirrni me forcë!  A e dini se unë jam i pajisur edhe me një irade të Sulltanit?  Kryepolici i Kurt Pashës bëri sikur nuk i dëgjoi fjalët e fundit. Eci disa metra përpara.  Hafijet lëvizën. I dolën pas krahëve Kozma Etolianit. Njeri prej tyre i vuri dorën në kurriz duke e shtyrë. Misionari helen i hodhi një sy të tillë priftit të manastirit, sikur i kërkonte ndihmë. Iu fanitën në sy dy murgjit e tij. Por më kot. Në çastin kur i duheshin ata mungonin. S’munden ta ndihmonin. … –Ku po më çoni kështu more djem?  Unë pandeha se po vemi në Berat.                      

– Po të shpiem në parajsë, – ja ktheu harbutçe Kryepolici.                         

– Ju më thatë se jeni njerëzit e Kurt Pashait! Po a e dini se unë jam mik me të. – Mos e zërë në gojë emrin e Pashait tonë të ndritur,  – reagoi egër kryepolici – se për atë zot ta këpus gjuhën deri në rrëzë.  Zëri i çjerrë iu përplas në fytyrë misionarit si një shuplakë e fortë. Por donte derman dhe foli gjene:  – Po pse more biri i Perëndisë po më flet kështu?!  Çfarë të keqe ju kam bërë?!

– As allahun mos e zërë në gojë!  Kaur i ndyrë! …                           

– Po përse more djem kërkoni të më merrni jetën?  Atë s’ma keni dhënë ju, por Perëndia Të thashë një herë more bukëshkelë që të mos e zësh më në gojë emrin e Allahut, – ulëriti kryepolici që frenoi kalin. – Pusho! Nuk dua të dëgjoj më. – Po ç’ju kam bërë? – vijoi Kozma Etoliani. 

– Ma thoni që ta di që të vdes i qetë! …

– Mos shkoni më tutje!  Ja tek ajo pema atje hidheni litari.  Karvani qëndroi. Kozma Etoliani ishte berë pluhur i tërë. Mezi mbahej në këmbë. Hafijet zbritën nga kuajt. Secili prej tyre nisi detyrën e caktuar. Dy përgatitën litarin. Të tjerët u morën me Kozma Etolianin. I lidhën duart nga pas dhe i hodhën një si kokore leshi mbi kokë. Po ai  s’e pranoi. Kërkoi t’ia hiqnin. Pyeti sërish duke iu drejtuar Ferid Agait.                  

– Po ç’u kam bërë xhanëm?!  Më thoni që të di fajin. Ferid agai heshti mbi kalë. Kishte vapë. Lumi që pranë. As 100 metra më tej. Kozma Etolianin e ngritën në stol, i hodhen litarin në grykë. Para se ti  hiqnin stolin, Ferid Aga i tha: -Fol !  Ç’ke për të thënë! Eshtë fjala e jote e fundit.                                                                                                              -Dua të di përse po ma merrni  jetën,  – tha misionari. – Pasi s’di se çfarë të bëj me ju. T’ju bekoj apo t’ju mallkoj.?                                                 

   – Vërtet i marrë ,  – u shperh si për vete Ferid Aga që shtoi po aty zë plotë.  – Të merret jeta me urdhër të Pashait të Beratit. Je spiun i rusit dhe i venecianit dhe armik i shqiptarëve në dëm të Kombit Shqiptar . Qartë?              Kozma Etoliani s’tha asnjë fjalë. Heshti. Pas sinjalit i hoqën stolin. Kur trupi u lëshua krejt, Kryepolici u shpreh:  – Këputjani kokën, trupin ja hidhni në lumë. Kokën do ta merrni me vete. Pastaj u nisën për në Berat. Ferid aga ecte përpara. Ata e ndiqnin pa fjalë nga pas. Koka e Kozma Etolianit në mes. Qe 24 gusht 1779. (Sejdi Kondi  “Djaj me veladon” bot. 2011, f. 222).

                             Rasim  Bebo,  Addison,  Çikago Janar  2014.                                                                                                                       

 

Filed Under: Featured Tagged With: profeti antishqiptar, rasim bebo, Shen Kozmai

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT