• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Fitorja e Shqiperisë në mediat amerikane

July 10, 2015 by dgreca

“Shqipëria shkon përpara për në Francë, ndeshjet kualifikuese në grup për Euro 2016 me këtë 3-0/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK : Lajmi për vendimin e sotëm të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), në Zvicër, ka marrë dhenë, dhe është bërë lajm dite në qendër të lajmeve sportive botërore.
Mediat më të mëdha, sportive dhe ato pristogjoze në SHBA e kanë pasqyruar në faqet e tyre të para, të tyre në online mes të cilave edhe gjiganti televizivë sportivë amerikan ESPN1.
Mediat prestigjoze amerikane, thonë sot se “Shqipëria shkon përpara për në Francë, ndeshjet kualifikuese në grup për Euro 2016 me 3-0: CAS, zhvelftëson vendimin e UEFA-s për “ndeshjen e dronit” ku i dha një 3 me 0 Serbisë, duke i hequr asaj tre pikë.
Simbas medias amerikane pohohet se vendimin e Arbitrazhit ka ardhur nga që Serbia gjendet fajtore sepse, “Serbia e keqorganizoi dhe keqmenaxhoi ndeshjen, ndërsa mbi futbollistët shqiptarë u ushtrua dhunë nga tifozët serbë gjë që detyroi arbitrin Atkinson të ndërpriste ndeshjen”.
Televizioni amerikan ABC News-Sports- mbasi vë në pah atë se”Serbisë i ishte dhënë një fitore e paracaktuar 3-0 nga UEFA-s, porm thekson se pastaj … Shqipëria, ka fituar 3-0 me një vendim të CAS . Shqipëria me këtë rezultat mund fitojë , simbas ABC-sport një vend në Euro 2016. Me fitoren mbi Serbinë, shkruan ABC, Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), refuzon edhe vendimin e UEFA ..,” thotë televizioni amerikan ABCNews Sport
Kanali më i madh dhe prestigjoz amerikan i sportit ESPN1 e ka vendosur menjëher vendimin e CAS në krye të lajmeve të ditës së sotme. Ajo shkruan se “Shqipërisë janë dhënë 3 pikë në një fitore ndaj Serbisë për ndeshjet e vlefëshme për Euro 2016 në Francë… CAS, sipas rrjetit amerikan televizivë ESPN1, përmbysi sanksionin origjinalë të UEFA-së, dhënë vitin e kaluar, dhe i dha sot Shqipërisë një fitore 3-0 … Në faqen e internetit www .espnfc.us – shkruhet se Serbia dhe Shqipëria janë akuzuar nga UEFA pas dhunës … nga trupi disiplinor UEFA-s, e cila i dha Serbisë një fitore 3-0, vitin e kaluar por, që Gjykata Ndërkombëtare Sportive CAS, sot, u ankorua në nji vendim tjetër për t’i dhë tre pikat e fituar Shqipërisë …
Në “valën” e këtij lajmi me përmasa botërore në fushën e sportit, nuk ka mbetur “anash” edhe axhensia e njohur e lajmeve Reuters- e cila shkruan se Shqipërisë, sot i janë dhënë 3 pikë me një fitore 3-0 ndaj Serbisë, për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016. Ndeshja kualifikueset e tyre në tetor zhvilluar në Beograd u braktis kur një njeri hodhi në mes të lojës në stadiumin Partizani të Beogradit, një me një simbol politik …! thotë Rojters(Reuters)
Edhe Yahoo axhensia më e madhe e lajmeve në internet ka shkruar sot për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) në Zvicer. ” Serbia kishte marrë nga UEFA një fitore të paracaktuar 3-0, shkruan Yahoo, por pastaj asaj iu zbriten tre … pikë, pikë dhe rezultat që tani i jepn Shqipërisë me një vendim tjetër nga CAS – një 3- 0 e përcaktuar, e cila i jep shance tani Shqipërisë të fitojë një vend të mirë në grupin e Euro 2016 kualifikuese” thotë gjigandi i internetit Yahoo në SHBA.
Faqja më e frekuentura e internetit për futbollin Worldsoccer, ka shkruar në krye të faqes së saj të informcioneve të ditës së sotme, se :” CAS mori një vendim ku Shqipëria fiton ndeshjen me rezultatin e përcaktuar 3-0, ndërsa vendimet e më parshme qëndrojnë ku si Shqipëria dhe Serbia janë dënuar me nga 100 mijë dollar, Serbisë iu zbriten edhe tri pikë dhe ajo dy ndeshje i luajti ne fushën e saj pa tifozë”.

Kanali kanadez i sportit i njohur në të gjithë botën SkySport , thotë sot për vendimin se Shqipërisë i janë dhënë 3 pikë në një fitore mbi Serbinë nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS), për kualifikueset Evropiane midis palëve. Një ndeshje kjo që u braktis në tetor, me një vendim të arbitrit anglez Martin Atkinson, i cili nuk e ka parë të drejtë të vazhdonte loaj dhe ka kërkuar që futbollistat të dilnin jashtë lojës në Beograd, kur një njeri hodhi mbi stadium një flamur pro-Shqipërisë Etnike në stadium, duke çuar në një reagim të dhunshëm nga futbollistët, tifozët dhe kujdestarë serbë të stadiumit.
“CAS me këtë vendim të sotëm përmbysi sanksionin origjinalë të UEFA-së dhe i dha Shqipërisë një fitore 3-0, duke urdhëruar t’i jepen Shqipërisë tri pika që do të zbriten nga Serbia” tha SkySport i Kanadasë me bazë në Toronto dhe Atalanta Gorgia -SHBA .

Filed Under: Sport Tagged With: Beqir Sina, Fitorja e Shqiperise, me mediat amerikane

Bisedë virtuale me Kadarenë !

July 10, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Ne Foto: Editori i Diellit, Dalip Greca, ne nje interviste per TV Kultura Shqiptare ne NY me shkrimtarin Ismail Kadare/
I nderuari Kadare , neve na ka humbur durimi ; jo sepse prisnim ndonjë mrekulli gjatë këtyre por së paku mendonim të jemi afër këtij populli të hutuar. E menduam dhe e çmenduam; dhe gjithmonë po -ja na jepte krihë , se duhej të bënim diçka të ndritur .
Do të ju citoj, se neve na humbën fjalët. Po kush jemi ne ? As më pak e as më shumë se qytetarët shqiptar të Kosovës që mendojmë ashtu si ju :“ Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. “
“Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste. Në këtë përgatitje, po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët, turq të ardhur nga Anadolli. Shqiptarët, myslimanë, mish i huaj për Evropën e krishtere.” – ne vet po e vërtetojmë se nuk jemi Europë !
Ti na thua “Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?”Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?”Shkurt mos jemi ata që s’jemi? “ … por ne s`kuptojmë , që“Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. “ Por ç ti bëjmë që “Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia.”
A, mos ndoshta: “Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine. Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, , që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi.” Edhe sot po dalldisemi pas bejtexhinjve.
Ti na thua: “Letërsia e bejtexhinjve , paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme! “ por ne shtiremi se gjëja nuk kuptojmë “E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë. “ Sa mire e thua !
Dhe na forcuan me ngulm , me vite , me shekuj “. Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët”me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme. Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. “
Po na ku ishim? nuk guxonim të mendonim shqip dhe duhej të kërcenim ashtu s ii binte defit a tarabukut ai teri aziatik.
Ne e dinim që “Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj. E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. “ dhe ja që po balalfaqohemi me frigën tonë të dikurshme.
Zoti Kadare edhe nga Shqipëria po na vijnë zhurma që nuk kuptohen qartë : . Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet. Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë.”

Na falni Zoti Kadare që iu prishëm qetësin e mesnatës !

Fahri Xharra. 09.07.15
Gjakovë

Filed Under: Komente Tagged With: Bisedë virtuale, Fahri Xharra, me Kadarenë !

KUJTESE-14 TETOR 2014 Serbi – Shqiperi

July 10, 2015 by dgreca

Dhuna ne stadiumin e Beogradit ne ndeshjen Serbi – Shqiperi/
Nga Arbi Fortuzi/-. Ishte data 14 tetor 2014. Në Beograd, kuqezinjtë e teknikut Xhani De Biazi zbritën në impiantin e Partizanit të Beogradit për t’u ndeshur me Serbinë vendase, në kuadër të turit të tretë paraeliminator të Euriopianit “Francë 2016”.
Shqipëria në atë takim vinte pas dy rezultateve shumë pozitive, fitores në Portugali dhe barazimit me Danimarkën, ndryshe ishin gjërat për Serbinë, e cila vinte vetëm me 1 pikë në atë përballje.
Zbritja në fushë e sportistëve shqiptarë u shoqërua nga vërshëllima e ofendime të shumta. Gjithashtu në shkallët e stadiumit kishte foto e pankarta të cilat kujtonin pjesë të historisë së Shqiptarëve të Kosovës me Serbinë. Himni ynë kombëtarë u shoqërua nga vërshëllima e ofendime.ndeshja-serbi-shqiperi-621×350
Ndeshja nisi e shpejtë dhe e ashpër. Tifozët Shqiptarë nuk ishin të pranishëm në stadium, pasi Federata Serbe nuk garantoi sigurinë tyre dhe çdo prekje e topit nga shqiptarët shoqërohej me ofendime e vërshëllima nga më të ndryshmet. Kuqezinjtë arritën të rrezikojnë serizoissht tre herë portën Serbe, teksa vendasit vetëm 1 herë portën e mbrojtur nga Besar Berisha.
Minuta 40’, ishte dhe fillimi i fundit të takimit në fushë dhe nisjes së betejës ligjore mes dy Federatave. Pas disa flakadave të hedhura në qilimin e gjelbër, që shkaktuan disa herë ndërprejen e ndeshjes, në minutën e 41’, një dron fluturoi në qiellin e Beogradit duke valëvitur flamurin shqiptarë. Kapja e Flamurit tonë kombëtar nga njëri prje lojtarëve Serbë, bëri që lojtarët të përplaseshin në fushë dhe shumë tifozë të kalojnë mbi kangjellat mbrojtëse e të godisnin lojtarët tanë. Ndeshja në fushë, këtu ishte e përfunduar dhe beteja ligjore e sapo filluar. Gjyqtari Atkinson sinjalizoi mbylljen e parakohëshme të takimit.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe përgatitën dokumentacionin e nevojshëm dhe u paraqitën në zyrat e UEFA-s për të kërkuar drejtësi.
Komisioni i Disiplinës vendosi padrejtësisht ti japë tri pikëshin vendasve, pasi Shqipëria u akuzua për barktisje të lojës, teksa Shqiptarët u goditën mizorisht nga tifozeria dhe lojtarët vendas.
Gjithashtu u vendos heqja e tri pikëve për Serbinë, për dështim të sigurisë, duke krijuar paradoksin më të madh. Pasi smund ti kërkosh një skuadre të ridalë në fushë, kur siguria ka dështuar.
Pika e tretë e vendimit të disiplinës ishte dhe gjoba prej 100 mijë eurosh të dyja Federatave, teksa Serbia u dënua me 2 ndeshje jashtë fushë së saj dhe pa tifoz.Nga ndërprerja e ndeshjes Serbi – Shqipëri
Prej këtej, të dyja Federatat i’u drejtuan Komisionit të Apelit, i cili la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por, Federata Shqiptare e Futbollit nuk u dorëzua dhe përmes deklaratave për mediat të herë pas herëshme, drejtuesit e FSHF-së shprehën besimin e tyre se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të bëjë drejtësi, përpiluan dosjen dhe e dorëzuan në CAS, ku pas disa shtyrjeve të herë pas herëshme, ky Institucion vendosi ti japë të drejtë vendit tonë, duke na dhënë edhe tri pikëshin, 10 muaj pas ndërprerjes së takimit.
Sot Shqipëria është më pranë se kurrë kualifikimit. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e dytë me 10 pikë, po asq sa edhe Danimarka, ndërsa Portugalia kryesuese ka 12-të pikë.

Filed Under: Sport Tagged With: 14 Tetor 2014, Shqiperi-Serbi-Kujtese

Media ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv

July 10, 2015 by dgreca

– Vendimi i CAS-it në favor të Shqipërisë përsa i takon ndeshjes së luajtur në Beograd më 14 tetor të vitit të kaluar ndaj ekipit serb, e vlefshme për Euro 2016, ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.
Më poshtë renditen reagimet e disa prej tyre:
DPA – Shqipëria shpallet fituesja e ndeshjes së Euro 2016, e lënë përgjysmë në Serbi, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila përmbysi rezultatin e organit qeverisës për Evropën, UEFA-s.
Gjykata konfirmoi sot se Shqipëria është përgjegjëse për dronin që fluturonte mbi stadiumin e Beogradit me posterin nacionalist, por që ajo nuk ka refuzuar që të kthehet në lojë pas ndalimit të lojës nga dhuna e ushtruar në ndeshjen e datës 14 tetor, 2014.
Si rezultat i fitores, Shqipëria, në grupin I ka tashmë 10 pikë, e ndjekur nga ish-vendi i dytë, Danimarka dhe dy skuadra të tjera. Serbia zbret në vendin e fundit me minus dy pikë. Serbia dhe Shqipëria do të luajnë përsëri më 8 tetor 2015, në fushën e kësaj të fundit.
AFP – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) refuzoi sot apelin e Serbisë duke shpallur humbjen aforfe të saj kundër Shqipërisë me rezultatin 0-3, pas incidenteve gjatë ndeshjes për Euro-2016 në futboll, luajtur tetorin e kaluar në Beograd.
CAS-i pranoi pjesërisht apelin e Federatës Shqiptare të Futbollit duke vlerësuar se mosfillimii ndeshjes ishte për faj të ekipit serb.
Grupi dominohet tani nga Portugalia e ndjekur nga Shqipëria.
ANSA – CAS-i hedh poshtë vendimet e mëparshme të UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit të kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2016, duke ia dhënë fitoren kombëtares së Tiranës.

Fillimisht, UEFA ia kishte dhënë fitoren Serbisë për 3-0.

Ndeshja u ndërpre pas incidenteve të rënda.

Shqiptarët e pritën me ovacione vendimin e CAS-it.

MIA – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar zyrtarisht vendimin përfundimtar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar me 14 tetor në Beograd.

CAS-i ka njoftuar se ka pranuar dy ankesa nga të dy federatat, ajo e Serbisë dhe Shqipërisë, pas vendimit që është marrë me 23 nëntor, ku Serbisë iu morën tri pikë për shkak të organizimit të dobët, ndërsa Shqipëria humbi tri pikë për shkak të nisjes së incidentit, ku droni u paraqit në fushë me një flamur me simbole shqiptare.

Mirëpo, CAS-i vlerëson krejt ndryshe, duke cilësuar Serbinë si fajtore për incidentin e ndodhur, ku kishte dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë nga lojtarët dhe tifozët të cilët hynë në fushë./

Filed Under: Sport Tagged With: e Arbitrazhit, per Vendimin, Shtypi nderkombetar

FOTORJA E MADHE- SHQIPERIA FITON 3:0 ME SERBINE, POR GJOBITET ME $100 MIJE

July 10, 2015 by dgreca

Vendimi i plotë: Shqipëria nuk refuzoi që të vazhdonte lojën/
Vendimi i kundert do te ishte absurd.Ate qe nuk e beri UEFA, e coji ne vend CAS. Drejtesia vonoi, por nuk mungoi.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar vendimin e saj në lidhje me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të vitit të shkuar.Bie në sy pikërisht një pikë, mbi të cilën është bazuar edhe UEFA kur vendosi të penalizojë Shqipërinë.
UEFA tha se Shqipëria refuzoi që të kthehej në fushën e lojës pas thirrjes së arbitrit të ndeshjes.
“Megjithatë, paneli i CAS gjeti se provat nuk tregojnë se Shqipëria refuzoi të luante pas një urdhri të lëshuar nga arbitri. Paneli nuk ishte në gjendje të konstatonte se arbitri ka lëshuar një urdhër të qartë, direkt dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rinisur ndeshjen në bazë të një vendimi të caktuar se siguria është e garantuar”, thuhet në vendim.
“Paneli konstatoi se ndalimi i ndeshjes dhe braktisja eventuale e saj u shkaktuan nga gabimet e sigurisë nga organizatorët dhe aktët e dhunës së ushtruar mbi lojtarët shqiptarë nga ana e tifozëve serbë dhe të paktën një nga rojet e sigurisë. Në këtë mënyrë, paneli vlerëson se është Federata e Futbollit e Serbisë përgjegjëse për mosvazhdimin e lojës dhe jo Federata e Futbollit e Shqipërisë. Për këtë arsye, CAS ka vendosur që ta japë rezultatin 3 me 0 për kombëtaren e Shqipërisë”, thekson vendimi.

GJENDJA NE GRUP
Klasifikimi, pas vendimit të CAS

Grupi I
Portugalia: 12 pikë
Danimarkë: 10
Shqipëria 10
Armenia: 1
Serbia: – 2
Duka: Fitoi drejtësia dhe futbolli/
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një konferencë për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë, tha se është i emocionuar për shkak se fitoi drejtësia dhe futbolli.
“Jam shumë i emocionuar, edhe pse e prisja këtë vendim. Fitoi e drejta dhe futbolli. Nuk dua të gjykoj për klasifikimin dhe nuk dua të diskutoj nëse do të shkojë apo jo Shqipëria në Europian. Rëndësi ka që drejtësia u vu në vend. Rëndësi ka që nuk bëhet fajtore Shqipëria për atë ndeshje”, tha Duka.
Në lidhje me renditjen e Shqipërisë pas këtij vendimi, që e sheh veten në vend të dytë me 10 pikë (aq sa Danimarka), Duka tha se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë: “Duhet të bëjmë maksimumin në 4 ndeshje, pasi janë ndeshje që mund t’i fitojmë të gjitha ose mund t’i humbim të gjitha”.
Kur u pyet në lidhje me rinovimin e kontratës së trajnerit De Biasi, Duka u përgjigj: “Ka një kontratë deri në qershor, kemi kohë për të folur. Kemi shumë kohë pasi ne do të shkojmë në Francë dhe De Biasi do të jetë me ne atje”.
Gianni De Biasi: JAM I LUMTUR
Po ashtu ka reaguar edhe trajneri kuqezi, Gianni de Biasi. “Jam i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.” Kështu është shprehur trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, fill pas vendimit tw CAS që i dha fitoren kombëtares shqiptare.
“Drejtësia u vu në vend, – tha tekniku italian, – dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, – vazhdoi De Biazi. – Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”.

$100 MIJE PER SHQIPERINE/

Shqipëria nuk ka dalë komplet e palagur nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
CAS ka vendosur se Federata Shqiptare është përgjegjëse pasi ka hedhur një dron gjatë ndeshjes, që mbante një baner me simbolike nacionaliste dhe patriotike shqiptare.
“Për këtë arsye konfirmuam gjobën prej 100 mijë eurosh vendosur ndaj FSHF”, thuhet në vendim.
Aavokati që i dha Shqipërisë fitoren
Antonio Rigozzi sot në mëngjes i ka dhënë lajmin e gëzueshëm Armando Dukës për fitoren e 3 pikëshit të Shqipërisë kundër Serbisë.
Avokati i Shqipërisë, Antonio Rigozzi ka qenë i pari që ka dhënë lajmin për tre pikët e Shqipërisë. ‘Sot nuk do të punoj’, mësohet t’i ketë shkruar kreut të FSHF’së, Armando Dukës.
Rigozzi 45 vjeçar është arsimuar në Zvicër dhe Harvard dhe ai ishte më meritori për triumfin e Shqipërisë kësaj radhe. Videot, faktet dhe dokumentet kanë qenë provat që ka paraqitur para CAS’it.
“Prova, akte eksperimentimi dhe gjej rastin të falënderoj studion zvicerane, profesor Rigozzin, sepse ishte një mbrojtje e shkëlqyer”, tha Duka.
“Studio që na mbrojti ishte ajo zvicerane ‘Levy Kaufmann-Kohler’ që u përfaqësua nga profesor Rigozzi”.
Rigozzi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 60 çështje të arbitrazhit dhe është kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit për Atletikë në Zvicër. Ai po ashtu jep mësim edhe në Universitetin e Nojshtalit në Zvicër.

Filed Under: Sport Tagged With: 3:0 me Serbine, shqiperia, Vendimi i Arbitrazhit Sportiv

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • 67
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT