• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

Juncker Ballkanit Perёndimor: Substanca para kalendarit

February 28, 2018 by dgreca

Nё intervistё pёr DW nё kuadrin e turit tё vizitave nё vendet e Ballkanit Perёndimor, kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, thekson nevojёn e njё perspektive tё sigurtё europiane pёr kёto vende.2 Juncker

Lidhur me njё kalendar tё mundshёm negociatash dhe antarёsimi tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thekson: „Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan unё nuk premtova data antarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr antarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale.”

Sa u pёrket kushteve tё antarёsimit, Juncker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor: „Ndёr kёto kushte bёn pjesё edhe zgjidhja e tё gjitha konflikteve kufitare nё shtetet e Ballkanit Perёndimor. Ne nuk mund t’i importojmё brenda BE-sё konfliktet kufitare. Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim.”

Sa i pёrket emigracionit nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё Juncker thekson: „ Unё e di qё shumё kёtu po e humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё po e humbasin durimin kёtu. Ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse kёtu nuk shohin mё perspektivё. Ky emigracion i inteligjencёs rajonale nuk ёshtё as nё interesin e vendeve dhe as nё interesin e BE-sё. Balkani ka nevojё pёr njё perspektivё  tё sigurtё europiane. Por e theksoj, se sё pari duhet substanca e pastaj kalendari.”

Ku konsiston dallimi mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave? „Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё.”(Lars Scholtyssyk)

Filed Under: Politike Tagged With: annetaresimi BE, Ballkani Perendimor, Juckner

OKB mbi mundësinë e zgjerimit të BE nё Ballkanin Perëndimor

February 28, 2018 by dgreca

Nga Aida Cama/

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pas gjithë krizave ekzistenciale që ka kaluar BE, financiare, politike dhe gjeopolitike është e rëndësishme që me zgjerimin BE të demostrojë kontinuitet.

Symbolbild Sicherheitsrat (picture-alliance/dpa)

Bashkimi Evropian është duke i dhënë një hov të ri zgjerimit në drejtim të Ballkanit perëndimor me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi. “Vendet e Ballkanit janë duke dialoguar me Bashkimin Evropian, dhe ky është një diskutim në të cilin ne nuk jemi të përfshirë”, thotë Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.

Ky është një zhvillim politik që është nxitur nga Bullgaria, e cila mban presidencën e radhës në BE. Bullgarët donin që bisedimet e pranimit të fillonin me Shqipërinë. Por BE ka shpallur si vende kryesore kandidate Serbinë dhe Malin e Zi, vende të cilave u është hapur një perspektive pranimi në vitin 2025. BE e sheh vitin 2019 si vitin vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe është e vendosur të mos importojë konflikte kufitare nga Ballkani në BE. Në vitin 2019 pritet që Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina të marrin statusin e plotë të vendit kandidat për pranim. Në muajin maj Bullgaria do të organizojë në Sofje një konferencë, ku secilit vend aspirant do i jepet një plan individual aksioni, modeluar sipas nevojave të vendit.

Mundësi të besueshme antarësimi

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se pas gjithë krizave ekzistenciale që ka kaluar BE, financiare, politike dhe gjeopolitike është e rëndësishme që me zgjerimin BE të demostrojë kontinuitet. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është t’ u ofrojë vendeve një mundësi të besueshme antarësimi në BE.

“Ne shpresojmë që dialogu midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit të jetë pozitiv. Vendet janë shtete sovrene dhe i marrin vendimet vetë”, thotë Stéphane Dujarric.

Ballkani ofron një mundësi të sigurt zgjerimi dhe kjo mund të shfrytëzohet për t’ i vënë kufi influencës ruse. Pikë të dobët OKB ka dy vendet ballkanike ku ka pasur angazhimin më të madh, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në Bosnjë-Hercegovinë, zgjedhjet e tetorit pritet të tregojnë si do të jetë perspektiva euro-atlantike e vendit, për të cilën Republika Srpska bën oponencë të fortë. Kurse Kosovës i duhet të kapërcejë ato që liderët kosovarë i quajnë “paragjykime antimyslimane të institucioneve evropiane”.

Sipas Kombeve të Bashkuara “paradoksi është se Bosnjë Hercegovina dhe Kosova janë tashmë të integruara në BE. Me misionet e veta Bashkimi Evropian ka qenë i angazhuar në këto vende me aspekte të ndryshme të qeverisjes. Këto vende i kanë dhënë pjesë të sovranitetit Bashkimit Evropian, por nuk kanë ende të drejtë të gëzojnë antarësinë”.

Mundësitë e besueshme të pranimit varen edhe nga problemet që ekzisojnë brenda BE. Vështirësitë shkaktohen prej presionit të populizmit në BE. Përvoja e shkurtër e zgjerimit të BE-së me Bulgarinë, Kroacinë dhe Rumaninë ka treguar se anëtarësimi në BE nuk është zgjidhja e gjithë problemeve të ekonomive në tranzicion të Evropës lindore. Megjithëse anëtare e BE, Bullgaria vazhdon të ketë probleme si ato që janë shqetësuese në Ballkanin perëndimor, si sistem i dobët i institucioneve demokratike, korrupsion dhe standart i ulët jetese shoqëruar nga migracioni i lartë. Të njëjtat gjëra mund të thuhen edhe për Rumaninë.

Filed Under: Opinion Tagged With: i Ballkanit Perendimor, OKB, zgjerimi

Kosovë- Kuvendi në pauzë për harmonizim rreth Demarkacionit

February 28, 2018 by dgreca

Kuvendi7Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit e ditës, ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konstatuar se në sallën ku po mbahet seanca, tashmë janë të pranishëm 67 deputetët nga 120 sa ka Kuvendi. Deputetët e Listës Serbe nuk janë të pranishëm në seancë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti ka prezantuar marrëveshjen e arritur me partitë e koalicionit në pushtet, përfshirë minoritetet joserbe.

Pas votimit në favor të shmangies procedurale të paraparë me Rregulloren e Kuvendit, kryeparlamentari Veseli ka kërkuar pauzë në seancë, me qëllim që shefat e grupeve parlamentare t’i harmonizojnë qëndrimet për projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili më pas do të nxirret në votim para deputetëve.

Ndërkaq, Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, me shumicë votash ka votuar në favor të plotësimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Projektligji i plotësuar, pas harmonizimit të partive shqiptare në pushtet dhe asaj opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të nxirret për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në aspektin kohore, mund të shtyhet seanca për votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Mund të ndodhë të shtyhet seanca nëse e kalkulojmë në aspektin kohor sepse disa deputetë shqiptarë janë në Podgoricë”, tha Haradinaj.

Javën e kaluar, Kuvendi në dy raste provoi por nuk arriti të përmbyllë seancën me votim, ngaqë nuk ishin siguruar 80 votat e domosdoshme për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin.

Gjatë fundjavës, partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës arritën një marrëveshje, por ajo ende nuk i ka siguruar dy të tretat, apo 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Aktualisht, subjekti opozitar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk po e mbështesin ratifikimin e Demarkacionit.

Sipas “matematikave” të tashme, janë rreth 76 – 78 vota të deputetëve, në favor të Demarkacionit.

Çështja e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje po zgjatë që nga viti 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kishin nënshkruar atë në Vjenë. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar tashmë marrëveshjen, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm politik.

Dështimi eventual i ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, besohet se do të krijonte pasoja të mëdha politike për Kosovën, qoftë për kah dështimi i marrëveshjes me Malin e Zi apo edhe me humbjen e rastit për liberalizimin e vizave, ngase ratifikimi mbetet kusht i Bashkimit Evropian për hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës për lëvizjen e lirë, pa viza.

Po sot, delegacioni më i lartë i BE-së, i kryesuar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn pritet të vijnë në vizitë në Prishtinë.

Ndonëse vizita e tyre nuk ka të bëj me Demarkacionin, por me prezantimin e strategjisë së re të BE-së për zgjerimin, megjithatë besohet se vendimi i Kuvendit, për apo kundër Demarkacionit, do të prodhojë shumë efekte për Kosovën.

Filed Under: Politike Tagged With: demarkacioni, Kuvendi, pauze

VATRA NË TAMPA FESTOI 10 VJETORIN E PAVARSISË SË KOSOVËS

February 27, 2018 by dgreca

 

1 flamuje1 ana1 a grup me tasim1 prezantusja1 Nje me shpine1 a eva tav2 nga salla 1

NGA NDUE GJEKAJ/

ALBFLORIDA STUDIO/

2 edhe kjo salle1 valle1 salle71 valle2 salle 22 eva

Edhe shqiptarët në Florida e ndien vehten shpirtërisht më afër atdheut të vet duke përjetuar emocionalisht 10 vjetorin e pavarsisë së Kosovës,realitetin e ëndrrës shekullore të të gjithë shqiptarve.Kjo u arrit nëpërmjet organizimit të një veprmtarie tematike kulturore kushtuar kësaj ngjarje nga dega e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dega e  Tampa-s.

Dekorimi me shije i sallës me banderola, me flamuj e simbole të tjera kombëtare si dhe vlersimi maksimal me një pjesmarrje të gjërë,krijuan një ambjent me një pamje madhështore.
Aktivitetin e Hapi moderatorja dhe aktivistja e shoqatës Vatra Z Mimoza Traga.Ajo në fjalën përshëndetse të hapjes ndër të tjera  tha se:
Kjo ditë ishte ndër më të rëndësishmet të kombit shqiptar dhe se lavdia u përket atyre që derdhën gjaku në altarin e lirisë, ndaj i ftoj të pranishmit te mbajnë një minut heshtje në shenjë respekti.
Pastaj Ajo ftoj të pranishmit që të shoqëronin hymnet kombëtare, atë të shtetit të Kosovës,dhe atë Amerikan.
Fjalën e rastit në këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar e mbajti një ndër aktivistët më të dalluar për rreth 40 vite në Florida e më gjërë, kryetari i degës së shoqatës Vatra z.Tasim Rukaj.
Me fjalën e tij z. Rukaj ndër të tjera tha:
“Është nder dhe kënaqësi për mua, që në emër të kryesisë së degës Vatra Tampa, t’ju uroj, gëzuar ditën e Pavarsisë së Kosovës.
….Populli shqiptar I Kosovës ka përballuar për afër një shekulli barbarizmat serbe, që u munduan me të gjitha mënyrat ta shpërbënin kombin shqiptar.
Pastaj ai vijoj duke theksuar se ky proces qe i gjatë dhe i vështirë, u derdh gjak e u bënë sakrifica, ishte një qendresë titanike, ku u luftua  për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të ushtrisë clirimtare të kosovës dhe Adem Jasharit.
Zoti Tasim nuk la pa përmendur dhe pa falenderuar dhe SHBA për kontributin e cmuar që dhanë për arritjen e pavarsisë së Kosovës.
Pas kësaj përshëndetje e cila u shoqërua me duartrokitje të herë pas hershme nga të pranishmit, fjalën e mori Dr Anna Kohen e cila evidentoi fisnikërinë bujarinë dhe dashurinë e shqiptarve si një komb që ka kontribuar ndër shekujt për paqen dhe Lirinë, por që pa drejtësisht e kanë mbajtur të coptuar.
Pas kësaj përshëndetje të shkurtër moderatorja ftoj në skenë këngëtarin nga kosova Ermal Fejzullahu,i cili së bashku me publikun e pranishëm artëdashës, ndezën emocione patriotike me percjelljen e valleve dhe këngëve nga të gjitha krahinat shqiptare . Këngët dhe vallet  zgjatën deri në orët e para të mëngjezit.
Për realizimin e këtij aktiviteti nuk mund të lëmë pa përmendur kontibutin e vecantë që dhanë aktivistët e kësaj shoqate,Eva Keta,Jason Sulisufaj,Ari Abdi,Mimoza Traga,Isuf Spahia etj.
Aktivitete të tilla dega e kësaj shoqate organizon vazhdimisht dhe krahas këtyre  ajo po vazhdon me sukses punën në zgjerimin e shkollës shqipe për fëmijtë e komunitetit në Tampa bay.

Filed Under: Featured Tagged With: 10 Vjetorin, Dega e Vatres Tampa, festoi, Kosove, Ndue Gjekaj

SHTËPIA BUZË PYLLIT-Dy arkitektë shqiptarë në Boston-

February 27, 2018 by dgreca

3 studio1 studio2 studio4 Studio ok6 studio7 studio

Nga Ndue LAZRI/

8 studioNga taraca e madhe, ku na kanë ftuar të pimë kafenë e mëngjesit, vështroj ambientin e bukur përreth shtëpisë. Një pyll i bukur dhe i dendur, ku që në mëngjes herët dëgjohet kënga e zogjve. Herë-herë prej aty dalin ketra që ulen deri në barin e gjelbër, lëvizin me shkathtësinë e tyre të paparashikueshme dhe shqetësojne me praninë e tyre maçokun me emrin Zikzak, i cili ndihet zot i parkut, dhe një gjeldeti i egër me zogjtë e tij që lëvizin pa frikë nëpër ambientin rreth shtëpisë. Më tej syri të zë pishinat dhe një fushë të madhe e të bukur golfi. E më tej Oqeani Atlantik. Shtëpia mbyll një rrugë të qetë e të bukur të qytetit Milton në periferi të Bostonit në shtetin Massachusetts. Arkitekti Klarens Karanxha, që është edhe pronar i shtëpisë bashkë me bashëshorten Nensi, më afrohet dhe nis të më spiegojë: – Më parë ky terren ku është ngritur shtëpia, ka qenë pyll, si ai që shikon tani. Terren mjaft i thyer e ku duheshin bërë shumë punime për të ngritur një shtëpi si kjo ku banojmë tani. Ka qenë një sfidë e vërtetë përpjekja për të ndërtuar një shtëpi këtu, por ne e deshëm pikërisht në këtë vend dhe, pas dy vjet praktikash zyrtare, na u aprovua kërkesa për ta ndërtuar këtu shtëpinë tonë. Terreni, që është pronë e jona, është një hektar, bashkë me pyllin përballë. Ne e kemi projektuar vetë shtëpinë, duke e menduar në çdo detaj. Deshëm një projekt disi ndryshe nga ai i shtëpive tipike amerikane, diçka më moderne, që u përgjigjej më mirë kërkesave tona artistike, estetike e profesionale. Dhe në pjesën më të madhe kemi bërë po vetë edhe punën e ndërtuesit. Kemi shpyllëzuar me leje shumë pemë, kemi sistemuar terrenin e kemi hedhur themelet. Tani shtëpia ka katër kate me një sipërfaqe 420 metra katrore, pa përfshirë taracat e mëdha që janë në secilin kat. Pllakat metalike, që e veshin nga jashtë shtëpinë, janë reflektive dhe e bëjnë shtëpinë të shkrihet me qiellin. Ato japin idenë e një xhakete të ftohtë në pjesen e jashtme, (kurse druri i kuq që sundon në gjithë punimet e brendshme, i jep asaj ngrohtësinë e ambientit, komfortin dhe sensin e mikpritjes për këdo që hyn brenda). Sa për shpyllëzimin, këtu sundon rregulli që për çdo pemë të prerë, duhet të mbjellësh një tjetër. E ne kemi akoma edhe 52 pemë për të mbjellë që të arrijmë në atë nivel të mbrojtjes së ambientit që kërkohet nga ligji,-thotë Klarensi, duke na treguar pemët që ka mbjellë kohët e fundit. Tek e vështrojmë shtëpinë jashtë dhe brenda, konstatojmë punën e përbashkët të dy arkitektëve që dinë të harmonizojnë e shkrijnë në një të vetme aftësitë e tyre profesionale me shijet artistike. Ndërsa nga jashtë gjejnë zbatim kryesisht idetë e Klarensit, si arkitekt i formuar në projekte banesash e institucionesh, në punimet e brendshme është më shumë dora dhe talenti i Nensit, e specializuar si arkitekte e ambienteve të brendshme, por edhe mendimi fin si zonjë shtëpie dhe si piktore me shije të holla e moderne. Duke biseduar ata më ftojnë të zbresim në katin e parë, aty ku është “KNK-studios”. Në emrin e saj janë inicialet e dy arkitektëve bashkëshortë, Klarens e Nensi Karanxha. Është një studio e bukur e moderne, ku secili ka qoshen e vet të punës. Sëbashku këtu punojnë 2-3 ditë në javë, sepse ditët e tjera Nensi punon për një firmë mjaft të njohur në Boston, Elkus Manfredi Architects. Ndërsa ditët e tjera këtu punon vetë Klarensi, i cili është tashmë profesionist i lirë dhe ka klientët e tij që kërkojnë projekte jo vetëm në Boston, por edhe më larg. Në studio për momentin janë punësuar edhe 3 ndihmës arkitektë, sëbashku me kontributin e disa të tjerëve të punësuar si konsulentë jashtë Bostonit, bile edhe jashtë Amerikës. Për të krijuar një ide mbi volumin e punës së karrierës së këtyre dy arkitektëve ne mund të përmendim projekte dhe designe për mbi 2500 apartamente, kopshte, shkolla, restorante, konvikte të universitetit e deri tek ndërtesa e ambasadës braziliane në Boston, projekte multifunksionale, studime urbane etj. Ata kanë projektuar shtëpi e vila njëfamiljare të nivelit të lartë që nga New York, New Hampshire, Rhode Island, Connecticut, Massachusetts etj. Përveç projekteve ata merren edhe me manaxhim ndërtimi si supervizorë mbi objektet e ndërtimit e shpesh herë edhe me zbatimin e projekteve që ata kanë bërë. Kjo e ka rritur emrin e studios KNK dhe të dy arkitektëve të saj, përherë ekzigjentë në aspektin etik dhe profesional, e ka shtuar numurin e klientëve. -Ne nuk i imponohemi asnjëherë klientit, por e dëgjojmë atë dhe arrijmë të kuptojmë ekzigjencat e shijet e tij. Pastaj e “presim kostumin” sipas klientit,-thonë ata Më shumë shijeve të tyre moderne u afrohen klientët europianë e aziatikë, të cilët banojnë e punojnë në Amerikë. Por kanë projektuar edhe plot shtëpi për klientë amerikanë. Një kënaqësi të veçantë ndjejnë ata kur projektojnë shtëpi për klientë shqiptarë, për emigrantë që kanë arritur të realizohen profesionalisht e ekonomikisht në Amerikë dhe që kanë kërkesat e tyre edhe në këtë fushë. Më tregojnë projektin e fundit që kanë bërë për mikun e tyre të afërt këtu në Milton, të cilën pata rastin të shikoja nga afër. Një vilë e stilit bashkëkohor dhe e veçantë me një sipërfaqe 600 m2. Klarensi e Nensi ndihmojnë edhe profesionalisht arkitektët e rinj. Ata kanë ndihmuar të sistemohen në profesionin e tyre 5 arkitektë të rinj që kanë mbaruar studimet në Tiranë dhe që kanë shkuar të punojnë e jetojnë në Amerikë. Duke vizituar ambientet e ndryshme të shtëpisë bien në sy ngado nëpër mure piktura të ndryshme. Edhe ato janë vepra të Nensit e Klarensit. Duke i shikuar firmat e tyre në fund të pikturave, edhe këtu dallon njëfarë ndryshimi në shijet e tyre. Klarensi priret më shumë drejt realizmit spontan, duke kapur momentin dhe duke e interpretuar në mënyrën e tij. Kurse Nensi është një ndërthurje midis modernizmit e abstraksionizmit. Ajo e nis pikturën duke bërë më përpara sfondin e pastaj planin e parë. Mbi kavalet është një pikturë ende e papërfunduar, portreti i një vajze. Nensi thotë që nuk gjen kohë të lirë për ta përfunduar e piktura pret aty në një cep të sallonit të tyre të pritjes. -Pikërisht koha është ajo që na mungon më shumë, -shton ajo. Në vitin 2004 emri i Nensit është publikuar në librin Expose-4, dhe Elemental 3, që botohet nga Ballistic Publishing në Adelaide të Australisë e në Florida dhe ku përmblidhen emrat e artistëve më të mirë të universit në 3D në arkitekturë të vitit. Me artin e tyre ata hapën edhe një biznes të vogël, “Boston-Artwork”, në qendrën Prudential, në grataçielën më të lartë në qendër të Bostonit, ku janë mbi 75 dyqanet dhe restorantet më të njohura të këtij qyteti. Aty kishin punësuar tre vetë që u shisnin turistëve të shumtë pikturat dhe suveniret me pamje nga Bostoni. Nje biznes, i cilili tashmë vazhdon online. Shikoj realizimin profesional e qytetar të këtyre dy arkitektëve dhe mendoj rrugën e tyre plot sakrifica e mundime për të arritur deri këtu. Ata erdhën në Boston kur sapo kishin përfunduar dy vite studimi për arkitekturë në Universitetin e Tiranës. Pasioni dhe ëndrra për t’u bërë profesionistë të realizuar, ishte e vetmja pasuri që sollën me vete nga Shqipëria. Praktikisht për të filluar nga e para. Dhe u futën në Boston Arkitektural College, nga universitetet më prestigjioze në Amerikë në fushën e arkitekturës. E vetmja shkollë ku mund të studiohet edhe të punohet njëkohësisht. E ata studionin e punonin për të jetuar në Boston. Shpesh herë 24 orët e ditës ishin të pamjaftueshme. I gjente mëngjesi i ditës së ardhshme pa bërë asnjë minutë gjumë, u hidhnin një grusht ujë të ftohtë syve për të trembur gjumin e rendnin në leksion, për të shkuar pas tij në punë e natën të vazhdonin të studionin. Kështu për 7 vjet me radhë. Dhe rezultati: Gjatë viteve studenteske në kursin e tyre emrat e Klarensit e Nensit alternoheshin herë njëri, herë tjetri gjithnjë në dy vendet e para. Pastaj nisja e punës si arkitektë, aktiviteti privat, studioja “KNK-Studios” dhe volumi i punës që ajo përballon. Natyrisht, nuk mund të lë mënjanë djalin e tyre, Darion 9-vjeçar. Nuk do të flasim për të siç është bërë e modës nganjëherë të flitet për gjeni të vegjël. Ai është një fëmijë i zakonshën, që rritet në një familje e ambient profesionistësh. Ku fillimisht vizatimet dhe projektet e prindërve i shikonte gati si lodra e kërkonte të gjente në to anën zbavitëse. Por që sot ai arrin të lexojë planimetrinë e objekteve të projektuara, apo të japë edhe mendime për ngjyrat në ndonjë vizatim a pikturë. Prindërit nuk e mbingarkojnë e as i bëjnë sforcime për ta lidhur me profesionin e tyre, duke ia lënë atij zgjedhjet për të ardhmen. Por njëfarë orientimi i natyrshëm edhe bëhet. Gjatë ditëve të qëndrimit në Boston ne patëm rastin të asistonim edhe në mbylljen e një kampi – kurs veror për fëmijët e moshës së tij në ambientet e Universitetin MIT (ndër institutet më të mirë në botë për teknologjinë). Në fund të këtij kursi veror fëmijët pjesëmarrës demonstronin në kompiuter një ide të tyre. E Dario kishte projektuar një lojë, e cila u vlerësua si mjaft interesante nga specialistët që i kishin ndjekur fëmijët gjatë këtij kursi. Në mbrëmje ulemi e bisedojmë me dy arkitektët në shtëpinë e tyre mikpritëse, duke shijuar një verë të mirë kaliforniane me specialitetet e gatuara me art e shije nga Nensi. E aty bisedohet për ëndrrat e tyre të ardhshme. Neve na duket si çudi që edhe këtë shtëpi e shikojnë vetëm si një stacion të jetës së tyre profesionale. Sepse, siç shprehen ata, veten si profesionistë e gjejnë më shumë në Amerikën perëndimore, në bregun e oqeanit tjetër, atij Paqësor. E ne urojmë që të mund të shkojmë t’i vizitojmë një ditë edhe në ëndrrën e tyre kaliforniane.

Filed Under: Featured Tagged With: dy arkitekte shqiptar, Ndue Lazri, ne Boston, SHTËPIA BUZË PYLLIT

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT