• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Kuvendin e Kosovës u inaugurua Këndi i Kurajos

July 23, 2020 by dgreca

DR. Osmani: Fuqizimi i grave është gurthemel i fuqishëm dhe i qëndrueshëm për demokracinë-

Në zbatim të Rezolutës për krijimin e Këndit të Kurajos, të votuar në Kuvendin e Kosovës, sot në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është inauguruar Këndi i Kurajos, i iniciuar nga deputetja Donika Kadaj.

Në këtë kënd janë ekspozuar punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999, mundësuar nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka thënë se nëpërmjet këtij projekti po shihet forca e grave dhe vajzave që mbijetuan luftën, por edhe dhunën seksuale gjatë asaj lufte.

 “Sot këtë forcë e shohim të shndërruar në art dhe në kreativitet përmes punës së dorës. Nga dita e parë e ardhjes sime në krye të Kuvendit, jam zotuar së bashku me koleget deputete se do të mbështesim çdo nismë që ka të bëjë me promovimin dhe avancimin e të drejtave të grave, sepse besojmë fuqishëm se fuqizimi i grave është gurthemeli më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm për demokracinë e vendit tonë”, tha Osmani.

Ajo shfaqi besimin se kjo nismë të vazhdojë të zbatohet edhe në institucione të tjera, ashtu siç është paraparë në rezolutën e votuar në Kuvend, në veçanti në Qeveri dhe Presidencë, e pastaj edhe në komuna e institucione.

Kryetarja e Kuvendit premtoi se do të jenë çdo herë në mbështetje të tyre, duke paralajmëruar se dhuratat që ekspozohen në Këndin e Kurajos do të jepen në emër të Kuvendit të Kosovës në çdo vizitë jashtë vendit dhe në çdo takim me miq ndërkombëtarë.

 “Me anë të këtij simboli tregojmë, jo vetëm rolin e gruas në Kosovë, por tregojmë mbi të gjitha që gratë, por edhe burrat që ishin subjekt i dhunës gjenocidale të serbëve, mbijetuan dhe do të vazhdojnë që dhimbjen e tyre ta shndërrojnë në punë, siç po shihet këtu”, tha Osmani.

Kurse Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës tha se ndihet e emocionuar që po jetësohet kjo iniciativë. Ajo tha se ky vend do të jetë inkurajues për gratë që sot e 20 vjet nuk po e gëzojnë tërësisht lirinë.

Ndërkaq deputetja Donika Kadaj-Bujupi, me iniciativën e të cilës u krijua ky kënd, theksoi se institucionet publike, e veçanërisht Kuvendi, duhet të jetë vendi ku kujtohet e kaluara, kujtohen të gjitha ato gra dhe burra që mundësuan lirinë, por kujtohen edhe të gjitha ato krime të pandëshkuara, të cilat vazhdojnë të mbesin plagë të hapura.

 “Këtë hapësirë ne e quajtëm Këndi i Kurajos, sepse të gjitha ato gra gjetën kurajon që përtej dhunës, padrejtësive dhe vuajtjeve të të kaluarës, të bëhen bashkë nëpër shoqata të ndryshme dhe të triumfojnë mbi vdekjen”, theksoi deputetja Kadaj-Bujupi.​

*Me shume fotografi nga kjo veprimtari gjeni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Vjosa Osmani, kendi i kurajos, Kuvendi

KUVENDI, DEPUTETET ME MASKA RREZUAN QEVERINE

March 25, 2020 by dgreca

LAJMI I FUNDIT: KUVENDI I KOSOVËS VOTOI MOCIONIN E MOSBESIMIT PËR QEVERINË/

PRISHTINË, 25 Mars 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Kuvendi i Kosovës pas shumë debateve e replikave në seancën plenare, sot  në mbrëmje, më shumë se një orë para mesnate,  votoi me 82 vota pro,  32 kundër  e  1 abstenim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës të kryeministrit Albin Kurti. Mocioni ishte kërkesë me nënshkrimet e 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – partner i koalicionit qeverisës. Qeveria e Kosovës do vazhdojë punën si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja e një qeveri të re, që sipas disa deklaratave mund të jetë edhe qeveri pa zgjedhje të reja.

Seanca e Kuvendit të Kosovës e zhvilluar në kushte jashtëzakonshme me maska e masa tjera mbrojtëse nga  virusi COVID-19 ka nisur me praninë e 106 deputetëve, ndërsa në momentin e votimit në sallë ishin 117 deputetë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bi Qeveria Kurti, Kuvendi

Kuvendi i Kosovës në seancë mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë

March 25, 2020 by dgreca

-Për të kaluar mocioni i mosbesimit për Qeverinë duhen së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh. Seanca e Kuvendit ka nisur me praninë e 106 deputetëve me maska e masa tjera mbrojtëse nga  virusi COVID-19/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 25 Mars 2020/ Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare sot qe nga ora 11:00, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, në bazë të kërkesës së 44 deputetëve, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vendimit me katër vota për dhe dy kundër për thirrjen e seancës në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dje i parapriu një debat i gjerë midis anëtarëve të Kryesisë e kryetarëve të grupeve parlamentare, lidhur me kushtet që posedon Kuvendi për mbajtjen e një seance të tillë, në rrethana të ndërmarrjes së masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka votuar kundër mbajtjes së seancës sot, i bëri të njohura rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bazë të të cilave, ndër të tjera, rekomandohet mbajtja e distancës së paku dy metr​a midis personave.

Ajo vlerësoi se në bazë të matjeve, salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, në tërë hapësirën e saj, nuk plotëson në tërësi këto kushte, prandaj shprehu qëndrimin kundër mbajtjes së një seance të tillë në këto rrethana.

Nënkryetarë dhe përfaqësues nga grupet parlamentare në opozitë dhe nga grupi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësuan se kërkesa për seancë e 44 deputetëve është kushtetuese, prandaj, sipas tyre, seanca duhet të mbahet. 

Lidhur me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ata propozuan shfrytëzimin nga ana e deputetëve të gjithë hapësirës në sallë plenare, përfshirë dhe lozhat, për të rritur kështu distancën midis tyre. 

Ndërsa, ishte kërkesë e kryetarit të Grupit Parlamentar  të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që për deputetët e këtij grupi të sigurohet distancë prej dy metrash, konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Mocion mosbesimi për Qeverinë  e Kryeministrit Albin Kurti paralajmëroi në mbrëmjen e 18 Marsit partneri i koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Ky zhvillim erdhi pasi të njëjtën ditë kryeministri Kurti njoftoi se ka vendosur ta shkarkojë Agim Veliun nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa, në një konferencë shtypi deklaroi se partneri i koalicionit, Lëvizja Vetëvndosje, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje, me të cilën u krijua Qeveria e re e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës pasditen e 3 Shkurt 2020 u votua me 66 vota pro e 10 abstenime Qeveria e Republikës së Kosovës e Kryeministrit  Albin Kurti –  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje në bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa opozita kishte braktisur sallën.

Për të kaluar mocioni i mosbesimit për Qeverinë duhen së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh. Seanca e Kuvendit ka nisur me praninë e 106 deputetëve me maska e masa tjera mbrojtëse nga  virusi COVID-19.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bell Jashari, Kuvendi

TE NJOHIM KUSHTETUTEN E VATRES-KUVENDI

December 29, 2019 by dgreca

KUVENDI/

Nyje 28 Kuvendi i Vatrës  mblidhet nje here ne mot dhe përbehet nga delegatët e cdo Dege të njohur të rregullushme nga Komissioni dhe e cila të ketë numrin e duhur anetaresh.

Nyje 29 Vendin dhe Kohen e Kuvendit e cakton Kuvendi i meparshem, ose neqoftë nje nevoje e shtërnguar e cakton nje votë e kerkuar dhe e derguar me postë nga Pleqësia e Degeve. Në qoftë se se as Kuvendi i shkuar ka caktuar  gjesendi as Deget kane dhene leje për nje caktim,  kuptohet se Kuvendi do të mbahet ne Boston ne javen e pare të korrikut.

Nyje 30 Delegatët ne Kuvend s’mund të pranohet vec se nje njeri që ka qëne anetare i rregullt të paktën dy vjet dhe ka paguar të paktën gjashtë kestët e fundit.

Nyje 31. Prova, ne eshtë Delegati nje anetar i rregullshëm ne dy vjetët e fundit, do ti kerkohet ne Arshivat e Vatrës.

Nyje 32 Nje anetar i rregullshëm për me tëpër se dy vjet , në qoftë se u largua nga Amerika fiton të drejtat e nje anetari të vjetër posa paguan dhe shkruhet përseri anetar që muajin e pare që kthehet ne Amerike.

Nyje 33. Nje anetar i rregullut i semur ne nje spital vazhdon se qëni anetar i Vatrës pa paguar sa ndodhet ne spital, po e humbet anetarsine posa del nga spitali në qoftë se s’ paguan kestin se afërm.

Nyje 34 Kredencialet e Delegatëve të Kuvendit i kqyr Kryetari me Komisionin  ne Zyrat e Vatrës para se të hapet Kuvendi dhe i vertëton sit e rregullshme ose të pafuqishme.

Delegati , ne mos u pranoftë duhet t’i bindit ketij vendimi të paktën si mase provizore dhe ka të drejtë ti kerkoje Kuvendit  i cili munt të përmbus vendimin e Komisionit.

Ankimi mund t’i behet Kuvendit  me të shkruar dhe Delegati i papranuar mund të thirret  nga Kuvendi që të shtroje shpjengimet e tij; po nuk mund të hyje ne Kuvend i pautorizuar, dhe cdo hyrje me pahir nga ana e tij do të denohet  heqjen e anetarsise  si nje turbullonjes dhe shkeles i rregullave dhe si nje njeri i paqytëtëruar.

Nyje 35 Chairmani përkohshem i Kuvendit eshtë Kryetari i Vatrës, i cili e hap Kuvendin me nje fjalim ku përmbledh veprimet e Federatës. Pastaj me vota te hapura zgjidhet Chairman-i  i regullt i Kuvendit dhe pas ketij Sekretari dhe Reportëri i Kuvendit.

Nyje 36 Ne Kuvend merr pjese dhe Komisioni i Vatrës i cili s’ ka votë dhe mund  të marre pjese ne bisedime vetëm për të dhene shpjegime.

Nyje 37 Kuvendi shikon hesapet dhe veprimet e vitit të shkuar , ben hetime, pyet Kryetarin  dhe anetaret e tjere të Komisionit dhe pastaj voton pelqimin dhe mospelqimin e hesapeve dhe të veprimeve.

Nyje 38 Kuvendi pasi ben vendime ose ndryshime për vitn e ardhshem , zgjedh Komisisonin e ri , i cili shtron nje buxhet për bisedim dhe miratim përpara Kuvendit.

Filed Under: Politike Tagged With: Kuvendi

PROTESTA- Mijëra njerëz para Kuvendit të Shqipërisë

February 26, 2019 by dgreca

1 a protesta-madheshtore-20

Tiranë, 26 Shkurt 2019- Në Shqipëri një situatë e tensionuar është krijuar para parlamentit, ku opozita u mblodh për të protestuar ndërsa deputetët e shumicës janë në sallë në seancë.Një grup manifestuesish tentuan të çajnë kordonin e policisë të vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të parlamentit, por u sprapsën nga përdorimi i gazit lotsjellës. Disa manifestues u përgjigjën më pas duke hedhur gurë ndaj policisë.

Opozita e nisi protestën ndërsa brenda në sallë zhvillohej një seancë jashtë radhe. Disa mijëra përkrahës të Partisë Demokratike dhe LSI-së u mblodhën me urgjencë për protestën, sapo kryesia e parlamentit ndryshoi datën e seancës.

Ky është tubimi i tretë brenda 10 ditësh që zhvillon opozita, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protestat synojnë të largojnë qeverinë ilegjitime e të korruptuar dhe parlamentin, sipas tij, ilegjitim dhe me mandate të blera.

Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën flakadanë në drejtim të policisë. Ndërkohë, brenda sallës parlamenti vazhdoi seancën plenare. Në rendin e ditës ishin dy ligje mbi strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organe të tjera të drejtësisë.

Policia ishte e shumtë në numër dhe masat shtesë ishin të dukshme, duke perfshirë edhe ndrprerjen e internetit në zonën e protestës. Autoritetet pohuan më herët se heqja e internetit bëhet për arsye sigurie, por opozita tha se kjo është një metode e re për të censuruar protestat dhe mesazhet e saj.(Kortezi-voa)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvendi, mijera protestues, Protesta

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT