• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2018

“Skrapari në Gotë” tërheq turistë

September 23, 2018 by dgreca

1 Skraari 1“Skrapari në Gotë”, festë në Bogovë , prodhimi i rakisë që po mbledh çdo ditë e më shumë turist të vendit dhe të huaj, për 10 muan 70 mij turist/

1 Zjerja e rakisePër Diellin nga Bogova- Skrapar- Sulo Gozhina/

SKRAPAR – I piketuar si një nga 100 fshatrat turistik, në orët e vona të mbasdites së djeshme në fshatin Bogovë të bashkisë Skrapar është zhvilluar një festë e vaçant e cituar “Skrapari në Gotë” , event brenda të cilit ndodhet edhe tradita shekullore e kësaj treve që dallohet dhe është e identifikuar në vendin tonë por dhe më gjerë, në botë, për prodhimin e rakisë, si një nga pijet më prezente në evente të tilla, por dhe në festat tona familjare. 1 ok Skrapari 1Për të shijuar dhe për të marë pjesë në këtë festë të vaçant ishin të pranishëm qindra qytetarë të Bogovës dhe rrethinave të saj e më gjerë.

3 Skrapa valleFesta lokale, aktiviteti “Skrapari në Gotë” bashkoi dje, qindra e qindra turist të vendit dhe të huaj, miqë dhe të ftuar vendas e vizitorë nga rrethinat, në një mbrëmje të veçantë në kuadër të përfshirjes së Bogovës në programin “100 fshatrat turistikë”. 2 SkrapariPija tradicionale, Rakia e Skraparit, gatimet tipike, kënga dhe urimet ishin ato që e bënë këtë mbrëmje të veçantë. E sikundër çdo urim bashkon njerëzit, dje Bogova bashkoi plot miq e të ftuar, artizanë dhe prodhues lokalë. Është nder për ne, prania në këtë takim e qindra qytetarve që kanë mbushur këtë shesh duke e kthyer në një festë të vërtet, si dhe e figurave të rëndësishme që kanë dhënë e japin kontribut për Skraparin në mbështetjen e programeve zhvillimore të tij, duke ndihmuar me çdo përpjekje bashkinë tonë edhe në projektet e turizmit, do të citonte mes të tjerash në fjalën e tij kryetari i bashkisë të Skraparit Nesim Spahiu, teksa përmend, deputetet Spartak  Braho, Nasip Naço, Fidel Ylli e plot figura të tjera të kësaj treve. Në vijim të fjalës së tij kryetari i bashkisë Spahiu ta se falnderoj për pranin e tij edhe Prefektin e Qarkut Berat Harilla Dafa për bashkpunim solid me pushtetin vendor, si dhe Kryetarin e  Komunës Vaccarizzo Albanese Antonio Pomillo Itali, pjesëmarës që nderuan me praninë e tyre në festën që mblodhi Skraparin e traditave, zakoneve dhe vlerave brenda një gote plot mirësi duke e bërë Bogovën edhe më të bukur me festa të tilla që do të jenë pjesë e axhendave vjetore. Festa e gjatë kaloi nën muzikën popullore tradicionale të Skraparit, këngëve dhe valleve nga grupi i folklorit të kësaj treve duke e bërë festën edhe më të bukur… Sepse Skrapari ngado… është një festë e pambarimtë !  Vlen të përmendet se projekti i ideuar, “Skrapari në Gotë”, që i shërbim turzmit, pakë kohë më parë u shpall fituese nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, në konkursin kombëtar të festav e lokale. Të pranishmit i përshëndetën deputetët Braho, Ylli e Naço, Prefekti Dafa dhe kryetarit te komunës Vacarizzo Albanese Antonio Pomillo. Më pas pjesmarësin ndoqën një koncerët me këngë e valle nga grupi folklorik “Riza Cerova” , i trevës të Skraparit si dhe panë e shijuan nga afër panairin e rakisë dhe të produkteve të tjera bio të Skraparit.
Nesim Spahiu  – Festa e rakisë “Skrapari në Gotë” , në   Bogovë ,është një festë e re që i shtohet kalendarit festiv, të bashkisë sonë, dhe që do të kthehet në një traditë të përvitëshme. Rakia është një produkt që prodhohet në shumë zona të vendit, por Skrapari është zona që i ka dhënë asaj vlerë dhe emër. Prodhimi i rakisë  në Skrapar vjen si  një traditë shekullore, si një formulë mistike, e ruajtur dhe e trasmetuar me fanatizëm ndër breza. Rakia e Skraparit është sot një markë e respektuar në fushën e pijeve, e krahasuar shpesh nga turistët e huaj me pijen e famshme Uiskin Skocez dhe Gjerman. Turistët që vizitojnë Skraparin pasi njihen me bukuritë natyrore të tij, pijen e parë që kërkojnë në tavolinat e tyre është rakia e Skraparit dhe pasi largohen porosisin raki për ta marrë me vete. Skrapari sot është një  zonë me potenciale natyrore reale për zhvillimin e turizmit. Bashkia prej vitesh po punon për promovimin, konsolidimin e infrastruktures turistike më qëllim që turizmi të gjenerojë zhvillimin ekonomik të zonës. Agro Biznesi është një formë e re për zhvillimin e turizmit dhe Skrapri ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e tij, jo vetëm në Bogovë si pjesë e 100 fshatërave për zhvillimin e turizmit, por në të gjithë zonën. Bashkia po orienton dhe asiston fermerët që të aplikojnë dhe të përfitojnë fonde për krijimin e Agro Bizneseve, jo vetëm nga shteti por dhe nga Bashkimi Europian. Promovimi më i mire i Rakisë së Skraparit dhe përmes saj e gjithë treva e Skraparit do të jetë një nga detyrimet tona më të mëdha për zhvillim nga turizmi. Shëmbulli më i mirë i rëndësisë së promovimit të një produkti dhe përmes saj i gjithë zonës vjen nga fqinji ynë Italia me verën e Toskanës, e cila i dha identitet dhe emër gjithë Rajonit, e shëndërroi atë në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në botë. Mesazhi im në këtë ditë festive, “festën e rakisë” do të jetë : Rakia e Skraparit duhet të promovohet sa vera e Toskanës. Skrapari duhet të promovohet sa Toskana, ndoshta dhe më tepër pasi Skrapari përveç rakisë ka dhe kanionet e Osumit e shumë resurse të tjera që krijojn një atraksion turistike. Sot, ishte një nder i veçantë të prisja një delegacion të Komunës së Vaccarizzo Albanese, në mjediset e Bashkisë Skrapar. Gjatë paradites në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Skrapar pritëm ngrohtësisht Kryetarin e Komunës së Vaccarizzo Albanese z.Antonio Pomillo si dhe përfaqësues së sipërmarrjes së vendit ku mrekullisht gjuha dhe tradita shqip ruhen mirëfilltasi në mes të arbëreshëve shekullor. Në takim, njoha miqtë me Skraparin, Traditat dhe zhvillimin turistiko-kulturor ku po mbështetet zhvillimi i gjithë zones, e përmenda këtë për të falenderuar edhe njëhër ëpër pranin e tij në këtë fetë. Sot kemi shumë pjesmarës gjë e cila bënë që kjo ditë festive të kaloj sa më mirë, por mes nësh ka shumë turist të vendit dhe të huaj të cilit me pranin e tyre dhe shijimin e rakisë dhe të produkteve të tjera bio bëjën një tjetër promovim në vijim. Ndaj me këtë rast dua t’i falenderoj të gjithëve  pjesëmarësit dhe t’ju uroj gëzuar festën e rakisë .
Antonio Pomillo, kryetarin e komunës së Vaccarizzo Albanese – Nga ana e tij theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes dy bashkiv, Komunës Vacarizzo Albanese e  Skraparit. Emblemat simbolike të Bashkive Respektive u shkëmbyen si një tregues se përpjekja jonë e bashkëpunimit mes palëve do të vazhdoj sukseshëm vijoj në citimin e tij z. Pomillo. Vizituam mjediset e institucionit vendor të Bashkisë Skrapar si dhe disa ndër vendet e atraksioneve turistike të zonës, ku vëmendja e mbresat tona pa dyshim ishin pozitive jo vetëm për Kanionet e Osumit por edhe për gjithë qytetin gjë e cila kemi se çdo t’ju tregojm qytetarve, miqëve dhe shokve tanë kur të kthehemin në Vaccarizzo Albanese  tha z. Pomillo, ndërsa  shtoj se festa e rakiës ishte event i vaçant gjë e cila tregon se në këtë treve me një atraksion turistik të mbrekullueshmë vazhdon të ruhet në shekuj tradita e prodhimit të rakisë një pijë e mbrekullueshme që me praninë tonë po merë një tjetër promovim. Më ngelët t’ju falenderoj për mikritjen dhe ftesën për eventin si dhe falenderjon qytetarët për punën dhe ruajtjen e traditës kthyesisht në prodhimin e rakisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bogova, Skrapari ne Gote, Sulo Gozhina

KAOS I RËNDË NË POLITIKËN KOMBËTARE

September 23, 2018 by dgreca

*ÇKA PO NDODHË KËSHTU?/

-KAOS I RËNDË NË POLITIKËN KOMBËTARE/

2-Frank-shkreli-2-300x183-1-1-1 Nga Frank Shkreli/

Ka disa javë tashti që flitet seriozisht për shkëmbime territoresh, ndreqje kufijsh, korrigjim ose për diçka krejtësisht tjetër, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, varësisht reagimeve se kush e thotë dhe kur e thotë.  Sot e kësaj dite askush nuk e di dhe askush nuk thotë se si dhe pse ky subjekt filloi të diskutohej për herë të parë publikisht, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  Sot jemi për shkëmbim territoresh, nesër për ndreqje kufijsh, ose diçka tjetër.  Kriza e parë e pas luftës në Kosovë, në nivel kombëtar, i gjenë udhëheqsit shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, krejtësisht të pa përgatitur, të zbuluar, krejt lakuriq para popullit të vet dhe para opinionit botëror se si të merren me këtë situatë përballë të cilës gjënden, pa asnjë ide dhe pa asnjë strategji politico-kombëtare se si duhet shkuar përpara. Gjithkush në mendje të vet jep idetë e veta, ose kundërshton idetë e atij tjetrit, pa asnjë marrveshje ose vision të përbashkët se si duhet vazhduar.  Presidenti i Kosovës kundër Kryeministrit të Kosovës, opozita kundër pozitës, ndërkohë që Tirana kryesisht heshtë.  E njëjta ndodhë edhe në Tiranë, pa asnjë politikë bashkrenduese midis forcave politike në Shqipëri dhe as midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për këtë çështje tejet me rendësi kombëtare.  Ekziston pra një kaos i rëndë mendimesh dhe një mungesë bashkrendimi në politikën kombëtare përsa u përket interesave afatgjata të Kombit shqiptar, siç mund të vihet re nga debati mbi çeshtjet e kufirit midis Kosovës dhe Serbinë.

Ndërsa dëgjojmë komentet e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Prishtinë dhe në Kosovë, është e qartë se në radhët e tyre – në lidhje me këtë çështje — ekziston një hendek i madh, një pështjellim i madh ideshë, pa rregull e pa organizim, një gjëndje kaotike të cilës nuk mund i gjëndet filli.   Kjo gjëndje kaotike vihet re nga komunikimet dhe komentet e udhëheqësve të Kosovës drejtuar prej së largu ndaj njëri tjetrit, mbi shkëmbimin e territoreve ose ndreqjen e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës — në një kohë që u siguroj se Serbia është e bashkuar për ato që kërkon dhe çfarë pret si përfundim i këtij procesi, siç duket i planifikuar mirë dhe i promovuar prej saj prej kohësh, pikërisht, në këtë moment — për qëllimet strategjike afatgjata të Beogradit dhe padronëve të tij rusë, në Kosovë dhe në Ballkan.

Në këtë kaos politik kombëtar dhe konfuzioni, fatkeqsisht, bën pjesë edhe Tirana zyrtare, të pakën ky është mendimi im pasi dëgjova pjesë të komenteve të Kryeministrit Edi Rama në emisionin televiziv shqiptar, “Opinion”, para disa ditësh, ku kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk di “asgjë” për këtë çështje, kur u pyet nga gazetari nëse kishte dijeni se ç’po ndodhte. Pyetjes nëse “Presidenti Thaçi ju ka informuar për këtë çështje, Kryeministri Rama u përgjegj: “Jo. Kur them jo, them që nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vërë mua në pozicionin që të kem një pamje të asaj që po zhvillohet dhe të bëj komente.

Çështja e kufijve të Kosovës, terësia e saj territoriale, pavarësia dhe sovraniteti i saj si shtet, janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, e sdiomos për Tiranën zyrtare. Është pak e çuditshme që udhëheqsi shqiptar shprehet se nuk di gjë për këtë çështje, ndërkohë që përdor një mjet publik të informimit të komunikojë  prej së largu në lidhje me këtë temë — ndonëse e vështirë dhe e ndërlikuar — me udhëheqsit e Kosovës, Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, në vend që të takohet me ta me qëllim që të arrijnë në një qëndrim të përbashkët kombëtar midis tyre, në bashkrendim me aleatët perëndimorë të shqiptarëve, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë.

Ndërkaq, nepërmjet programit “Opinion”, Z. Rama u bëri thirrje udhëheqsve të Kosovës që për këtë çështje të “krijojnë një proces”, përfshirë edhe një “konsultim me diasporën shqiptare në Amerikë”.    “Tani pse nuk shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës sot?  Ku është diaspora shqiptare e Amerikës? Të gjithë ata kontributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë për Kosovën, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëjnë diskutime dhe nuk kemi një proces. Ku janë njerëzit që merren me historinë?  Që do të thotë, ne na duhet një proces”, është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në TV Klan.   Më heret, Kryeministri Rama kishte pranuar me të drejtë në programin “Open” të televizionit Top Channel se,”Për dialogun Kosovë – Serbi mungon një platformë strategjike kombëtare”.   Absolutisht e vërtetë, por kush duhet t’a përpilojë këtë strategji, Z. Kryeministër?  Kjo duhej të ishte bërë shumë më heret nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe jo nga “Diaspora në Amerikë”. Ky nuk është roli i diasporës shqiptare, pasi falë nderës Zotit sot i kemi dy shtete shqiptare legjitime, të njohura ndërkombtarisht, të cilat duhej të kishin përpiluar një strategji kombëtare me kohë, jo vetëm për marrëdhniet Kosovë-Serbi, por për shumë çështje të interesit kombëtar.  Udhëheqsit shqiptarë, në Tiranë dhe në Shqipëri – sipas orekseve të momentit — kanë deklaruar gjysmën e botës si vende strategjike të Shqipërisë dhe të Kosovës, por nuk kanë përpiluar një strategji kombëtare dhe ky nuk është faji i diasporës shqiptaro-amerikane.

E vërtetë se diaspora shqiptare e Amerikës, është këtu, Z. Kryeministër.  Sot më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, fatkeqsisht, falë edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara.  Ky proces për një strategji kombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin me të drejtë ju bëni thirrje dhe i cili është tepër i nevojshëm, nuk i takon diasporës shqiptare në Amerikë që ta fillojë, por udhëheqësve legjitim shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët, falë votës së shqiptarëve, ua kanë besuar atyre fatin e Kombit.  Ky moment historik, siç e cilësuat edhe ju Z. Kryeministër, kërkon një bashkim ideshë dhe një qendrim mbarë-shqiptar për bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm, ashtu që të mos dukemi para botës, siç u shprehët edhe ju në programin Opinion”, “si një tufë amatorësh që nuk kanë sensin e historisë”.

Është një fakt i njohur tanimë se komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet të luajë edhe sot rolin që i takon, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në trojet e veta, pranë enteve më të larta qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe publikut dhe medias amerikane këtu në Shtetet e Bashkuara.   Në të vërtetë, gjatë dekadave – atëherë kur shqiptaro-amerikanët konsideroheshin si “armiq” të Shqipërisë nga regjimi komunist enverist dhe kur Kosova pësoi të këqia e mundime nën fashizmin serb — ky komunitet ka luajtur rolin e ambasadorit më të mirë që mund të kishte kombi shqiptar, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica fillim shekullin e kaluar e deri në kohët moderne.  Komuniteti shqiptaro-amerikan, e kishte të qartë misionin e vet gjatë shekullit të kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli. Shëmbjen e komunizmit në Shqipëri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga zgjedha shekullore serbe duke siguruar mbështetjen amerikane për të drejtat e shqiptarëve anë e mbanë trojeve të veta në Ballkanin Perëndimor.

Me vullnet të mirë dhe pa përzierje dhe ndërhyrje politike, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet të riangazhohet përsëri në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, ashtu si në të kaluarën jo të largët. Edhe organizimi më efikas i diasporës shqiptare në Amerikë dhe gjetiu duhet të jetë pjesë e një platforme strategjike kombëtare, që ka përmendur Z. Rama, por diaspora nuk I ka as mjetet, as njerzit dhe as orgnaizmin për të qenë një nismëtare e një procesi të tillë.Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës në Amerikë tre vjet më parë, është shprehur se “Shekulli 21 kërkon një politikë të jashtme më gjithëpërfshirëse.  Komunitetet e diasporës janë të parat që mësojnë për një çështje me rëndësi ose krizë në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqësuesit e diasporës janë të parët që njoftojnë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të qeverisë amerikane”.  Këtë fakt e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër – para tij ose pas tij – Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.  Nëqoftse Tirana dhe Prishtina zyrtare dëshirojnë të konsultohen për angazhimin e diasporës për marrëdhënie më të mira me to, atëherë ndiqni shembullin e marrëdhënieve që gëzonte dikur Ibrahim Rugova me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me diasporën në Evropë.

Dekadat e 80-ave dhe 90-ave të shekullit të kaluar konsiderohen si periudha e artë e unitetit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth një kauze të shenjët dhe një udhëheqësi që kishte besimin dhe respektin, jo vetëm të shqiptaro-amerikanëve pa dallim — por si rrjedhim — Presidenti Rugova siguroi shpejt edhe respektin e zyrtarëve më të lartë amerikanë – si simbol i bashkimit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauzës së Kosovës, pa dallime politike, fetare a krahinore.   Gjatë krizës në Kosovë, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan në Uashington konsiderohej si më e fuqishmja pas Izraelit.  Kjo, fatkeqësisht, nuk është më!  Lobimi i fuqishëm i shqiptarëve të Amerikës në Uashington gjatë viteve ’80 dhe ’90, si dhe në fillim-shekullin e ri në të cilin jemi, është zëvendësuar tashti me pagesa jo transparente ose gjysmë transparente, prej qindra mijëra dollarësh dhënë kompanive lobiste amerikane nga udhëheqësit qeveritarë e partiakë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, vetëm për të siguruar ndonjë fotografi individuale me ndonjërin prej presidentëve amerikanë, për t’u përdorur për qëllime elektorale në vend.  Nevojitet pra një angazhim më i madh e më serioz se kaq për një partneritet të vërtetë alla-Rugovian me diasporën shqiptare, pasi përpjekjet e deritanishme për të organizuar më mirë diasporën shqiptare në përgjithësi, kanë dështuar, megjithë krijimin e ministrive të diasporës në Tiranë dhe në Prishtinë.  Roli dhe angazhimi i diasporës shqiptare, në Amerikë dhe në Evropë është jetik, sidomos në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve me shtetet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Aleancës Euro-Atlantike, por edhe për fatin dhe mirëvajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar.  Konsultimet e Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara do të ishin në rregull, por diaspora shqiptare në Amerikë nuk e ka shkaktuar kaosin aktual në politikën kombëtare shqiptare dhe nuk është e drejtë që tani t’i kërkohet asaj ndihmë që t’ia gjejë fillin.  Dikur kjo diasporë ishte shumë efektive në ekspozimin – para Washingtonit zyrtar dhe popullit amerikan — të krimeve dhe shkeljeve të drejtave të bashk-kombasve tanë, anë e mbanë trojeve shqiptare, nga fqinjtë djallëzorë por është tepër e vështirë për diasporën që para miqëve tanë amerikanë të drejtojmë gishtin e akuzës ndaj Tiranës dhe Prishtinës zyrtare dhe t’i identifikojmë ata si fajtorë të gjëndjes aktuale kaotike kombëtare e politike në trojet tona, përfshirë mungesën e një strategjie kombëtare në bisedimet me Serbinë dhe më gjërë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, KAOS I RËNDË NË .POLITIKËN KOMBËTARE

Një rikthim i demokracisë edhe pse në libër

September 22, 2018 by dgreca

” Demokracia nuk pret”,Një rikthim i demokracisë edhe pse në libër/

1 demokracia nuk pret kNga Marjana BULKU/

Sa e rëndësishme është kronologjia e ngjarjeve dhe kujtesa historike në demokraci?!
Është kjo një enigmë që shtjellohet pak nga pak teksa lexon ” Demokracia nuk pret” një set me refleksione e reagime, analiza dhe opinione , kritika dhe thirrje që e tejkalojnë përmasën e gazetarisë , investigimit, reagimit , dëshmisë , akuzës , duke e lakuar demokracinë në çdo rasë e duke u bërë pishtar i saj , autori Frank Shkreli i bën kështu një shërbim shumë të madh jo vetëm konceptit të saj teorik por e shtjellon praktikisht shumë dimensionalitetin e saj në gazetari, histori, politikë dhe kulturë.
Sot kur demokracia ndjehet më e dhunuar se kurrë ne kemi nevojë ta sjellim në vemendjen e gjithsejcilit se ky sistem të drejtash dhe përgjegjësish është një marrdhënie e dyanshme ku balancohen liritë kur respektohen ato.Sot më shumë se kurrë klasa politike duhet të shikojë se trashëgimnia e gabimeve dhe moskorrektimi i tyre i ka shpierë në gabime të tjera. Kur demokracitë rrezikohen nga demonë politikë dhe jo vetëm , populli ka rastin të kuptojë rolin e vet, fuqinë e mohuar nga paliria, atë që buron nga e kaluara historike plot me të panjohura dhe drithije të qëllimshme, aktet e krenarive kombëtare, reagimi, korrektimi, reflektimi. Në kushtet kur demokracia rrezikohet nga dështimi për shkak të aplikimit të saj nga njerëzit e gabuar, metoda të gabuara të yshtura prej kulturës sonë politike të trashëguar , leksionet amerikane, praktikat amerikane nuk mungojnë në setin e mendimeve tek “Demokracia nuk pret”. Shtëpia e rrënuar e Gjergj Fishtës, pikturat e tmerrit të internimit të Tepelenës , dosjet e pahapura të komunizmit kjo gangrenë nga ku burojnë plagët shqiptare, janë hone të thella gjykimesh por edhe tablosh të një demokracie që afiksohet kur mendimi vdes dhe intelektualët heshtin. Demokracia nuk pret vjen si një vëzhgim i hollë , i vëmendshëm, sistematik, nga jasht por gjithmonë brenda atij realiteti parë me sytë që e duan atë vend, ia duan të mirën, ia dijnë shtigjet se nga buron ajo.
E që demokracia të mos jetë një mision i pamundur , roli i opozitës është oksigjenues , reagimi i qytetarëve është vendimtar dhe zëri i intelektualëve jetëdhënës dhe pa asnjē dyshim Zëri i Amerikës vazhdon të jetë ai i  drutës iluminuese dhe i arsyjes gjithashtu.
Kjo vepër , kronologji ngjarjesh e historish, datash dhe eventesh është një shkollë për gazetarët, politikën dhe qytetarinë. Në demokraci çdo frymë ka rol në jetëzimin dhe vitalizimin e këtij sistemi që nuk dhunon edhe pse dhunohet , ku çdo jetë ka vlerë dhe çdo liri nis nga rregulli dhe vdes nga e kundërta e tij.
Sa herë që një sistem i drejtë kërcënohet nga padrejtësitë , është koha për të kuptuar më mirë demokracinë ku e drejta merr jetë duke ta garantuar atë.

Filed Under: Opinion Tagged With: "DEMOKRACIA NUK PRET", Marjana Bulku

Ngjarje që rrënqethin

September 21, 2018 by dgreca

3-Astrit-Lulushi-286x300-2-250x262

Nga Astrit Lulushi/

Romani “Vajza e Gjeneralit” nga Aleko Likaj, ka dy anë; dashuri e dhimbje – shëmti e neveri. Ngjarjet vendosen në Shqipëri e Francë në të kaluarën (vitet ’70 – ‘90 të shekullit XX).  Në atë kohë ishte bërë traditë që të rinj shqiptarë të përzgjedhur nga rradhët e elitës komuniste dërgoheshin për të studiuar jashtë shtetit, që një ditë të bëheshin mbrojtës, itharë, trashëgimtarë e pasues të regjimit. Shumica e tyre vërtetë u bënë, mund të thotë dikush që jeton në Shqipëri sot.

1 Aleko

Shqipëria ishte vend tmerrësisht i mbyllur nën sundimin e diktaturës, e cila mbi të gjitha, i fuste njerëzve frikën për jetën, dhe krijonte ankthin pambarim. Sistemi ishte ngritur për të kufizuar dhe vrarë lirinë e njerëzve, thotë Bardhi, personazh kryesor në libër. Fatkeqësisht ai e kuptoi këtë shumë vonë, pasi e kishin kthyer nga Franca, dhe tani ndodhej në pritje të turturave në një nga birucat e errëta të hetuesisë. “Faji” i tij kishte qenë dashuria me një franceze kur të dy studionin në univeritetin e Bordosë. Vajza ishte bijë gjenerali, dhe Bardhi akuzohej se ishte rekrutuar për të spiunuar vendin e tij. Kjo ishte puna e “sigurimit”, për të intriguar e krijuar dosje me shpifje sa më monstruoze, sot qesharake.  Shkrimtari e përshkruan këtë gjendje me art por edhe vërtetësi. Lexuesi i ngul sytë mbi faqet e librit. Nuk ka mundësi tê ketë ngjarë, thotë, dhe mpihet i tëri kur zbulon të vërtetën.

Njerëzit kishin gabuar për njerëzit me rëndësi, të cilët dolën nga një luftë vëlla-vrasëse dhe pastaj u idolizuan aq shumë, saqë e morën veten po aq seriozisht; u vendosën në vila të vjedhura e të grabitura, zhdukën pronarët, krijuan “Bllokun”, dhe filluan të ngjisnin shkallët, si të tjerë dikur në kullën e Babelit, për të kapur e zëvendësuar Perëndinë. Ata ishin ata, të tjerët ishin krijuar për t’u bërë skllevër të tyre. Të gjitha idetë që shprehnin i quanin të rëndësishme; për zbatimin e tyre prisnin, internonin, edhe pse dëshmonin se vetë ishin injorantë sa herë që hapnin gojën pêr fjalime, raporte e kongrese turmash

Lufta e klasave, vendosja e ligjeve në favor të një pjese dhe paragjykimi e shtypja e pjesës më të madhe ishte  politika më e gabuar ndër të gabuarat. Këto masa që krijonin inate, xhelozi dhe armiqësi brenda një shteti (lufta e klasave), sollën edhe pasoja, si intriga e rreziqe, përndjekje, burgosje e vrasje, përmbysje.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Ngjarje, që rrënqethin

Marrëveshje Kosovë – Serbi para pranverës 2019 ?!

September 20, 2018 by dgreca

 

Adebahr: BE dëshiron marrëveshje Kosovë – Serbi para pranverës së vitit të ardhshëm/


Diplomatët botëror në Forumin Evropian Alpbach në Austri
Diplomatët botëror në Forumin Evropian Alpbach në Austri/

Nga Kestrin Kumnova/RFL/

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale përfshin edhe vende tjera dhe jo vetëm Kosovën dhe Serbinë prandaj duhet dëgjuar se çfarë mendojnë ata për këtë çështje, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Cornelius Adebahr, ekspert i politikës së jashtme të BE-së, pranë Qendrës për Hulumtime Politike, Carnegie Europe.

Sipas tij, Bashkimi Evropian pret që një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet para pranverës së vitit të ardhshëm, përderisa thekson se gatishmëria për njohje e pesë vendeve të BE-së varet nga vlerësimi i tyre për marrëveshjen mes dy vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Bashkimi Evropian tashmë ka vënë disa afate siç është viti 2025 për integrimin e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, megjithatë ekzistojnë ndasi në kuadër të BE-së për këtë çështje. Së fundi, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha se integrimi duhet të shtyhet për shkak të problemeve me BREX-it. Edhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron nuk ka shfaqur entuziazëm për anëtarësim të shpejtë të këtyre vendeve. Si mund të reflektojë kjo në Ballkanin Perëndimor?

Cornelius Adebahr: Nuk ekzistojnë afate për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vetëm kritere ekonomike dhe politike. Këto duhet të plotësohen nga vendet kandidate dhe nuk është ndonjë fshehtësi që këto kritere janë bërë më të ashpra që nga zgjerimi “Big Bang” i vitit 2004, ashtu siç rregulloret e BE-së janë bërë më komplekse.

Pra, pikërisht pse apetitet për anëtarësime të reja janë të ulëta në disa vende anëtare, dhe menaxhimi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja është një presion dhe shqetësim kryesor, është qenësore që vendet aspiruese të zbatojnë kushtet e nevojshme. Në fund të fundit reformimi i sistemit të tyre politik dhe ekonomik karshi standardeve të BE-së është në interesin e tyre, pavarësisht se kur mund të anëtarësohen në BE.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju përparimin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE?

Cornelius Adebahr: Përparimi ka qenë i ngadalshëm në shumicën e vendeve dhe shumë më i ngadalshëm në të tjerat. Janë raportet e rregullta të Komisionit Evropian që japin më shumë detaje në këtë drejtim dhe tashmë është fshirë fjala “progres” nga titujt e këtyre raporteve.

Rusia, Turqia dhe Kina drejt Ballkanit Perëndimor

Radio Evropa e Lirë: Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, tha para Parlamentit Evropian se aktorë tjerë mund të shtrijnë ndikimin në Ballkanin Perëndimor nëse BE-ja e lë atë pas dore. Nga kush rrezikohet Ballkani sipas jush në rast se vazhdojnë shtyrjet e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE?

Cornelius Adebahr
Cornelius Adebahr

Cornelius Adebahr: E përsëris, nuk është Bashkimi Evropian ai që shtyn afate të anëtarësimeve të mundshme të vendeve të rajonit, por janë pikërisht këto vende që nuk janë ende të gatshme për anëtarësim. Të theksojmë se BE-ja është e vetëdijshme se Rusia, Turqia dhe Kina janë vende që në nivele të ndryshme, kanë bërë oferta për Ballkanin Perëndimor që duken atraktive për politikanë ose qytetarë apo për të dy bashkë.

Megjithatë, asnjë nga këta aktorë nuk mund të ofrojë perspektivë të një mbështetje afatgjate përmes anëtarësimit, dhe as ndihmë financiare të krahasueshme. Pra “të mos neglizhohet Ballkani” është njëri aspekt, dhe tjetri aspekt është të pranosh vendet të reja anëtare para kohe që në fakt është veprim i pamatur.

Radio Evropa e Lirë: Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësim me rritjen e ndikimit turk në rajonin e Ballkanit. Tregtia mes Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë ka shënuar rritje prej 430 milionë dollarë në vitin 2002 në 3 miliardë dollarë gjatë vitit 2016. Cili është interesi kryesor i Turqisë, por edhe i Rusisë dhe Kinës për shtrirje të ndikimit në Ballkan sipas jush?

Cornelius Adebahr: Rritja e tregtisë është e mirë për rajonin, e cila padyshim nuk duhet të mbështetet vetëm në të bërit biznes me Bashkimin Evropian. Megjithatë, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së duhet të përvetësojnë rregullat e qasjes në treg, transparencën, sundimin e ligjit dhe kështu me rradhë. Kjo do të ndihmonte në të bërit e dallimit midis biznesit të mirë dhe të keq pavarësisht se nga cili vend vjen.

Radio Evropa e Lirë: Me 30 shtator në Maqedoni mbahet referendum për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Ditëve të fundit kemi parë vizita shumë të larta të përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së dhe NATO-s në këtë shtet për t’i dhënë shtytje votës pozitive në këtë referendum. Sa ka rëndësi ky referendum për rajonin?

Cornelius Adebahr : Zgjidhja e “çështjes së emrit” përmes kompromisit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë do të dërgonte një sinjal të fuqishëm në tërë rajonin, do të zhbllokonte rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe NATO dhe gjithashtu do të shërbente si shembull i zgjidhjes së negociuar të mosmarrëveshjeve. Dështimi i këtij procesi, qoftë në referendumin e këtij muaji ose në ratifikimin më vonë nga ana e Athinës, do të ishte një kthim i madh mbrapa. Kjo është arsyeja pse aktorë evropianë po i japin mbështetje të tillë kompromisit.

Të konsultohen edhe vendet e rajonit për ndryshim të kufijve

Radio Evropa e Lirë: Një proces tjetër i rëndësishëm në Ballkan janë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve. Së fundi ka dalë në sipërfaqe edhe ideja e ndryshimit të kufijve si zgjidhje afatgjate. Cili është vlerësimi juaj?

Cornelius Adebahr: Siç është rasti me çështjen e emrit (Shkup-Athinë), nëse të dyja vendet i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes kompromisit, kjo do të duhej, në parim të gjente mbështetje. Megjithatë bën dallim nëse po bëni përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin, që kryesisht shqetëson vetëm dy vende, apo nëse po provoni të zgjidhni mosmarrëveshje territoriale që i përfshin edhe vendet tjera. Përgjatë historisë së ish-Jugosllavisë dhe po ashtu nga luftërat e viteve 90-ta, kjo çështje nuk është shqetësuese vetëm për Kosovën dhe Serbinë.

“Ndërrimi i pozicionit të SHBA-ve e ka ndryshuar situatën”

Radio Evropa e Lirë: Mirëpo, jo të gjithë e përkrahin një ide të tillë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë vija të kuqe përderisa Gjermania, por edhe Mbretëria e Bashkuar janë shprehur hapur kundër ndryshimit të kufijve? Si e vlerësoni këtë?

Cornelius Adebahr: Deri vonë ka ekzistuar një konsensus ndërkombëtar për të mos ndryshuar kufijtë ekzistues. Ndërrimi i pozicionit të SHBA-ve e ka ndryshuar situatën. Megjithatë pas argumentit tim të mëparshëm duhet të them se nuk është vetëm çështje se çfarë mendojnë fuqitë perëndimore, por gjithashtu se si vendet fqinje që nga – Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe deri të Bullgaria dhe Greqia – i shohin rezultatet e mundshme të këtij procesi.

Radio Evropa e Lirë: Kur prisni që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare? A i siguron ajo Kosovës njohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe anëtarësim në OKB, siç po shpresojnë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës?

Cornelius Adebahr: Për arsye të kuptueshme, autoritetet e BE-së do të dëshironin të shihnin një përfundim para pranverës së ardhshme, kur mbaron mandati i tanishëm i Komisionit Evropian. Kjo pasi tranzicioni pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian konsumon shume kohë dhe energji.

Plus që Brukseli do të dëshironte disa lajme të mira pas largimit të Britanisë së Madhe nga blloku në fund të marsit të vitit 2019. Gatishmëria e pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën varet se si ata e vlerësojnë marrëveshjen e arritur, bazuar në shqetësimet e tyre të brendshme. Pra ne mund ta rrisim listën e vendeve mendimet e të cilave duhet të dëgjohen, siç janë këto pesë vende.

Filed Under: Featured Tagged With: Marrëveshje Kosovë - Serbi, para pranverës 2019 ?!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT