• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2018

BASHKOHU ME VATREN NE FESTEN E FLAMURIT!

November 12, 2018 by dgreca

30 NENTOR 2018, E PREMTE, ORA 6.00 PM, PARKING I SIGURUAR/

1 Vatra Darke

Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA” & Bashkësia Shqiptare do ta Festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, të PREMTEN me 30 NËNTOR 2018, Ora 6.00 e mbrëmjes në:

ROYAL REGENCY HOTEL :
165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
Tel: (914) 233-9486

 

Filed Under: Featured Tagged With: bashkesia shqiptare, Festa e Flamurit, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Vatra

RIATDHESIMI I ESHTRAVE TË MID’HAT FRASHËRIT , NJË PËRCJELLJE DINJITOZE NGA NJU JORKU

November 12, 2018 by dgreca

1 Tonin & Frank1 arkiv Frani

Nga Frank Shkreli/

Të shtunën që kaloi, më 10 Nëntor, 2018, në Nju Jork, më saktësisht në Qendrën Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, u zhillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit.  Ishte ky një organizim, që u bë i mundur nga një vendim, marrë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë korrikun që kaloi.

Qeveria shqiptare kishte vendosur që eshtrat e Midhat Frashërit, njërit prej nenshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të kthehen në Atdhe këtë muaj, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në kuadër të viti mbarëkombëtar, në kujtim të 550-vjetorit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.   Qeveria e Kryeminstrit Edi Rama kishte marrë vendimin për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka.  Vet Z. Butka — me një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe të Institutit të Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, të cilin ai e drejton – mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Qëndrën Nënë Tereza, së bashku me shumë personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe anëtarë të familjes Frashëri.  Z. Butka dhe folës të tjerë nënvijuan kontributin e madh të Mid’hat Frashërit në shumë fusha kulturore dhe politike, duke e quajtur atë shumë-dimensional në aktivitetin e tij, përfshirë kontributin e madh historik si– ndër të tjera — njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe si Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip në vitin 1908, ku së bashku me At Gjergj Fishtën e të tjerë, ai mbështeti alfabetin me germa latine për shqiptarët.

Organizimi i ceremonisë dhe realizimi i të gjitha miratimeve të këtij procesi nga autoritetet vendore dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara ishte i gjatë dhe aspak i lehtë.  Gjithë këtë aktivitet prej disa muajsh e kryesoi kryediplomatja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zonja Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë në Washington.  Ajo u shpreh për Zërin e Amerikës se realizimin e rikthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe e bënë të mundur shumë aktorë e pjesëmarrës nga komuniteti shqiptaro-amerikan, e deri tek nivelet e larta zyrtare amerikane:  “Ka qenë një punë e gjatë, ka qenë një punë bashkëpunuese me qeverinë, me institucionet amerikane, me të gjithë komunitetin shqiptar.  Kemi kontaktuar një numër të madh individësh, organizatash në Nju Jork, në Uashington, në Detroit, në Boston, në mënyrë që të gjenim të gjithë informacionin e duhur për ta këthyer Mid’hatin, jo thjesht në një moment të caktuar, por ta kthenim atëherë kur festonim një nga ngjarjet më të rëndësishme, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe menduam që kjo të ishte një nga pikat kulminante të vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.”

Ambasadorja shqiptare falënderoi të gjithë për ndihmën dhe bashkpunimin e saj, përfshirë edhe mbesën e Mid’hat Frashërit, Zonjën Najada Petrela, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të familjes Frashëri, ashtu siç bëri edhe Thomas Frashëri, përfaqsuesi i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetari i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, cili gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në këtë ceremoni në emër të qeverisë por edhe në emër të familjes Frashëri.

Folësit kryesorë në ceremoninë solemne theksuan gjithashtu edhe rolin politik të Mid’hat Frasherit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si Kryetar i Partisë Balli Kombëtar dhe si Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë, me qëndër në Nju Jork.   Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Z. Ilir Ikonomi se: “Kthimi i Mid’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit.  Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave.   Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe.”

Ashtu si shumë shqiptarë, këtu dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, edhe unë e kam mirëpritur dhe e kam përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të riatdhesuar eshtërat e Mid’hat Frashërit, një vendim i cili më në fund do të bëhet realitet ditën e mërkurë më 14 Nëntor, dita kur eshtrat e tija do të prehen për gjithmonë në tokën e Shqipërisë, Shërbestar i të cilës ishte.

Pjesë e delegacionit të ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në ceremoninë, që u mbajtë të shtunën në Qendrën Nënë Tereza në Nju Jork, për rikthimin e eshtërave të Mid’hat Frashërit në Atdhe, gjëndej edhe Thomas Frashëri, si përfaqsues i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetar i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, dhe pinjoll i fisit Frashëri.   “Në Tiranë do të ketë banesën e fundit një nga shtetarët e mëdhenj shqiptarë”, u tha ai të pranishëmve.  “Kthehet, dhe këmbëngul këtu, jo vetëm Kryetari i Kongresit të Manastirit, por edhe shpirti i Lëvizjes nacionaliste shqiptare, Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë dhe ideatori i Ballit Kombëtar.  Kthehet publicisti, historiani, poeti, filantropi dhe albanologu, kthehet një shërbestar i Kombit”, u shpreh zyrtari shqiptar në vlerësimin e figurës shumë dimensionale të Mid’hat Frashërit, gjatë ceremonisë në Nju Jork për përcjelljen e eshtrave të tij në Atdhe.

Unë falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Washington për ftesën, për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Si shumë të tjerë, mora pjesë me kënaqësinë më të madhe dhe me shumë emocione dhe kujtime. Por, për më shumë se për veten, u ndodha aty në emër të disa bashkombasve të mi, dikur bashkpuntorë të ngushtë të Mid’hat Frashërit, “djemtë e tij” i kishte quajtur ai – të cilët nuk janë më – por që i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të ’80-ave.  Besoj se po të ishin gjallë, do kishin qenë të pranishëm aty në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork për të përshëndetur riatdhesimin e eshtrave të udhëheqsit të tyre shpirirtëror dhe politik dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqsit të tyre, aty në frymë shpirtërore me Nënë Terezën dhe para portretit të madh në atë sallë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbe, në këtë 550-vjetor të vdekjes.

Besoj se ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës — ku morën pjesë udhëheqsit e të gjitha feve të shqiptarëve si dhe përfaqsues politikë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim – mund të konsiderohet si e jashtzakonshme, deri diku, për komunitetin tonë këtu.  Ndoshta është heret të thuhet nëse kjo ceremoni në Qendrën Nënë Tereza mund të ketë përbërë hapin e parë drejtë një pajtimi kombëtar, sado pak simbolik, në radhët e shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare.  Besoj se ai vet sot, po të mund të fliste, Mid’hat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha tanimë për të “ përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtuqë më fund shqiptarët të bashkpunojnë për të zgjidhur sfidat dhe për të fituar betejat që e presin kombin për realizimin e një jetë më të mirë për brezat e ardhëshëm.

Ka ardhur koha që t’u themi mjaftë propagandës dhe sjelljeve anti-kombëtare që u janë bërë gjatë komunizmit dhe vazhdohet t’u bëhet patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta!  Fatkeqsisht, regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shlyer madje edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga kujtesa e historisë.  Por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin!  Përveç se lutemi që riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit të mërkurën në Tiranë, shpresojmë gijthashtu që vendimi i qeverisë shqiptare të shënojë njëherazi edhe fillimin e një rishikimi të historisë dhe rivelerësimin serioz të kontributit që kanë dhënë për Kombin e vet patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta.  Është një vendim i mirëpritur për të gjithë shqiptarët vullnet mirë kudo, për të gjithë ata shqiptarë pa dallim feje, krahine ose rrymash politike, ideali i të cilëve, sipas Mid’hat Frasherit duhej të ishte, “Madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.”  Pushoftë në paqë

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Midhat Frasheri, nga Nju Jorku, percjellje dinjitoze

Diplomacia e Mid’hat Frashërit shpëtoi Shqipërinë Veriore nga pushtimi serb

November 12, 2018 by dgreca

1-rafael

Nga Rafael Floqi/

image241 mithatfrasheri18 tavol Mithatimage26image27image25

Si diplomacia e Midhat Frashërit shpëtoi Shqipërinë Veriore nga pushtimi serb

 

Nga Rafael Floqi

Midhat Frashëri, delegati shqiptar, ngriti zërin e tij me një frëngjishte elokuente pa asnjë të metë. Ai me fjalë të zjarrta nga shpirti gërshetoi në paraqitjen e tij, mjerimin e madh të Shqipërisë, nga ndryshimet e vijës kufitare, nga e serbëve,  të vendosur qysh nga armëpushimi i vitit 1913, që ai e përshkroi “jo si rrugë automobilash, por vetëm si një vijë elastike, hipotetike kufiri”. Sa për Marka Gjonin, ai tha, se ai kishte hyrë në territorin shqiptar, me trupat e paguara nga qeveria serbe. “Pasi nuk ka as trupa, as fabrika Schneider në Mirditë. Atëherë, cili është burimi magjik i fuqisë së Marka Gjonit? “- Sipas shtypit francez të kohës

 

Si e zbulova Midhat Frashërin

Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer jo vetëm veprat, por dhe fotografitë e Midhat Frashërit nga fotoja historike të Shpalljes së Pavarësisë, në një përpjekje për t’i zhdukur atë përgjithmonë nga historia, por, megjithëkëtë veprat e tij mbetën gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Sidomos kjo shihet në ballafaqimet diplomatike në mbrojtje të kufijve tanë kombëtarë, një ballafaqim të tillë jo fort të njohur në Lidhjen e Kombeve, bazuar në burimet e shtypit francez,  ndriçon më thellë një veçori të personalitetit të tij prej atdhetari, jo aq të njohur, të cilën po përpiqemi t’ia japim lexuesit të gjerë .

I rritur nën mendimin e përgjithshëm të induktuar në vite nga diktatura mbi figurën e Midhat Frashërit, si drejtues i Ballit Kombëtar,  unë u befasova pozitivisht dhe u dashurova me figurën dhe me veprën e tij, kur mu dha mundësia në vitin e vështirë 1998, të përktheja nga gjuha frënge, një nga esetë më të rëndësishme të tij, ku ai analizonte raportet mes dy kombeve më të mëdhenj të Ballkanit, shqiptarëve dhe sllavëve, të titulluar “Shqiptarë dhe Sllavë”, “Albanais et Slaves”, që qe botuar, së pari, në frëngjisht në Lozanë më 1919. (Këtu po përdor formën si e shkruante emrin e tij dhe atë që e gjeta në shtypin francez jo Mit’hat Frashëri por Midhat Frashëri, po ashtu, siç e shkruante në frëngjisht).

Ishte koha e Luftës të Kosovës, situata e impononte, por, duke punuar mbi përkthimin, mbeta i mbërthyer nga analizat e tij të thella, botëkuptimi dhe literatura, si dhe tezat e tij origjinale, për raportet mes dy kombeve të mëdhenj të Ballkanit, midis shqiptarëve dhe sllavëve. Teza të cilat kanë vlerë edhe sot kur flitet për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ese është një vepër gur themeli, ashtu si janë edhe ato për Epirin.  Kur ke mbaruar së lexuari atë vepër, të mbetet në mendje urimi dhe vlerësimi se, pikërisht, Midhat Frashëri, ky i anatemuari i madh si tradhtar, mbetet padyshim, jo vetëm një patriot i madh, por dhe ndër themeluesit tanë të historiografisë dhe të analizës historike shqiptare.

“Nëse në mjaft vepra të tij, nëse në mjaft ligjërata të mbajtura në Paris e Gjenevë tërhoqën vëmendjen e intelektualëve të viteve 20-të, kjo padyshim, vjen nga qartësia dhe pjekuria meditative e këtij apostulli të shqiptarizmës, në pasqyrimin, vlerësimin  dhe ardhmërinë e situatave tepër të vështira, “Në çdo fjalë të birit të Frashërllinjve, veçmas, në ato kundër grekëve dhe serbëve, nuk mund të gjesh askund qarje ankesa apo dënesa patetike. I madhi Midhat Frashëri e kishte kuptuar prej kohësh, se vetëm përmes dinjitetit, aktit të mençur diplomatik, dhe pse jo të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në konsideratë prej fuqive të kohës, kjo është e vetmja rrugë e atyre popujve të vegjël që e duan lirinë, dhe në këtë rrugë ai ishte dhe mbeti kalorës nderi gjer në çastin e mbramë”, shkruante Eugen Shehu, në parathënien e tij me titull “Apostull i shqiptarizmës” për librin, në fjalë, “Shqiptarë dhe Sllavë” përkthyer prej meje dhe botuar nga shtëpia botuese “Koha” në vitin 1998.

Regjimi komunist Mithat Frashërin, këtë trashëgimtar i denjë i Rilindjes kombëtare, e ka etiketuar atë gjithnjë me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhtar” të kombit. Dhe kë pra? Midhat Frashërin, djalin e Abdyl Frashërit! Midhat Frashërin e Kongresit të Manastirit ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashërin e Konferencës së Paqes në Paris edhe aty së bashku me Mehmet Konicën, At Gjergj Fishtën e Mons. Luigj Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Midhat Frashërin, i cili me fjalime e shkrime, nëpër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e tija në gjuhë të ndryshme, me fanatizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar! Dhe askush tjetër sa emri dhe figura e Midhat Frashërit nuk ka krijuar një dyzim në histori në politikën por edhe në letërsinë dhe filozofisë shqiptare sa ai. Shqipëria është ende e ndarë pro dhe kundër tij edhe tashmë që pritet që më 10 nëntor në SHBA dhe 14 nëntor në Tiranë të zhvillohen dy ceremonitë e zhvarrimit të eshtrave dhe të varrimit e tij në tokën për të cilin e la amanet në vitin e largët 1949.

Për të paraqitur dhe vlerësuar figurën e tij ja vlen të sqarohet qëndrimi, strategjia, inteligjenca diplomatike për të fituar me mjetet e së pamundshmes të mundshmen,  që ai mbajti në ruajtjen e kufijve kombëtarë, nga pushtimi i ndërhyrjes së Federatës-Serbo-Kroate- Sllovene, ku ushtritë serbe dhe me ndërmjetësinë e Marka Gjonit kishin hyrë thellë në Shqipërinë Veriore dhe kishin krijuar të ashtuquajturën Republikë të Mirditës. Ishte viti 1921 pas humbjes të Kosovës dhe trojeve të tjera e gjithë Shqipëria e Veriut rrezikonte të bindte në duart e serbëve por si mundi një burrë shqiptar të shpëtonte Atdheun?

 

Republika separatiste e Mirditës

Republika e Mirditës ka qene lëvizja separatiste më antishqiptare që ka ndodhur ndonjëherë mes shqiptareve. Mbas vdekjes te Preng Bib Dodë Pashës që nuk la trashëgimtar biologjik, qeverisjen politike të Mirditës e mori “kapedan” Gjon Markagjoni. Shteti Shqiptar, kishte vetëm 9 vite që kishte shpallur pavarësinë dhe ishte akoma ne procesin e njohjeve diplomatike nga shtetet e huaja. Kufiri ndarës verior i Shqipërisë që ishte caktuar nga Fuqitë e Mëdha ne vitin 1913, nuk ishte pranuar akoma nga fqinjët tanë. Serbia po bënte përpjekje maksimale për të sabotuar procesin e njohjeve diplomatike të Shqipërisë. Synimi i saj, ishte ose shkatërrimi i plotë i shtetit shqiptar dhe me mbrapa, copëtimi i Shqipërisë mes fqinjëve te saj, ose krijimi artificial i një minishteti mbi baza fetare që do ta dobësonte akoma me shume shtetin shqiptar. Kjo ishte situata politike në Shqipëri, kur në 17 Korrik të vitit 1921, Gjon Markagjoni, mblodhi në një takim krahinor në Prizren të gjithë krerët e 12 bajraqeve të Mirditës dhe shpalli Republikën Separatiste Antishqiptare të Mirditës. Sigurisht, shpallja e pavarësisë të krahinës të Mirditës, erdhi jo vetëm në një kohë të vështirë për shqiptarët, por kjo lëvizje separatiste me motive te qarta fetare, u nxit e financua edhe nga Serbia.

Republika Separatiste e Mirditës doli ne skenë në momentin më delikat për shqiptarët, se në këtë periudhë (Nëntor 1921), komuniteti ndërkombëtar po vendoste përfundimisht për kufirin zyrtar te Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe, Serbia e autorizuar edhe nga vetë “presidenti” Gjon Markagjonit, kishte shpallur një ofensivë diplomatike dhe denonconte Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, me akuza absurde, sikur shteti shqiptare po u grabiste tokat katolikëve të Mirditës dhe ia dhuronte ato agallarëve myslimanë shqiptarë. Serbia ishte shprehur se; “në Shqipëri ekzistojnë dy qeveri, kurse vet shqiptarët janë të ndarë mes tyre e nuk mund të bashkëjetojnë kurrë së bashku”.

Veç interesave evropiane pas përfundimit të Luftës së Parë botërore, Evropa i druhej një zjarri të ri në Ballkan, dhe i druhej sidomos hapjes të plagëve të vjetrave pasi nuk ishin mbyllur ende plagët e Luftës së Parë Botërore. Në këtë atmosferë qeveria shqiptare paditi Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene në lidhjen e Kombeve dhe një rol të pa diskutueshëm pati diplomacia që luajti Midhat Frashëri.

Midhat Frashëri dhe beteja diplomatike shqiptaro -serbe

“Një tablo të kësaj lufte diplomatike në Lidhjen e Kombeve e gjejmë në Shtypin francez të kohës, shkrimi më i plotë i kësaj ngjarjeje  tregohet në revistën e specializuar diplomatike  “ L’Europe nouvelle”,  Paris 26 nëntor 1921, me titull “L’affaire d’Albanie “  Çështja e Shqipërisë ” e cila e përkufizon këtë debat si një , ” Sesion i posaçëm i Këshillit që ishte një dramë me tre akte dhe një prelud.” Në fakt, ky ishte një gjykim në arbitrazhin e Lidhjes së Kombeve, ku vendet anëtare paraqisnin ankesat e tyre para fuqive të mëdha garantuese të Lidhjes së Kombeve.

Të mërkurën, më 16 nëntor 1921 , ishte një preludi, i cili u hap me kërkesën e z. Fisher, përfaqësuesit të Britanisë së Madhe, mbështetur nga konti Bonin-Longare, përfaqësues i Italisë, pas kësaj hyrjeje Këshilli vendosi të dalë në sesion me dyer të hapura. Të enjten në mëngjes, u mbajt sesioni i parë publik. Ku një turmë Ishte mbledhur në hotelin Petit-Luksemburg, ku u zhvillua një spektakël i ri rreth një qilimi të gjelbër, ku u ulën tetë anëtarët e Këshillit, në kolltukët  e tyre të artë; ndërsa në karriget më modeste u takuan katër paditësit, dy serbë, dhe dy shqiptarë, të ndarë në dy grupe të veçuara vetëm nga përkthyesit.”

Të gjitha këto akuza te rreme te Serbisë dhe përfaqësuesve të Gjon Markagjonit u kundërshtuan fuqishëm nga Britania e Madhe qe e revoltuar i kërkoi Serbisë të ndalte menjëherë përkrahjen diplomatike e financiare qe i jepte Republikës te Mirditës, ose në të kundërt do të përballej me sanksione te renda dhe ndoshta edhe me luftë. Ky kërcënim serioz që iu bë Serbisë nga fuqia me e madhe e kohës, e detyroi Serbinë të tërhiqej menjëherë nga përfaqësimi politik në arenën ndërkombëtare Republikës të Mirditës dhe të ndërpriste urgjentisht të gjitha ndihmat që i jepte separatistit Gjon Markagjoni. Me kërkesë e Kryeministrit Britanik, Lloyd George, Lidhja e  Kombeve u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe te gjitha shtetet pjesëmarrëse ne këtë takim, afirmuan njëzëri paprekshmërinë e kufijve të Shqipërisë, të caktuara nga Fuqitë e Mëdha ne vitin 1913. Një seri krizash të politikës së jashtme i dhanë Lloyd George, shansin e tij të fundit për të mbajtur udhëheqjen kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithçka shkoi keq. Lidhja e Kombeve mori një fillim të ngadalshëm dhe ishte kryesisht joefektiv. Sistemi funksionoi dobët. Asambleja e ambasadorëve u anulua në mënyrë të përsëritur dhe u shndërrua në një entitet tjetër dhe kjo shihej nga kryeministri britanik si një mundësi për të pasur në dorë frenat e politikës së jashtme pas Luftës së Parë Botërore. Këtë situatë me intuitën e tij diplomatike diti si ta kuptonte dhe ta shfrytëzonte me intuitë në favor të Shqipërisë Midhat Frashëri.

Sipas gazetës, “L’Europe Nouvelle” z. Fisher e mori fjalën që në fillim. Ai rikujtoi nenin 12 të Konventës, sipas së cilës, anëtarët e Lidhjes e kishin pranuar, nëse midis tyre u ngrihej një mosmarrëveshje që mund të shkaktonte një pushim, ose në procedurën e arbitrazhit ose në shqyrtimin nga ana e Këshillit. Ky qëndrim ishte larg nga ashpërsia e nenit 16, i cili ishte vendosur kundër serbëve z. Lloyd George  më 7 nëntor. Tani sikur ishin pajtuar, që të mos zbatohet bllokada kundër shtetit serbo-kroat -slloven. Është e vërtetë se Z. Fisher numëroi si arsye të qëndrimeve të ashpra britanike ndaj serbëve faktin, ku dukej se Beogradi dëshironte ta shkëpuste Shqipërinë e Veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa udhëheqës rebelë katolikë shqiptarë, si  Marka Gjoni për të shpallur një Republikë të pavarur në Mirditë.

Te premten, më 18 nëntor, z. Boskoviç-i, (përfaqësuesi serb)në emër të Qeverisë së Serbisë, protestoi kundër procedurës së Konferencës së Ambasadorëve, e cila, sipas tij, krijoi një vijë kufitare pa u thirrur përfaqësuesit e të dy shteteve, në fjalë. Ai gjithashtu, tha se përdorimi i nenit 16-të , që ishte  përmendur, në takim ishte veçanërisht i dhimbshëm, sipas vetëvlerësimin të vendit të vet. Më pas ai u shpërndau anëtarëve të Këshillit një hartë, në të cilën paraqitej në mbështetje të tezës së tij linja e armëpushimit Franchet d’Espérey, që qe përdorur në caktimin e kufijve të vitit 1913.

Midhat Frashëri, delegati shqiptar, ngriti zërin e tij me një frëngjishte elokuente pa asnjë të metë. Ai me fjalë të zjarrta nga shpirti gërshetoi në paraqitjen e tij, mjerimin e madh të Shqipërisë, nga ndryshimet e vijës kufitare, nga ana e serbëve,  të vendosur qysh nga armëpushimi i vitit 1913, që ai e përshkroi “jo si rrugë automobilash, por vetëm si një vijë elastike, hipotetike kufiri”. Sa për Marka Gjonin, ai tha, se ai kishte hyrë në territorin shqiptar, me trupat e paguara nga qeveria serbe. “Pasi nuk ka as trupa, as fabrika Schneider në Mirditë. Atëherë, cili është burimi magjik i fuqisë së Marka Gjonit? “-

 

Pastaj M. Frashëri u ul përsëri, dhe pasi iu shpërndau anëtarëve të Këshillit një hartë në të cilën paraqiteshin kufijtë e vitit 1913, dhe linjat e armëpushimit ,etj. dhe sqaroi se ku ai e mbështeste tezën e tij”.

Ndërsa në gazetën franceze “Le Temps”  me titull “Rasti i Shqipërisë”,  Paris, 18 nëntor 1921 sqarohej qëndrimi anglez. Ambasadorët kishin paraqitur disa korrigjime miqësore brenda kufijve të Shqipërisë, të hartuara në vitin 1913, sepse kishin frikë nga mundësitë e çrregullimit në kufirin verior të Shqipërisë, për sa kohë autoriteti i qeverisë së Tiranës të ishte shtrirë plotësisht në të gjithë Shqipërinë.

Qëndrimi britanik i kryeministrit Loyjd George kundër Serbisë

Qeveria britanike, duke përmendur disa artikuj në shtypin serb në lidhje me luftimet në rajonet kufitare të Shqipërisë, arriti në përfundimin se duhet të kishte një plan serb për ta shkëputur Shqipërinë e Veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa udhëheqës rebelë të fiseve të Mirditës që të revoltoheshin dhe të shpallin një Republikë të pavarur. Fisheri paraqiti provat e armatosjes së trupave në Mirditë dhe paraqiti faktin se bastisësit mirditas u larguan nga territoret të ndodhura nën pushtimin ushtarak jugosllav dhe mes tyre pati edhe trupa ruse të bardhë që qenë pjesë e kuotave të e ushtrisë Wrangelit. Nga ana tjetër, dëshmitë në duart e qeverisë britanike tregonin se masa më e madhe e popullsisë, duke përfshirë udhëheqësit e Kishës së katolike ishin në favor të një Shqipërie të bashkuar dhe se nacionalizmi shqiptar është më i fuqishëm se afinitetet fetare. Prandaj, duket, përfundonte z. Fisher, se dëshira për të krijuar një Republikë të pavarur në Mirditë është vetëm një pretekst për t’u përdorur nga serbët, kundër Shqipërisë.

  1. Fisher kritikoi sjelljen e trupave serbe në territorin që ata zunë në Shqipëri pas armëpushimit në urdhrin e komandantit të përgjithshëm të trupave aleate, dhe përmendi një telegram nga Konsulli britanik në Durrës, sipas të cilat një numër i madh fshatrash shqiptare ishin shkatërruar, nga trupat jugosllave. Në mbyllje, Z. Fisher shprehu shpresën se këto incidente mund të zgjidheshin shpejt. Ai shprehu kënaqësinë ai kishte ndjerë pasi kishte mësuar se qeveria serbe-kroate sllovene pranuan vendimin e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë dhe shtoi se ai kishte tërhequr shpejt dhe mjaft nga trupat jugosllave nga kufijtë e tyre”.

Jugosllavia ndoqi një politikë grabitqare ndaj Shqipërisë, dhe pasi banoret e fiseve shqiptare u përleshën me forcat serbe që kishin pushtuar pjesën veriore të vendit, trupat jugosllave pushtuan vendin, duke djegur fshatrat dhe vrarë dhe dëbuar civilët. Beogradi pastaj rekrutoi Gjon Markagjoni, i cili udhëhoqi fiset e tij katolike Mirdite në një rebelim kundër regjimit dhe parlamentit. Markagjoni shpalli themelimin e një Republike të pavarur në “Mirditë” me qendër në Prizren, i cili kishte rënë në duart e Serbisë, gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Së fundi, në nëntor të vitit 1921, trupat jugosllave pushtuan territorin shqiptar përtej zonave që tashmë i kishin pasur pushtuar. I zemëruar nga  sulmin jugosllav të Beogradit, Lidhja e Kombeve dërgoi në komisionin e përbërë nga përfaqësues të Britanisë, Francës, Italisë dhe Japonisë që rikonfirmuan kufijtë e Shqipërisë të vitin 1913. Jugosllavia u ankua me hidhërim, por nuk kishte zgjedhje tjetër, veçse të tërhiqte trupat e saj. E ashtuquajtura Republika e Mirditës u zhduk, sipas burimeve të Bibliotekës Amerikane të Kongresit.

I madhi Midhat Frashëri e kishte kuptuar prej kohësh, ai i njihte dhe i shfrytëzoi divergjencat mes fuqive ai e dinte se në kushtet e një vendi të vogël si Shqipëria ,vetëm përmes dinjitetit, aktit të mençur diplomatik, dhe pse jo të trimërisë së popullit, çështja shqiptare do të mund të merrej në konsideratë prej fuqive të kohës, dhe kësaj teze i qëndroi gjer në fund.

Fuqitë e mëdha të lodhura me Ballkanin

“Duket se dialogu shqiptaro-serb mund të vazhdonte për një kohë të gjatë akoma. Por Z. Fisher, Markezi Imperiali, z. Leon Bourgeois flisnin vazhdimisht mes tyre. Dhe asnjë prej tyre nuk dëshironte të shikonte hartat ose të shkonte prapa.  Ndërkohë kryeministri serb Pashiç dërgoi telegraf nga Beogradi, se edhe përkundër protestave dhe kërkesave për sqarime, ai e pranonte kufirin e ri të Ambasadorëve dhe se pranonte që territoret e pushtuara nga trupat jugosllave do të evakuoheshin pa vonesë?

Ndërsa M. Bourgeois shtoi se “është e padobishme të nxiten nga hiri gacat që mund të shkaktonin, flakë pasi që të dyja palët pranonin kufijtë e Konferencës së Ambasadorëve.” Për të siguruar paqen e botës, është e nevojshme të dimë se si të ngrihesh mbi dallimet e vogla që mund të ekzistojnë midis fqinjëve.”, shtoi ai .

Akti i tretë dhe i fundit i Këshillit ishte miratimi një projekt-rezolute më 13 nëntor. Duke vënë në dukje deklaratat pajtuese nga qeveritë shqiptare dhe serbo-kroate-sllovene, që ajo i jepte Komisionit Hetimor të drejtën të dërgonte në Shqipëri një komision me udhëzimet e mëposhtme. Komisioni do të raportonte në Këshill e tërheqjen e trupave jugosllave. Nga kufiri shqiptar në të dy anët e zonës së demarkacionit të përkohshëm të parashikuar nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve më 18 nëntor. Komisioni do të ruante  marrëdhëniet me Komision kufitar, dhe në qoftë se ishte e dobishme, dhe do t’i  vinte në rezultatet në dispozicion të autoriteteve lokale për të lehtësuar evakuimin, në mënyrë që për të shmangur ndonjë incident. Më në fund, Komisioni do të siguronte  që asnjë ndihmë nga jashtë nuk do të vinte për të ndihmuar rebelët shqiptarë.

Arritja ne këtë përfundim, sipas “Les Temp” të datës 8 nëntor 1921 u bë pas tërheqjes së delegatit serb z. Boskoviç,( delegat i shtetit serb-kroato- slloven), që tha se trupat serbe nuk kishin tentuar ndonjëherë për të avancuar përtej vijës së demarkacionit, të asaj që ekzistonte që prej përfundimit të luftës, dhe argumentuan se iniciativa luftarake ishte marrë nga trupat shqiptare. Dhe se  z. Boskoviç e përfundonte prezantimin e tij, duke deklaruar se qeveria e tij do të kishte ishte e lumtur të shihte një farë garancie për fiset e krishtera të Shqipërisë së Veriut.

Si i mundi Midhat Frashëri diplomatët serbë

Ndërsa sipas shkrimit të gazetës së përditshme politike franceze “ La Lanterne “, Paris, 18 nëntor ,1921  me titull “Këshilli i Lidhjes së Kombeve, merret me çështjen shqiptare” shkruhej “Z. Midhat Frashëri, përfaqësues i qeverisë shqiptare, afirmoi vullnetin e Shqipërisë, …” pastaj kundërshtoi pohimet e delegacionit serb. Ai mohoi se fshatrat e shkatërruara ishin të përfshira në territorin serb, brenda së ashtuquajturës vijën të demarkacionit dhe ai pohoi se, sipas një deklarate të bërë nga një delegat në Gjenevë përpara Lidhjes së Kombeve, se këto fshatra , ishin në fakt, të vendosura përtej kësaj linje.”
Midhat Frashëri, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, sipas  “Les Temps” afirmoi vullnetin e” Shqipërisë, e cila është i mbuluar nga shkatërrimet e luftës edhe pse popullsia e saj është e vendosur për të jetuar në harmoni me fqinjët e saj. Qeveria e Tiranës ka dhënë shumë prova për këtë vullnet paqësor, por e sheh veten të detyruar të mendojë për parandalimin e kthimit të ngjarjeve të ngjashme me ato nga të cilat ajo ka vuajtur”. Përfaqësuesi i Shqipërisë “u shpreh i kënaqur që po dëgjonte nga qeveria në Beograd se forcat e saj do të evakuoheshin  së shpejti nga territoret shqiptare, por përvoja e hidhur e së kaluarës i çonte shqiptarët të sugjerojnë, krijimin e një komisioni të përhershëm të kufirit që do të përfshinte një zyrtar shqiptar, një serb dhe një delegat të emëruar nga Lidhja e Kombeve, dhe se misioni i të cilit do të ishte monitorimi i kufijve shqiptaro-serbë dhe parandalimi i çdo ngjarje që mund të prishte paqen. Luftimet në këto zona i kushtuan Shqipërisë 7 milionë franga ari, duke mos llogaritur humbjet (e 150 fshatrave të shkatërruara), për cilat Shqipëria rezervonte të drejtën për të kërkuar reparacione. Si rezultat qeveria jugosllave iu nënshtrua procedurës së Këshillit të Lidhjes së Kombeve.

Në takimin e mëngjesit, Konferenca e Ambasadorëve pohoi se kishte marrë një telegram nga Kryeministri i Shtetit Serbo-Kroat-Slloven, Z. Pashiç, në lidhje me vendimin e Fuqive lidhur me Shqipërinë.  Pashiçi ankohej se vendimi i kufirit shqiptar, nuk ishte marrë me pëlqimin e Qeverisë Mbretërore. dhe se  procedura e miratuar krijon një atmosferë kërcënuese të ngjashme me  ultimatumet. Në fund Z. Léon Bourgeois. mori në konsideratë, në emër të Këshillit, pranimin që dy qeveritë, që ngritën një protestë, kishin arritur me vendimit e Konferencës së Ambasadorëve.

Mbas këtij vendimi të Lidhjes se Kombeve , trupat ushtarake te Shtetit Shqiptar u dërguan menjëherë ne veriun e Shqipërisë për te shtypur me dhunë lëvizjen separatiste antishqiptare. Me mbërritjen në Mirditë të trupave ushtarake qeveritare shqiptare, Republika Separatiste Antishqiptare e Mirditës (qe pati një jetëgjatësi vetëm pesë muajshe) u shkri menjëherë, kurse të gjithë kryetaret e 12 bajraqeve u tërhoqën ne panik dhe pa luftë në shtëpitë e tyre. Sigurisht qeveria e kohës bëri disa arrestime mes titullarëve te kësaj republike, kurse vet Gjon Markagjoni ja mbathi dhe u fsheh ne Prizren i mbrojtur nga Serbia qe ai ne deklaratën e tij te turpit e quante një popull vëlla.

Përsiatje për një epilog

Midhat Frashërin e kanë akuzuar si nacionalist, por nuk duhet harruar se  kombet nacionalizmi i së cilëve është shkatërruar janë subjekte për t’u rrënuar. Por Midhati ishte patriot, pse e donte popullin e vet dhe jo nacionalist pse urrente kombet e tjera. Po e përforcoj këtë mendim me një citat të tij ,nga libri “Shqiptarë dhe sllavë “ Në se do të bazohemi në të drejtat historike, ne duhet të njohim si Shqipëri të gjithë territorin që zinin fiset iliro-epirioto– maqedone, atëherë do të duhej jo të kufizohej shtrirja e Shqipërisë, por të zmadhohej përtej kufijve që kërkojnë shqiptarët. Sepse, çfarë është në fakt e drejta e grabitur përmes një pushtimi në krahasim me të drejtën, më të madhe, më natyrale që shqiptarët kanë mbi këto vise ? Për këtë racë, e drejta historike ndodhet në harmoni me të drejtën aktuale si e shkuara me të tashmen”, “Shqiptarë dhe sllavë”, faqe 89.

Burimet

 

Mithat Frashëri “Shqiptarë e sllavë”, përkthyer nga frengjishtja “Albanais et slaves” nga Rafael Floqi, Shtëpia botuese Koha, Tiranë 1998

“ L’Europe nouvelle  Paris 26 Novembre 1921, “La question albanaise”

Le Temps,  Paris, 18 nëntor 1921

“Au Conseil de la S.D.N”, Le Petit journal, 1921/11/19 (Numéro 21492).

“Le Conseil de Société des Nations s’occupe de la question albanaise “, La Lanterne: journal politique quotidien (Paris) -18- 11- 1921

https://en.wikipedia.org/wiki/Republic_of_Mirdita

Austin, Robert Clegg (2012). Founding a Balkan State: Albania’s Experiment with Democracy, 1920-1925. Toronto: University of Toronto Press.

8  Besier, Gerhard; Stokłosa, Katarzyna (2014). European Dictatorships: A Comparative History of the Twentieth Century. Newcastle upon Tyne Cambridge   Scholars Publishing.

Pearson, Owen (2004). Albania and King Zog: Independence, republic and monarchy 1908–1939. London: Centre for Albanian Studies. ISBN 1845110137.

10 Pula, Besnik (2013). “Binding Institutions: Peasants and Nation-state rule in the Albanian highlands, 1911-1939”. In Go, Julian. Decentering Social Theory. Bingley: Emerald Group Publishing. pp. 37–72.

11 Tomes, Jason (2011). King Zog: Self-Made Monarch of Albania. Stroud: The History Press.

  1. http://countrystudies.us/albania/25.htm. Library of Congress

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: diplomacia, e Mid'hat Frashërit shpëtoi Shqipërinë Veriore, nga pushtimi serb, Rafael Floqi

VENDIMI I PRESIDENTIT

November 12, 2018 by dgreca

“Njё politikan i urtё, tё cilit i kёrkuan njё parim pёr tё qeverisur mirё, u pёrgjigj: “Lejoni miqtё tuaj t’u japin kёshilla”-

                                    Melchiorre Gioia (1767 – 1829), publiçist dhe ekonomist italian/

2Eugjen-Merlika-2008V-1-204x300

-Episodi i mos dekretimit tё Sandёr Lleshit mё sjell ndёrmёnd tё tillё tё ngjajshёm nё jetёn tonё politike. Para pak vitesh presidenti Nishani nuk pranoi tё dekretojё dy ambasadorё nё Vatikan, tё miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipёrisё. Ata ishin pёrkatёsisht, profesori i filozofisё nё Universitetin Urbanian tё Romёs, z. Ardian Ndreca dhe shkrimtari i mirёnjohur nё gjithё botёn shqipfolёse e mё gjёrё, z. Visar Zhiti. Edhe ata vazhduan punёn si tё ngarkuar me punё, si kryetarё misioni nё Shtetin e Vatikanit, pёr habinё e madhe tё dinjitarёve tё tij. Nuk do tё donja qё presidentёt shqiptarё tё kishin njё farё alergjie pёr intelektualё tё shquar tё Vendit tё tyre e tё gjejnё gjithfarё mёnyrash pёr tё mos pranuar futjen e tyre nё jetёn politike, administrative e diplomatike tё tij.

Nga Eugjen MERLIKA/

Ka mё se njё javё qё opinioni publik, politik e mediatik shqiptar, krahas ngjarjeve absurde tё Bularatit, tё fryra jashtё mase nga mendёsi tё lashta shoviniste ballkanike, po pёrtyp e ripёrtyp pa prerё njё kundёrshtesё politike ndёrmjet dy nga pёrfaqёsuesve mё tё lartё tё Shtetit, kryeministrit dhe presidentit tё republikёs. Nё dukje ёshtё njё kundёrshti qё buron nga njё interpretim i ndryshёm i kushtetutёs, sё cilёs i referohen tё dy palёt, me dy pёrfundime tё ndryshme, madje tё kundёrta. Ёshtё fjala pёr emёrimin e gjeneral Sandёr Lleshit si ministёr i punёve tё Brёndёshme nё vend tё ish ministrit Fatmir Xhafa, qё dha dorёheqjen.

Vendimi i presidentit ka shkaktuar njё krisje tё fortё institucionale tё panevojshme, qё i shёrben vetёm sedrave tё dy drejtuesve tё shtetit, por jo interesave tё tij. Sigurisht, do tё kishte qёnё mё mirё qё kryeministri tё ishte kёshilluar mё parё me presidentin pёr emёrimin e ministrit tё tij e jo tё gjente rrugёn mё tё shkurtёr tё tuitimit nё internet, por presidenti nuk duhej tё “hakmerrej” ndaj ish mikut dhe bashkёpuntorit tё tij, duke hedhur poshtё propozimin e tij. Nё gjithё kёtё “sherr” institucional e vetiak ёshtё viktimё personi i Sandёr Lleshit, njё ushtarak me njё integritet moral tё shёndoshё e me njё pregatitje intelektuale tё lakmueshme pёr nivelin e jetёs politike shqiptare. Gjeneral Lleshi ёshtё njё shёrbyes i shtetit, i parrjeshtuar nё asnjё formacion politik, jo vetёm sepse, siç thotё ai, ”partia ime ёshtё Shqipёria”, por ndoshta edhe sepse nuk gjen n’asnjё prej tyre, si shumё shqiptarё tё tjerё, njё projekt atdhetar tё denjё e t’aftё pёr pёr tё futur Vendin nё rrugёn e rimёkёmbjes sё plotё e tё integrimit n’Evropё, njё synim qё ёshtё vendimtar pёr tё sotmen e t’ardhmen e Shqipёrisё. Nё njё farё mёnyre ai mё kujton figurёn e nderuar tё njё tjetёr atdhetari, tё Dr. Mentor Ҫokut, qё pёrsёriste gjithmonё “partia ime ёshtё Lidhja e Prizrenit”, duke u munduar tё jepte ndihmesёn e tij tё vyer nё kohёt e para tё tjetёrsimit tё sistemit, nёpёrmjet kёshillash tepёr tё vlefshme pёr pёrfaqёsuesit pa pёrvojё politike tё pas komunizmit.

Sandёr Lleshi i shёrbeu shtetit me devotshmёri dhe ndjenjё tё lartё pёrgjegjёsie nё pozitёn e njё ushtaraku tё lartё tё republikёs, deri sa politika nuk e zhgёnjeu me veprimet e saj partiake e nё kundёrshtim me rregullat e marrёdhёnieve ndёrmjet institucioneve. Kur ai e ngriti zёrin nё mbrojtje tё parimeve tё funksionimit tё shtetit demokratik, simbas mёsimeve qё kishte marrё nё shkollat ushtarake tё botёs perёndimore, politika, nёpёrmjet njё ministri e njё presidenti, u hakmuarr duke e liruar nga detyra. Pёrballё njё padrejtёsie tё kёtillё ai nuk zgjodhi rrugёn e protestёs sё bujshme, por atё tё padisё ligjore nё organet gjyqёsore, duke pritur nё heshtje pёrfundimin e saj. Ai erdhi mbas katёr vitesh me njohjen e sё drejtёs pёr dёmshpёrblimin pёr vitet e humbura, por nuk u kthye mё nё punёn e tij.

Mё vonё ai pranoi propozimin e kryeministrit Rama, pёr tё qёnё kёshilltar i tij pёr çёshtjet ushtarake e jo pёr kanabisin, siç u shpreh nё mёnyrё mjerane dikush nga Opozita.  Bota ёshtё e mbushur plot me shёmbuj, nё tё cilёt edhe njerёz me bindje politike tё ndryshme kanё bashkёpunuar, njёri nё rolin e shtetarit e tjetri n’atё tё kёshilltarit. Nё kёta vite mё duket se sfera e mbrojtjes nuk ka pasur probleme tё veçanta e tё dukёshme, pra edhe puna e tij n’atё fushё nuk ka vend pёr kritika objektive.

Mbas dorёheqjes sё Fatmir Xhafajt kryeministri i propozoi gjeneral Lleshit postin e ministrit tё Brendshёm. Ai ka pranuar, besoj duke u nisur nga parimi pёr t’i shёrbyer Atdheut, nga njё pozicion politik i rёndёsishёm, por gjithmonё duke mbetur jashtё kornizёs sё politikёs zyrtare. Duket se mund tё jetё njё kundёrshti nё vetvete ky vёshtrim, por duke mbajtur parasysh personalitetin dhe formimin e tij, besoj se qёndron plotёsisht nё kuadrin logjik. Sandёr Lleshi merr pёrsipёr njё detyrё tё vёshtirё, nё njё çast aspak tё shkujdesur tё jetёs politike tё Vendit. Jam i bindur se kёtё e bёn, jo pёr interesa tё ngushta vetiake dhe as pёr prirje protagonizmi, por pёr t’i shёrbyer pёrsёri Vendit tё tij.

Nё kёtё shёrbim, armёt mё tё fuqishme qё ai mban nё dorё janё ndershmёria, dashuria pёr Atdheun e, ndoshta, ndonjё besim i brёndshёm se ёshtё koha pёr t’i kushtuar atij tё gjithё zellin dhe aftёsitё e tij. Por tё gjitha kёto nuk i thonё asgjё presidentit Meta, i cili “nuk ka krijuar bindjen e plotё pёr t’i dhёnё besimin kandidaturёs sё z. Sandёr Lleshi si ministёr i Brendshёm”. Ndoshta presidenti ёshtё tepёr pragmatik, nuk i beson mё idealeve tё cilёt, gjatё kёtyre 27 vjetёve nё vorbullёn e politikёs pas komuniste, ka parё se si shkelen e bёhen thёrrime pёr hir tё interesave tё klaneve, tё partive, tё pasurimit tё paligjshёm tё klasёs politike. Si i tillё ai e thёrret tri herё kandidatin pёr ministёr tё shkojё e tё bisedojё me tё, por ai nuk pranon e shkon vetёm kur ёshtё marrё vendimi.

Ka diçka tё pakuptueshme nё kёtё veprim tё gjeneralit, qё nuk shpjegon arsyet e mos pranimit tё ftesёs sё kryetarit tё Shtetit, ashtu sikurse ky i fundit nuk shpjegon motivet e mungesёs sё “bindjes” sё tij kundrejt emёrimit. Duke shkuar me hamёndje nё zhbirilimin e kёtyre arsyeve, duhet tё mbajmё parasysh mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, njё terren tё mbarsur me probleme tё rёnda ligjёshmёrie. Duhet tё mbajmё parasysh gjithashtu edhe karakterin e veçantё tё natyrёs sё veprimtarisё sё ministrit tё Brendshёm, sidomos nё Shqipёrinё e sotme, ku lufta kundёr krimit ordiner dhe tё organizuar, kundёr korrupsionit deri nё sferat e larta tё shtetit, mbetet njё kёrkesё e dorёs sё parё, jo vetёm e shoqёrisё shqiptare, por edhe e qarqeve politike ndёrkombёtare, kryesisht e aleatёve strategjikё, BE dhe SHBA.

Nё kёta kushte, ndoshta, kandidati pёr ministёr ka nguruar shumё pёr t’u ballafaquar me presidentin para emёrimit, pёr motive qё i din vetёm ai. Por, sidoqoftё, koha do t’i nxjerrё nё shesh kёto prapaskena tё çёshtjes Lleshi. Ndёrkaq ai ka filluar punёn si zv. ministёr dhe akti i tij i parё politik ishte ai i pёrzёnies sё 52 grekёve qё shkelёn ligjet dhe rregullat e shtetit tonё brёnda kufijve tё tij dhe shpalljes sё tyre si tё padёshirueshёm pёr Shqipёrinё, njё veprim qё besoj se ka miratimin e shumicёs dёrmuese tё shqiptarёve.

Episodi i mos dekretimit tё Sandёr Lleshit mё sjell ndёrmёnd tё tillё tё ngjajshёm nё jetёn tonё politike. Para pak vitesh presidenti Nishani nuk pranoi tё dekretojё dy ambasadorё nё Vatikan, tё miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipёrisё. Ata ishin pёrkatёsisht, profesori i filozofisё nё Universitetin Urbanian tё Romёs, z. Ardian Ndreca dhe shkrimtari i mirёnjohur nё gjithё botёn shqipfolёse e mё gjёrё, z. Visar Zhiti. Edhe ata vazhduan punёn si tё ngarkuar me punё, si kryetarё misioni nё Shtetin e Vatikanit, pёr habinё e madhe tё dinjitarёve tё tij. Nuk do tё donja qё presidentёt shqiptarё tё kishin njё farё alergjie pёr intelektualё tё shquar tё Vendit tё tyre e tё gjejnё gjithfarё mёnyrash pёr tё mos pranuar futjen e tyre nё jetёn politike, administrative e diplomatike tё tij.

Duke u munduar t’i konsideroj si tё rastёsishme kёto veprime tё paligjёsueshme tё kryetarёve tё shtetit, do t’u kujtonja atyre se vlerёsimi, nё shkallёn e duhur, i potencialeve intelektuale tё shquar tё bashkёqytetarёve tё tyre, ёshtё njё ndёr detyrat mё parёsore qё ata, si drejtues dhe garantё tё demokracisё, duhet tё venё nё jetё nё veprimtarinё e tyre. Rasti i mos dekretimit tё Sandёr Lleshit, me gjithё problematikёn e saj disi tё veçantё, mё duket se nuk pёrputhet me interesat e vёrteta tё Shqipёrisё, mbasi njё personalitet i tillё ёshtё njё rezervё e çmuar e pasurisё intelektuale e morale tё Vendit tonё, njё vlerё e shtuar pёr Qeverinё, pavarёsisht ngjyrёs politike tё saj.

Nё kёtё kohё pandershmёrie zotёruese, refuzimi i njё intelektuali tё ndershёm nё mbarёshtimin e shtetit, mё duket njё veprim tejet i dёmshёm pёr sot e pёr t’ardhmen e Shqipёrisё bashkёkohore, madje do t’a quaja njё privilegj qё nuk duhet t’a ketё asnjё shqiptar, qoftё ky edhe njё Kryetar Shteti. Aq mё shumё bёhet e papranueshme njё mendёsi e tillё, kur ёshtё prodhim i tekave apo i sedrave tё sёmura tё njerёzve tё veshur me pushtet, pёr mё tepёr nё njё Vend qё mёton tё quhet demokratik e, si i tillё nё tё meritokracia duhet tё jetё parimi kryesor i funksionimit tё shtetit.

Pardje kryeministria njoftoi se presidenti do tё rishikojё vendimin e tij kundrejt kёrkesёs sё dytё tё qeverisё pёr emёrimin e Sandёr Lleshit nё postin e ministrit tё Brendshёm. Uroj qё presidenti t’a rishohё me njё sy tjetёr vendimin e tij tё parё, t’a ndryshojё atё nё dobi tё dekretimit, mbasi kam bindjen se Sandёr Lleshi do tё jetё njё ministёr shembullor e pёr tё tillё Shqipёria ka e do tё ketё gjithnjё nevojё. Uroj e shpresoj qё koha mos tё pёrgёnjeshtrojё bindjen time.

Nёndor 2018

Filed Under: Politike Tagged With: Eugjen Merlika, VENDIMI I PRESIDENTIT

Pikëzime etnopsikologjike të Mid’hat Frashërit

November 11, 2018 by dgreca

1 anton_cefa

Nga Anton Çefa/

“Tipike për shqiptarin është individualizma, vetmimi, uni-primitiv. Historia, mënyra e rrojtjes së gjermësotme, e ka ndaluar shqiptarin të mendojë përgjithësisht për shoqëri dhhe për komb. Individualizma ka qenë tepër e fortë në shpirtin e tij: vetëhen dhe kasollën i ka pandehur qendra e botës dhe strumbullar të gjithësisë.  Un-i ka qenë pika në të cilën mblidhesh bota e tërë. . . . Ky mentalitet i trashëguar . . . na ndalon të mendojmë dhe të kuptojmë se lumturia individuale vjen prej lumturisë së përbashkët dhe se lumturia e përbashkët, kërkon punim të përbashkët.”

***

“Shqipëria, ashtu si të gjitha vendet e tjera ballkanike, është habitat i një populli me pasione të forta politike dhe gati për veprim.”

***

“S’është vetëm varfëri e vendit që e shtyn shqiptarin të arratiset në vende të huaj: është më tepër fryma e tij aventureske. Gjer më dje venin trimat për një mexhitkë në muaj dhe linin ështërat e tyre në Jemen, në Gjirit a në Mosull. Sot kemi kurbete të tjera, Rumani, Bullgari, Amerikë, Misir . . . dhe duke ikur ne, vendi mbetet i shkretë. Kur kthehemi nga kurbeti, më nuk e pëlqejmë Shqipërinë, se u mësuam në Bukuresht, në Misir, në Nju Jork dhe harrojmë, s’duam të mejtohemi se vendi ynë vetëm me përpjekjet tona mund të zhvillohet e të zbukurohet si ato.”

***

“Shqiptarët nuk shkrihen kaq thjeshtë në popullsitë midis të cilave ata vendosen.  Për këtë dëshmojnë kolonitë e shumta, të cilat kanë ruajtur gjuhën e tyre, zakonet dhe doket. Do të përmendja sidomos kolonitë e vogla të Asma Keuz (ishulli i Marmarasë), shtatë fshatra pranë Adrinopojës, tre fshatra në Besarabi, Borgo Erico, pranë Zarës (Dalmaci). Kam njohur njerëz nga këto lokalitete dhe jemi marrë vesh shumë mirë në shqip.”

***

“Këtë kujtim të origjinës, këtë lidhkë të besës së të parëve, arbëreshët e kanë mbajtur të gjallë dhe të fortë, kanë qenë madhështorë të kujtojnë se janë bijtë e Shqipërisë; s’e kanë harruar se gjaku, i cili rrjedh në rrembat e tyre, është tërë ai gjak që ziente në kraharor të heroit Kastriot.”

***

“Karakteri i shqiptarit nuk është i prirur ndaj armiqësisë; vëzhgimet që kam bërë, më detyrojnë më tepër të pranoj se ka më shumë shpirtmadhësi sesa në cilindo popull fqinj. Gjatë revoltave të tyre kundër turqve, gjatë grindjeve të tyre me grekët dhe serbët, shqiptarët kanë treguar bujari e zemërgjerësi, të cilën gjithmonë kundërshtarët e tyre e kanë shpërblyer me tradhti dhe mizori të ftohtë.”

***

“Autori i këtyre rreshtave (thotë Mid’hati për vete, në veprën “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë”, botuar në vitin 1919. A. Ç.), ka kaluar shtatë vjet më parë nga Gjakova në Mirditë, nëpërmjet Urës së Vezirit përmbi Drin. Në mes të urës, takoi një shqiptar rreth të pesëdhjetave, që po vinte kaluar drejt nesh, mbasi ishte lajmëruar se një i huaj po kalonte në afërsi të shtëpisë së tij. Dashamirësi ynë na ftoi për ta kaluar natën në shtëpinë e vet ose, të paktën, të hanim një kafshatë bukë me atë. Ne ishim me ngut dhe nuk dëshironim të humbnim kohë, por ai nguli këmbë dhe na tha: ‘Në rast se ju nuk pranoni të jeni miqtë e mi kur kaloni fare pranë shtëpisë sime, unë nuk do të kem asnjëherë nderin t’ju pres në shtëpi, sepse ju me siguri nuk do të kini rastin që të kaloni përsëri nga kjo rrugë’. Ne u detyruam të pranonim ftesën.

***

Është e njëjta ndjenjë që e bën shqiptarin të mos pranojë ryshfet, sepse jo vetëm që miku nuk duhet të paguajë kurrë, por është një gjë akoma më e rrallë që një shqiptar të pranojë shpërblim për shërbimin e tij, kur atë e ka bërë për respekt ose për miqësi.”

Filed Under: Opinion Tagged With: Anton Cefa, Pikëzime etnopsikologjike, të Mid’hat Frashërit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT