
-Letra e të përndjekurve politikë për presidentin e SHBA-/
Të përndjekurit politikë antikomunistë te shqetësuar për raportet Shqipëri- SHBA i dëgjuan një vit me pare një letër presidentit te SHBA-ve Donald Traump ku shprehin shqetësimin për mbështetjen që administrata amerikane ,veçanërisht përfaqësuesit e sajë në Shqipëri po u japin komunistëve të Shqipërisë .Te përndjekurit antikomunistë pasi e informuan për atë që po ndodh i kërkuan Presidentit të SHBA te ndërhynte për te ndryshuar gjendjen dhe duke ju lutur që administrata e Tij të mos mbështeste me komunistët.
Ja letra e plotë
Tiranë 09. 07.2018
I nderuar Shkëlqesi , Presidenti i SHBA, z. Donald Trump !
Në emër të të përndjekurve politike antikomunistë te
Shqipërisë ju uroj Ju shëndet, mbarësi dhe suksese në detyrën fisnike si dhe
familjes suaj gjithë të mirat.
Ne të përndjekurit politike antikomunistë të Shqipërisë, historikisht pro
amerikanë, kemi mbështetur publikisht me shpresë e gëzim zgjedhjen Tuaj
President i SHBA-ve dhe ndjekim me vëmendje punën tuaj të madhe ne përpjekjet
për një bote më të mirë.
Shqipëria ishte në kohën e luftës së ftohte vendi me diktaturën më të egër në
Evropën komuniste pasojat e së cilës janë të rënda edhe sot. Rreth 35 % e
popullsisë u përndoq politikisht nga regjimi komunist nga pushkatimet deri tek
internimet e dëbimet sipas parimit komunist te luftës se klasave, një
përndjekjeje që vazhdoi për disa breza te familjet të përcaktuara si armike të
komunizmit. Shqipëria komuniste ishte i vetmi vend ne botë qe ndaloi me ligj
besimin ne Zot ndërkohë që vendi u rrethua me tela me gjemba e ushtare duke u
izoluar plotësisht.
SHBA-ja u shpall armiku kryesor dhe çdo person qe guxonte te thoshte qofte edhe
një fjale te mire për te ndëshkohej rende, nga burgosje deri në dënim me
vdekje.
Për arsye historike shqiptaret ishin dhe mbeten populli me pro-amerikan në
Evropë e ndoshta edhe në Botë gjë që antikomunistët shqiptarë e demonstruan
edhe në kushtet e egra të diktaturës komunistë. Një nga arsyet e përndjekjes
sonë ishte respekti dhe besimi qe ne kishim tek vlerat e kombit, popullit e
shtetit amerikan gjë qe vazhdojmë ta demonstrojmë edhe sot.
Ne pritem me shprese në ndërrimin e sistemeve politike në vitin 1991 që në
Shqipëri të zbatoheshin sado pak parimet dhe vlerat e demokracisë amerikane,
por konstatojmë me keqardhje zhgënjimin tonë ,pasi kjo nuk ka ndodhur ende.
Shqipëria në 28 vite të pluralizmit politik vazhdon të jetë ende nën sundimin e
komunistëve të shndërruar në “kapitalistë” të cilët manifestojnë sjellje
politike të ngjashme me kohën e diktaturës.
Sot në Shqipëri komunistët kanë pushtet absolut dhe vendi drejtohet nga autorë
të njohur të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Kështu kreu i parlamentit, ligjërisht posti nr 2 i shtetit shqiptar është ish
ministri i brendshëm i qeverisë së diktaturës komuniste Gramoz Ruçi përgjegjës
për krime kundër njerizimit.
Ky politikan ishte shpallur me pare “non grata” në SHBA por pas zgjedhjes në
krye të Parlamentit është lejuar të vizitojë vendin tuaj. Ndërkohë që qindra
pjesëtarë të policisë kriminale politike të diktaturës Sigurimi i Shtetit, drejtues
e anëtarë të partisë e nomenklaturës së lartë komuniste janë pjesë e
parlamentit, qeverise, drejtësisë, ushtrisë, shërbimit sekret etje.
Ekonomia me vendime e ligje politike është tërësisht në duar të komunistëve.
Prona privatë e publike është grabitur dhe po grabitet çdo ditë nga komunistet
në pushtet gjë që ka çuar në një pushtet pothuaj absolut të komunistëve ne
Shqipëri.
Vendi është kthyer në një qendër trafiqesh ndërkombëtarë, droge, qeneje
njerëzore, armë etje të gjitha nën kontrollin e komunistëve shqiptar dhe
lidhjeve të tyre të vjetra e të reja me organizata kriminale ndërkombëtare.
Qeveria aktuale trashëgimtare politike, juridike e gjenetike e diktaturës
komuniste ka rikthyer hapur kursin antiamerikan sidomos pas zgjedhjes Suaj
President i SHBA.
Kryeministri aktual Edi Rama ishte i vemi kryeministër në botë që doli hapur
kundër zgjedhjes Suaj President duke ju quajtur publikisht si “turpi i
njerëzimit “ gjë që na bën ne si antikomunistë e pro amerikanë te ndjehemi
shumë keq.
Qeveria ka votuar disa herë kundër interesave amerikane në OKB përfshi edhe
kundër vendimit tuaj për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet te Izraelit, një vote
që shkon kundër vullnetit të shumicës absolute të shqiptarëve në veçanti kundër
vullnetit tonë si antikomunistë.
Por, ajo që na shqetëson ne më shumë nuk janë komunistët shqiptarë dhe
orientimi i tyre historik antiamerikan, por fakti që ata kanë pasur dhe kanë
mbështetjen zyrtare të SHBA-ve dhe përfaqësuesve diplomatikë të saj në
Shqipëri.
Mbështetja amerikane për komunistet shqiptarë është sa e pakuptueshme edhe e
papranueshme për ne. Kjo mbështetje gjatë presidencës Obama u bë e hapur dhe e
drejtpërdrejtë gjë që solli edhe një rikthim e hapur të komunisteve në pushtet
duke vendosur de facto diktuarën e tyre.
Politikat dhe interesat e George Soros u kthyen në politika të shtetit amerikan
dhe njerëzit e tij në Shqipëri ,shumica komunistë, kontrollojnë pothuaj çdo
gjë, pushtetin politik, ekonomik, mediat etje.
Të ashtuquajturat reforma si ajo në drejtësi sponsorizohen e drejtohen nga
njerëz e Soros dhe po çojnë në kapjen e plotë të drejtësisë nga komunistët .
Me keqardhje konstatojmë se të paktën tre ambasadorë të SHBA-ve në Tiranë
sidomos ky i fundit kanë dalë hapur në mbështetje të komunistëve duke dëmtuar
rëndë imazhin e SHBA-ve dhe tronditur fort besimin e shqiptarëve pro amerikanë.
Ambasadorët dhe diplomatët janë fytyra e SHBA-ve këtu dhe nga sjellja e tyre
varet edhe perceptimi publik për SHBA-të. Me vjen keq që e them por mbështetja
e tyre ndaj komunisteve ka dëmtuar imazhin amerikan në sytë e shqiptarëve pro
amerikanë që janë sigurisht antikomunistët.
Kujt ja priste mendja 28 vite më parë që atë që nuk e beri dot më dhune e gjak
diktatura komuniste, ngjalljen e ndjenjave antiamerikane, ta bëjnë vetë
diplomatet amerikanë me sjelljet dhe politikat e tyre prokomuniste ne Shqipëri.
Me keqardhje konstatojmë që Ambasada USA në Tiranë, personeli shqiptar i saj
është i mbushur kryesisht me ish oficerë të shëlbimit sekret të komunizmit
Sigurimi i Shtetit, përgjegjës për krime ndaj të përndjekurve antikomunistë e
pro amerikanë.
I nderuar Shkëlqesi!
E di që vëmendja juaj është përqendruar në probleme shumë të mëdha globale dhe
Shqipëria e vogël nuk mund të jetë një prioritet Juaji dhe i administratës
suaj.
Por do tu lutesha në emër te njerëzve të mi ,që kanë sakrifikuar e vuajtur aq
shumë për antikomunizmin, pro-amerikanizmin dhe sidomos për besimin qe kemi tek
Ju, të rishikoni këto politika e praktika të aplikuara deri tani nga diplomatet
tuaj në Shqipëri!
Për hir te Zotit mos i mbështesni më komunistët!
Me nderim e respekt të veçantë
Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë.















