-Kosova pret gëzuar 2020-ën, tradicionalisht në sheshe nga viti i madh i lirisë 1999 i hyrjes së forcave paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari
PRISHTINE, 1 Janar 2020/ Në Kosovë, edhe me koncerte në sheshe e plot njerëz në festë, u prit gëzuar 2020-ta, në pritje edhe të Qeverisë së re nga opozita fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 Tetorit, që ishin ngjarje e vitit 2019, të shtatat në 20 vjet liri e të katërtat në 11 vjet pavarësisi.
Në kryeqytet, Prishtinë, festa “PRite n’shesh” me shumë urime e nën shkëlqimin e fishekzjarreve ka vazhduar edhe pas mesnatës, në orët e para të ditës së sotme.
Në vitin 2020 djalë lindi fëmija i parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje.
Pritja në sheshe e ndërrimit të moteve është tradicionale që nga viti i madh i lirisë së Kosovës, hyrjes së forcave paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pranverën e 1999-ës. Në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 1999 qinda mija njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës e të qyteteve tjera kosovare në pritjen e Vitit të Ri 2000.
“Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës”, ishte titulli i raportimit që kam bërë para 20 viteve për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në 1 Janar 2000, ku theksoja se, “Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta”.
Ndërsa “Në robëri pritet veç festa e lirisë” dhe “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” ishin raportimet nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit të Serbisë kundër shqiptarëve.
LAJMI QË KAM RAPORTUAR NGA KOSOVA PARA 20 VITEVE NË 1 JANAR 1999:
Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës
PRISHTINE, 1 janar /ATSH- B. Jashari/ – Afro 100 000 qytetarë në
Prishtinë e pritën Vitin e Ri në sheshe dhe rrugët e mbushura me borë në
shoqërinë e koncerteve dhe programe të ndryshme festive.
Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,
ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizive
bënë transmetime të drejtpërdrejta.
Një mesazh solidariteti, me kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të
7 000 djemve dhe vajzave kosovare, që vazhdojnë të mbahen peng në burgjet e
Serbisë, u lexua në sheshin kryesor “Nënë Tereza” të Prishtinës.
/dast/
[02] Some 100 000 citizens welcome New Year on Prishtine Squares
PRISHTINE, January 1 (ATA)-By B. Jashari, Nearly 100 000 citizens of Prishtine received the New Year on snow covered squares and streets in the company of various festive concerts and programmes.
The capital of Kosova, which celebrated the New Year for the first time in freedom, was one of the five cities of the world from which the biggest TV centers carried live broadcasts.
A message of solidarity, appealing for the rapid release of 7 000 Kosovar sons and daughters, who continue to be held hostage in Serbia’s prisons, was read at the main square “Mother Teresa” of Prishtine. /dast/lm/
D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail: