• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2020

75-vjetori i çlirimit të kampit nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes -Auschwitz

January 24, 2020 by dgreca

–
Në ceremoninë e Jerusalemit, Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta ndërsa nuk vura re ndonjë përfaqësues nga Republika e Kosovës.

Nga Frank Shkreli/

Të ënjtën me 23 Janar, 2020, mbi 40 udhëheqës botërorë udhëtuan për në Izrael, për të përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit nazist në Auschwitz. Njoftohet se me rastin e këtij përvjetori, dje u mbajt një ceremoni në Jerusalem ku morën pjesë një numër udhëheqësish botërorë, ndërsa të hënën që vjen, më 27 Nëntor, ceremonia e rastit do të zhvillohet në kampin Auschwitz që gjendet në pjesën jugore të Polonisë, sipas një njoftimi për media nga Memoriali dhe Muzeu kushtuar kampit Auschwitz, . Në ceremoninë e Jerusalemit, Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta ndërsa nuk vura re ndonjë përfaqësues nga Republika e Kosovës. Ndërkaq, sipas një liste të njoftuar dje nga Memoriali dhe Muzeu Auschwitz, në ceremoninë që do të mbahet të hënën me 27 Janar, në Kampin Auschwitz, në Poloninë e jugut, Shqipëria – ndryshe nga shumica e vendeve pjesëmarrëse të përfaqësuara atje, kryesisht, me presidentë dhe kryeministra – Tirana zyrtare do të përfaqësohet nga ambasadorja Shpresa Kureta, ndërsa Kosova nuk është fare në listën e fundit të portalit të Muzeut dhe Memorialit, si një ndër vendet pjesëmarrëse. Është vështirë të jesh diku tjetër në këtë ditë, është shprehur drejtori i Muzeut. “Ky përvjetor, kjo kujtesë, ky simbol i çlirimit të kampit Auschwitz, na kujton një prej themeleve më kryesore të jetës së pas luftës në Evropë dhe në botë. Kjo është arsyeja, se pse nuk më habit fakti se aq shumë udhëheqës botërorë e kuptojnë fare mirë se është tepër e vështirë të jesh diku tjetër, në këtë ditë të shënuar. Është e qartë se në këtë 75-vjetor, të gjithë ne duam të jemi së bashku me ata që mbijetuan kampin Auschwitz”, u shpreh Piotr M.A. Cywinski, Drejtori i Muzeut dhe i Memorialit Auschwitz. Ai shtoi se të mbijetuarit e atij kampi do të jenë njerëzit më të rëndësishëm në ceremonitë e përkujtimit të 75-vjetorin e çlirimit të kampit Auschwitz. Presim, shtoi ai që, me 27 Janar, 2020, gjithsej të vinë në këtë ceremoni – nga të gjitha anët e botës – rreth 200-të mbijetuar të këtij kampi”. Siç dihet, kampi Auschwitz është çliruar nga forcat sovjetike, më 27 Janar 1945. Ky kamp, që njihet gjithashtu me emrin Auschwitz-Birkenau, është hapur në vitin 1940 dhe njihet si kampi më i madh dhe më famëkeq nazist i përqendrimit dhe i kampeve të vdekjes. Lart nga një milion veta gjetën vdekjen në atë kamp dhe me çlirimin e kampit, forcat aleate gjetën aty mijëra të burgosur të vuajtur dhe të uritur si dhe grumbuj kufomash. Historia shënon se Bashkimi Sovjetik komunist kishte nënshkruar traktatin e mosagresionit me Gjermaninë naziste, pak para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, i njohur si Pakti Molotov-Ribbentrop, sipas të cilit të dy këto fuqi të mëdha të kohës, kishin renë dakord të ndanin midis tyre ose më mirë të themi të copëtonin Poloninë dhe Evropën Lindore, përfshirë tre shtetet baltike, Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë.

Zhvillimet e mëvonshme i takojnë historisë. Por viti 2020 shënon gjithashtu edhe dy përvjetorë të tjerë që kanë lidhje me 75-vjetorin e çlirimit të kampit Auschwitz: 20-vjetori i Deklaratës së Stockholmit dhe 15-vjetori i miratimit të 27 Janarit si Dita Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara – të dy këto janë të lidhura, simbolikisht, me 27 Janarin, Ditën e Çlirimit të kampit të përqendrimit, Auschwitz.

Organizatorët e përkujtimit të 75-vjetorit të çlirimit të Kampit Auschwitz theksojnë, njëkohësisht, edhe rëndësinë e miratimit të Deklaratës së Stokholmit 20-vjet më parë, Neni i parë i të cilës deklaron se “Holokausti (Shoah) ka sfiduar thellësisht themelet e qytetërimit botëror”, e që si i tillë duhet “të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë”, gjithnjë sipas Deklaratës së Stokholmit. “Ndërkohë që njerëzimi vuan përgjithnjë nga gjenocidi, spastrimet etnike, racizmi, anti-semitizmi dhe ksenofobia, komuniteti ndërkombëtar ndanë përgjegjësinë solemne për të luftuar këto të këqija. Së bashku duhet të mbrojmë të vërtetën e hidhur të Holokaustit ndaj atyre që e mohojnë atë. Detyrohemi që të forcojmë angazhimin moral të popujve tanë si dhe zotimet politike të qeverive tona, ashtu që të sigurojmë që brezat e ardhshëm të mund të kuptojnë arsyet e Holokaustit dhe të reflektojnë për pasojat e tij”, thuhet në nenin 4 të Deklaratës së Stokholmit. Deklarata e Stokholmit është një angazhim i marrë nga të gjitha vendet anëtare që kanë nënshkruar këtë deklaratë, e cila vazhdon të jetë baza e angazhimit të këtyre vendeve nënshkruese ndaj parimeve të përbashkëta. Deklarata e Stokholmit ishte përfundim i një Forumi Ndërkombëtar që zhvilloi punimet nga 27-29 Janar 2000, e në të cilin morën pjesë përfaqësues të 46 qeverive, duke përfshirë 23 kryetarë shtetesh ose kryeministra dhe 14 zëvendës/kryeministra ose ministra. Vizioni i tyre, i shprehur në Deklaratën e Stokholmit ka vazhduar i pandryshuar gjatë viteve, duke demonstruar, në këtë mënyrë, vlerat e qëndrueshme universale që përmban ajo, thuhet në portalin e Aleancës Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit. Është interesant fakti se Shqipëria nuk është nënshkruese e kësaj deklarate, por është në listën e vendeve me status “observer”, sipas portalit në fjalë, ndërsa Kosova nuk është fare në listë. Ndërkohë që neni 10 i kësaj deklarate theksonte se “Është me vend që konferenca e parë ndërkombëtare me rëndësi e këtij mileniumi të deklarojë angazhimin e saj për të mbjellë farën për një të ardhme më të mirë, me gjithë tokën e keqe të një të kaluare të hidhët. Ne jemi vetë vetëdijshëm për vuajtjet e viktimave dhe frymëzohemi prej tyre dhe prej luftës së tyre për liri. Angazhimi ynë duhet të jetë që të kujtojmë viktimat që humbën jetën, të respektojmë ata që mbijetuan, të cilët janë gjithnjë me ne dhe që, njëkohësisht, të ritheksojmë aspiratat e përbashkëta të njerëzimit për mirëkuptim të ndërsjellë dhe për drejtësi”, angazhim ky për të cilin ka nevojë shumë edhe bota shqiptare, në këtë ditë të 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, në Auschwitz. Në ceremoninë që u mbajt në Jerusalem në kujtim të 75-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq nazist, ishte i pranishëm edhe Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Z. Mike Pence, i cili, ndërsa kujtoi viktimat e kampit, njëkohësisht kujtoi edhe të gjitha forcat aleate, duke përfshirë edhe më shumë se dy milionë ushtarë amerikanë, të cilët tha ai, ndër tjera, “kishin lënë vatrat e shtëpitë e tyre, ndërkohë që pësuan humbje të mëdha, të vdekur e të plagosur, për të çliruar një kontinent nga tirania. Në fjalën e tij me këtë rast, ai citohet të ketë përmendur dhe kujtuar gjithashtu edhe të gjithë, “Ata heronj jo hebre, të cilët kanë shpëtuar jetë të panumërta, ata të cilët Izraeli i cilëson si të drejtët, në radhët e kombeve”. Sipas gazetës “The Washington Post” që citon nga fjalimi i zëvendës Presidentit amerikan, Z. Pence tha dje në Jerusalem, duke iu referuar atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, se, “Në një epokë indiference, ata vepruan! …Në një periudhë frike, ata treguan kurajë. Dhe si rrjedhim, kujtimi dhe shembulli i tyre duhej të rindezë rishtas flakën në zemrat tona, për të vepruar edhe sot ashtu siç vepruan ata në atë kohë.”, për të mbrojtur të pambrojturit!

Javën që kaloi, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel vizitoi kampin Auschwitz. Ajo u shpreh se nuk ishte e lehtë për të, të fliste në atë vend. “Është shumë vështirë për mua. Më vjen shumë turp për krimet barbare të kryera nga gjermanët, krime që tejkalojnë të gjithë kufijtë e imagjinatës. Në të vërtetë, njeriu duhet të heshtë këtu, si rrjedhim i krimeve ndaj burrave, grave e fëmijëve. Cilat fjalë do të mund të shprehnin vuajtjet, torturat dhe vrasjet. Mirëpo, në këtë moment, as heshtja nuk është përgjigja e vetme. Ky vend na detyron të ruajmë kujtesën”, ka thënë Angela Merkel, gjatë vizitës në kampin Auschwitz së bashku me Kryeministrin e Polonisë, Z. Mateusz Morawiecki

Filed Under: Politike Tagged With: Frank Shkreli-75 Vjetori Auschwitz-Kampi i shfarosjes

MESAZHI I NJI MERGIMTARI TE SHQETESUEM…

January 24, 2020 by dgreca

Shkruan: Sami Repishti, PhD.*/

Ridgefield, CT.- Nga leximet në shtypin amerikan kuptohet se vrasja e komandantit kriminel iranian Gjeneral Kasem Soleimani, ka qenë nji akt i paramenduem, i përgatitun dhe i ekzekutuem nga forcat speciale të SHBA-së me urdhën direkt të Presidentit  Donald Trump.

   Natën e datës 2 janar 2020, nji aeroplan special ishte caktue me u ngritë nga aeroporti i Damaskut (Siri) me destinacion kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Disa orë kaluen në pritje dhe “udhëtari” i shquem që pritej nuk erdhi. U sugjerue që udhëtimi të anulohet, por në sa avioni po mbyllte dyert, nji karvan maqinash arriti në pistën e aerodromit. Gjenerali Kasem Soleimani, komandant i forcave të sigurimit iraniane, doli nga maqina dhe hypi në avion bashkë me dy persona të gardës personale. Fluturimi 6Q501 u ngrit me tri orë vonesë në drejtim të Bagdadit. Avioni zbriti në Bagdad International Airport në orën 00:35. I pari që zbriti ishte Gjenerali Soleimani dhe suita e tij, Në pritje gjindej Gjenerali irakian Abu Mahdi Al Muhandis, krytar i milicisë shi-ite irakiane dhe mik i Iranit. Dy maqina u nisën në errësinën e natës, të ndjekun nga “dronet” ajrore amerikane. Në orën 00:42 të mesnatës, nji seri misilesh ranë mbi dy maqinat, i banë pluhën, dhe mbrenda tyne edhe trupat e karbonizuem nga zjarri të 10 (dhjetë) udhëtarëve. Në mes tyne Gjenerali Soleimani dhe kolegu i tij Gjenerali Al Muhandis.

    Ky akt i papritun mbante në vete mundësinë e nji konflikti të gjanë amerikano-iranian. Presidenti Trump që kishte deklarue në fushatë elektorale se “do të nxjerrim Ameriken nga ‘luftat pa fund’ theu premtimin e dhanun.

    Administrata amerikane u gjet në befasi. Hapi i parë nga Qeveria amerikane, ishte njoftimi me ndërmjetsinë e Ambasadës svicerane në Teheran për Qeverinë iraniane të mos shkallëzojë konfliktin me nji “hakmarrje” të madhe që do të detyronte Presidentin me ndërmarrë sulme të reja. Irani u kufizue me bombardimin e dy aeroporteve në Irak ku gjindeshin trupa amerikane. Për fat të mirë pa viktima. Njikohësisht, Irani njoftoi se nuk planifikonte sulme tjera.

    Në Amerikë, u krijue nji gjendje konfuzioni. Pse Presidenti Trump urdhënoi eliminimin fizik të Gjeneralit Soleimani? Përgjigja e parë ka qenë se ai planifikonte sulme të reja kundër objektivave amerikane në atë zonë, dhe përbante kështu “nji rrezik iminent”, mundësisht kundër ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme. Analisti amerikan Anthony Coleman, i ISIS,Washington, vrente se “kemi marrë qendrime pa konsultime me Aleatët, dhe pa paraqitë nji plan të qartë paqeje”.

   Sot, demokratët dhe republikanët janë të ndamë në gjykimin e aktit të Presidentit. Demonstrata në shumë qytete të Amerikës kërkojnë “jo luftë me Iranin”. Demokratët janë te mendimit se sulmi do të sjellë pasoja serioze për stabilitetin e gjendjes në atë zonë. Shefi demokrat në Senat, Charles Schumer, shprehej:” Nevoja për konsultim  paraprak dhe transparencë me Kongresin ashtë vendosë me Kushtetutë. për nji arsye…me evitue mungesën e transparencës me Kongresin që mund të përfundojë me vendime të nxitueme dhe të keqmendueme”. Shefi demokrat i Dhomës së Përfaqsuesve, Zonja Nancy Pelosi deklaroi: “Presidenti urdhënoi nji sulm ajror pa autorizimin e Kongresit” nji akt anti-kushtetues. Zyrtarë amerikanë, tue perfshi edhe Ministrinë e Mbrojtjes e shefat e ushtrisë, deklaruen se ata nuk ishin në dijeni të nji sulmi të këtillë “imminent” . Konfuzioni u rrit, Presidenti nuk dha asnji hollësi, dhe i gjithë ky episod i frikëshëm duket se u shkaktue nga nji impuls agresiv dhe i pakontrollueshëm i Presidentit Trump.

   Kur “duertrokitjet” pushuen, filloi heshtja, fatmirësisht nji heshtje pjellore! Populli amerikan kërkoi spjegime që nuk i gjente në deklaratat zyrtare. Mbetej tashti vetëm argumenti se Presidenti i deshpruem nga zbulimet e akteve të tia joligjore, mori nji inisiativë që kercënonte me sjellë nji konflikt në Lindjen e Mesme Ashtë nji akt radikal, i pa justifikueshëm dhe me rrjedhime të pa-parashikueshme! Nji zyrtar i CIA-s përcaktoi vrasjen“…nji akt i ndërmarrun pa mendue rrjedhimet”.

   Rrjedhimet e nji akti agresiv të vrasjes së nji ushtaraku të naltë të nji shteti që NUK ashtë në gjendje lufte me SHBA-në vazhdojnë.

   E para, Kushtetuta amerikane kërkon që çdo akt luftarak i SHBA-së mund të merret vetëm mbasi Presidenti merr pelqimin e Kongresit. Në rast të kundërt, Kongresi ka autorizimin zyrtar”…me këputë financimin e Ministrisë së Mbrojtjes”. Në këte rast nuk u konsultue Kongresi.

    E dyta, Në botën e jashtëme aksioni anti-iranian nuk u aprovue nga asnji nga “shtetet kryesore” europiane. Presidenti mbetet i izoluem në skenën ndërkombëtare. Britanikët nuk e përkrahen aksionin. Gazeta franceze Le Monde shkroi për nji “përçarje” në aleancën veri-atlantike dhe nji divorc në politikën e Lindjes së Mesme”. Sot, komentohet se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja nukleare me Iranin e vitit 2015 ka qenë ni gabim i madh dhe se ka krijue atmosferën që lejoi këte “aksion agresiv”, me frikën se mund të fillohet nji cikël i ri sanksionesh dhe kundërveprimesh që rrezikojnë paqën. Irani u përgjegj me rifllimin e prodhimit të materive nukleare me qellim luftarak.

  Ministri i jashtëm gjerman, Heik Maas, deklaroi se “vrasja” nuk e ban ma të lehtë stabilizimin e rajonit. NATO bani thirrje për përmbajtje dhe uljen e tensionit. Rusia dhe Kina dënuen vrasjen e Soleimanit. Analistët mendojnë se Teherani mund të kerkojë mbështetje ma të madhe nga ‘aleatët’ e tij. Pak ditë para sulmit, Kina, Rusia dhe Irani zhvilluen manovra të përbashkëta detare në Gjiun Persik, dhe Gjiun e Omanit. Në Irak frika e konfliktit në mes sunitëve dhe shi-itëve mund të përsëritet. Francezët ofruen me veprue si ndërmjetës. Presidenti E.Macron u tregue ma aktiv, tue marrë kontakt me të dy palët, pa aprovue ose  denue aktin agresiv, dhe sugjeroi diplomacinë. Ashtu edhe japonezët, nji ofertë që zemroi Presidentin Trump. Europianët, në përgjithësi, vendosën të përpiqen me bindë Iranin të mos shkallëzojë konfliktin. Nji diplomat gjerman dhe kolegët e tij europianë derguen mesazhe për Iranin, me telefonata dhe me nota të veçanta tue sigurue Iranin të qetësohet sepse “bota” nuk ashtë kundër tyne  

    Vendi europian me randësi në këto ditë të vështira ka qenë Svicera, mentaliteti dhe serioziteti i diplomacisë svicerane, si ndërmjetës në mes të SHBA-së dhe Iranit që nga viti 1979, i revolucionit iranian.

   Në Amerikë, problemi u përqendrue në spjegimin e arsyes së aktit agresiv Spjegimet zyrtare nuk kanë qenë në gjendje me dhanë nji përgjigje të kënaqshme dhe nuk kanë gjetë bindje në publik. Analisti Marc Mazzetti i The New York Times e cilëson sjelljen e Presidentit “ ma shumë pushtet, ma pak kufizime, dhe qendrime të paqendrueshme” Ai spjegon: “Që nga qendrimet e tia me Iranin, Sirinë, Jemenin dhe Afganistanin. Z. Trump ka tregue pak evidencë angazhimi këto tri vitet e fundit, dhe vendimet e tia për luftë ose paqë janë marrë pa diskutime të kujdesëshme dhe  konsiderata për rrjedhimet e aktit”. Prof. Jack Goldsmith (Harvard, Law) u shpreh:” Vendi i jonë ka dhanë me ndërgjegje nji personi të vetëm të drejtën enorme dhe pa kufi me udhëheqë, si dhe diskresionin me e përdorue atë në mënyra që përfundojnë lehtësisht në lufta masive. Ky ashtë shteti i jonë. Nji personë e vetme drejton  gjithëçka”.

   E treta, arbitrariteti i sulmit amerikan ashtë sot subjekt diskutimi  edhe në botën akademike amerikane. Në shoqëninë e hapun të demokracisë sonë aktet qeveritare i nënshtrohen shqyrtimit nga ekspertë. Megjithëse nuk derdhen lotë për vrasjen e nji krimineli si Gjeneral Soleimani–me përjashtim të xhihadistëve fanatikë – vrasja e tij nuk justfikohet.

   Ajo vrasje ka qenë nji akt politik i gabuem dhe moralisht i dënueshëm!

   Prof. Benjamin B. Ferenz ,(Harvard, Law) shkruen:” Administrata  këto ditët e fundi, njoftoi se me urdhën të Presidentit (Trump) SHBA ka “nxjerrë jashtë” (ka vra!) nji udhëheqës ushtarak të nji vendi me të cilin nuk kemi qenë në gjendje lufte…. Unë e shoh nji akt të këtill imoral si nji shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare e kombëtare.

    Populli ka të drejtë me njohë të vërtetën. Karta e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, The Hague, janë anashkalue plotësisht. Në botën tonë të “cyberspace”, rinia kudo në botë janë para nji rreziku vdeksor, në qoftë se nuk ndryshojnë zemrat dhe mendjet e atyne personave që duket qartë se preferojnë luftën pa respekt për paqë”(The NYTimes)

    Në komentin e tij, analisti Thomas L. Friedman, e cilëson sulmin amerikan si “…pjesë e kodit të pandershmënisë së Trumpit”. Ai ven në pyetje asyetimin zyrtar të sulmit : “Ashtë ba pa nji strategji të qartë, pa nji kuadër moraliteti….”

    Të shqetësuem nga mungesa e parashikimeve (unpredictability) të akteve të Presidentit Trump, udhëheqja e Partisë Demokratike Amerikane në Kongres po shpejton me kufizue ligjërisht autoritetin e Presidentit për veprime luftarake kundër Iranit. Historikisht nji keq përdorim i këtij autoriteti janë shembujt e luftës në Kore (1950-53) dhe në Vietman (1961-1973) kur vendimet për aksione ushtarake u morën nga Presidenti për arsye të “rrezikut iminent”. Sot, PD amerikane kerkon zbatimin ma me rigorozitet të War Powers Resolution, dhe me pengue nji luftë me Iranin.

   Nga pikëpamja ligjore, Executive Order 12333, i firmuem në vitet 1970-ta nga Presidenti Gerald Ford, nuk lejon zytarët e qeverisë me u angazhue në konspiracione për vrasje, por nuk përcakton mirë fjalën “vrasje”, me qenë se vrasja e elementëve anmiqsor për vetë-mbrojtje nuk quhet “vrasje”. Në vitet 1970-ta u zbulue se CIA eliminoi disa udhëheqës me tendenca komuniste. Ma vonë u krijue problemi me “terroristët islamikë”; aksioni kundër tyne u konsiderue  “vetëmbrojtje”.

   Gjenerali Soleimani ishte zyrtar i naltë i nji qeverie kombëtare, dhe jo udhëheqës i nji grupi terrorist jo-shtetnor, si Osama Ben Laden ose Al Bagdadi… Eliminimi i tij shenon rastin e parë kur SHBA konsideron nji entitet shtetnor si “grup terrorist”. Sot, The War Crime Act konsideron si “felony” (krim) shkeljen e ligjit, dhe denimi ashtë i randë: “ …burgim i përjetëshëm ose ekzekutim në rast se ka viktima”.

   Vrasja e Gjeneral Soleimanit gjatë këtyne ditëve u gjykue nga shumë autoritete ushtarake si nji akt i papërgjegjshëm dhe shkallëzim drejt konfliktit të hapët. Temperamenti i pa qendrueshëm i Presidentit Trump  ka lanë gjurmë në aleatët e shgënjyem – tue përfshi edhe aleatët  europian të NATO-s….Edhe vendet arabe në Gjiun Persian shqetësohen për pa-sigurinë që krijohet në “pavendosmëninë” e Presidentit me i përkrahë ata në rast të nji sulmi direkt nga Irani. Për analistët iranianë, vrasja e Gjeneralit Iranian dobëson pozitën e elementit të moderuem iranian dhe ka mundësi të kthej të moderuemët në agresivë.

    Në Shqipëri dhe në Kosovë vrasja e Gjeneralit Soleimani u mbështet nga grupet politike. Kjo përkrahje u konsiderue si nji përkrahje pa rezerva e “aleatit strategjik”. Vetëm dy ditë mbas ngjarjes, deklaratat e pushtetarëve shqiptarë u banë publike edhe nga Zëri i Amerikës.

    Reagimi i parë erdhi nga “udhëheqsi suprem” Ajatolla Al Khomeini i Iranit, i cili foli për “…nji vend shumë të vogël, por të djallzuar europian, ku amerikanët bashkëpunojnë me trathtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”, tue iu referue Shqipërisë. Partia Demokratike e Shqipërisë shprehu mbështetjen “…angazhimit të SHBA-së në luftë kundër terrorit. Vendimi i Presidentit Trump për goditjen e njerit nga arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është një akt i fortë i leadershipit dhe mbrojtjes së vlerave demokratike e të paqës….dhe PD-ja, në çdo kohë, qendron në krah të SHBA-së. (VoA.,4.I.2020).

    Me 8 janar, Presidenti I.Meta shkroi se “raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij”. Presidenti i Kosovës H.Thaçi, dhe KM në detyrë R.Haradinaj  “… denuen sulmet iraniane me raketa kundër forcave amerikane. Kosova qendron në mbështetje të Shteteve të Bashkuara dhe familjes atlantike në këte kohë trazirash”. (VoA 9.I.2020). Në Prishtinë arrestohet drejtoresha e Institutit për Kerkime “Naim Frashëri, Zonja Ikbale Berisha-Huduti, sepse “…në rrjetët sociale kishte shprehur pikëllimin për vrasjen e  Gjeneralit  Kasem Soleimani…” nji absurditet i rrobës zyrtare…!

    “Lufta e fundit nuk ka mbarue ende, dhe në flasim për fillimin e nji lufte të re; kjo ashtë marrëzi…SHBA ashtë aleati i jonë; Irani ashtë fqiu i jonë” deklaroi President i Irakut. (The New Yorker, 5.I.2020)

    Të shtundën, 4 janar 2020, Parlamenti irakian votoi mos me lejue përdorimin e territorit irakian-tokë, ajr, det- për çfardo arsyeje qoftë nga trupat e hueja.

                                         ********

    Shqetësimi i im rrjedh nga qendrimi i padrejtë i pushtetarëve shqiptarë –në të dy anët e kufinit- ndaj aktit të Presidentit Trump të kryem në shkelje të plotë të dispozitave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo tregon nji rrymë degradimi moral nga pushtetarët e njimbasnjishëm për afër nji shekulli të viteve të pavarësisë shqiptare.     Unë shqetësohem nga frika se akte të tilla të rastit me kohë do të bahen kultura politike e vendit tonë! Ky ashtë mesazhi i nji mërgimtari politik shqiptar për vëllaznit dhe motrat shqiptare në atdheun e përbashkët në të dy anët e kufinit!

    Në vend që të tregohet shqetësimi i justifikuem për nji akt illegal që mund të sjellë në prishjen e paqës dhe konfliktin, si dhe me kërkue nji zbritje të tensionit nga të dy palët, pushtetarët shqiptarë duertrokisin “vrasjen” dhe lavdërojnë dorën e fortë të presidentit me angazhimin se shqiptarët do të ndjekin me besnikëri politikën amerikane…(sic!)

    Historikisht, që nga viti 1925, Shqipëria e vorfën ekonomikisht u gjunjëzue para presionit politik fashist italian. Në vitin 1935, kur Lidhja e Kombeve dënoi unanimisht Italinë për agresionin kundër Etiopisë, Shqipëria u rreshtue përkrah agresorit. Okupatorët italianë e gjermanë treguen fëtyrën e tyne të vertetë me gjithë “premtimet” e “betimet” e dhanuna, si æmiqtë e mëdhej të Shqipërisë” (sic!). Që nga viti 1944, deri në vitin 1991, për 47 vjet me rradhë shqiptarët u lodhën me lëvdatat për Mareshalin Tito, për Gjenialin Stalin, për mikun e madh Mao, pa të cilët nuk do të ekzistonte Shqipëria sot (sic!). Si rrjedhim, Shqipëria përfundoj me medaljen “vendi ma i vorfën i Europës” nji përcaktim që vazhdon edhe sot…!

   Sot, kam frikë se shqiptarët do të zbresin aq poshtë sa të zvarrisin “nderin” e kombit tonë në moçalin e servilizmit politik. ….dhe vuej! 

    Hymja e Shqipërisë në Botën e Lirë, 1992, ka qenë premtimi ma i madh historik i Shqipërisë. Në Botën e Lirë nuk mbretnojnë frika dhe pjella e saj, servilizmi politik dhe ekonomik! Premtohet liri, unitet dhe paqë!

    Shqiptarët e duen Amerikën, jo për fjalë e premtime, por për fakte të jetueme edhe nga të gjithë ne: integritetin territorial të Shqipërisë (1919) dhe Pavarësinë e Kosovës (2008) – hapi i parë dhe vendimtar për bashkimin kombëtar shqiptar. Lista ashtë e gjatë….!

     Shqiptarët e duen Amerikën jo për pasunitë prrallore, por për parimet politike që e drejtojnë, dhe për vlerat morale që ajo përfaqson.

     Shqiptarët e duen Amerikën dhe betohen me e mbrojtë, si nji republikë “…me liri dhe drejtësi për të gjithë” pa dallim, pa përjashtim, nji qendrim i njohun si “the American exceptionalism”!

     Kjo ashtë rruga e besës, e nderit, e burrënisë tradicionale shqiptare!

    —————————————————————————————–

* Autori ashtë qytetar amerikan me kombësi shqiptare.

Filed Under: Politike Tagged With: Sami Repishti PhD-Mesazhi i nji mergimtari

World Health Organization decides Coronavirus is not a Global Emergency

January 24, 2020 by dgreca

An emergency committee convened by the World Health Organization decided not to declare a global health emergency. It planned to meet again within 10 days, acknowledging the ‘urgency’ of the situation.

Agency officials explained that although the disease has reached beyond China, the number of cases in other countries is still relatively small, and the disease does not seen to be spreading within the countries that have been affected. W. H. O has called on the Chinese government to share more information on how it is handling the crisis. The first confirm death outside of the epicenter was announced after a victim died on Wednesday in the Hebei province – more than 600 miles north of the city where the outbreak first began. Wuhan is a major port city of 11 million in the province of Hubei, where all of 17 previously reported deaths have taken place. The authorities have expanded travel restrictions to several Chinese cities near Wuhan hours after announcing that the death toll and number of cases had risen sharply. Currently, at least 18 victims have been confirmed dead and more than 600 infected. The Chinese authorities closed off Wuhan by canceling flights and trains leaving the city, and suspending buses, subways and ferries within it. Late on Thursday, the local authorities also announced that they would suspend for hire-vehicles and limit taxis, beginning Friday noon. Roughly 30,000 people fly out of Wuhan on an average day, according to air traffic data. Many more leave using ground transportation like trains and cars. The new virus, which first emerged at the end of December, has sickened people in Taiwan, Vietnam, Japan, Thailand, Singapore, South Korea and the United States. It has raised the specter of a repeat of the SARS epidemic, which broke out in China in 2002 and 2003 and spread rapidly while officials obscured the seriousness of the crisis. That virus eventually killed more than 800 people worldwide.

Coronaviruses are named for the spikes that protrude from their membranes, which resemble the sun’s corona. They can infect both animals and people, and cause illnesses of the respiratory tract, ranging from the common cold to severe conditions like S.A.R.S.

Symptoms of infection include a high fever, difficulty breathing and lung lesions. Milder cases may resemble the flu or a bad cold, making detection difficult. The incubation period – the time from exposure to the onset of symptoms – is believed to be about two weeks.

Filed Under: Sociale Tagged With: Coronavirus- is not- a Global Emergency

2020 VATRA CONVENTION CHAIRS’ SUMMARIZE THEIR WORK

January 23, 2020 by dgreca

By Rafaela Prifti/

The open voting at Vatra Convention in Michigan resulted in Valentin Lumaj as Committee Chairman, Nazo Veliu and Ervin Dine as co-chairs. We asked them for an assessment of the assembly. Here is what they had to say.

Valentin Lumaj, member of Vatra Branch of Michigan, a team member of the Convention Preparatory Task Force, said that “we were well-prepared ahead of time. We had a great help from the Bektashian Teke with Dervish Elidon Pashaj, Our Lady of Albanians’ Church with Dom Ndue Gjergji, and Wingate hotel owner as well as Vatra member Menyr Nazifi.” He appreciated his role at the Convention and the outcome. “I was honored to be elected to run this Convention. I’m also happy with all the decisions made by this Convention, especially with the “self-cleaning” process Vatra went through,” said Mr. Lumaj. Asked if this was the first time that Vatra Convention to be held in Michigan, Mr. Lumaj said: “In my belief, two other Conventions were held here in the past. Regardless, it was a wise decision to choose Michigan, considering the aggravated situation within Vatra during the past couple of years. We were confident we could handle it successfully and we did it.” Making a point about funding, Lumaj said “We were appointed to organize this Convention but not funded, still, made sure that everything go in place nicely. It was a big responsibility to accommodate over 100 delegates and guests. Delegates paid for some of the expenses while Michigan branch covered the rest. Credits go to each one of us. We all contributed different ways to conclude this Convention with success. After all, that’s all that matters.”

As far as expectations in moving forward, he said: “After this Convention, Vatra stands solid, united and pure, and its road ahead to serve our Nation is clear. Now, it’s the new leadership’s turn, to take over the unfinished work and our job is to obey the new leadership for the next two years.”

Ervin Dine, two-year member of Vatra, who, as part of the Preparatory Task Force, was in charge of drafting the Convention program, thanked the Vatra members of Michigan “for a well-planned convention and their true Albanian style hospitality.” He underlined that there was a lot of preparation ahead of the convention, while there “Mr. Valentin Lumaj did an excellent job in managing the first part. When the candidates presented their cases, people were talking out of turn but I believe we managed to get it back on track.” In reference to evaluating the work of Convention Chairs, Ervin Dine said:  “I think that is a better question for the delegates, however I believe Ms. Nazo Veliu and Mr. Valentin Lumaj did a nice job of keeping everything on target as planned and I would give them both an A.  For myself, I would probably grade it a B-.  Just like everything else, there is always room to do better and things we can take to the next convention.  I believe that as an organization we need to do better at staying on task and on subject. In addressing the take-away points from the Michigan Convention 2020, he said: “The planning and the organization was well done, however in order for everything to go smoothly, we, as delegates need to be prepared to respect the rules set forth by the president of the Convention. We also need to be cognizant of the fact that these conventions should not be used as platforms for personal complaints. We have these once a year and need to use the time wisely to plan and decide for the next year.  Delegates need to stay on subject and I would suggest letting them know ahead of time what the tasks are for that particular convention. I think this would give them the opportunity to study the issues ahead of time and we can carry on with wiser time friendly debates.”

Nazo Veliu, Secretary, and team member of the Preparatory Committee, elaborated on the tasks of this body led by Mr. Agim Rexhaj, who was also Deputy Chairman of the Pan-Albanian Federation of America – Vatra – up to the opening of the Convention on January 19, 2020. “As Vatra’s Secretary, I was part of the Task Group. Right at the start, a working agenda was put in place in order to ensure that required items and necessary points were addressed in paving the way to the Convention in compliance with Vatra’s Constitution. The decisions of the Preparatory Committee included: receiving proof of membership, verifying credentials, contacting the delegates, updating the database with the lists of names received from the Headquarters and the branches, and confirming the delegates selected from each body whereby they are registered as members of Vatra, in accordance with the Constitution and amendments directing that one delegate represents 10 members, thus ensuring a good turnout and democratic representation of the Federation structure, where each has signed up as a member. The Committee resolved issues pertaining to the ‘proxy vote’ as a form of voting whereby a member of a decision-making body, unable to attend the Convention, delegates the voting power to a representative. It was the unanimous decision of the Committee that each delegate might be entitled to one proxy vote, pending a written request by the party, stating that he or she is unable to participate and authorizing the member to vote on his or her behalf. The ballots were prepared for the Convention to be held on January 19, 2020 in Detroit, Michigan. The Committee stayed in communication with all the registered branch, in particular Vatra Michigan Branch, the host of the event. All members have received information about the preparatory work of the Committee through Dielli.”

In response to the question of evaluating the execution of the duties by the Chairs and assessing the Convention in general, Secretary Nazo Veliu emphasized that “the preparation efforts were made in advance in the name of transparency and compliance with Vatra Constitution. It is worth-noticing that the venue itself, the Bektashi Tekke, is a reminder of a feature that Albanians have demonstrated and are rightly proud of, namely religious co-existence. That same spirit of unity prevailed during the Convention fueled by the determination to follow the path of the giants and coryphaeus of Vatra and indeed our nation, Noli and Konica. The Convention Chairman Valentin Lumaj conducted the agenda, determined to follow the organization by-laws. There were discussions and even arguments to help Vatra serve its mission towards the nation and to advance the nation’s interests. The moment that best illustrated this was the presentation of the qualifications and backgrounds of two candidates vying for the position of Vatra’s Chairman. Both Mr. Agim Rexhaj and Mr. Elmi Berisha, have a long history of actively campaigning and supporting the issues that concern our nation. Each presented their platforms. This Convention’s unique difference is that both candidates are Albanians born in Kosovo. Best of all, this Convention was rooted and driven by the members’ love for Vatra and desire to continue its advocating work for Albania, Kosovo and all Albanian lands presently under the administration of Montenegro, Northern Macedonia and Greece. The Convention itself did a performance review and touched on issues to be dealt with in the future. The Michigan Assembly was very vocal on one point: Vatra’s doors are open to anyone who wishes to abide by its mission statement in serving the national interests. During the election segment of the Convention, Mr. Agim Rexhaj, accepted, with utmost responsibility, the unanimous vote to be the next Honorary President of Vatra. The position had been vacant since the passing of his long-time mentor, Mr. Agim Karagjozi. His gesture, de facto, allowed the other candidate and long-term associate in advocating for Kosovo’s historic rights, Mr. Elmi Berisha, to be the first Kosovo Albanian at the Head of the 108 year-old Federation. Accepting the will of the delegates at the Convention, representing the organization members, the gentlemen will shoulder the responsibility for decisions and obligations of a national scale. I wish them good fortune and success!”.

Filed Under: Featured Tagged With: Rafaela Prifti-Nazo veliu-Nazo Veliu-Valentin Lumaj

Leksion për demokracinë…

January 23, 2020 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

– Vatra dhe Vatranët dolën më të fituar se asnjëherë tjetër duke kurorëzuar njëherësh dy kryetarë, njërin ekzekutiv, dhe tjetrin onorifik me të drejtë vote…Vatra merret me politikë kombëtare dhe jo partiake, dhe ka si bosht bashkimin e nacionit me trojet e veta etnike në një shtet të vetëm…/

– … zgjedhja e Elmi Berishës është dëshmia e rradhës, por tejet kuptimplote, që vërteton se sa i shenjtë është uniteti në Vatër. Prandaj dhe s’ka vend për krahinorizmin në Vatër, e as për “llogari përqindjesh”./

Nga Alfons Grishaj/

              Kuvendi i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe zgjedhja e zgjuar e delegatëve vatranë tregoi nivel dhe përgjegjësi ndaj Vatrës dhe Kombit. Të dy delegatët, Agim Rexha dhe Elmi Berisha treguan klas duke i dhënë një leksion “kllasës” politike Shqiptare në kufinjtë e Gadishullit Ilirik, se si liderët e vërtetë  përkulen vetëm para flamurit  dhe jo karriges.  

Paraqitja e tyre dinjitoze tregoi sa i rëndësishëm është mesazhi i paqes dhe i vazhdimësisë. Zgjedhja e Elmi Berishës në krye të Vatrës vulos vazdimësinë e nisur nga Kryetari Dritan Mishto. Ndërsa zgjedhja e “Nderit të Kombit” Agim Rexha si  “President Nderi”  i Vatrës, tregon  respektin dhe ruajtjen e vlerave ndaj personaliteteve që kanë shërbyer dhe i shërbejnë kombit me devocion. Agim Rexha është një burrë i rrallë, i cili, të gjithë jetën e tij e vuri në dispozicion të çështjes kombëtare. Elmi Berisha, një intelektual patriot me vlera shërbeu për një kohë të gjatë për çështjen Dardane në zyrën  e Bob Doll. Ashtu siç deklarova para disa vatranëve,   Vatra dhe Vatranët dolën më të fituar se asnjëherë tjetër duke kurorëzuar njëherësh dy kryetarë, njërin ekzekutiv, dhe tjetrin onorifik me të drejtë vote. E kemi thënë dhe më parë se, Vatra merret me politikë kombëtare dhe jo partiake, dhe ka si bosht bashkimin e nacionit me trojet e veta etnike në një shtet të vetëm. Dhe zgjedhja e Elmi Berishës është dëshmia e rradhës, por tejet kuptimplote, që vërteton se sa i shenjtë është uniteti në Vatër. Prandaj dhe s’ka vend për krahinorizmin në Vatër, e as për “llogari përqindjesh”. Kështu mund të pohojmë se Kuvendi i Vatrës që u zhvillua në Michigan, bëri detyrën ndaj shqiptarizmit dhe ndaj vetë prestigjit shekullor të Vatrës. Tashmë Vatra ka një kryetar nga trevat e Dardanisë sepse vatranët nacionalistë e shohin Elmi Berishën si përfaqësues të Shqipërisë Etnike, dhe jo si flamur ngjyrash të huazuara, por vetëm si personalitet kuq e zi!

             Kryetari Mishto, një udhëheqës modern, përçues i filosofisë klasike: “Jetoje jetën si filosof”, i dha një mesazh të rrallë botës së llumit anakronik me moton: puna është tregues i përparimit dhe  heshtja ndaj denigrimit është leksioni më i artë i intelegjencës ndaj minjve të galerave. Ai sëbashku me urimin i dorëzoi flamurin kuq e zi (të sjellur enkas nga Ramush Haradinaj dhënë patriotit Anton Raja për këtë eveniment kombëtar), kryetarit të ri Elmi Berisha, si mesazh urimi dhe bashkimi. Aktualisht puna e Kryetarit të ri ka të bëjë me strategjinë e zhvillimit duke bashkëpunuar me ish-Kryetarin Mishto dhe Presidentin e Nderit Agim Rexha, i cili mund të afrojë shumë nga eksperienca e tij 30 vjeçare.  

           Strategjia e re duhet të bazohet në çuarjen përpara të Vatrës dhe unifikimin e vlerave të vatranëve në misionin e tyre. Unë kam shpresë në urtësinë e lidershipit të ri, duke pasur parasysh filozofinë e Presidentit legjendar Ibrahim Rugova, të cilit  Elmi Berisha i ka shërbyer me besnikëri…

Dikur, Dyma i madh, diku në fundin e librit të tij, “Konte Monte Kristo” shkruante:

“E gjithë urtësia njerëzore përmblidhet në dy fjalë, prisni dhe shpresoni”.

Filed Under: Featured Tagged With: Alfons Grishaj-Kuvendi-Leksion demokracie

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT